Work & Study Fair 2010

Ne datat 17-19 Shtator 2010 presim t'ju takojme te gjithe ne aktivitetin madheshtor 'Work & Study' 2010, Panairi i Punes dhe i Studimit, organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane ne Pallatin e Kongreseve, Tirane. Ky aktivitet do te hapet ne oren 17:00 diten e premte, 17 Shtator dhe pret nje pjesemarrje te gjere nga gjithe te interesuarit per punesim dhe programe studimi.

ANDE-LM® do te mare pjese si Agjenci Private Punesimi duke ofruar pozicione vakante punesimi ne Shqiperi dhe Jashte saj, e njekohesisht si Agjenci Ndermjetesuese Jashte vendit per shkollim e studim, duke perfaqesuar shume institucione prestigjoze edukimi ne mbare boten.

Surpriza e madhe qe ANDE-LM® do t'ju ofroje te gjithe kandidateve eshte mundesia per te takuar dhe aplikuar drejperdrejte me perfaqesues te huaj te shkollave dhe kompanive gjate aktivitetit.
Ne dite te ndryshme dhe ne orare te vecanta, shume nga perfaqesite e huaja do te realizojne ne ambjentet e panairit edhe Konferenca te hapura lidhur me programet, aplikimet, shqetesimet dhe pyetjet qe secili prej jush do te kerkoje te informohet.

Ne stendat e ANDE-LM® do te keni hapesire te njiheni me programet e larmishme ne fushen e edukimit direkt nga shkollat perkatese te shteteve SHBA, Angli, Malajzi, Ceki, Itali, etj.
Gjithashtu, stafi yne do te reklamoje prane jush shume vende pune ne Tirane, Durres, Lezhe, Korce, Elbasan, Gjirokaster, Vlore dhe jashte Shqiperise ne Lindje te Mesme, SHBA, Kanada, Itali, France dhe Spanje.

Nese ky Panair zgjon interesin tuaj jeni te lutur te na vizitoni.

Mos harroni te Premten 17 Shtator - te Dielen 19 Shtator ne mund te takohemi ne stenden ANDE-LM® ne Pallatin e Kongreseve, Tirane.

Ju mirepresim!