Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 51
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Simboli qė shihen nė fasadėn e Xhamisė sė larme nė Tetovė qė u ndėrtua nga osmanėt nė shek. XV ėshtė poashtu vazhdimėsi e pėrdorimit tė kultit tė diellit. Edhe simboli i gjysėmhėnės qė pėrdoret nga myslimanėt (qė turqit e zyrtarizuan qė ky simbol ti pėrkiste Islamit), poashtu ishte pagan, qė shqiptarėt e kishin pėrdorur shumė para se ta pranonin Islamin. Origjina e simbolit te gjysem henes eshte Artemisa Pellazge dhe mė vonė Diana Romake.
    Flamurin me gjysėm hėnė e pėrdorėn pėr herė tė parė Romaket pas nje beteje qė e fituan kundėr Goteve, e cila u zhvillua ditėn e parė tė muajit hėnor, thuhet qė Roma me kėtė rast realizoi flamurėt me gjysėm hėnė.
    Komunitetet e para myslymane, pra dhe ne kohen e profetit Muhamed, nuk kishin asnjė lloj simboli, perdornin vetėm flamuj tė ngjyrosur (zakonisht tė gjelbėrta, tė zeza ose te bardhė) pėr tu identifikuar.
    Ishin turqit otomano-muslimane (qė 400 vjet administruan komunitetet muslimanė) qė morėn kėtė simbol antik pagan dhe e pėrshtatėn si simbol i tė gjithė botės myslimane. Simbole tė ngjajshme, qė ishin nė pėrdorim tek shqiptarėt, para se ata tė zyrtarizoheshin nė pėrdorimet fetare (si, Kulti i Diellit, Kulti i Gjarpėrit, Gjysėm hėna, Ylli i vaēant, qė mė von do tė quhet “Ylli i Davidid”…), do tė paraqesim nė fig. e mėposhtme:

    2.Figura qė pėrdoreshin nga shqiptarėt katolik dhe mysliman, tė gjetura mė sė shumti nė veri tė Shqipėrisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-09-2010 mė 06:58

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Varre myslimane me simbole tė besimit Ilir
    Shkruan: Dr.sc. Ilmi VELIU


    Zyrtarėt e Komunės sė Osllomesė, na informuan se banorėt e fshatit Jagoll, rrethi i Kėrēovės, duke dashur tė rrafshonin njė tokė pjellore, kanė hasur nė disa varre tė vjetra, dhe kishin kėrkuar qė ne, si pėrfaqėsues tė Muzeut, ta vizitonim terrenin dhe tė shihnim se pėr ēka ėshtė fjala. Ditėn e caktuar, Isa Neziri dhe Sulejman Veliu, nga komuna e lartėpėrmendur, mė shoqėruan deri te lokaliteti nė fjalė.

    Terreni i perngjante njė varreze tumulare, dhe vetėm historianėt e lexuar mirė, e dinė se Ilirėt jėnė varrosur nė kėtė mėnyrė. Varrezat e quajtura “Tuma” jėnė zbuluar nė Shqipėri, Dalmaci, Bosnje e Mal tė Zi, dmth nė trojet ku jėnė shtrirė Ilirėt, dhe nėse ėshtė zbuluar edhe nė Maqedoni kėsi lloj varreze me siguri se nuk ėshtė publikuar ose ėshtė shkatėrruar, qė tė fshihen faktet dhe argumentet se ketu kanė banuar ilirėt dhe se shqiptarėt e sotėm jėnė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė tyre.

    1.Hėna e katolikėve Shqiptarė nė Memorabilien e Bizantit

    2.Figurat e Kultit tė Diellit dhe tė gjysėm hėnės, tė pėrdorura nė Shqipėrinė e veriut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-09-2010 mė 07:06

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gėrmime tinėzare nė Kalanė e Shkupit
    Shkup, 6 maj – Pala shqiptare ka alarmuar se faktet pėr gjetjet arkeologjike nė Kalanė e Shkupit po shtrembėrohen. Kjo, sipas tyre, me qėllimin pėr tė zhbėrė kulturėn ilire. Arkeologėt shqiptarė theksojnė se gėrmimet e bėra para dy vjetėsh janė lėnė anash. Pėrderisa njėjtė po veprohet edhe nė gėrmimet qė kanė rinisur. Madje kėsaj radhe, sipas tyre, ato po bėhen nė fshehtėsi.
    Skėnder Asani nga Shoqata e Historianėve Shqiptarė, thotė se autoritetet maqedonase kėtyre gėrmimeve i kanė dhėnė konotacion politik. Nė anėn tjetėr drejtori i Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, Pasko Kuzman, nuk ka dashur qė tė prononcohet lidhur me kėtė ēėshtje.
    “Kėto gėrmime qė u bėnė nė Kalanė e Shkupit nuk kanė pėrcjellje normale pasi qė ky gėrmim ka marrė konotacion politik dhe ka pėr qėllim zhbėrjen e kulturės sė lashtė ilire, duke i dhėnė mesjetės kahe sllave”, ka thėnė Asani. Sipas tij, ka dėshmi se gėrmimet arkeologjike janė bėrė nė mėnyrė tė padrejtė. Pėrdorimi i buldozerėve nė gėrmime, sipas tij, ėshtė vetėm njė fakt qė e dėshmon kėtė. Gjithashtu sipas Asanit, ato nuk janė bėrė nga shkencėtarėt, por nga njė ekonomist, siē ėshtė kryeministri Nikola Gruevski. Gėrmimet e radhės vazhduan edhe kėtė vit, por pėr dallim nga ato tė para dy vjetėve, kėto tė fundit janė zhvilluar nė heshtje dhe pėr disa ditė me buldozer ėshtė gėrmuar pjesa verilindore - ku mė parė janė gjetur shtresa tė neolitit, bronzit tė vonshėm, kur ishte edhe formimi kulturės ilire.
    “Pėr fat tė keq, edhe kėsaj radhe nuk kemi pjesėmarrės shqiptarė dhe gėrmimet zhvillohen nė mėnyre etnocentrike dhe dihet se ēka do tė arrihet nė fund”, ėshtė ankuar Asani.
    Sipas Ismail Krifcės nga lėvizja “Zgjohu”, kėto janė gėrmimet e treta me radhė qė bėhen dhe pėrveēse nga mediumet “ne nuk jemi tė informuar pėr asgjė se ēka ėshtė gjetur dhe ēka do tė gjendet”.
    “Kam informata se nė kėto gėrmime tani nuk ka asnjė arkeolog shqiptar. Pra, mė shqetėsuese ėshtė fakti se kėto gėrmime po bėhen me buldozer dhe duke marrė parasysh se gėrmimet duhet tė bėhen nė mėnyrė shumė precize, ku kėrkohet vėmendje. Nė kėtė mėnyrė me buldozer ata mbledhin gjithēka dhe shumė gjėra fshehin. Pasko Kuzman e ka treguar veten se ēdo gjė qė nuk i takon Maqedonisė do t’i fshehė nė favor tė tij”, ka thėnė Krifca.
    Madje Asani, nga Shoqata e Historianėve, iu drejtua me apel subjekteve politike shqiptare qė tė bėjnė presione me qėllim qė tė ruhet kultura ilire.
    ”Apeloj te tė gjithė shqiptarėt dhe subjektin politik shqiptar qė tė bėjnė presion qė nė kėto ekspedita tė hyjnė edhe shkolla tė tjera qė janė njohės tė kulturės sė lashtė ilire, sepse ne do tė jemi bashkėfajtorė pėr zhbėrjen e etnokulturės ilire“, ka thėnė Asani.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    MAQEDONSIT KĖRKOJNĖ T’U PRESIN "RRĖNJĖT" SHQIPTARĖVE

    Nga Agim Shehu, Gjenevė

    Akademikėt sllavo-maqedonė tė ndihmuar hapur e fshehur nga shteti vazhdojnė e pasurojnė zinxhirin e shovenizmit kokėfortė nė fushė tė dijeve. Meqė shqiptarėt nuk i shtrijnė dot nėn kėmbėt e tyre, pėrpiqen t’u presin rrėnjėt e historisė qė t’u thahet gjaku jetėsor e kombėtar. Sipėr njė kombi me rrėnjė tė thella lisi iliro-maqedon tė ngrenė njė komb tė paqėnė prej zhuku moēalesh sllave.

    Pėr mė tej, si pėr inatin e asaj qė, pėr fatin e keq tė tyre nuk janė ngrėnė Monumentin e Aleksandrit tė Madh si atribut tė vet nė mes tė Shkupit. Shqiptarėt me inatin e tyre e tė fyer nga grabitja e historisė, ngrėnė fuqishėm zėrin e kundėrshtimit. Kanė tė drejtė nisur nga motivi bizantin i qeverisė sė njėanėshme. Nga ana tjetėr mendojmė se nuk duhet tė shqetsohen fare pėr kėtė. Shteti nė tė vėrtetė ngrė Monument Njeriun e Madh tė historisė sė tyre. Ngrė drejt qiellit lavdinė iliro-maqedone nė kėto troje, kur tė parėt e sllavėve rronin nė stepat e Uralit. Leka i Madh nė bronz sllavėve nuk u jep asnjė shenjė si bir i tyre! Ai do bisedojė me zė bronzi e frymė njeriu me stėrnipėrit e tij, shqiptarėt. Nė statujė ai nuk urdhėrohet dot tė ndėrojė kombėsinė. Nė tė kundėrt, ai do qeshė me ironi tė pėrjetėshme ndaj atyre qė duan ta vjedhin me firma qeverie e akademie. Ai e di qė dėshmitė flasin saktė pėr prejardhjen e Tij dhe tė Atdheut tė tij nė tė tri degėt e shtrirjes nė histori: Iliri-Maqedoni-Epir. Bija tjetėr e madhe e shqiptarėve afėr Tij, Nėnė Tereza, Aleksandrit tė Madh do t’i flasė po ashtu nga bronzi i Monumentit tė Saj: «Rri qetė, Bir, Zoti s’e lejon gjatė tė bėhet ajo qė s’duhet bėrė. Bijtė tanė do dinė tė na dalin zot»!

    Nga Enciklopedia e parė gjėmėzezė ata u tėrhoqėn, mė saktė bėnė sikur u tėrhoqėn (pėr «tėrheqjen» e njė Akademie tė tillė Konica do thoshte «u hoq gozhda mbeti vrima»! Enciklopedia qe harmoni e shkencės me shtetin. U detyruan tė tėrhiqeshin pasi humbisnin mė shumė po tė ngulnin kėmbė mė tej. Dalja e tillė e Enciklopedisė qe dhe njė provė e tyre: sa tė pėrgjumur do qenė shqiptarėt nė Maqedoni pėr t’ua kaluar si heshtur nėn vete shovenizmin e tyre shtruar mbi faqe «shkence»! Ata e kishin llogaritur njė lloj kundėrshtimi e Veprėn e lėshuan dhe si njė dorezė dueli : ju ftojmė edhe pėr luftė! Me kėmbėnguljen tonė pėr emėrin, shtonin me vetėmburje ne po sfidojmė jo vetėm Greqinė e BE-sė por edhe NATO-n qė na do nė gjirin e saj. Nė fund tė fundit, Beogradi dhe Moska janė gjallė…»! Por ata nuk e kishin menduar gjer nė kėtė shkallė kundėrvėnien dinjitoze e burrėrore tė popullit shqiptar nė Maqedoni e mė tej. Pėrballė kėtij lumi tė tejfryrė nė zemėrim ata u tėrhoqėn, tė gjejnė njė vėnd mė tė sigurt kalimi pėr mė tej nė udhėn e tyre. Befas u gdhinė me ėndėr: do ngremė Monument Aleksandrin e Madh si sllavo-maqedon, e ai do na mbėshtesė!

    Shqiptarėt pranė fqinjėve shovenė me kėtė lloj «prodhimi» janė mėsuar si fakirėt indianė me provėn e helmit: duke e marrė gjithėnjė nga pak kanė fituar imunitet dhe vazhdojnė jetėn e vet gjithėnjė mė kėmbė. Nga njė rast i tillė i ri, sa i pikėllueshėm dhe i mjerueshėm shqiptarėt, dhe ēdo i arėsyeshėm nė botė, nxjerrin disa pėrfundime.

    Sė pari, kemi tė bėjmė me paradoksin unik: njė shtet pa komb kėrcėnon kombin pa shtet (shqiptarėt), njėlloj si degėt tė kėrcėnonin rrėnjėt mbi tė cilat rrinė e ushqehen pėr tė mbetur gjallė. Shteti pa komb ka moshėn 50 vjeēare (moshė fėmie pėr historinė) e fqinjėt rrotull e kapin pėr palltoje si grabitės: serbėt pėr kishėn, bullgarėt pėr gjuhėn, grekėt pėr emrin. Shqiptarėt duhej ta kapnin mė fort pėr vjedhjen e rrėnjėve tė historisė sė tyre. Megjithatė duke qėnė fisnikė, mirė keq nuk ia zėnė nė gojė kėtė; pėrkundėr, i thonė - eja tė rrojmė bashkė nė njė familje-Republikė me tė dyja etnitė tok! Qėndrimi fisnik i shqiptarėve sot puqet me mendimin e studjuesit V. Berard dikur te vepra «Maqedonia dhe helenizmi»: «Nė Siujdhesėn e Ballkanit ėshtė njė popull i cili s’jetoi kurrė brėnda forcave tė tij e pėr popullin e vet, por gjatė shekujve pati rol tė ushqejė vazhdimisht kombet fqinjė me material njerėzor». E mė tej: «Nuk dyshoj se e ardhmja nė Maqedoni i takon asaj pjese qė do ketė me vete Shqiptarin nė tė mirėn e tij». Miss Durham duke e parė Maqedoninė nė zhvillimin historik si etni dhe shtet, jep gjykimin e saj: «Maqedonia ėshtė njė term shumė elastik qė kushdo mund ta pėrdorė sipas qejfit pėr hapsira tė saj tė cilat kėrkon t’i marrė…Unė kam takuar njerėz qė kujtojnė se ka njė kombėsi maqedone te liqenet e Ohrit e tė Prespės…Njė pjesė e mirė e tokės qė e quajnė ‘ēiflig’ afėr liqenit tė Prespės ėshtė pronė e shqiptarėve myslimanė». Dijetari anglez Buxton nė veprėn «Europa dhe Turqia» gjykon: «Raca shqiptare formon njė faktor tė rėndėsishėm nė Maqedoni; ėshtė e pamundur tė shtrohet ēėshtja e quajtur ‘maqedone’ pa marrė parasysh kėtė popull tė vjetėr, Shqipėrinė nuk mund ta ndash pa e shkatėrruar atė si komb». Sllavėt nė Maqedoninė e sotme tė Veriut as kėtė nuk e duan. Siē duket mbeten tė lidhur me rrėnjė tė tjera, ato sllavo-«ortodokse» qė zgjaten nė Beograd e Moskė. Shtete tė tillė shpesh i ngjajnė njeriut nė hall: gjėndjen e papėlqyeshėm bėjnė sikur nė sy tė tė tjerėve nuk e shohin e s’e pėrfillin, por thellė vetes e ndjejnė e nga kjo vuajnė vazhdimisht me atė qė quhet «kompleksi i inferiorit». Mundohen t’u fryjnė, por pėr trashėgimi historike nė dorė kanė njė tollumbace dhe kjo u shfryhet; i fryjnė zjarrit gjer me enciklopedira pėr tė bėrė dritė, por s’kanė prush tė vetin dhe nga vatra e sajuar shpėrndajnė tym me tė cilin verbojnė veten.

    Ata zbatojnė gjykimin e Makiavelit «shpif, shpif se diēka do mbetet». Pėr prodhime tė tilla tė pėrēudnuara Brehti thotė se «mitra qė i lind ėshtė e paprekur». Dhe po lanė apo «ndreqėn» pėrkohėsisht njerėn, do vijė tjetra pasi ai pėrrua atė ujė ka. Shqiptarėt nė Maqedoni i dinė mė mirė kėto praktika nė vazhdimėsi.

    Autorit i mbetet i paharrueshėm njė rast i tillė prej rrugaēėrie shtetėrore qė i ndodhi nė Strugė mė 1993, nė Takimin e Poezisė. (Nė gazetėn RD kisha botuar studimin «I kujt ėshtė Dielli» nė flamur, e me argumentet qė dija gjykoja se ėshtė maqedono-ilir). Do festohej nata e fundit me recitime secili, kish ardhur dhe Presidenti Grigorov. Buzė Drinit qenė nė radhė tėrė flamujt e pjesėmarrėsve, disa dhjetra. Pėr ēudi, flamuri ynė kombėtar qe njė leckė e zhubrosur me cepa tė ējerrė, shqiponja s’i dukej e ngjante si leckė zhele e Internacionales. U trondita si rrallėherė. Njoftova tė zevėndėsohej, ndryshe nuk merrja pjesė nė darkė. U rrotulluan nė shfajsime dhe e lanė siē qe. Me ca shokė besnikė vėndas dolėm fotografi nėn flamurin tonė tė dhunuar (e ruaj kujtim tė veēantė), e bashkė me ta u larguam buzės sė liqenit…Bėheshin zgjedhjet, e nė Tetovė pashė njė parullė rėnqethėse si nė fushatat naziste pėr Gjeorgjievskin: «Shqiptarėt vetėquhen shqiponja, por ne do t’ua presim kthetrat»!

    Kohė mė parė shkrimtari dhe analisti i shquar Kim Mehmeti pėrmėndėte njė ndodhi sllavo-maqedone sa pėr tė qarė aq dhe pėr tė qeshur: njė studjues i tyre (sigurisht harmonizonte me Akademinė e tyre) spjegon qė «gjer Pakistani ka rrėnjė sllavo-maqedone!! Kjo del ngaqė njė emisar i tyre dikur shkoi atje dhe u foli sllavisht si shpėtimtar: «Paki, stan»! (Paki, ngreu)!..

    Shakaja gatuar me marrėzira shkon mė tej, siē e botonte dhe njė revistė zvicerane kėtu me humorin e qetė tė stilit zviceran: Hulumtuesi anglez Metju Leming mblidhka nė Maqedoni nga 200 meshkuj materie gjenetike (nga ana e ‘poshtme’ e tyre). Kėto do t’i krahasojė me ato tė 200 meshkujve afganė tė qytetit Al-Khanoum (pėrsėri nė anėn e poshtme tė tyre) pėr t’u gjetur ngjashmėri, si pasardhės tė Aleksandrit tė Madh! Mė shkencėrisht (meqė dhe nė Angli paska shkencėtarė me «shkencė» tė fantaksur), kromozoni ypsilon (Y) i «maqedonėve» sllavė mbase puthitet me kromozonin «afg» (!) tė afganėve! Mesa duket janė tė frymėzuar dhe nga pamfleti kalorsiak i Marko Pollos dikur qė i ra rreth botės gjer nė Indi e la tė shkruar «Rrėfim mbi kėrkimin e ‘fisit tė humbur’ tė Aleksandrit tė Madh»! Dhe hulumtuesit sllavė nė Shkup i janė vėnė pas kėsaj aventure si Don Kishotė tė pasionuar por tė vonuar. Shakąra tė tilla s’bėjnė gjė tjetėr veē na bėjnė tė qeshim njė ēikėz - do thoshte Konica.

    Ēfarė do bėnte fabrika sllave e trillimeve nė Shkup sikur tė kishte edhe njė tė mijtėn e dėshmive qė kanė shqiptarėt si pasardhės tė maqedono-ilirėve tė Filipit dhe Aleksandrit tė Madh!? Lėmė tė flasin dėshmitė!

    Dijetarja e madhe Dora d’Istria nė njė Letėr dėrguar De Radės thotė «Shqiptarėt e Afganistanit» (pikėrisht pėr vėndin ku kėrkohet ngjashmėri me «farėn» sllave)! Atje ėshtė vėndemri malor «Tora Bora». («Mali Bora» siē e thotė dhe Plini antik, ishte qė te Thesalia e lashtė maqedono-ilire). Dihet ngulimi maqedon qė nga lashtėsia mes Pakistanit e Afganistanit. Janė pasardhės tė atyre 6000 luftėtarėve tė Aleksandrit tė Madh qė pas fushatės sė tij mbetėn aty pėr arėsye tė kohės. Siē e pėrmend dhe studjuesi i nderuar arbėresh At Anton Belushi, ata flasin ende njė dialekt tė ilirishtes duke ruajtur traditat e lashta. Te studimi nė fjalė «Ilirėt nė Afganistan» thuhet se ai ėshtė fisi Kalasha (kalą e lashtė) i quajtur Kafiristan (Stani i Qafirit).

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fisi ILIR I DARDANVE sipase autorve antike.
    Foto 1 me zmadhime

    http://img295.imageshack.us/img295/5...lesbalkans.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 29-09-2010 mė 10:34

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ka mbi katėr muaj qė shoqatat joqeveritare shqiptare nė Maqedoni apelojnė te qeveria e Republikės sė Maqedonisė lidhur me mėnyrėn se si bėhen gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Shkupit dhe tė Ohrit. Na lejoni tė Ju sqarojmė brengėn tonė: kemi bindjen se ekspeditat e deritanishme arkeologjike tė zhvilluara nė trevėn e Maqedonisė janė zhvilluar me prapavijė politike. Qėllimi i tyre ka qenė fshehja e gjurmave tė trashėgimisė kulturore shqiptare. Pasi e kemi humbur besimin nė saje tė hulumtimeve arkeologjike tė zhvilluara gjatė kohės sė socializmit dhe periudhės sė tranzicionit, mendojmė se nė ekspeditat e ardhėshme duhen tė marrin pjesė edhe ekspertė tė dėshmuar tė periudhės dardane dhe ilire.

    Shqetėsimin tonė pėr shtrembėrimin e identitetit tė mirėfilltė antik tė Skupit dhe tė Ohrit e mbėshtesim me fakte historike nga shkrimet e autorėve tė Greqisė e tė Romės sė lashtė, (Homeri, Herodoti, Apijani, Nikolla i Damaskut etj), ku konstatohet se kėto dy qytete janė themeluar nga ilirėt. Madje, ato kanė qenė kryeqytete tė dy mbretėrive ilire. Kėtė e kanė pohuar edhe arkeologė, gjuhėtarė e etnologė, jo ėm shqiptarė, por edhe tė huaj, madje edhe sllavė.

    Mė 1953 njė ekip i arkeologėve maqedonas filloi gėrmime nė Kalanė e Shkupit.
    Punimet u ndėrprenė pas tre muajsh, pasi nė njė thellėsi prej njė metėr e gjysmė u spikatėn elemente tė njė kulture tė lashtė. Sipas arkeologėve tė mirėnjohur Zhivojin Vinēiē dhe Ivan Mikluēiē kėto ishin pa dyshim gjurma tė civilizimit ilir. Mė 1967 u bėnė gėrmimet e rradhės nė Kėshtjellėn e Shkupit, gjithnjė pa ekspertė shqiptarė dhe pa pėrgatitje tė njė dokumentacioni tė nevojshėm. Nga artefaktet e publikuara tė asaj ekspedite u prezantuan vetėm ato qė i pėrkisnin periudhės bizantine dhe asaj sllave. Fati i artefakteve tė periudhės iliro-dardane nuk dihet sot e asaj dite. Se ky projekt nė kalanė e Shkupit ka prapavijė politike e mbėshtesin edhe deklaratat e dy ekspertėve tė Universitetit tė Shkupit. Specialistja e kohės sė vjetėr nė Universitetin e Shkupit, Prof dr. Nada Projeva ka deklaruar se pa publikimin komplet tė rezultateve tė vitit 1967, nuk mund tė bėhen gėrmime tė reja. Sipas saj kjo punė bie ndesh me ligjin dhe kėshtu keqpėrdoren mjetet e destinuara pėr kėtė ekspeditė. Ndėrsa arkeologu I. Mikulēiē, pjesėmarrės nė gėrmimet arkeologjike tė vitit 1967 ka deklaruar se me gėrmimet e fundit nė kėshtjellėn e Shkupit janė shkelur rregullat e shkencės sė arkeologjisė. Edhe ai, si dhe profesoresha e pėrmendur konsideron se pa u bėrė publike tė gjitha artefaktet e gėrmimeve tė vitit 1967 nuk duhet tė zhvillohen gėrmime tė reja.

    Historianėt grekė e romakė flasin qartė pėr Dardaninė e Mbretėrinė Dardane. Mė tutje e pėrmendin Scupin antik (Shkupin e sotėm) si kryeqendėr tė provincės sė Dardanisė gjatė sundimit tė perandorit romak Dioklecianit. Kėtė e kanė mbėshtetur edhe arkeologė, historianė, gjuhėtarė e etnografė tė huaj. Prandaj, do tė pajtoheshim qė nė gėrmimet nė Kalanė e Shkupit tė marrin pjesė arkeologė tė huaj, tė mirėnjohur e tė paanshėm. Le tė ė nė pėrbėrje tė atij ekipi p.sh. ndonjė arkeolog anglez, amerikan, francez, italian e pse jo edhe ndonjė rus.

    Ne jemi tė brengosur pasi nė tė kaluarėn komuniste, krahas pėrpjekjeve pėr dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre, me projekte politike njėkohėsisht janė zhdukur edhe gjurmėt e trashėgimisė kulturore shqiptare.

    Druajmė se me kėto ekspedita arkeologjike vazhdojnė tė realizohen projekte tė mbetura pėrgjysmė tė Mbretėrisė serbe (1912-1915) e asaj Jugosllave (1918-1941), tė cilat rrėnuan nė themel shumė xhamia, varreza islame, teqe, dhe i pėrvetėsuan pronat e Bashkėsisė Islame. Midis tjerash qeveria serbe rrėnoi Xhaminė Burmali, qė gjendej nė anėn e djathė tė lumit Vardar (1925) e mbi themelet e saj u ndėrtua Shtėpia e oficerėve. Besojmė se jeni nė dijeni qė atėherė Shoqata e arqitektėve ndėrombėtarė nė Vijenė e ka cilėsuar kėtė veprim si akt barbar.

    Regjimi komunist ia ndėrroi pamjen autentike edhe Urės sė Gurit mbi lumin Vardar, qė e ndan qytetin nė dy pjesė e qė ka shėrbyer ndėr shekuj pėr komunikim midis banorėve tė tij qyteti. Prishja e Kulles ose Mihrabit nė kėtė urė nė vitin 2000 nga ana e kseneofobėve ortodoks dhe vėnia e pllakės pėrkujtimore nė nder tė Vojvodės Karposh pėrballė kėsaj kulle me njė tekst urejtjeje vetėm me shkronja cirile paraqet edhe njė sulm tendencioz qė nė masė tė madhe do tė cregullojė marėdhėniet edhe ashtu tė brishta ndėr etnike dhe ndėr fetare nė Maqedoni.

    Mjerisht, kėto dėmtime tė trashėgmisė kulturore josllave u vazhduan edhe nė periudhėn postkomuniste. Mjaft xhami u lanė nė mėshirė tė kohės, tė tjera u rrėnuan ose u ndihmuan tė rrėnoheshin. Mjaft sosh u rrėnuan me pretekste nga mė tė ndryshmet, si psh. jetėsimi i planit urbanistik, ngritja e godinave publike etj., sidomos pas tėrmetit tė vitit 1963. Po pėrmendim me kėtė rast rrėnimin e njė xhamie me emrin Jelen Kapan , e cila u rrėnua me arsyetim tė ngritjes sė Gjyqit nr.1. Bashkė me xhaminė u shkatėrrua edhe varrezat qė gjendeshin nė oborrin e saj. Shumė varrezave myslimane tė pėrmendura nga udhėtarė tė huaj qė e kanė vizituar Shkupin gjatė sundimit osman, u janė humbur gjurmėt.

    Na lejoni tė pėrmendim edhe rrėnimin e kishės katolike nė Shkup (selinė e Ipeshkvisė mijėvjeēare shqiptare Shkup-Prizren), shtėpinė e nobelistes shqiptare shkupjane Nėnės Terezė. Qeveria e tanishme ka vendosur qė ta zhvendosė shtėpinė e saj nė njė vend tjetėr, jashtė syve tė kalimtarėve.

    Para njė kohe u rrėnua njė xhami nė qytetin e Ohrit, me pretekst se nėn themelet e saj na qenka njė kishė ortodokse. Ndėrsa nė Sahat Kullat nė Prilep dhe Manastrir u vendosen kryqe. Mė tutje, nė vitin 2000 u ngrit njė kryq i madh nė maje tė malit nė jug tė qytetit tė Shkupit (Vodno) i cili ėshtė kthyer nga veriu, e qė bie ndesh me rregullat e kishės ortodokse. Ai reflekton qytetin gjithė natėn, ngacmuar ndjenjat e mbi 40% tė besimtarėve islam. Ka disa muaj qė kėshilli i qytetit tė Shkupit dhe kėshilli i komunės sė Ēairit kanė rėnė nė ujdi qė tė merren nė mbrojtje tė shtetit dy shtėpi tė atdhetarėve shqiptarė, ato tė Jashar bej Shkupit dhe tė Qemal bej Shkupit. Mirėpo Muzeu pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė kulturore e zvarrit qėllimshėm kompletimin e dokumentacionit pėrkatės.

    Qėllimi kryesor i kėsaj pėrkujtese ėshtė qė tė shpreh pėrkrahje pėr gėrmimet nė Kalanė e Shkupit, por nė tė njejtėn kohė tė shpreh kėmbėnguljen tonė qė arkeologė tė mirėfilltė shqiptar nga Shqipėria dhe/ose tė huaj, njohės tė periudhės ilire - tė cilės i takon Kalaja e Shkupit, tė marrin pjesė nė interpretimin e artefakteve nga kjo Kala. Jemi tė gatshėm qė tė ofrojmė ēdo ndihmė nė kėtė aspekt duke pėrfshirė edhe mbulim tė harxhimeve pėr angazhimin e arkeologėve shqiptar. Pėrndryshe, duke marrė parasysh pėrvojėn shumė tė hidhur nė tė kaluarėn, qė ka ditur tė rėndon edhe marrėdhėniet ndėretnike nė vend, shumė sinqerisht shprehim hezitimin tonė pėr pranimin e ēdo rezultati qė mund tė botohet pa pjesėmarrjen e arkeologėve tė mirėfilltė nga Shqipėria ose tė huaj nė interpretimin e artefakteve. Ju drejtohemi me shume respekt duke shpresuar se Ju si pėrkrahės tė mbrojtjes dhe kultivimit tė trashėgimisė kulturore nė botė, do tė ndėrmerrni sa mė parė ndonjė hap pėr t’i parandaluar kėto akte tė zhvlerėsimit dhe tė rrezikimit tė trashėgimisė kulturore tė njė entiteti etnik autentik.

    Me respekt:

    Lėvizja Qytetare ZGJOHU!, Shoqata e Historianėve Shqiptar ne Maqedoni, Shoqata e piktorėve ART VIZION, Lidhja e Shkrimtarėve shqiptar nė RM, Lidhja e Arsimtarėve Shqiptar nė RM, OJQ VIZIONI M, OJQ ESNAF, Dhoma e zejtarėve Ēair, Forumi Rinor PERSPEKTIVA, Shoqata e tregėtarėve PROSPERITETI, Shoqata e grave PERSPEKTIVA, Shoqata e Invalidėve SHPRESA, Lidhja e shoqatave kulturore artistike Shqiptare nė RM dhe Organizata Humanitare EL HILAL.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 29-09-2010 mė 11:17

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet njė statujė e vjetėr 2000 vjeēare

    Ėshtė gjetur njė statujė e gdhendur nė gurė, rreth 2000 vjeēare. Statujėn e kanė gjetur arkeologėt maqedonas nė vendin “Stobi”, nė pjesėn lindore tė vendit.

    Arkeologu Jovan Radnjanski beson se bėhet fjalė pėr njė statujė tė perandorit romak Oktavian Augustit, qė rrjedh nga shekulli i parė apo i dytė.

    Pėrveē kokės, arkeologėt kanė zbuluar edhe njė bust mashkulli nga guri, njoftuan mediat e Shkupit. Punėt kėrkimore nė tempullin e “Stobit”, kanė filluar para dy vjetėve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Epoka e gurit

    Sipas tė dhėnave tė fundit tė marra nėpėrmjet gėrmimeve arkeologjike nė objektet neolitike Tumba nė fsh. Palēishtė e Poshtme (1987/88.) dhe nė Pod selo tumba afėr fsh. Stenēe (2000.), gjurmėt mė tė vjetra tė jetės nė luginėn e Pollogut (rrethi i Tetovės dhe Gostivarit) datojnė prej para 8000 vjetėsh ose mė saktė prej viteve 6100 para erės sonė. Njė numėr i madh fragmentesh tė gėrmuara vijnė prej kėtyre vend kėrkimeve, por ka edhe pjesė qeramike plotėsisht tė ruajtura, si edhe kulte tė flijimit dhe statujėza tė dedikuara kultit femėror. Nė rajonin e Tetovės janė gjetur edhe shumė figura tė artit shkėmbor si dhe krijime artistike lidhur me ritualet e adhurimit.

    Kjo rrethinė gjatė gjithė periudhės sė neolitit ka qenė e banuar nga bartėsit e grupit kulturor Anzabegovo-Vrshnik, i cili grup ka ekzistuar edhe nė rajonin e Shkupit dhe nė Maqedoninė lindore. Sidoqoftė, gjatė neolitit tė hershėm ky rajon ka qenė edhe nėn ndikim tė madh tė kulturės neolitike Velushina-Porodin nga Pellagonia nė pjesėn jugore prej kėtu, gjė e cila vėrehet edhe prej formės sė flijuesit mė tė vjetėr tė ruajtur tipi ‘Nėna-Madhe’ (lat. Magna Mater) e gjetur nė kėto hapėsira, ndėrsa e zbuluar afėr fsh. Stence. Neoliti i vonshėm karakterizohet me ndikim tė Kulturės Vinēane nga veriu.[1].
    [redakto] Epoka e metalit

    Kah fundi i shek. 4. fillojnė grindjet e para tė ardhėsve tė ri, popuj step nga Azia qendrore – Indoevropianėt, tė cilėt duke e shkatėruar dhe asimiluar kulturėn e vjetėr neolite krijojnė kompleks tė ri kulturor eneolit nė Ballkan, i quajtur Salkuca-Bubanj-Krivodol. Gjurmė tė kėtyre banorėve janė gjetur edhe nė Pollog (nė Pallēishtė, Zhelinė etj.). Kjo gjendje stabilizohet nė periudhėn e mesme tė bronzit kur paraqiten embrionet e para tė bashkėsive ballkanike proto-etnike dhe mė vonė edhe para-etnike. Nė kėtė periudhė fillon edhe njė pushtim i madh i simboleve materiale nga jugu prej kulurės sė zhvilluar tė Mikenės, gjė e cila shihet edhe nga njė shpatė luksoze prej bronzi pėr paradė e gjetur nė Tetovė, e importuar mu nga ato qendra tė Mikenės.

    Edhe pse epokat e ardhshme gjithashtu do tė jenė nė shenjė tė migrimeve tė mėdha, sidoqoftė Koha e Hekurit karakterizihet me stabilizim, qė ka sjellė nė zhvillim tė tregtisė. Nga kjo periudhė datojnė edhe qypat e mėdhej prej qeramike pėr drithėra tė gjetura afėr fshatit Llėrcė.

    Nė kėtė periudhė, sipas mbishkrimeve tė Strabonit tė cilat kanė tė bėjnė me vendin e stampimit tė monedhave nė Damastion, dhe veēanėrisht sipas gjurmėve tė ruajtura onomastike tė kohėve mė tė vonshme, shihet se Pollogu ka qenė i populluar nga Brigėt (Briges, Brigoi). Brigėt kanė qenė pjesė pėrbėrėse e bashkėsive etnike mė tė vonshme tė pajoncėve, maqedonasve antik, dasaretėve, edonėve, dhe mikdonėve. Madje edhe pajonėt, edhepse kanė qenė popullatė e vjetėruar e kohės sė bronzit, nė kėtė pjesė tė Ballkanit kanė pasur lidhje tė padiskutueshme me Brigėt. Linguistika dhe onomastika e pajonėve dhe maqedonasve antik paraqesin njė numėr tė madh fjalėsh e emrash me rrėnjė nga brigėt. Kjo na ēon tek fakti se Brigėt kanė qenė substrat apo bazė nė formimin etnik tė pajonėve dhe maqedonasve antik.[1]
    [redakto] Antika e hershme

    Ndikimet e qendrave zejtareske greke nė kėtė pjesė tė Ballkanit, nė tė vėrtetė do tė ēojnė nė ndryshime plotėsuese nė kulturėn dhe mėnyrėn e jetesės tek popujt e kėtushėm. Pikėrisht kėto ndryshime paralajmėrojnė periudhėne e re arkaike dhe kalimin nga epoka e parahistorisė nė epokėn e historisė dhe antikės. Nė plan arkeologjik kėto transformime janė tė dukshme nėpėrmjet karakteristikave tė reja materiale (lloje tė reja qeramike, stoli dhe prodhime tjera zejtareske), dhe fetare (mėnyrė tė re tė varrimit: djegie kufomash nė vend tė varrosjes, pranimi i kulteve tė hyjnive greke) si dhe karakteristika tjera tė cilat fillimisht janė pranuar si njė lloj prestigji i klasave mė tė larta shoqėrore dhe mė vonė edhe nga pjesa tjetėr e popullatės, gjė e cila shihet mė mirė nga tė ashtuquajturat varreza fisnikėsh, prej tė cilave mė e njohura ėshtė ajo e Tetovės, ku ėshtė gjetur edhe statuja e njohur Menada.[1]

    Nė tė kaluarėn ka pasur teori tė ndryshme lidhur me ēėshtjen se cili fis antik e ka populluar kėtė rajon. Sidoqoftė, sipas njohurive tė fundit, i gjithė rajoni i Sėrbisė jugore, pjesa lindore e Kosovės dhe Maqedonia veriore, pėrfshirė edhe Pollogun, nė kėtė periudhė, deri nė shekullin e 3., ka qenė i populluar nga fisi Agrijan (Agrianes), fisi mė verior maqedono-antik (pajonėt). Kjo shihet nga vazhdimėsia e horizonteve arkeologjike, importi i zhvilluar qeramik nga jugu grek, varrezat e pasura tė fisnike etj. Ky fis ka patur mbretėrit e vet prej tė cilėve mė i njohur ėshtė mbreti Langar (Langaros) i cili nė v. 335. ka ndihmuar mbretin maqedonas Aleksandri i III-tė gjatė sulmit tė tij kundėr Tribalėve nė veri. Agrijanėt e kanė ndjekur atė edhe gjatė mėsymjes sė tij nėpėr Azi ku janė paraqitur si luftėtarėt mė tė pamėshirshėm nė shumė beteja kyēe, pėr ēka veēanėrisht edhe janė bėrė tė njohur nė botėn antike.

    Pėr shkak tė zhvillimit ekonomik dhe tregtues, edhe disa qytete tė caktuara kanė stampuar monedha tė tyre autonome. I tillė ėshtė rasti me qytetin Pelagija (Pelagia) i cili gjatė gjithė shekullit tė 4. shtyp monedhat e veta prej argjendi nė Damastion. Besohet se qyteti Pelagija ka ndodhur afėr Tetovės sė sotme dhe nė fakt ėshtė, nė kuptimin urbanistik, paraardhėsi i saj antik prej tė cilit emėr mė vonė ėshtė nxjerrė edhe emri i sotėm sllav i gjithė luginės sė Pollogut [Pelagia -Pollog, si nė rastin Scupi-Skopje (Shkupi), Astibo -Shtip, Tesalonika-Solun (Selanik) etj].

    Kah fundi i shek. 4. shteti i dobėsuar Agrijan bie nėn sundimin e mbretit Avdolen nga Pajonija, ndėrsa deri kah mesi i shek. 3. tė gjithė territoret e tyre kanė qenė tė okupuara nga Dardanėt nga veriu (nė jug bashkė me gjithė Maqedoninė veriore dhe Pollogun), gjė e cila shihet edhe nga diskontinuiteti i horizonteve arkeologjike nga kjo periudhė. Kėto rajone buzė kufijve do tė shfrytėzohen si mbėshtetje logjistike gjatė gjithė periudhės sė ardhshme, prej ku Dardania ka organizuar pushtime tė forta plaēkitėse nė jug drejt mbretėrisė sė pasur tė Maqedonisė, madje edhe pasi qė kėto territore do tė bien nėn Perandorinė Romake nė vitin 168. para erės sonė.[1]
    [redakto] Periudha romake

    Pėrfundimisht nė vitin 29. para erės sonė edhe Pollogu bashkė me pjesėt tjera tė Dardanisė, dhe nė veri deri nė Danub do tė bien nėn autoritetet romake, pas sė cilės fillon era e stabilizimit, jetės mė tė qetė, tregtisė dhe pėrparimit. Nga shek. 2.-3. tė erės sonė ekzistojnė disa pllaka guri – stela, nė tė cilat epitafi ėshtė shkruar me shkronja greke gjė qė tregon se ky rajon ka qenė pjesė e sferės gjuhėsore greke, pėr dallim nga Kosova dhe rajoni i Shkupit tė cilat kanė qenė pjesė e sferės gjuhėsore latinishte. Kjo nėnkupton se nė periudhėn e Perandorisė sė Hershme Romake (shek 1.-3. i erės sonė) Pollogu ka qenė pjesė e provincės romake sė Maqedonisė, ndėrsa nė antikėn e hershme (shek. 3.-6. i erės sonė), pas reformave tė Dioklecianit njė pjesė ka qenė e provincės Maqedonia e Dytė (Macedonia Secunda). Stelat e gjetura pėrmbajnė edhe materiale tė pasura onomastike dhe emra personal tė cilėt janė kryesisht autoktone dhe prej tė cilave shihet qė romanizimi nė kėto vende periferike jashtė rrugėve kryesore nuk ka patur ngritje tė madhe.[1]

    Tė mėsuar nga pushtimet e mėdha barbare (Kelte, Ostrogote, Hune) tė cilat mė shpesh kanė ndodhur prej shek 3. dhe kanė vazhduar shekuj me rradhė, perandorėt romak kah fundi i shek. 4. kanė filluar tė ndėrtojnė qytete tė rrethuara me mure dhe fortesa nėpėr kodra dominante. Nga kjo periudhė datojnė edhe shumė nga kastrumet (castrum), kėshtjellat (castellum) dhe banimet e refugjatėve (refugium) pėr banorėt nė rrethin e Tetovės prej tė cilave mė tė rėndėsishme janė ato afėr fshatrave tė sotėm Rogle, Orashė, Leshkė, Steēne, Jegunovcė, Gradec dhe lokaliteti Isar-Banjiēe afėr Tetovės.

    Edhe pse krishtėrimi nė Maqedoni vjen me Shėn Apostol Palin nė vitet e 50-ta tė shek. I nė erėn tonė, megjithatė depėrtimi mė masovik tek njerėzit e thjeshtė fillon tė ndodhė pas legalizimit tė krishtėrimit nga Konstantini nė vitin 313., kur edhe fillojnė ndėrtimet e kishave-basilike tė krishtėrimit tė hershėm. Deri sot nė Pollog janė regjistruar gjurmė tė 16 basilikave krishtere tė hershme prej tė cilave 12 nė rajonin e Tetovės dhe 4 nė atė tė Gostivarit, prej tė cilave mė mirė tė studijuara janė basilika e Stenēes nga shek. 7. i erės sonė e cila ėshtė e vetmja nė Maqedoni me 3 kryqe (baptisteriume) dhe ajo nė Tudencė e cila daton nga pjesa e dytė e shek. 5. dhe ėshtė kisha e vetme mė e vjetėr tre-konike (tri-korabe) nė Republikėn e Maqedonisė dhe ėshtė e rrallė edhe nė tė gjithė Evropėn jugore.

    Sidoqoftė, pas pushtimeve tė fuqishme avaro-sllave kah fundi i shek. 6. tė gjithė fortesat janė lėnė pas dore por nuk janė shkatėruar plotėsisht. Pjesa mė e madhe e tyre, pas dy-tri shekujsh, kur sėrish ėshtė vendosur organizim stabil shtetėror, janė restauruar pėrsėri pėr tė njėjtat qėllime, por kėtė herė ato do tė banohen nga popullata dominuese sllave duke vėrė kėshtu themelet e qytezave tė reja tė mesjetės.[1]

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shume e vjeter studimet per henen dhe yjete
    Maj, 21 2010



    CNN International

    Maqedonia ėshtė vendi mė i ri i lashtė nė botė dhe ėshtė plot me gėrmadha tė kohės e kaluara.



    Ajo ka qenė pjesė e tė gjitha perandorive tė mėdha tė historisė, nga romake te Bizantit dhe Otomane pėr tė gjithė ata kanė lėnė gjurmėt e tyre me mijėra vende tė lashtė.
    Vendi ka rreth 4.485 vende arkeologjike nga tė gjitha periudhat historike, sipas Pashko Kuzman, i Zyrės kulturore tė vendit Mbrojtjen e Trashėgimisė.

    Jewel nė kurorė ėshtė Kokino, zbuluar nė malet nė afėrsi tė Kumanovės nė vitin 2001 nga arkeologu Jovica Stankovski lokale. Kjo ėshtė njė 4000-vjeēar megalithic Observatori pėrdorur nė Bronzit pėr studimin e diellin dhe hėnėn.

    Vendi, nė njė lartėsi prej mė shumė se 1000 m dhe me njė diametėr prej 100 milion, ėshtė pėrshkruar si Stonehenge "maqedonas" dhe ėshtė renditur nga NASA si observatori mė i vjetėr i katėrt lashtė nė botė, pasi Ebu Simbel nė Egjipt, Stonehenge nė Britani dhe Angkor Wat nė Kamboxhia.

    Disa vende guri, tė njohura si fronin dhe tė pėrballet me horizont lindje u zbuluan edhe nė kėtė faqe interneti.

    Hulumtimet treguan se observatori kishte njė vend tė veēantė pėr monitorimin e yjet dhe dielli, si vrima tė veēanta me tė cilat kjo lėvizje e diellin dhe hėnėn mund tė regjistruar.

    Sipas fizikan Gjore Cenev, observatori lashtė punuar me pėrdorimin e shėnuesve tė veēantė gur nė hartė lėvizjen e diellit dhe tė hėnės nė horizontin lindor. Me pjesė tė observatori ruajtur mirė, ėshtė ende e mundur pėr tė shėnuar pozicionin e diellit gjatė solstik verės, tha ai.

    Cenev, i cili ka bėrė analizė tė detajuar e vendit, shkruante nė njė letėr me temė: "Kokino ka saktėsi tė pabesueshme astronomike dhe ka njė post qendror vėzhgimit dhe postimet accessory tė vėzhgimit."

    "Observatori pėrcakton katėr pozicionet kryesore tė Hėnės dhe tre pozita kryesore e Diellit gjatė njė viti, ekuinoks vjeshtak dhe i pranverės dhe tė dimrit dhe verės solstik," shtoi ai.

    Besohet se disa nga ritualet mė tė rėndėsishme pėr banorėt lokal gjatė epokės sė bronzit tė hershėm do tė kishte ndodhur nė kėtė faqe interneti.

    Stankovski, tė cilėt e zbuluan rrėnojat, shkroi nė Lajme arkeologjike maqedonase: "Njė nga ritualet mė tėrheqėse nė dukje nė Kokino ėshtė ritual tė bashkimit tė shenjtė e Tokės Nėnė e Madhe dhe Birit tė saj, Die ritual ėshtė kryer nė mes tė verė dhe ndoshta ajo ishte lidhur me fundin e sezonit tė korrjes. "

    Ka teori qė megalithic Observatori Kokino ishte pjesė e njė qyteti tė madh pas nje rrjet prej 10 tempuj u zbulua aty pranė.

    vizatimet Stone dhe figurines kanė qenė gjithashtu tė zbuluar dhe nėse Kokino ėshtė identifikuar si njė qytetėrimi tė lashtė, ajo mund tė vjetėr tė njohur nė Ballkan.

    ME teper linku nga forumi .

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=116554

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •