A tu kane pranuar ibadetet e Ramazanit?
Njerėzit priren pėr tė fshehtėn dhe dėshira pėr tė mėsuar atė qė nuk e dinė ėshtė e madhe. Studenti, posa del nga provimi, e kėrkon rezultatin menjėherė. Natyrshėm, ēdo besimtar pas muajit Ramazan dėshiron tė dijė: a ėshtė nė listėn e tė pranuarve?
Atėherė si ta di unė nėse vėrtet jam i pranuar?
Pėrgjigja e thjeshtė dhe e lehtė ėshtė kjo:
1. Kur besimtari e gjen zemrėn mė afėr Allahut tė Lartėsuar, e do Atė, ky ėshtė fryt i adhurimit dhe shenjė e pranimit.
2. Tė dojė adhurimet (ibadetet) dhe ta ndiejė se dyert e adhurimeve janė hapur, kurse ato tė mėkateve janė mbyllur.
3. Mos t’i lėrė veprat e mira qė ka bėrė gjatė Ramazanit dhe gjithashtu t’i shtojė veprat e tjera qė nuk i ka vepruar gjatė tij.
4. Mos t’i kthehet mėkatit prej tė cilit ėshtė penduar gjatė Ramazanit.
5. Tė pėrjetojė mirėsitė
6. Tė agjėrojė gjashtė ditėt e Sheualit.
7. Tė shpejtojė dhe garojė nė vepra tė mira.
8. Tė jetė pas Ramazanit mė i mirė se para tij, tė ndiejė se ka njė zemėr tė re qė pulson me dashuri pėr Allahun, me namaz, pėrkujtim, falėnderim.
Kėto janė disa prej shenjave tė pranimit tek Allahu.
Vėlla dhe ti o motėr!
Mos i prish dhe mos i humb veprat pas suksesit. Tė gjitha adhurimet e bėra gjatė Ramazanit besimtari mund t’i humbasė me lehtėsi nėse nuk i ruan. Sigurisht qė veprat e mira duhet tė ruhen. Ruajta e veprave arrihet si vijon:
Sė pari: Kujdes nga tregimi dhe ekspozimi i adhurimeve.
Duhet ta shohėsh veten mė tė vogėl se vėllezėrit e tu dhe me mė shumė mėkate e tė meta se ata. Nuk ėshtė e drejtė e besimtarit tė japė njė gjykim mbi veprėn e vet, por as tė presė gjykimin e tė tjerėve mbi adhurimet.
Mos tė tė duket vetja se ke bėrė me kėtė vepėr diēka, por ta shohėsh veprėn vetėm si mirėsi dhe dhuratė nga Allahu, vepėr qė meriton falėnderim tjetėr, pėrpjeke tė vazhdueshme dhe angazhim shtesė deri nė vdekje.
Sė dyti: Kujdes nga vetėpėlqimi.
Individi duhet tė jetė i kujdesshėm nga sėmundja e mendjemadhėsisė dhe e egos. Me punėt e mira tė realizuara nuk duhet t’i pėlqejė vetja, por tė ndiejė mangėsi nė vetvete, duke e parė veten tė rrethuar me begatitė e Allahut e jo duke parė veprėn e vet.
Sė treti: Kujdes nga mashtrimi.
Pas kryerjes sė veprės njeriu nuk duhet tė mashtrohet duke menduar se ėshtė munduar dhe ka fituar. Ēdo mund dhe arritje ėshtė mirėsi e Allahut, dhuratė e Tij. Ēdo gjė i atribuohet Krijuesit, absolutisht asgjė njeriut.
Sė katėrti: Vazhdimėsia e veprave tė mira.
Besimtari patjetėr duhet tė vazhdojė sė vepruari. Pas Ramazanit adhurimet duhen vazhduar dhe shejtani nuk duhet lejuar qė tė ndikojė dhe tė pengojė agjėrimin, namazin dhe leximin e Kuranit.
Sė pesti: Duke kėrkuar ndihmėn e Allahut pėr pengimin e preokupimeve tė jetės.
Me veprat e bėra qė keni realizuar me ndihmėn e Allahut duhet tė ruheni nga mashtrimet e shejtanit. I mallkuari shton preokupime, shqetėsime, vendos pengesa, por gjithsesi ju duhet tė kėrkoni ndihmėn e Allahut tė Lartėsuar pėr fuqi. Nėse nuk ndodh kjo, atėherė do tė shkėputeni nga punėt e mira, ēka do tė thotė se njeriu kthehet nė gjendjen e mėparshme.
Vėllezėr dhe motra!
Dijeni dhe mėsojeni se:
Rehatia nuk arrihet me rehati;
Ēėshtjet e larta nuk realizohen me dembeli;
Kush mbjell, korr;
Kush mundohet, gjen.
Muhamed Husejn Jakub
Pėrktheu dhe pėrshtati: Ulvi Fejzullahu
Krijoni Kontakt