Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 153
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Enver Hoxha: Autonomi per Kosoven, jo Republike

    Enver Hoxha: Autonomi per Kosoven, jo Republike

    Darina Tanushi

    Zbulohet pėr herė tė parė dokumenti i bisedės sekrete mes ish-udhėheqėsit komunist, Enver Hoxha dhe tė ngarkuarit me punė nė Jugosllavi, nė shtator tė vitit 1970. Nė kėtė bisedė, ku ka ndėrhyrė edhe Ramiz Alia, kuptohet qartė diplomacia e ndjekur nga komunistėt shqiptarė nė marrėdhėniet me Josif Broz Titon dhe qėndrimet ndaj krijimit tė njė republike tė Kosovės. Nė kėtė dokument kuptohet qartė se Enver Hoxha dhe udhėheqja komuniste e Shqipėrisė nė vitin '70 ishte kundėr krijimit tė njė republike tė dytė shqiptare. Madje nė kėtė bisedė sekrete, ish-diktatori Hoxha kėrkon tė dijė shumė pėr qėndrimin qė mbajnė komunistėt kosovarė qė drejtoheshin nė atė kohė nga Fadil Hoxha. "Nė botė ka vetėm njė Republikė Popullore tė Shqipėrisė", - shprehet nė njė pėrgjigje qė Enver Hoxha i kthen Hoxhės. Kėtij tė fundit ai i sugjeron qė tė mbajė kontakte me Titon. "Ju mund tė keni pikėpamjen tuaj, por pėr ne, Titua ėshtė antimarksist. Megjithėkėtė, ne ju themi qė nė kėto konjuktura, nuk bėni keq tė mbėshteteni tek Titua, sepse jua lehtėsoi disi vuajtjet", - shprehet nė kėtė pjesė tė parė tė bisedės sekrete tė shtatorit 1970 Enver Hoxha, nė pėrgjigjen qė i dėrgon Fadil Hoxhės, pėrmes tė ngarkuarit me punė nė Jugosllavi, Lik Seiti.
    Takimi i Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror tė PPSH, shokut Enver Hoxha, me tė ngarkuarin me punė tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė nė Jugosllavi, Lik Seiti, nė Tiranė, nė datėn 19.9.1970
    Nė kėtė takim merr pjesė dhe Sekretari i KQ tė PPSH-sė, shoku Ramiz Alia. Shoku Enver Hoxha, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seiti, e pyet atė nėse e ka mėsuar gjuhėn serbo-kroatisht dhe kur merr pėrgjigje se ai nuk di dhe aq mirė, e porositi Likun ta mėsojė, mbasi diplomati ynė ėshtė e domosdoshme ta mėsojė mirė gjuhėn e vendit ku ėshtė ngarkuar tė shėrbejė, aq mė tepėr nė njė shtet si Jugosllavia, ku ėshtė nė fuqi njė klikė tradhtare e marksizėm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. "Nė pėrgjithėsi, ju diplomatė, - vazhdoi shoku Enver, - nuk bėni pėrpjekjet e duhura pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja. Nuk ėshtė aspak mirė qė ju tė punoni kurdoherė me pėrkthyes. Njė praktikė e tillė nuk na ēon larg. Tė jesh nė njė vend me shėrbim dhe tė mos dish gjuhėn e tij, as shtypin nuk e shfrytėzon dot. Mund tė ndodhė qė tjetri tė kėrkojė njė bisedė urgjente, por po tė mos kesh pėrkthyesin aty, t'i thuash prit se tani nuk ka kush tė na bėjė pėrkthimin, nuk ėshtė e hijshme. Shumė nga ju u mėsuat tė punoni me pėrkthyes, por kjo nuk duhet tė vazhdojė mė nė tė ardhmen.
    Ēfarė thotė Fadil Hoxha, ka ndonjė ēik ndjenjė shqiptarizmi te ky njeri, se sa pėr marksist-leninist ėshtė tjetėr punė, ėshtė shumė larg qė ai tė jetė i tillė".
    Shoku Lik Seiti: Nga takimi qė pata me tė, mė la pėrshtypjen e asaj qė thatė mė pėrpara, d.m.th, tek ai ekziston ndjenja e shqiptarizmit. Tė them tė drejtėn, mua mė bėri pėrshtypje preokupacioni i tij i madh pėr rininė, lidhur me mbajtjen e fotografive. Kėtu ai theksoi se pėr sa i pėrket ndjenjave tė njerėzve tė moshuar, kėto ne jemi nė gjendje t'i dominojmė. Pėr sa i pėrket rinisė qė ėshtė njė masė mė e gjerė dhe qė manifeston hapur dashurinė pėr Shqipėrinė dhe shokun Enver, e kemi mė vėshtirė ta frenojmė atė nė kėtė vrull, jo se unė jam kundėr dashurisė ndaj shokut Enver dhe mbajtjes sė fotografisė sė tij nga ana e rinisė kosovare, pėrkundrazi, jam unė i pari qė e dua mė shumė se kushdo shokun Enver, por se kjo na prish punė. Ju e dini se unė edhe gjatė luftės, kur fotografia e shokut Enver filloi tė hiqej tek ne, e vura nė dijeni shokun Enver dhe ai mė kėshilloi me tė drejtė qė kėtė ēėshtje ta ngrija nė komitetin krahinor tė partisė sė Kosovės.
    Shoku Enver Hoxha: Mos do tė thotė Fadili me kėtė se rinia nuk duhet tė ekzaltohet shumė, prandaj ngriti ēėshtjen qė fotografinė e Enverit tė mos e mbajnė tė rinjtė e tė rejat?
    Shoku Lik Seiti: Ai la tė kuptohej qė po tė jetė puna pėr tė mbajtur fotografinė e shokut Enver, atė do ta mbaj unė i pari, pastaj tė tjerėt.
    Kur ra fjala lidhur me eventualitetin e njė agresioni kundėr Shqipėrisė, Fadili theksoi se ai personalisht do tė jetė ushtar besnik i shokut Enver dhe se Kosova kurrė nuk do t'i kundėrvihet Republikės Popullore tė Shqipėrisė.
    Pastaj mė foli pėr pėrpjekjet qė bėn ai pėr tė fituar Kosova autonominė. Kėto pėrpjekje, siē mė tha, i ka bėrė qė nė kohėn kur ish nė fuqi Rankoviēi, prandaj edhe ishte vėnė nė shenjė prej tij. Fadili atėherė kish gjetur kundėrshtarė nė kėtė ēėshtje, midis tė cilėve Petėr Stamboliēin.
    Shoku Enver Hoxha: Ē'bėn tani Stamboliēi?
    Shoku Lik Seiti: Tani ai ėshtė mėnjanuar, po jo nė atė shkallė siē janė lėnė mėnjanė Tempua me shokė. Ndryshe ėshtė me Stamboliēin, kėtė diku e aktivizojnė pėr tė dorėzuar nė emėr tė Titos ndonjė dekoratė, apo pėr tė prerė shiritin me rastin e inaugurimit tė ndonjė vepre etj.
    Shoku Enver Hoxha: Po Tempua bėn ndonjė punė, duket nėpėr pritjet?
    Shoku Lik Seiti: Jo. Siē duket, tani shkruan kujtimet.
    Shoku Enver Hoxha: Po Koēa Popoviēi?
    Shoku Lik Seiti: As ky. Edhe ky si Stamboliēi ėshtė.
    Shoku Enver Hoxha: A e kanė nėnpresident tani?
    Shoku Lik Seiti: Jo, me organizimin e ri jugosllavėt nuk kanė fare nėnpresident. Kryetari i Kuvendit Federativ, nė formė kryen njėkohėsisht edhe funksionin e nėnpresidentit. Nė kėtė post ėshtė Milentije Popoviēi.
    Kur punohej pėr pėrgatitjet e Kongresit tė 9-tė, pėr disa kohė nė Jugosllavi u bėnė pėrpjekje pėr tė nxjerrė Kardelin si zėvendės tė Titos nė kryesinė e Lidhjes sė Komunistėve, po pati reagim nga tė tjerėt. Kėshtu, kur u mėsua pėr funksionin e nėnpresidentit tė Lidhjes sė Komunistėve, tė gjithė tė tjerėt thanė ē'ėshtė kjo e panjohur. Prandaj, nė Kongresin e 9-tė tė Lidhjes sė Komunistėve jugosllavė nxorėn nga udhėheqja tė tėrė tė vjetrit. Titua mbajti vetėm Kardelin dhe ndonjė tjetėr, por theksoi qė midis tyre dhe tė rinjve qė hynė nė udhėheqje nuk ka tė parė dhe tė dytė, tė gjithė janė njėlloj.
    Shoku Enver Hoxha: Po udhėheqėsit kosovarė si i kanė marrėdhėniet me njėri-tjetrin? Kanė grindje midis tyre? Pėr shembull, si janė marrėdhėniet midis Fadil Hoxhės, Veli Decės, Ali Shyqriut etj?
    Shoku Lik Seiti: Gjer tani nuk kemi dėgjuar asgjė serioze qė tė na ketė tėrhequr vėmendjen, megjithatė gjėra tė vogla midis tyre ka. Nga sa dimė, del sikur Fadili dhe Veliu janė njė, kurse Xhavit Nimani me Ali Shyqrinė janė mė ndryshe. Kur ish nė fuqi Rankoviēi, Ali Shyqriu pozitat i kishte mė tė forta se Fadili me Velinė. Sidoqoftė, edhe kėto gjėra tė vogla qė kanė ata midis tyre ne nuk i kemi akoma shumė tė qarta e tė argumentuara. Pėr sa i pėrket aktivizimit tė krerėve shqiptarė tė Kosovės me funksione tė rėndėsishme, nga ana e udhėheqjes jugosllave veprohet njėlloj si pėr njėrin, ashtu edhe pėr tjetrin.
    Shoku Enver Hoxha: Nga krerėt shqiptarė tė Kosovės, kush tregohet pro rrymės serbomadhe tė Rankoviēit?
    Shoku Lik Seiti: Dyshime ka pėr Xhavit Nimanin dhe Ali Shyqrinė, megjithėse kėtė tė fundit Titua e aktivizon mjaft, i ka dhėnė edhe popullaritet.
    Shoku Enver Hoxha: Ėshtė i vjetėr nga mosha Aliu?
    Shoku Lik Seiti: Rreth 45-50 vjeē. Ky ka qenė edhe nė Shqipėri. Midis tė gjithė tė tjerėve, Aliu ėshtė njeriu mė i pėrgatitur pėr funksione qeveritare. Tani merret me ekonomi, e aktivizojnė sidomos nė marrėdhėniet qė ka Jugosllavia me vendet arabe.
    Shoku Enver Hoxha: Kanė fėmijė kėta, dhe ē'qėndrim mbajnė?
    Shoku Lik Seiti: Tė gjithė fėmijėt e kėtyre, gjatė manifestimeve patriotike qė janė zhvilluar nga populli kosovar, kanė qenė pro flamurit dhe pro njė autonomie mė tė gjerė tė Kosovės. Veē kėsaj, kur kanė ardhur nė Jugosllavi skuadrat tona sportive, tė gjithė kėta elementė tė rinj janė treguar tė afruar dhe kanė shfaqur interesim pėr Shqipėrinė. Nė kėtė drejtim, qėndrimi i djalit tė Fadil Hoxhės ėshtė mė i theksuar. Ky ėshtė edhe mė serioz dhe qėndron vazhdimisht nė Prishtinė me nėnėn e tij. Edhe vetė Fadili, me pėrjashtim tė rasteve kur nė qendėr bėhet ndonjė mbledhje ose konferencė, kur autorizohet tė bėjė ndonjė takim, apo kur e dėrgojnė jashtė shtetit, pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Kosovė e kalon.
    Nė Kongresin e 9-tė zgjedhjet e udhėheqjes kryesore u bėnė nė mėnyrė tė atillė, qė nė pėrbėrjen e saj tė pėrfaqėsoheshin nė numėr tė barabartė tė tėra republikat. Kjo u bė me qėllim ekuilibri tė forcave. Kėshtu, pėr ēdo republikė u zgjodhėn nga dy veta nė Byronė Politike tė Lidhjes dhe nga njė pėr tė dyja krahinat autonome. Nga sa na del nga shtypi dhe nga tė dhėnat e ndryshme qė disponojmė, ashtu siē qėndron Fadili nė Kosovė, edhe Kardeli pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Slloveni e kalon. Kėshtu veprojnė edhe udhėheqėsit nga republikat e tjera, tė cilėt gjithashtu e kalojnė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė vendlindjet e tyre dhe vetėm kur kanė mbledhje shkojnė nė Beograd.
    Shoku Enver Hoxha: Si qėndron Nikeziqi me shqiptarėt?
    Shoku Lik Seiti: Kemi dėgjuar sikur i pėrkrah. Ai ka dhėnė mjaft kėshilla kur ka qenė nė Kosovė.
    Shoku Enver Hoxha: Po Veselinoviēi me Tempon etj, me serbėt janė?
    Shoku Lik Seiti: Po.
    Shoku Enver Hoxha: Si mendon ti lidhur me bisedėn qė pate me Fadilin, a vlen t'i kthejmė ndonjė pėrgjigje? Ku tė takoi ai ty?
    Shoku Lik Seiti: Mė takoi njė natė nė pritjen qė u dha nė ambasadėn sudaneze, me rastin e vizitės qė bėri nė Jugosllavi kryetari i shtetit tė Sudanit. Fadili nė atė pritje qe bashkė me Ali Shyqrinė, por ndofta, sepse s'mė njihte mirė ose pėr ta justifikuar takimin me mua erdhėn tė dy sė bashku. Mirė po me t'u takuar, Aliu u largua menjėherė, duke u justifikuar se i duhet tė takohej me njė tjetėr. Fadili, pra erdhi vetė i dytė dhe takimi u bė nė njė pritje pėrpara syve tė tė gjithė tė tjerėve. Sa mbetėm vetėm, u hoqėm tė dy mėnjanė dhe aty Fadili gjeti rastin pėr tė mė folur.
    Shoku Enver Hoxha: Po Velinė, kur e ke takuar?
    Shoku Lik Seiti: Me Velinė kam biseduar nė takimin e parė me Fadilin. Takimi me tė u bė nė kohėn qė po dilnin diplomatėt nga stadiumi dhe zgjati gjithsej 2-3 minuta. Kėshtu, kur po largohesha edhe unė, u takova rastėsisht me Fadilin, i cili i tha Veliut qė ndodhej prapa nesh, eja tė tė takoj me tė ngarkuarin me punė tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Pas kėtij takimi tė shkurtėr u ndamė menjėherė.
    Shoku Enver Hoxha: E, si thua, ē'mendon ti, a vlen t'i pėrgjigjemi Fadilit duke i dėrguar nėpėrmjet teje njė pėrgjigje nga ana ime?
    Shoku Lik Seiti: Nga biseda qė bėra me tė kam pėrshtypjen qė ai pret njė pėrgjigje.
    Shoku Enver Hoxha: Konkretisht, ē'kėrkonte ai nga unė, pse nga sa mė kujtohet nga radiogrami qė na ke dėrguar, ai sikur tė ka drejtuar pyetjen ē'mendon shoku Enver.
    Shoku Lik Seiti: Kėtė pyetje ai e bėri kur ngriti problemin lidhur me lėvizjen e Rezak Shalės, i cili ishte pėr krijimin e republikės sė shqiptarėve tė Jugosllavisė. Fadili mė tregoi se qe shprehur kundėr njė gjėje tė tillė. Unė nga ana ime, theksoi ai, njoh vetėm njė republikė shqiptare, Republikėn Popullore tė Shqipėrisė. Personalisht kam qenė dhe jam, - vazhdoi ai, - pėr autonominė e plotė tė Kosovės, prandaj nuk si mendon shoku Enver pėr kėtė ēėshtje. Unė, - tha ai, - nuk e besoj qė tė jetė kundėr.
    Shoku Enver Hoxha: Ē'ėshtė ky Rezak Shala?
    Shoku Lik Seiti: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes qė bėri pėr krijimin e republikės, e kanė hequr.
    Shoku Enver Hoxha: Po si t'u duk ty, kėto pikėpamje qė tė shprehu Fadili, i ka me dijeninė e udhėheqjes jugosllave, apo tė vetat?
    Shoku Lik Seiti: Unė mendoj se i ka me dijeninė e udhėheqjes mbasi ai e vuri shumė theksin te Titua, kur donte tė mė tregonte sa shumė interesohet ky dhe si na ka kėshilluar vazhdimisht ta duam Shqipėrinė dhe shokun Enver, pėr arsye se atė e do njė popull I tėrė dhe tani autoriteti i Republikės Popullore tė Shqipėrisė ėshtė rritur shumė nė botė. Kėtė ēėshtje ai e theksonte shumė.
    Ēėshtja tjetėr qė preku Fadili dhe nga njė pyetje qė I bėra lidhur me perspektivat e ngjarjeve nė Jugosllavi pas vdekjes sė Titos.
    Shoku Enver Hoxha: Ē'tha ai, ē'mendon se mund tė ndodhė nė Jugosllavi pas vdekjes sė Titos dhe si e ngriti kėtė ēėshtje?
    Shoku Lik Seiti: Pyetjen ia bėra unė kur Fadili tha qė Titua interesohet shumė pėr shqiptarėt nė Kosovė. Dėshira jonė, vuri theksin ai, ėshtė qė legatat e tė dy vendeve t'i ngremė tani nė rang ambasade, megjithėse duhet njohur se ka edhe kundėrshtarė, siē janė forcat serbomadhe qė nuk e duan kėtė gjė. Nė kėtė rast unė ia bėra pyetjen dhe ai u pėrgjigj se Titua qė tani sa ėshtė gjallė po punon qė federata tė mbetet e pandryshuar pas vdekjes sė tij, po merr masa qė as mė vonė tė mos dominojė shovinizmi serbomadh, as tė ngrihet konfederata, siē ka pasur zėra, por as tė mos jetė Jugosllavia njė federate e pėrqendruar, ku tė dominojė serbomėdhenjtė. Dhe kėsaj pak a shumė po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhėheqjes sė Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmė kjo ėshtė e siguruar, megjithėse mund tė ngjallen forca pėr ta rrezikuar federatėn.
    Shoku Enver Hoxha: Me bindje i thoshte kėto Fadili, apo si me gjysmė zėri? Si t'u duk, i thoshte me gjallėri, apo vetėm sa pėr t'i thėnė se e kishim ngarkuar qė t'i transmetonte. Ē'pėrshtypje pate ti prej tij nė kėtė kohė?
    Shoku Lik Seiti: Pėr Titon dhe vijėn e tij Fadili fliste me entuziazėm, nė kuptimin qė kosovarėt ai i favorizon, kurse pėr Rankoviēin fliste me urrejtje, nga njė herė bile edhe me nervozizėm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka pėr tė ardhur kurrė.
    Por unė nuk kuptova mirė premtimin e tij nėse do tė jetė ushtar besnik i shokut Enver, jo vetėm po tė rrezikohet Shqipėria nga ndonjė agresion, por edhe nė rast se vjen pėrsėri nė fuqi Rankoviēi, do tė punojė ai qė Kosova tė mos i kundėrvihet Republikės Popullore tė Shqipėrisė? Kjo mua mė shpėtoi pa sqaruar, pėr arsye se nė atė kohė vinin vėrdallė nesh plot njerėz, midis tė tjerėve edhe dy sovjetikė, njėrin nga tė cilin e njihte. Fadili nė kėtė rast tha qė nuk fund tė fundit ne do tė bėjmė punėn tone, sado qė tė mos duan kėta (pėr sovjetikėt) qė janė armiqtė tanė.
    Shoku Enver Hoxha: Foli gjė Fadili pėr ndjenjat antiserbe tė popullit kosovar, kur pėrmendi ato ndjenja gjoja tė ekzaltuara tė rinisė kosovare?
    Shoku Lik Seiti: Nuk tha gjė.
    Shoku Enver Hoxha: E do populli Fadilin?
    Shoku Lik Seiti: E do, tek ai duket se ka besim mė shumė se tek cilido tjetėr nga maskarenjtė e kalibrit tė tij. Njerėzit pėr tė flasin mire. Qarkullojnė edhe zėra sikur ai ka qenė kundėrshtar i largimit tė shqiptarėve jashtė Jugosllavisė.
    Shoku Enver Hoxha: Ka kosovarė qė kthehen nga Turqia nė Jugosllavi?
    Shoku Lik Seiti: Kėta gjer tani janė fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo ēėshtje po diskutohet midis vendeve, po thonė sikur nuk i lejojnė turqit. Megjithatė, nuk ka akoma gjė tė qartė.
    Shoku Enver Hoxha: Kur tė vijė rasti t'i duhet t'ia bėsh kujtdo tė qartė vijėn tonė, sipas sė cilės kosovarėt e emigruar duhet tė kthehen nė vendin e nė shtėpinė e tyre dhe nė kėtė drejtim tė bėhem pėrēapje qė tė mos nxirren pengesa. Tė bėhet e qartė se pikėpamja jonė ėshtė qė jugosllavėt t'i zhdukin pengesat qė kanė vėnė duke u kėrkuar si kusht atyre shqiptarėve tė emigruar qė dėshirojnė tė kthehen nė Kosovė se duhet tė disponojnė njė sasi tė hollash.
    Shoku Lik Seiti: Fadili pret pėrgjigje edhe lidhur me kthimin e legatės sonė nė Beograd nė rang ambasade.
    Shoku Enver Hoxha: Po ja, sikur tė t'i themi ty disa gjėra qė, pėr tė qenė mė preciz, unė i kam shkruar. Kėto ti mund t'i kesh nė vete, po Fadilit duhet t'i thuash gojarisht, se ai me shokė nuk janė njerėz tė sigurt. Idetė, qė po t'i jap tė shkruara, janė mjaft koncize dhe pėr tė dyja tablotė, edhe pėr vetė Fadilin personalisht nė rast se ai do tė dėshirojė t'i mbajė vetė nė mendje, edhe po tė jetė qė t'ia thotė Titos, pse ne e dimė qė ai i Titos ėshtė dhe kjo s'na prish asnjė punė. Natyrisht, ti duhet tė gjesh rastin pėr t'ia thėnė kėto ide kėshtu, nė pėrgjithėsi. Po mė mirė le tė t'i lexoj njė here, pastaj tė shohim ē'mendim ke edhe ti:
    "Duke vlerėsuar bisedėn qė patėm bashkė, si dhe faktin qė ju mė dhatė tė kuptoj se donit tė dinit edhe mendimin e shokut Enver pėr ēėshtjet qė ngritėt, kur isha nė Tiranė, kėrkova njė takim me shokun Enver dhe ia raportova gjithēka qė mė folėt.
    Shoku Enver, mė porositi, t'ju sjell tė falat e tij dhe t'ju pėrshėndes pėr ndjenjat e pastra patriotike, qė janė karakteristike pėr shqiptarėt, qofshin kėta qytetarė tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, qofshin tė Kosovės. Shoku Enver ishte i prekur nga ajo qė thatė ju se nė rast rreziku pėr Republikėn Popullore tė Shqipėrisė ju do tė jeni pėrkrah tij. Shoku Enver, qė ju njeh personalisht, nuk dyshon pėr kėtė, sepse qėndrimi juaj pėr kėtė problem ėshtė nė vazhdėn e traditave luftarake heroike tė popullit tone qė ka luftuar nė shekuj dhe nė vazhdėn e patriotizmit tė lartė tė popullit tė Kosovės.
    Ne ndjekim me vėmendje ndryshimit qė kanė ndodhur nė Kosovė, tė drejtat qė janė fituar nė ēėshtjen e gjuhės, tė arsimit, nė drejtim tė administrimit, etj. Padyshim kėto janė fitore kundėr korenteve antishqiptare, rankoviēiane e serbo-madhe. Por, siē e thonė edhe vet, s'ėshtė kjo e gjitha. Ka edhe shumė tė drejta tė tjera qė duhet tė fitojnė vėllezėrit kosovarė.
    Mendimin tuaj pėr tė mos pranuar krijimin e njė Republike tė dytė shqiptare ne e quajmė tė drejtė. Ky ėshtė qėndrimi i drejtė dhe patriotik. Njė qėndrim tė kundėrt Republika Popullore e Shqipėrisė do ta luftojė me tė gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se nė botė ka vetėm njė Republikė Popullore tė Shqipėrisė.
    Gjithashtu ėshtė I drejtė mendimi juaj qė duhet punuar pėr forcimin e autonomisė sė Kosovės. Autonomi e plotė, ashtu siē e thatė edhe ju, do tė thotė sigurim i tė drejtave tė plota: nė pushtet, nė ekonomi, nė arsim e kulture, nė pėrgatitjen e kuadrove tė tė gjithė sektorėve, duke pėrfshirė edhe oficerė pėr ushtrinė, pėr sigurimin e shtetit, etj. Dhe kjo jo vetėm pėrputhet me politikėn e drejtė nacionale, siē e kuptojmė ne, por edhe se Kosova ėshtė njė entitet kombėtar i madh, i njohur nga vetė kushtetuta jugosllave. Prandaj tė kėrkosh autonominė e plotė dhe tė drejta tė plota pėr Kosovėn, nė kuadrin e Federatės, nuk ėshtė antiserbe, as antijugosllave. Me kėtė kėrkesė, pėrkundrazi, luftohen vetėm shovinistėt serbė tė cilėt kanė luftuar e luftojnė pėr tė kufizuar e mohuar tė drejtat e Kosovės, sepse kėtė duan ta kenė nėn administrimin e tyre absolute, nė mėnyrė qė tė diktojnė, sipas interesave tė tyre shoviniste, gjithė zhvillimin politik, ekonomik e shoqėror tė Kosovės.
    Pėr sa i pėrket bashkėpunimit tone me ju, ne do ta zhvillojmė kėtė brenda kuadrit tė Federatės Jugosllave. Por jua themi hapur: nė kėtė marrėdhėnie preferencėn ne ua japim marrėdhėnieve me ju, me Kosovėn. Ne jemi tė disponuar ta ndihmojmė Kosovėn nė tė gjitha drejtimet, veēanėrisht lidhur me zhvillimin e arsimit, me pėrgatitjen e kuadrove, me tekstet qė ju nevojiten, qoftė pėr universitetin, qoftė pėr shkollat e tjera. Mund tė shkėmbehet eksperiencė midis kuadrove tė sektorėve tė ndryshėm, mund tė shkėmbehen kuadro pėr tė mbajtur cikle leksionesh etj. Gjithashtu mund tė vine tek ne, pėr vizita pėr tė pare, nė forma tė ndryshme, vėllezėrit kosovarė. Shoku Enver Hoxha mė porositi t'ju them juve, shoku Fadil, se nga ana jonė nuk ka asnjė pengesė. Bile do tė jeni tė kėnaqur tė plotėsojmė tė gjitha kėrkesat tuaja. Republika Popullore e Shqipėrisė, mė tha shoku Enver, ka detyrimin ndaj vėllezėrve tė Kosovės. Por rėndėsi ka dhe kjo varet edhe nga ju, nga mbėshtetja juaj, qė nė Shqipėri tė vine sa mė shumė kosovarė e studentė, vetėm pėrpiquni tė jenė njerėz tė mire dhe t'ju shėrbejnė juve sa mė shumė nė tė ardhmen.
    Pėrgjithėsisht lidhur me marrėdhėniet me Federatėn Jugosllave ju duhet tė na kuptoni drejt. Ju keni politikėn e qėndrimin tuaj ndaj Federatės, edhe ne kemi tonin. Tė flasim hapuristoria provoi se nga Jugosllavia e Titua ėshtė bėrė njė politikė e egėr kundėr vendit tonė, saqė tani edhe vetė udhėheqja jugosllave e njeh zyrtarisht. Ju, qė keni hequr mbi kurriz ato ēka bėrė Rankoviēi e kini kuptuar politikėn antishqiptare qė ėshtė ndjekur nė Kosovė, e kuptoni se sa tė drejta kanė qenė dhe janė qėndrimet tona ndaj udhėheqjes jugosllave.
    Ju mund tė keni pikėpamjen tuaj, por pėr ne Titua ėshtė antimarksist. Megjithėkėtė, ne ju themi qė nė kėto konjuktura, nuk bėni keq tė mbėshteteni tek Titua, sepse jua lehtėsoi disi vuajtjet. Por ky qėndrim i Titos ndaj Kosovės sipas pikėpamjes sonė nuk diskutohet nga dashuria, ai diktohet nga rrethanat qė u krijuan nė tė cilat ēėshtja shtrohet: o t'ju ketė armiq, ose t'ju ketė miq. T'ju armiqėsojė ėshtė e rrezikshme pėr tė. Prandaj do qė t'ju ketė miq, gjė qė ka rėndėsi edhe nė luftėn e Titos kundėr rankoviēianėve.
    * * *
    Nė kėtė konjukturė ka probleme tė interesit tė pėrgjithshėm, pėr tė cilat qėndrimet tona janė pozitive. Nė kėto qėndrime ne udhėhiqemi nga parimet e marksizėm-leninizmit, nga interesat e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, nga interesat e shqiptarėve tė Kosovės si dhe nga interesat e popujve tė Jugosllavisė dhe tė popujve tė tjerė.
    Prandaj, kur shohim se nė konjukturat konkrete rrezikohen popujt e Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė, ne mbėshtesim luftėn e popujve tė Jugosllavisė pėr mbrojtjen e vendit tė tyre.
    * * *
    Edhe udhėheqja jugosllave i sheh kėto konjuktura dhe nė pėrputhje me to kėrkon qė marrėdhėniet me Republikėn Popullore tė Shqipėrisė t'i zhvillojė me vrull. Ky ėshtė interesi i saj, por ajo ka edhe merakun qė tė tregojė se Shqipėria socialiste ndryshoi vijė e ngjyrė, se titizmi ka pasur tė drejtė nė qėndrimet e tij. Ne ju themi juve se kėtė kėnaqėsi dhe kapital politik nuk ua japim titistėve.
    Ne jua themi juve si shok e vėlla i yni, se marrėdhėniet tona me Federatėn Jugosllave do tė vijnė duke u pėrmirėsuar nė rrugė shtetėrore. Edhe ēėshtjen e shkėmbimit tė ambasadorėve po e studiojmė. Po udhėheqja jugosllave duhet tė dijė qė ka bėrė shumė tė kėqija ndaj Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe shumė qėndrime tė saj duhet t'i dėnojė publikisht qė tė mund tė pastrohet sadopak rruga nga pengesat qė ajo vetė ka krijuar prej vitesh me radhė.
    * * *
    Ne i kuptojmė vėshtirėsitė tuaja, shoku Fadil, ashtu siē dimė edhe dallgėt nėpėr tė cilat keni kaluar, si dhe qėndresėn tuaj. Ky ėshtė njė nder pėr ju dhe pėr shqiptarėt e Kosovės. Ne i kuptojmė drejt gjithashtu edhe qėndrimet tuaja nė konjukturat e ndryshme. Tė jeni tė bindur se ēdo qėndrim marksist-leninist i Republikės Popullore tė Shqipėrisė, ashtu si deri tani edhe nė tė ardhmen do tė ketė parasysh gjithnjė interesat e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe interesat e vėllezėrve tanė shqiptarė tė Kosovės, duke forcuar miqėsinė me popujt e Jugosllavisė nė rrugėn marksiste-leniniste.
    Siē e sheh, tė gjitha kėto ēėshtje ti do t'ia thuash Fadilit. E, si mendon tani? T'ia japim kėtė pėrgjigje apo jo? Pastaj mund t'ju themi kėshtu? Shkon? Mos ėshtė e butė apo e fortė, domethėnė mos ėshtė nevoja ta zbusim ca akoma, apo ta forcojmė mė tej? Thuana mendimin tėnd, ėshtė njė pėrgjigje politike apo sektare, apo mos ėshtė liberale? Si tė duket pra, se tė kemi ekspert pėr problemet jugosllave.
    Shoku Lik Seiti:... (pasi mendohet pak) Mua mė duket njė pėrgjigje e plotė.
    (vijon nė numrin e nesėrm)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LONDON_VIP
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Vendndodhja
    LONDER
    Postime
    5
    po diktator ka cen ai ka shkelur shqiperin e jo spo shkel kosoven ;(((((
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-07-2010 mė 17:36

  3. #3
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Ai plera e shiti Kosoven.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kosoven se shiti njeri po na e moren me lufte..........
    ne si popull perhere na pushtuan e vodhen

    asnjehere su quam te kerjkojme qa na takon edhe sot

    bashkim kombetare

    po sot kush na ndale

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akulli_ch
    Anėtarėsuar
    19-06-2010
    Vendndodhja
    Zürich / CH
    Postime
    188
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova_..._Shqip%C3%ABri

    Para se te sjellni ne tema (Forume) postime shterpa ju keshilloj te lexoni librin

    Kosova eshte Shqipri dhe bindeni me permbledhjet e shenimeve nda ditari i Enver Hoxhes
    Libi eshte Botuar 1999 Autori i librit Ilir Hoxha .
    Mbi te gjitha Atdheu

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Akoma me te vdekurit ju.Shifni shifni, se cfare pazaresh po ben kasta politike me trojet shqiptare sot ne kohe paqeje dhe pastaj diskutojme per ato qe jane humbur dje nen forcen e armeve.
    Me shume dua shqiperine.

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dashuria e kosovareve ndaj enver hoxhes paradoksale

    Derisa peshkoja me nje te moshuar nga durrsi ne nje breg ne detin e durrsit erdh nje kosovar (i moshuar) dhe derisa po na shikonte peshkimin ton, u fut ne bised me ne dhe menjeher po i futet politikes.

    Dhe nga shum gafet amatoreske te tij, po fillon ti thurr lavde enver hoxhes, duke thene se enver hoxha ka qen ky e ska qen ky e ande kendej.

    Ky plaku qe ishte me mua, i kishte vuajtur 12 vjet burg(20 vjet ishte denuar mirpo ne 1991 ishte liruar) nga enver hoxha, vetem per nje fjal goje(nuk e pyeta cila ishte kjo fjal) dhe po i drejtohet ketij plakut nga kosova se kur te flasesh per enver hoxhen me mire pyet se sa te japesh pergjigje koti sepse une qe i kam vuajtur 12 vjet burg e di me mire se ti se kush ka qen enver hoxha.

    Jam kosovar edhe une, mirpo simpatia qe kan kosovaret ndaj enver hoxhes eshte cytje psikopatike dhe perben skandal ne vete.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nese ather kosova kishte fituar statusin e repuplikes sot nuk kish me qen shtet .
    I madh ishte shoku Enver.Ai e dinte se populli ende ishte i knaqur me televizora te sllobodes e me gramafona te hysnije Regjepova.
    kot sesht thenja te ngitit mos i jap buk

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga landi45 Lexo Postimin
    kosoven se shiti njeri po na e moren me lufte..........
    ne si popull perhere na pushtuan e vodhen

    asnjehere su quam te kerjkojme qa na takon edhe sot

    bashkim kombetare

    po sot kush na ndale
    Patjeter qe e shiti:

    ENVER HOXHA:

    Mendimin tuaj pėr tė mos pranuar krijimin e njė Republike tė dytė shqiptare ne e quajmė tė drejtė. Ky ėshtė qėndrimi i drejtė dhe patriotik. Njė qėndrim tė kundėrt Republika Popullore e Shqipėrisė do ta luftojė me tė gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se nė botė ka vetėm njė Republikė Popullore tė Shqipėrisė.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202
    askush se don enver hoxhen ,nostalgjik dhe budalla ka cdo kund .....

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •