Rriten dërgesat e emigrantëve


Bledjana Beqiri

LAJME SHKURT



366 milionë dollarë është shuma e parave që emigrantët shqiptarë kanë sjellur për të afërmit e tyre gjatë 6 mujave të parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, dërgesat e emigrantëve në Shqipëri janë rreth 18 për qind më të larta se një vit më parë. Kjo tregon se edhe pse emigrantët janë familjarizuar me vendet e ku jetojnë dhe punojnë, ata sërish mendojnë për të afërmit e tyre në atdhe. Banka e Shqipërisë në një studim të zhvilluar kohët e fundit deklaron se të ardhurat e emigrantëve pritet që të reduktohen ndjeshëm në të ardhmen. Por në fakt shqiptarët janë të parashikueshëm, sepse gjatë këtij viti të ardhurat e emigrantëve janë rreth 20 milionë dollarë më të larta se gjatë dy viteve të fundit. Sipas specialistëve, këto transferta kanë financuar rreth 50 për qind të deficitit në mallra dhe shërbime për 6 muajt e parë të këtij viti. Kështu, të ardhurat e emigrantëve vazhdojnë që të kenë një peshë të madhe në ekonominë e vendit, duke mbuluar një pjesë të “gropave të zeza” të saj.


20/10/2003
KATEGORIA: Ekonomi

..................
..................

Dy fjale nga une....

Mendoj se arsyet se perse jane rritur dergesat e shqipetareve jashte shqiperise ne shqiperi jane 3

1- E para dhe me kryesorja eshte se keto te ardhura maten me nje gabim statistikor.Kjo sepse te kjo shume (sasi dollaresh) qe permendet me larte duhet te heqin shumat e ardhura nga turizmi pra nga te turistet qe erdhen kete vere ne shqiperi dhe qe nuk ishin te paket (sidomos ata kosovare).

2-Arsyeja e dyte eshte se nje pjese e vogel e shqipetareve po kthehen ne Shqiperi dhe bashke me ta edhe kursimet e tyre qe deri ne kete kohe qendronin ne bankat e huaja.

3-Arsyeja e trete eshte se institucioni nuk merr ne konsiderate inflacionin i cili eshte 3-4%. Po keshtu shofim qe matja behet me dollare. Duhet thene qe pjesa me e madhe e te ardhurave vjen ne valuten evropiane e cila 6-mujorin e kaluar u forcua me disa % ndaj dollarit.


mariglennora