tirana
Ekonomist
Posts: 150
(3/13/01 3:34:27 pm)
Reply BURSA (merkata e kapitalit)
--------------------------------------------------------------------------------
Kete teme,po e hapim per ata qe nuk kane shume njohuri mbi keto merkata dhe kane nevoje per pergjigje mbi dyshime apo paqartesi mbi funksionimin e tyre,strukturen,teorite e ndryshme apo thjesht nje orjentim mbi kete fushe aq shume te folur sidomos vitet e fundit me epoken e internetit.
pershendetje
tirana
Ekonomist
Posts: 159
(3/15/01 5:54:49 am)
Reply Per ata qe kane pak njohuri rreth saj
--------------------------------------------------------------------------------
Ket mesazh, e shkruaj per ata qe nuk kane njohuri apo kane pak rreth saj.
Sot,ne boten perendimore pra ne vendet e zhvilluara,vetem 40%e pasurive kombetare prodhohet me prodhimin(fabrikimin)Mbetja prodhohet nga faktore te tjere si: truri,zgjuaresia,etj.Kjo ka sjelle si pasoje zhdukjen e "luftes se klasave" dhe akumulimin e nje mase te konsiderueshme paraje ne xhepat e mjaft individeve,dhe si rrjedhim,domosdoshmerine e menaxhimit te kesaj mase fantastike paraje,me shume se vete prodhimi i mallrave te konsumit.Bankat qendrore,bejne ēmos te xhestionojne kete mase te llahtarshme paraje te akumuluar nga indvde,e cila,kalon mjaft edhe vete sasite te cilat ato vete disponojne apo menaxhojne.
Si rrjedhoje e ketij akumulimi,fluksi i kesaj paraje ne merkatat boterore te kapitalit ka arritur shifra stratosferike dhe tenton akoma te zmadhohet.
Bursa nuk eshte nje shpikje amerikane apo nje e re e epokes.Ajo e ka zanafillen ne mesjeten e hereshme,gjate te ciles,ne vende te caktuara,kryesisht ne Republiken e Venedikut(qe me vone moren formen e merkatave dhe emrin perkates)fillon shkembimi i parave dhe emisioni i te parave letra me vlere,ate kohe ne formen e kambialeve,me ane te te cilave,individe te interesuar per iniciativa tregtare private,siguronin parane e nevojshme per te vene ne jete projektet e tyre.Pas kesaj,keta individe,detyroheshin te kthenin keto kambiale,bashke me nje perqindje interesi.
Por le te kthehemi ne ditet e sotme.C'esht bursa?
Bursa eshte nje vend(Londra,Milano,New York Tokio etj)ku shoqeri te ndryshme drejtohen per te siguruar kapitalet per te vene ne jete projektet e tyre.Pas kollokimit te tyre,behet emisioni i nje sasije aksionesh,me nje vlere totale ekuivalente me ate ēka ne Business Planin e saj shoqeria ka deklaruar se i nevojitet.
Nje aksion,eshte nje cope karte ku shkruhet qe;zoti.Pali Miska,eshte pronar i kesaj kuote te kesaj kompanie.Po cila eshte kjo kuote?Psh.ne rast se Ford,ka nxjerre 3 milio aksione dhe zPal ka 1 aksion,ai eshte pronar i 1/3.000.000 te kesaj kompanie.
Po sa vlen kjo cope karte?
N.q se ne mengjes,jane 10 persone qe kerkojne ta shesin dhe 2 qe duan ta blejne ēmimi i saj do te bjere (dhe anasjelltas)
Ja pra ku shoqerite qe do te marrin persiper infrastrukturen shqiptare ku do ti gjejne parate.
tirana
Ekonomist
Posts: 170
(3/17/01 6:13:42 am)
Reply Re
--------------------------------------------------------------------------------
Ky topic,u hap me qellimin qe te terheqe vemendjen e bashkatdhetareve te mi mbi nje fushe,e cila supozoj eshte pak e njhur per ta ne pergjithesi,
Sot,loja e burses,eshte nje profesion si gjithe te tjeret.Ekzistojne metodollogjite,teknikat dhe strukturat,te cilat e bejne te tille.
Ashtu sikunderse didush vendos qe te hape nje aktivitet si elektriēist,apo ofiēine mekanike apo marangoz,dikush tjeter vendos,qe,me nje personal computer e nje telefon,nga shtepia e tij,te luaje ne Burse,ose me mire,ashtu siē quhet ne pergjithesi: trading.
Dhe ata qe jane bere te pasur ne Burse,nu kane qene patjeter "te pasur"apo kane patur "rumors"apo"insider trading" keshilla dhe jo medoemos kane patur "diploma".Edhe nje "ragioniere" i sapodale nga bankat e shkolles,me te njejtin kapital qe i nevojitet per te hapur nje ofiēine,mund te vendose te"luaje"E dalngadale,do te filloje te zmadhohet duke pere "profit"
ēdo manager,di te lexoje nje bilanē,di te perdore nje PC,di ku te shkoje te lexoje lajmet.Ky profesion,nuk kerkon nje inteligjence mbi normalen apo gjenine apo ku ta di une.I vetmi sekret i tij eshte ISIPLINA.Te besh"trading"do te thote te kesh te besh me rrezikun.Ky rrezik,shkakton nje stres i cili duhet kontrolluar.Ky eshte dhe rregulli nr.1 i nje "trader".
Persa i perket metodollogjise,ekzistojne dy shkolla kryesore:"fondamentalistet" dhe "chartistet"
Te dyja keto shkolla,megjithse komplet te kunderta me njera tjetren kane dhene fryte ne kohe.Dhe ne rast se teorite e tyre kane funksionuar deri dje,pse mos funksionojne dhe sot.
vijon....
Edited by: tirana at: 3/17/01 3:17:18 am
tirana
Ekonomist
Posts: 194
(3/23/01 3:05:43 am)
Reply Re: Re
--------------------------------------------------------------------------------
Chartizmi
Chartizem rrjedh nga fjala charte cila do te thote grafikEdhe ne rastin e merkates,kemi te bejme me nje grafik i cili tregon varesine e ēmimit ne kohe.Chartistet jane individe,te cilet mendojne qe,gjithsha,persa i perket fondamentave te nje shoqerie,do te kete dikush qe do ti dije me pare se ai.Si rrjedhim,ēmimi do te levize me perpara se ai.Atehere,pse te rrish te humbasesh kohe me to?Pra,ai mendon qe,gjithshka qe dihet mbi nje ndermarrje,eshte e shprehur ne ēmimin e saj ne ate moment.
E para gje dhe kryesorja per nje chartist eshte individualizimi dhe konstatimi i nje trend.
Nje trend formohet nga luhatja e ēmimit,e cila formon kreshta minimale dhe maksimale.Por keto kreshta duhet te jene ne ngritje.Trendet klasifikohen ne rimar,sekomdar,terciar.I pari zgjat 12-15muaj,i dyti 3-4 jave,i treti 4-5 dite(relativisht nenkuptohet.)
Trendet ngahen ne dy kategori ullish and bear(dem dhe ari)I pari eshte ne ngjitje dhe i dyti ne zbritje.
Ne analizat teknike,pervoja dhe psikologjia e mases ka sjelle si pasoje dhe individualizimin e disa ēasteve kritike,te cilat interpretohen ne nje domethenie.Te tilla jane figurat qe formohen si: trekendeshat,drejtkendeshat apo "koka dhe shpatullat"Natyrisht,kush lexon keto rreshta ndoshta thote me vehte:"ky paska levizur .Por me besoni,shumica e "trader",kalojne gjithe diten me vizore e lapes ne dore e merren me individualizimin e ketyre figurave qe ne sy te pare duken qesharake por qe kane dhene dhe vazhdojne te japin fryte.Keto tingellojne si paralajmerime per ate ēka do te ndodhe me ēmimin.
Megjithate,mendoj qe e rendesishme eshte analiza fondamentale e tyre.Warren Buffet,investuesi legjendar(presidenti i Venture Capitalist:"Berkshire Hathaway"e cila ne 30 vjet eshte 800fishuar,pra nje 800bagger) i cili vlen per te gjithe thote:"Per mendimin tim,merkata nuk ekziston.Ajo eshte aty vetem per te na treguar budallalleqet qe turrma ben,nuk eshte merkata ajo qe determinon fatin e nje investuesi por vete investuesi.Vetem me analize fondamentale arrin te besh profit"
Dhe Buffet,persa i perket profit,ka bere me thase...
Edited by: tirana at: 3/23/01 12:33:03 am
tirana
Ekonomist
Posts: 207
(3/31/01 8:50:05 am)
Reply Re:
--------------------------------------------------------------------------------
Fondamentalizmi
James.A.Rea.i biri i te famshmit Rea ortakut te fondatorit te analizes fondamentale,te famshmit Benjamin Graham dhe vazhdues i gjurmeve te te jatit,ne nje interviste thote:
Ne nuk jemi ne afar per te bere parashikime,por per te blere aksione te mira me ēmim te lire
Nje tjeter fondamentalist legjendar,i madhi Warren Buffett,pyetjes se te derguarit te "The New York Times"per te shprehur mendimin e tij se cili eshte momenti me i mire per te blere nje aksion i pergjigjet: Kur nje shoqeri vlen realisht me teper se ajo ēka e ka vleresuar merkata
Keto dy pergjigje,japin mjaft qarte imazhin fondamentalist.Ky i fundit,pret me durim "plaēken e lire","skonton"dhe,kur e gjen,blen pa u menduar 2 here.
Shpesh ndodh qe,merkata,per nje motiv apo tjetrin,shet dhe ēmimi i nje aksioni ulet nen vleren reale te tij.Por heret apo vone,merkata do ta konstatoje kete gabim dhe do te ribleje.
Pra,dalim ne perfundimin qeduhet vleresuar ndermarrja!
Si vleresohet nje ndermarrje?Jemi me fat.Gjithshka qe na duhet per ta bere ndodhet ne bilancin e saj.Sot,ekzistojne mjaft site te cilat furnizojne gratis bilancet e shoqerive,mjafton te regjistrohesh dhe ato ti furnizojne te thjeshtuar(sepse duhet te jene sa me te thjashtuar)
Nje bilanc perbehet nga 3 faqe:
a)Gjendja patrimoniale:
-Aktive
-Pasive
b)Llogaria ekonomike
Tek pjesa aktive ndermarrja ben listen e te mirave(pasurive)qe disponon.Tek pasivitetet me pak fjale tregon ku ka marre parate per te blere keto pasuri.
Ne llogarine ekonomike,ndermarrja tregon si ka shkuar viti apo 3 mujori: ka faturuar 30 milione dhe ka pasur kosto prej 25milione.Kane mbetur per aksioneret 5 milion perfitim(Earnings)
Ndoshta duket e habitshme por pikerisht ne keto 3 shifra qendron e shkruar dhe perfitimi(Earning)i vitit tjeter.Dhe eshte pikerisht ky lloj arsyetimi,i cili na tregon nese ndermarrja eshte e mbivleresuar apo nenvleftesuar.
C'far ben ndermarresi(apo bossi apo CEO)me keto 5 milion?Kush ka eksperience ndermarrjeje e di shume mire.Me pak fjale,kete Cash e reinveston ne makina,lende te pare etj(trading on the equity),shkon me vrap ne Banke e i thote:"ti banke me ke dhene 7 milion borxh,tani qe aksioneret me kane lene 5 milion,a do me japesh dhe 5 te tjere?Zakonisht Banka pranon.Pra ndermarresi nuk reinveston 5 por 10 milion.
Sa do te na nxjerre vitin tjeter ky investim i 10 milionesh?Praktika na sugjeron qe raporti:
kapital i investuar capital
--------------------------------------------
faturimin output ratio
ka nje konstance ne vite sikunderse raporti:
perfitim neto
------------- apo Profit margin
faturim
Pra,ne rast se ne,me 7 milionet qe kishim,arritem te krijojme perfitim prej 5 milon,sa do te jete perfitimi vitin tjeter?
5
--- = 0.71428 shumezuar me 100 =71428%
Pra themi erfitimi i ndermarrjes tone,do te rritet ne shikim te pare pak a shume me 71,1428%
Kjo quhet dhe ROE apo Return on Equity
ROE eshte dhe parametri kryesor ne percaktimin e fuqise se zhvillimit te nje ndermarrjeje.
Edited by: tirana at: 3/31/01 5:55:42 am
Krijoni Kontakt