Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Eja Pendohu edhe Ti ...
    Anëtarësuar
    08-08-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    47

    Pastori Xhons ka hequr dorë nga planet për djegien e Kuranit

    Pastori Xhons ka hequr dorë nga planet për djegien e Kuranit


    Pastori i një kishe të vogël në Florida tha se ka hequr dorë nga planet për të djegur Kuranin, përsa kohë që ai mund të takohet me imamin në Nju Jork që kërkon të ndërtojë xhaminë në vendin ku më parë ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë.

    Terry Jones tha sot se ai ka në plan të takohet me Imamin nesër. Por Imami Feisal Abdul Rauf mohon se është në plan të zhvillohet një takim i tillë. Imami Rauf po ashtu shprehu habi lidhur me njoftimin e djeshëm të pastorit Jones se klerikë myslimanë kishin rënë dakort që qendra islamike të mos ndërtohej pranë vendit ku ndodhën sulmet e 11 shtatorit, por diku më larg tij. Imami tha se nuk ekziston një marrëveshje e tillë.

    Në përgjigje, pastori Jones, tha se ai ndihet i mashtruar nga një klerik mysliman i Floridas, që po ndërmjetësonte marrëveshjen. Nga ana e tij kleriku mysliman i Floridas, Imami Muhamed Musri, thotë se ai nuk e ka gënjyer pastorin Jones, dhe se ende po përpiqet të organizojë një takim mes tre klerikëve për të diskutuar rreth vendit të xhamisë në Nju Jork.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    351
    Ky far pastori i vogel ia ariti qellimit per çka edhe e beri buje... Ky fitoje popullaritet dhe as qe e ka gajle djegjen e Kuranit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •