Topi: Xhami e re, jo mė falje rrugėve
"Unė nuk do tė dėshiroja qė vitet qė vijnė tė na bėjnė tė shikojmė besimtarė tė cilėt falen trotuareve apo rrugėve..."

E enjte 9 Shtator 2010 20:12



Pėr vizitė nė selinė e Komunitetit Myslyman shqiptar, Presidenti i Republikės mbėshteti hapur kėrkesat disavjecare tė kėtij komuniteti pėr njė xhami tė re tė madhe, afėr qendrės sė kryeqytetit.

“Unė nuk do tė dėshiroja qė vitet qė vijnė tė na bėjnė tė shikojmė besimtarė, tė cilėt falen trotuareve apo rrugėve. Kėshtu qė unė u bėj thirrje tė gjithėve pa pėrjashtim, tė kontribuojmė sė bashku qė edhe Komuniteti Mysliman kėtu nė Tiranė, nė njė qytet qė rritet e rritet, tė ketė edhe ai xhaminė e tij, institucionin e tij, qė tė ushtrojė, tė predikojė, tė falet brenda institucionit”, tha Topi.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e lidhi gėzimin e kėsaj dite me njė gėzim mė tė madh pėr shqiptarėt: heqjen e pritshme tė vizave nga vendet e Bashkimit Europian pėr Shqipėrinė dhe mendimin e favorshėm tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr pavarėsinė e Kosovės:

“Jam shumė e kėnaqur qė ky Bajram i Madh vjen nė njė stinė tė madhe, nė njė stinė tė madhe pėr shqiptarėt e Shqipėrisė, por nė njė stinė tė madhe edhe pėr shqiptarėt e Kosovės dhe pėr gjithė kombin tone. Ju uroj gjithė shqiptarėve, lumturi dhe mbarėsi!

Kryeministri Sali Berisha mendon se kėtė vit shqiptarėt e festojnė Bajramin mė tė mėkėmbur, mė optimistė dhe mė tė sigurt se kurrė nė tė ardhmen e tyre.

“Pra, ka shumė arsye, janė njėmijė e njė arsye, pėr tė falėnderuar Zotin nė kėtė ditė, pėr tė pasur besim tė madh e tė plotė dhe pėr tė uruar qė Bajramin tjetėr ta festojmė edhe mė tė gėzuar, edhe mė tė lumtur, edhe mė tė mėkėmbur, edhe mė mirė.”, tha Berisha.

Kryetari i Partisė Socialiste dhe njėkohėsisht kryetar i bashkisė sė kryeqytetit, Edi Rama, pati njė mendim tė posacėm pėr shtresat mė nevojtare tė shoqėrisė:

“Gėzuar dhe mbarėsi pėr tė gjithė nė kėtė ditė tė bekuar. Nė radhė tė parė pėr tė gjithė ata qė janė nė vėshtirėsi pėr tė gjithė ata qė pėrjetojnė dhimbjet e varfėrisė, e papunėsisė, e pamundėsive, qė unė jam i bindur se me kurajo, me solidaritet, me vullnet tė mirė dhe mė ndihmėn e Zotit do kapėrcehen”, theksoi Rama.

Vizita u bėnė edhe nė selinė e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane. /tch/