Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Pas humbjes së Serbisë, katër të lënduar në Mitrovicë

    Pas humbjes së Serbisë, katër të lënduar në Mitrovicë


    Në Mitrovicë, të shtunën në mbrëmje, ka pasur një përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Ibrit, e cila e ndanë qytetin e Mitrovicës. Shkak i këtij incidenti ka qenë dëshpërimi i serbëve, pas humbjes së Serbisë nga Turqia në gjysmëfinalen e kampionatit botëror në basketboll, i cili u zhvillua në Stamboll.
    Një grup i serbëve në veri të lumit Ibër, ishte bërë gati për të festuar kalimin e Serbisë në finale të Botërorit të basketbollit, por për pak sekonda jugu i shqiptarëve ka shpërthyer në festë. Tek ura e qytetit të Mitrovicës, të rinj shqiptarë e serbë kanë shkëmbyer gurë, sharje e ofendime pas ndjekjes së gjysmëfinales së Botërorit ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.

    Katër persona janë lënduar, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike, u kanë thënë medieve serbe, zyrtarët e Qendrës Spitalore, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit. Sipas “Vesti Online”, ka pasur edhe të shtëna.

    Policia e Kosovës, sipas medieve serbe, e ka konfirmuar incidentin në të cilin kanë marrë pjesë disa qindra njerëz nga të dyja anët. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka deklaruar se të dyja palët janë gjuajtur me gurë nga njëra anë në tjetrën.

    “Njësia speciale e EULEX-it bashkë me policinë e Kosovës ka arritur që për pak minuta ta qetësojë situatën dhe të ndajë grupet”, i ka thënë portalit Indeksonline, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, duke shtuar se “nuk ka pasur kontakt të drejtëpërdrejt ndërmjet pjesëmarrësve në incident”.

    Pak më shumë punë është dashur në veri, derisa serbët janë shtyrë thellë në qytet, pas dëshpërimit të madh të humbjes së Serbisë.

    Edhe burimet e portialit Indeksonline kanë thënë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, kurse serbët për një kohë e kanë mbajtur të ndezur alarmin në veri. Shqiptarët ndërkaq kanë festuar për disa orë me makina dhe me flamuj. Gjendja rreth mesnatës është qetësuar. /Telegrafi

    http://www.telegrafi.com/?id=2&a=10295&komentet=1
    ==================================================
    DISA KOMENTE TE LENE TE FAQJA TELEGRAFI.COM

    Dini Gjilan
    Para 2 orëve:

    hini natan o shqiptar se Kosova sperfundon te ura apo jo vazhdoni ku i keni ju kallashat apo i keni shit

    KRYEMINISTER
    Para 2 orëve:

    oooo Kryeministeer a je i knaqeeeeeeen
    mitrovicalia

    Para 2 orëve:
    o ka te shten edhe qitash kur poju shkruj nga te dya anet e qytetit edhe bile bile ka edhe shperthime te bombave te dores po nihen pernime po jo non stop po kajhere po gjujn e po pushoj e perseri pas ni kohe po ndegjohen te shtena dhe shperthime.

    Elvir
    Para 2 orëve:
    Po Qfar Qetsumi O Jaran Qyre Ora 01:15 Jetoj Mahall Te Boshnjakve Armet Spo Kan Te Ndalur Duke Kersitur Edhe Granata Dore Ka Mduket
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Kjo tem osht hap nje here nga une me po kete lajm

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2855550
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E shqiptaret per ke festonin kete nuk po muj ta kuptoi,qfar rendesie ka per ne shqiptaret a fiton a humb turqia.
    Kqyre qfar bishash jemi,ne vend qe te punoim ne drejtim te qetesimit te situates ne e acaroim.
    Si turqia si serbia o shqipetar ishin okupatoret e kosoves,prandaj nuk e kam te qart keta shipeca qe festoin per qfar festoin----MJERIM

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po pse ju kruhet shqiptareve nuk e kuptoj?A fitoi Shqiperia qe festonin?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    drenicaku

    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    E shqiptaret per ke festonin kete nuk po muj ta kuptoi,qfar rendesie ka per ne shqiptaret a fiton a humb turqia.
    Kqyre qfar bishash jemi,ne vend qe te punoim ne drejtim te qetesimit te situates ne e acaroim.
    Si turqia si serbia o shqipetar ishin okupatoret e kosoves,prandaj nuk e kam te qart keta shipeca qe festoin per qfar festoin----MJERIM
    esht e drejt e jona te festojme ti shum je kah merzites po na trego per kend ma shum auuuuuuuuuuuuuffff

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ja si dalin ne siperfaqe shqiptart qe mendojn serbisht turqia mundi armikun shekullor serbin FSHASHISTE per ket arsye shqiptaret festuan pse jo tash pse zemrohen serbet ku esht problemi bile un kam nje propozim gjdo humbje te SERBIS SHQIPTARET DUHET TASH E TUTJE TA FESTOJN

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Shteti i poshter Turk asht ka investon ne shum drejtime ne R. E KOsoves. Sherbimet sekrete Turke jan shum aktive. Normal se kush mbjell edhe korr, Turqia nese vazhdon keshtu priten edhe manifestime tjera pro Turke. Po nuk ndermori Qeveria hapa konkret , ne pengimin e ketyre rrjedhave negative , ateher parlamenti i Kosoves ka me shpall fest kombetare ditelindjen e Ataturkut. Marre

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •