Shqiptarët, më të lashtë se grekët në Ballkan
Ekskluzive/ Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrëfehet pas botimit të librit të tij, "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen"
A mos është i mbivlerësuar roli i grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit të mrekullueshëm që grekët i kanë dhënë së kaluarës së tyre, është pak e vështirë të ngresh pikëpyetje për kulturën e madhe klasike të helenëve. Por, prej kohësh, studiues të ndryshëm nuk kanë ngurruar të ngrenë pikëpyetje mbi qytetërimin e lashtë grek. Vetëm pak kohë më parë, një studiues amerikan botoi librin "Athina e zezë", ku perëndesha e bardhë me sy ngjyrë deti, perëndesha e diturisë, mbrojtëse e Athinës, sipas tij ka një të kaluar afrikaneve Mathieu Aref, një studiues, që tashmë ka tentuar t‘i kthejë përgjigje me studimin e tij prej vitesh këtyre pikëpyetjeve, nuk denjon të vihet në qendër të diskutimeve akademike, duke thënë se "është Shqipëria, ajo çfarë ai e quan odiseja e pabesueshme e një populli parahelen". Dhe ky popull i vogël, sipas tij, ka qenë populli i madh që ka ekzistuar para grekëve. Duket si një guxim nga ana e Aref, një "guxim" të cilin ai e argumenton me prova shkencore, të cilat kërkojnë të hapin një debat, që, sipas tij, synon rishkrimin e historisë. Historia e pabesueshme e pellazgëve, që, sipas tij, janë ilirët e mëvonshëm, të cilët u hodhën në një cep të historisë dhe shumë pak studiues u rrekën të merreshin me ta. Por, pikërisht nga pellazgët nis shpjegimi i gjithë asaj historie "të shkruar keq", sipas Aref, që e bën rolin e grekëve të mbivlerësuar ende në ditët e sotme. Më poshtë, Aref, pas debateve që ka ngjallur në nivele të ndryshme akademike, rrëfen disa nga tezat, që, sipas tij, vërtetojnë studimin e nisur kohë më parë, që i bën të ndihen mirë shqiptarët, por që "trazon" kulturën tashmë të konsoliduar greke.
Krijoni Kontakt