Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88

    Philip Reeker: Firmat amerikane duhet të dinë se në Shqipëri sundon ligji

    Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit mbërrin në Tiranë në fillim të shtatorit, ndërkohë që pikërisht kjo periudhë shënon edhe nisjen e një sezoni të vrullshëm politik në vend. Burime qeveritare bënë të ditur se më 6 shtator do të vizitojë zyrtarisht Tiranën, zëvendësasistenti i sekretarit të Departamentit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker. Ambasadori Reeker pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe politikanët e opozitës, përkatësisht: Presidentin Buhar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Burime pranë qeverisë shqiptare bënë të ditur se zhvillimet më të fundit në vend, si dhe ato të pritshme gjatë vjeshtës, do të jenë në fokus të diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan, i cili pritet të japë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare. Zoti Reeker do të bëjë vizitën e parë në Tiranë që prej një viti kur është emëruar në detyrën e tij në DASH, post ku zëvendësoi Thomas Cauntryman.

    Zëvendësasistenti i sekretarit të DASH-it, Reeker, prej disa ditësh ndodhet në një vizitë në rajon, ku vetëm pak ditë më parë zhvilloi një tur pesëditor në Maqedoni, në kohën kur vendi u rrezikua nga një krizë qeveritare, por që u shmang në momentin e fundit.

    Por ne te vertete, çfarë te kete vallë qeveria e SH.B.A-ve… me kete vizite te befasishme, te paprogramuar te nje prej funksionareve te larte te DASH, ne kete kohe zgjedhjesh ne SHBA...!?

    AMA-News
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po vjen Reeker te beje zap zagaret dhe hienat e Vrromes !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    po jo ore baron jo .... po vjen per ti ndenjur me afer ilir shtangistit i cili po vazhdon me lojrat e tij kercenuese qeverise ....


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 30-08-2012 më 15:46
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Reeker viziton Tiranen per te ruajtur e avancuar interesat amerikane ne Shqiperi e rajon.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    reeker vjen ne shtator, hillary klinton ne 28 nentor per 100 vjetor

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ky tjetri qenkeka lajm .....

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Reeker viziton Tiranen per te ruajtur e avancuar interesat amerikane ne Shqiperi e rajon.
    me cilet jenicere do ti coje perpara ...?


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Po vjen Reeker te beje zap zagaret dhe hienat e Vrromes !!!


    Thuaji te kaloje edhe ketej nga forumi yne
    Revolution 1848

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Uuuuaaaa vinka Rika (anglisht Reeker ) ! Uaaa cfare fati moj mami ! Ua cfare fati paska brezi yne qe do te presi shokun (zotri ) Reeker ! Uaa cfare kenaqesie ! Uuuaaa cfare orgazme ! Disa hereshe ! Uuuaaaa.........

    Uuuaaa do te vij Hilari ne 100 vjetor ! Cfare seksi qe osht moj none ! Ta heq trunin fare ! Po inshalla jemi tek ata qe do te ken privilegjin t'ua lej ate veglen .....! Pastaj do te shikoni se si do te ndryshoj Shqiperia dhe jeta jone !!!!! Mire , mire ....ia hodhem se keqes ! Edhe kriza qe na ka kapur per fyti , do te na i marre te keqen dhe do te iki me vrap nga frika !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 01-09-2012 më 11:19

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ana e surprizuese e Shqipërisë!

    TELEGRAPH- “Kjo është e çuditshme. Unë jam ulur në një bar në Tiranë, Shqipëri, dhe nuk po shoh asnjë “gangster” në horizont.”
    Kështu e nis një rrëfim të tijin, “Ana e surprizuese e Shqipërisë”, Edward Reeve botuar në britaniken Telegraph, udhëtim në të cilin, Reeve është i shoqëruar nga e ëma. Ajo e ka vizituar Shqipërinë më parë në vitin 1986 dhe 1987.
    Kishte fluturuar nga Titogradi, Ish Jugosllavi, shkruan ai për të jëmën, dhe kishte kaluar kufirin në 03:00 të mëngjesit. Të gjitha librat, revistat, dhe materialet e tjera janë konfiskuar nga rojet me Kallashnikov. Atëherë e vetmja mënyrë për të vizituar Shqipërinë ishte Voyages Jules Verne (VJV), operator turistik i cili është kthyer pas 20 vitesh në Shqipëri.
    Rrënojat romake janë madhështore, skena të lavdishme, ushqim të mirë dhe çmime qesharake, të ulta. Reeve në shkrimin e tij gjen shumë gjera të admirueshme në ish vendin komunist.
    Ndërsa flet për çmimet e ulta, Reeve thotë se të gjithë flasin anglisht dhe të gjitha sillen shumë mirë. Ai u bën thirrje të gjithëve që të vizitojnë Shqipërinë, megjithëse për të ka një por…
    Një nga arsyet e forta, që ai së bashku me të ëmën kane vendosur të vizitojnë Shqipërinë është rikthimi pas 20 vitesh mungesë i operatorit turistik Voyages Jules Verne (VJV) në Shqipëri.
    Aeroportin e përshkruan si të pastër dhe modern, ndërsa rrjeti i varfër rrugor të dikton udhëtime të gjata dhe të lodhshme nëpër Shqipëri.
    Ndërsa përshkruan disa nga pikat turistike, për Butrintin, Reeve thotë se është ai është një vend magjik
    “Në Itali ky vend do të ishte i mbushur plot me vizitorë, ndërsa sot ne po e ndajmë me grup të vogël të moshuarish gjermanë”- thotë ai.
    Ia vlen të përmendet, vazhdon, se kuzhina shqiptare në përgjithësi është me cilësi të mirë, dhe e lirë.
    “Nëna ime është e befasuar. Tirana në mes të viteve 80-të kishte qenë krejtësisht e vdekur”- shkruan ai.
    Duke theksuar se nëna e tij do të rikthehet për të vizituar më me nge veriun e vendit, shton se, opinioni i saj për shqiptarët ka ndryshuar tërësisht.
    “Kam menduar se ata ishin një bandë e sertë vetullngrysur”, thotë ajo, “por tani janë të gjitha shumë miqësorë”
    Më tej në shkrim bëhet një pasqyrim i kohës në të cilën është më mirë të vizitosh Shqipërinë, si mund të shkosh dhe hotelet më të mira, së bashku me çmimet në disa nga qytetet e vendit.
    Paketat turistike për Shqipëri
    Voyages Jules Verne (0845 166 7035; vjv.com) ofron një turne shtatë ditor në Shqipëri, nga 895 paund për person, përfshirë Tiranën, Sarandën, Butrintin, Gjirokastrën, Beratin dhe Krujën. Udhëtimi dhe dy vakte ushqim, mëngjes dhe darkë. Ka dhe paketa tre ditore, që nis nga 495 paund.

    Panorama

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •