Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Përralla nga librat fetarë

    Ne kete teme do t'i postoj disa tekste te kopjuara nga librat fetare te cilat kane permbajtjen e ngjashme me ato te perrallave dhe te cilat mund te sherbenin si skenare te mira per filma te zhanrit triller apo fantastike!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Po fillojme nga Bibla

    Ne kapitullin e fundit Zbulesa ne Bibel shumica e tekstit ka nje permbajtje perrallore apo fantastike.

    Ja nje per shembull:

    Kapitulli 12
    1


    Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.
    2


    Ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.
    3


    Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora.
    4


    Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit dhe i hodhi mbi tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, për të gllabëruar birin e saj kur ta kishte lindur.
    5


    Dhe ajo lindi një bir mashkull, i cili duhet të qeverisë gjithë kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u rrëmbye pranë Perëndisë dhe fronit të tij.
    6


    Dhe gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte vend të përgatitur nga Perëndia, që të ushqehet atje një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
    7


    Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan,
    8


    por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.
    9


    Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.
    10


    Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: ``Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.
    11


    Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.
    12


    Prandaj gëzohuni, o qiej, dhe ju që rrini në ta. Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë``.
    13


    Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.
    14


    Dhe iu dhanë gruas dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturojë në shkretëtirë në vendin e saj, ku të ushqehet një kohë, disa kohë dhe gjysmën e një kohe, larg pranisë së gjarprit.
    15


    Atëherë gjarpri qiti nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi,
    16


    dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.
    17


    Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.
    18


    Dhe u ndala mbi rërën e detit.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Vazhdojme me Kuranin

    Kapitulli 27. Neml

    17. E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
    18. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
    19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!"
    20. Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç'është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!"
    21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Vazhdojme me Biblen

    Eksodi Kapitulli 10

    12

    Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën tënde mbi vendin e Egjiptit për karkalecat, me qëllim që ato të ngjiten dhe të mbulojnë vendin e Egjiptit dhe të përpijnë tërë bimësinë e vendit, tërë ato që ka lënë breshri".

    13


    Atëherë Moisiu zgjati bastunin e tij mbi vendin e Egjiptit; dhe Zoti ngriti një erë nga lindja mbi vendin tërë atë ditë dhe tërë natën; sa erdhi mëngjesi, era e lindjes solli karkalecat.

    14


    Dhe karkalecat u ngjitën në tërë vendin e Egjiptit dhe u ulën në tërë territorin e tij në numër të madh. Nuk kishte pasur kurrë një murtajë të tillë karkalecash më parë dhe nuk do të ndodhë ndonjë tjetër.

    15


    Ato mbuluan faqen e tërë dheut, aq sa e nxinë dheun; përpinë tërë bimësinë e vendit dhe tërë pemët e drurëve që breshri kishte lënë; dhe nuk mbeti asgjë e blertë mbi drurët dhe shkurrëzat e fushës, në tërë vendin e Egjiptit.

    16


    Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush.

    17


    Por tani të lutem, falmani mëkatin edhe një herë; dhe lutjuni Zotit, Perëndisë tuaj, që të largojë nga unë këtë mynxyrë vdekjeprurëse".

    18


    Dhe Moisiu doli nga Faraoni, dhe iu lut Zotit.

    19


    Pastaj Zoti ngriti një erë të kundërt, një erë nga perëndimi shumë të fortë, që i largoi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq. Nuk mbeti asnjë karkalec në tërë territorin e Egjiptit.

    20


    Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk i la bijtë e Izraelit të ikin.

    21


    Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, me qëllim që të jetë errësirë në vendin e Egjiptit, errësirë që të mund të preket me dorë".

    22


    Dhe Moisiu e shtriu dorën e tij drejt qiellit, dhe u bë errësirë e madhe në tërë vendin e Egjiptit për tri ditë.

    23


    Njëri nuk shikonte tjetrin dhe asnjeri nuk lëvizi nga vendi ku ndodhej për tri ditë; por për të gjithë bijtë e Izraelit kishte dritë në banesat e tyre.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Vazhdojme me Kuranin

    Kapitulli 7. Araf

    106. Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument".
    107. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.
    108. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
    109. Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos një magjistar i përsosur".
    110. Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"
    111. Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
    112. Të sjellin çdo magjistar të dijshëm (të aftë).
    113. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!"
    114. Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi".
    115. Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhish ti, ose ne po hedhim?"
    116. Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.
    117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.
    118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
    119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prizrenasi_30 : 10-09-2010 më 03:44
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Shikoni tani ngjashmerine e rastit te mesiperm nga Kurani me ate ne Bibel:

    Eksodi Kapitulli 4

    1


    Moisiu u përgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t`i binden zërit tim, sepse do të thonë: "Zoti nuk të është shfaqur"".

    2


    Atëherë Zoti i tha: "Ç`është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".

    3


    Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.

    4


    Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Po vazhdojme tani me ngjashmerite mes ngjarjeve te pershkruara ne Bibel dhe ne Kuran.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prizrenasi_30 : 10-09-2010 më 03:46
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Citim Postuar më parë nga prizrenasi_30 Lexo Postimin
    Eksodi Kapitulli 10

    12

    Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën tënde mbi vendin e Egjiptit për karkalecat, me qëllim që ato të ngjiten dhe të mbulojnë vendin e Egjiptit dhe të përpijnë tërë bimësinë e vendit, tërë ato që ka lënë breshri".

    13


    Atëherë Moisiu zgjati bastunin e tij mbi vendin e Egjiptit; dhe Zoti ngriti një erë nga lindja mbi vendin tërë atë ditë dhe tërë natën; sa erdhi mëngjesi, era e lindjes solli karkalecat.

    14


    Dhe karkalecat u ngjitën në tërë vendin e Egjiptit dhe u ulën në tërë territorin e tij në numër të madh. Nuk kishte pasur kurrë një murtajë të tillë karkalecash më parë dhe nuk do të ndodhë ndonjë tjetër.

    15


    Ato mbuluan faqen e tërë dheut, aq sa e nxinë dheun; përpinë tërë bimësinë e vendit dhe tërë pemët e drurëve që breshri kishte lënë; dhe nuk mbeti asgjë e blertë mbi drurët dhe shkurrëzat e fushës, në tërë vendin e Egjiptit.

    16


    Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush.

    17


    Por tani të lutem, falmani mëkatin edhe një herë; dhe lutjuni Zotit, Perëndisë tuaj, që të largojë nga unë këtë mynxyrë vdekjeprurëse".

    18


    Dhe Moisiu doli nga Faraoni, dhe iu lut Zotit.

    19


    Pastaj Zoti ngriti një erë të kundërt, një erë nga perëndimi shumë të fortë, që i largoi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq. Nuk mbeti asnjë karkalec në tërë territorin e Egjiptit.

    20


    Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk i la bijtë e Izraelit të ikin.

    21


    Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, me qëllim që të jetë errësirë në vendin e Egjiptit, errësirë që të mund të preket me dorë".

    22


    Dhe Moisiu e shtriu dorën e tij drejt qiellit, dhe u bë errësirë e madhe në tërë vendin e Egjiptit për tri ditë.

    23


    Njëri nuk shikonte tjetrin dhe asnjeri nuk lëvizi nga vendi ku ndodhej për tri ditë; por për të gjithë bijtë e Izraelit kishte dritë në banesat e tyre.
    Ne Kuran e njejta ngjarje pershkruhet keshtu:

    Kapitulli 7. Araf

    133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prizrenasi_30 : 10-09-2010 më 03:48
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Keto ishin vetem disa shembuj nga tekstet e librave fetare.

    Nuk po shkruaj me teper sepse po te vazhdoj akoma do te me marrin shume kohe, por besoj qe e kuptoni esencen e kesaj teme.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  10. #10
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    hahaha LOOOOOOL

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •