Vrasja e arkitektit
Arch. Ylber Vokshi -Ylli
Cila ėshtė ajo shoqėri qė e injoron e nėnēmon e degradon e nė fund edhe e vret arkitekti? Ai pos argumenteve profesionale tė profesionit nuk ka armė tjetėr pėr tė iu kundėrvėnė kėrkesave tė ndryshme me vend e pa vend, tė gjithė faktorėve relevant duke mbrojtur interesat e tė gjithė atyre qė shprehin dėshirė tė jetojnė nė njė shoqėri apo vendbanim tė urbanizuar, tė cilės me kreativitetin e vet i jep edhe anėn e bukur, artistike tė vendbanimit. Vrasja e tij herė do kurdo do tė i hakmerret shoqėrisė si po e tregon realiteti ynė pas dhjetė viteve nė Kosovė.
Nė shtator tė vitit 2000 nė mėnyrė qyqare u vra arkitekti Rexhep Luci kryearkitekti i Prishtinės. Vrasja e tij as qė i bėri pėrshtypje tė madhe opinionit publik prishtinas dhe kosovarė tė atėhershėm, ndoshta edhe nga frika dhe mos kultura e jetės urbane. Pos pasojave tė pa riparueshme nė fushėn e urbanistikės nė tėrė Kosovėn as qė mundej tė imagjinoheshin pasojat komplekse tė kėsaj vrasje.
Kryearkitekti i Prishtinės, u mundua te parandaloj shkatėrrimin e rifilluar tė kryeqytetit, u ekzekutua mizorisht, e si rezultat kemi shkatėrrimin e Prishtinės dhe Kosovės nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urban nė tė gjitha vendbanimet tona. Prishtina ishte modeli urban tė cilin e kopjuan tė gjitha vendbanimet tjera kosovare pasi organet shtetėrore, si duket me qellim, nuk kanė vepruar nga viti 2002 kur u krijuan organet e pėrkohshme qeverisėse nė Kosovė tė cilėn e sundonte UNMIK-u nga viti 1999.
Institucionet pėrgjegjėse tė Kosovės,jo vetėm qė nuk e gjetėn vrasėsin, lejuan njerėzit te cilėt i luftonte z. Luci me argumente profesionale, tė vazhdojnė me punėn e tyre, pa qarė kokėn pėr interesat e pėrbashkėta si nė zonat urbane dhe ato rurale, pothuajse fėmijėt e tyre nuk do tė jetonin apo do tė jenė mysafir nė kėto hapėsira.
Efekti i frikės te profesionistėt u arrit plotėsisht, ashtu si e kishin planifikuar ekzekutuesit e vrasjes. Tėrė kėtė kohė u ndėrtua pa planifikim duke menduar se po fitojnė, nga aspekti profesional nė fund tė gjithė do tė jene humbės tė mėdhenjtė material e sė bashku me ata edhe e tėrė shoqėria kosovare. Atė qė kemi fituar ne si shoqėri ėshtė degradimi i pafalshėm i hapėsirave urbane dhe rurale kurse ne jemi detyruar tė jetojmė nė kėto rrethana jo normale urbane pėr njė shoqėri.
Tė gjitha tentimet e viteve tė fundit pėr tė fajėsuar ndėrkombėtarėt pėr kėto dukuri qė mė parė ishin tė pa qėndrueshme pasi autorizimet pėr fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urbanizmit ishin qartė tė definuar si pėrgjegjėsi tė pushtetit qendror dhe ati lokal, kurse UNMIK-u aq shumė i pėrfolur, vetėm kishte rrol mbikėqyrės nė veprimet qė vetė ne i kemi bėrė nė ndėrtimet me leje e pa leje,nė ngritjen e shoqėrisė tonė qė e kemi ėndėrruar pas dėbimit tė regjimit profashist gati njė shekullor serb pas vitit 1999.
Nė njė shkrim tė shtypit kosovar tė kėtyre ditėve arkitekti Rexhep Luci pėrmendet vetėm si numėr sė bashku me disa aktivist politik tė vrarė nė Kosovė. As pėr sė afėrmi nuk kuptohet ndėrlikueshmėria urbane dhe tragjedia e njė shoqėrie me vrasjen e kryearkitektit tė kryeqytetit,cilat janė pasojat e ndėrtimeve tė pa planifikuara. Kush urdhėroi tė veprohet kėshtu, a thua dikush mendoi se do tė ketė pėrfitime tė mėdha materiale me kėtė vrasje, si mundet tė krahasohen veprimtarėt e ndryshėm politik me zhvillimet jetike urban tė njė vendbanimi e posaēėrisht tė kryeqytetit, a thua ishin tė rėndėsishme vetėm interesat individuale tė disa grupeve tė interesit, a thua do tė ishte ma mirė pėr tė gjithė ata tė cilėt kryen krimin ndaj arkitektit tė iu pėrmbahen disa standardeve dhe rregullave urbane, me siguri do tė kishin pėrfitime shumė ma tė mėdha nėse do tė planifikonin hapėsirė urbane qė na rrethon.
Kush pėrfitoi nga kjo vrasje, me siguri askush, tė gjithė ne jemi humbės tė mėdhenj. Pasi e vranė atė nė mėnyrė mizore ia futen frikėn profesionistėve tė tjerė pėr mos veprim apo veprime tė dirigjuara urbane. Njė pjesė e arkitektėve mezi pritėn tė dalin nė skenė si shpėtimtarėt Kosovės duke bashkėpunuar me kriminelėt e paqes nė planifikimin hapėsinor dhe urban nė dhjetėvjetėshin e fundit. Pasojat sot janė tragjike pėr tė gjithė vendbanimet nė Kosovė, kėto pasoja tė gjithė ne jemi duke i pėrjetuar sot dhe nė tė ardhmen.
Tė gjitha kėto dukuri shihen, preken e aq ma keq pėrjetohen shumė keq nga banorėt tanė dhe do tė jenė dėshmi e njė kohe pa kohė, do tė mbesin me shekuj si relikte tė njė kulture primitive, tė njė kohe tė vėshtirė qė e ka pėrjetuar kjo shoqėri.
Me vrasjen mizore tė kryearkitektit tė kryeqytetit u vra e tėrė urbanistika e Kosovės, filloi shkatėrrimi i tė gjitha qyteteve kryesore tė Kosovės, filloi jo ligjshmėria urbane nė pėrmasa tė pa para qė ėshtė duke vepruar qė dhjetė vite. Ata tė paktėt qė nė mėnyrė dinjitoze dhe profesionale reaguan u anatemuan dhe u injoruan tėrė kohėn qėllimisht duke vazhduar avazin e vjetėr me ndėrtime tė cilėve po ia shohim sherrin tė gjithė ne.
Askush nuk e ka imagjinuar njė situatė tė tillė pas vitit 1999 kur nė mėnyrė perfide me njė imagjinatė shkatėrruese dhe destruktive nė vazhdimėsi me vetėdije po e shkatėrrojnė tėrė shoqėrinė tonė pėr disa pėrfitime tė mjera personale me pasoja tragjike pėr gjeneratat e tanishme dhe ato tė ardhshme tė cilat shumica nga mosdija po i injorojnė. Tė gjitha kėto krime urbane janė bėrė nė emėr tė atdhetarizmit apo patriotizmit tė rrejshėm pasi pas dhjetė viteve kėto pasoja tė kėtyre veprimeve janė evidente.
Tė gjitha tentimet qė tė punohet ashtu si vepron e tėrė shoqėria e civilizuar, deri mė tani ishin tė kota pasi nė pushtetin qendror si dhe nė atė lokal ishin instaluar struktura tė cilėt nuk ngurruan edhe tė vrasin,pasojat vetėm kanė filluar tė vėrehen nga tė gjithė banorėt e Kosovės.
Ėshtė momenti i fundit qė aktorėt dhe pėrgjegjėsit kryesor tė japin llogari para kėsaj shoqėrie qė e anatemuan nė dhjetė vjeteshin e fundit duke trumbetuar pėr njė patriotizėm primitiv e tė tejkaluar e qė nė thelb i kishin vetėm pėrfitimet personale,klanore dhe regjionale duke e flakur rrolin e shtetit dhe interesave tė pėrbashkėta shtetėrore nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urbanizmit.
Kėto ditė kanė filluar polemikat politike pėr vrasjet e pa sqaruara nė vitet e pas luftės sė vitit 1999,pas dekonspirimit tė njė individi. Ka reagime me prapavija politike tė ulėta tė cilat dikush po tenton ti keqpėrdor. Vrasjet e pa zbuluara tė pasluftės nė Kosovė pos prapavijės politike kishin edhe atė abuzuese.
Ajo ēka ma sė shumti duhej tė brengoste kėtė shoqėri ėshtė se si u veprua pas vrasjes sė arkitektit Rexhep Luci, si vepruan tė gjitha organet shtetėrore,si u zhvillua fusha e urbanistikės,si vepruan profesionistėt e frikėsuar, arkitektėt dhe urbanistėt nė kėto vite, etj.
A ka fuqi shoqėria jonė tė fillojė me rehabilitimet urbane tė domosdoshme gati nė tė gjitha qendrat kryesore tė Kosovės si rezultat i abuzimeve tė mėdha me hapėsirėn urbane dhe rurale e cila na rrethon pas vrasjes sė qėllimshme, nė shtator tė vitit 2000 tė arkitektit Rexhep Luci nė Prishtinė vetėm qė deshi tė respektohen principet elementare si dhe normat dhe standardet nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urban. Kjo jam i bindur se nuk ka ngjarė nė asnjė shoqėri tė civilizuar qė njeh njerėzimi.
(Autori ėshtė arkitekt i pavarur)
Krijoni Kontakt