Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 189
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Shup Laka Lexo Postimin
    nuk jam dakord me kto qe thua, sic e tha NAqeta, mbreteresha Elizabte e Anglise qendroi ne Londer gjat gjith kohes se bombardimve Gjermane mbi Londer, dhe nuk ishin pak aerolan por mbi 400 apo 500 te tille qe bombraduan Londren per 118 dite rrjesht .... spo e dishe mire historine e ANglise.
    jepi ca shuplaka vetes dhe zgjohu .... ne rradhe te pare bombardimet zgjaten 75 dite ... dhe e dyta, e perseris edhe nje here, Britania e Madhe ishte SUPERFUQIA e kohes .... dhe eshte akoma sot .... kishte nje Perandori qe drejtonte ne gjithe Boten .... pra hikja e mundeshme e Mbretereshes do te kishte pasoja te paimagjinueshme ....
    shko e hap librat dhe lexoji mire e me kujdes pa tifozllek .... hajt pra ... studim te mbare ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË

    Ata që ndërtuan autostradën e kombit, do ndërtojnë edhe të ardhmen e shqiptarëve
    12-09-2010 /

    Gazeta 55


    Kryeministri Sali Berisha inauguron në Kukës përfundimin e punimeve të konviktit të shkollës 9-vjeçare, duke shpallur arsimin dhe infrastrukturën, si prioritetet e mëdha, të cilat do afrojnë bashkimin e kombit, por edhe integrimin e shqiptarëve në BE

    Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me qytetarë të Kukësit, pas inaugurimit të konviktit të shkollës së mesme një investim ky i buxhetit me vlerë 820 milionë lekë.
    Në përshëndetjen e tij, shefi i ekzekutivit bëri një rezyme të plotë të të gjitha arritjeve të Qeverisë së drejtuar prej tij, duke veçuar këtu investimet në infrastrukturë, rritjen e pagave dhe pensioneve, mbështetjen sociale dhe sigurisht rritjen e të ardhurave si pasojë e ndjekjes së politikës së taksave të ulëta. Berisha premtoi se projektet e qeverisë së tij, do ndryshojnë fuqishëm të gjithë Shqipërinë. Lidhur me këtë fakt, shefi i ekzekutivit solli në vëmendje se projekte madhore si rruga Tiranë-Elbasan dhe Bregu i Jugut, do të fillojnë shumë shpejt nga puna.
    “Në këto vite qeveria ka ndërmarrë investime të mëdha, të cilat kanë transformuar jo vetëm Shqipërinë, por kanë transformuar dhe po transformojnë rajonin. E tillë është rruga e kombit, të tilla do të jenë rruga e Arbrit, autostrada Tiranë - Elbasan, Boshti i Jugut, por krahas tyre investimi në arsim dhe shëndetësi do të mbeten përparësi absolute. Këtë vit, në këtë konvikt, në Peshkopi dhe në të gjitha rrethet verilindore, funksionojnë shkollat profesionale dhe një numër i madh i vajzave kanë preferuar shkollat e Teknologjisë së Informacionit. Unë i përgëzoj ato. Në tre vite Shqipëria do të jetë vendi i autostradave madhështore dixhitale; do të jetë vendi me përdorimin më të gjerë të internetit; do të jetë vendi ku qytetarëve do tu shërbehet me një sportel të vetëm për të gjithë dokumentacionin që ata kanë nevojë; do të jetë vendi i shërbimeve më moderne në rajon dhe në Evropë”, u shpreh kryeministri Berisha.
    Sipas kryeministri qeveria ka bërë përpjekje maksimale për ndryshimin dhe transformimin e Shqipërisë. Ai solli në vëmendje se Shqipëria është përzgjedhur si vendi i 57-të në botë nga 200 vende ku jetohet më mirë. Dhe kjo, theksoi Berisha, falë angazhimin dhe vullnetit të Qeverisë në zbatimin e reformave të guximshme.
    “Përpjekjet e ndershme të përbashkëta që ne kemi bërë do të ndryshojnë fuqishëm Kukësin dhe Shqipërinë. Këto ndryshime kanë bërë jehonë dhe kanë rrezatuar në mbarë botën. Ndaj, Kukësi dhe Shqipëria klasifikohen në vendin e 57 për cilësinë e mirë të jetesës. Çdo vit, çdo muaj, çdo raport serioz që del dëshmon se Shqiptarët me dinjitet po ngjisin shkallët e të ardhmes së tyre, se shqiptarët po ndryshojnë me shpejtësi jetën dhe vendin e tyre. Një muaj më parë Shqipëria zuri vendin e 57 si vendi më i mirë për të jetuar, javën që shkoi shqiptarët u renditën në çatinë e botës për sa i përket përqindjes së ndjekjes së shkollave të mesme, këtë javë shqiptarët kapin një nga treguesit më të mirë për sa i përket ndjekjes së universiteteve. Klima e biznesit është tërësisht e ndryshuar. Këto arritje gëzojnë çdo qytetar të këtij vendi, këto arritje japin shpresë dhe besim se arritje të tjera do të jenë më të shpejta dhe më të mëdha”, deklaroi më tej, kryeministri i vendit Sali Berisha.


    Përzgjedhja/Sali Berisha zgjedh pikën turistike të Sharrit për të kaluar fundjavën

    Shefi i ekzekutivit i shoqëruar nga pjesëtarë të familjes së tij, është nisur dje drejt Kosovës për të ndaluar në Prizren në zonën turistike të Sharrit

    Pas inaugurimit të konviktit të qytetit të Kukësit, kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe nga e gjithë familja (djali, vajza, nipërit dhe mbesat), u nis për të kaluar fundjavën në Kosovë. Kryeministri Berisha ka zgjedhur për të kaluar fundjavën familjare, qytetin e Prizrenit, në pikën turistike pranë malit të Sharrit. Kryeministri Berisha ka zgjedhur bukuritë përrallore të Sharrit, për të kaluar disa orë relaks të kësaj fundjave. Kreu i qeverisë edhe këtë herë ka zgjedhur udhëtimin drejt zonave malore, të cilin e ka konfirmuar edhe si hobin e tij personal

    --


    POLITIKË
    “Rikonstruktuam akset nga veriu në jug, në të cilat kishte 7 dekada që s’ishte vënë dorë”
    12-09-2010 / Gazeta 55


    Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi, bën të ditur se, të tjera fonde për infrastrukturën presin të zbatohen vitin e ardhshëm

    Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi flet për ndërtimin e rrugëve në vend, të atyre që zbresin drejt plazheve, akset kombëtare dhe rrugët rurale, të cilat vazhdojnë të mbeten objektivat e qeverisë. Olldashi deklaroi se miliona lekë janë derdhur vetëm për modernizimin e rrugëve dhe bumi turistik i këtij viti është pikërisht rezultat i politikave të efektshme të qeverisë për të modernizuar çdo segment që të çon në det. Ministri i Punëve Publike, thotë gjithashtu se edhe për vitin e ardhshëm, qeveria Berisha do të ndjekë të njëjtën politikë, atë të ndërtimit të rrugëve në të gjithë vendin, ku prioritet këtë herë do kenë rrugët drejt maleve

    Rrugët që të çojnë drejt bregdetit shqiptar, janë thuajse të rikonstrukturara plotësisht. 2010-ta do të ishte një vit deciziv për shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve. Kushdo mund të udhëtojë drejt plazheve shqiptare, pa qenë nevoja të kalojë nëpër terrene të vështira dhe në kushte të rënda infrastrukturore. Investimet në rrugët e vendit janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, çka tregon qartë se infrastruktura rrugore ka qenë një nga prioritetet e qeverisë shqiptare.
    Ministri i Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, u shpreh se nga veriu në jug, nga Shkodra në Sarandë janë ndërtuar rrugët, mbi të cilat nuk është vënë dorë prej 7 dekadash me radhë.
    “Nëse ka një ndikim të infrastrukturës këtë vit në rritjen e numrit të turistëve, patjetër që vjen si rezultat zbatimit të një strategjie shumë të qartë që ka nisur qeveria porsa i përket rrugëve që lidhin akset tona rurale me bregdetin, kryesisht aksin veri-jug, pra Shkodër-Vlorë, me rrugët që të çojnë drejt bregdetit. Pasi përfunduam segmentin e bregut, ne kemi ndërtuar gjatë viteve të fundit të gjitha rrugët që të çojnë drejt detit. Ndër to është rruga e Palasës 2.3 km me 81 milionë lekë, rruga e Dhërmiut 1.4 km dhe me një vlerë prej 66 milionë lekë, rruga e plazhit të Kallamit 3 km dhe me vlerë 112 milionë lekë, rruga e Kakomesë 4 km me vlerë prej 132 milionë lekë, rruga e plazhit të Potamit e cila është thuajse 500 m dhe me vlerë 40 milionë lekë, rruga e Jalës 5 km dhe me kosto prej 275 milionë lekë, rruga e plazhit të Livadhit 2 km dhe me kosto prej 124 milionë lekë, rruga e Lukovës 3.6 km, investim ky prej 142 milionë”, u shpreh ministri i Punëve Publike, Olldashi.
    Për Olldashi koha nuk premton për të ndërtuar çdo rrugë nga e para, por është e mjaftueshme për të ndërmarrë sipërmarrjet e nevojshme në infrastrukturë dhe sidomos në ato akse të trashëguara nga e kaluara komuniste.
    Olldashi theksoi dhe njëherë se qeveria do vazhdojë zbatimin e strategjisë së saj për ndërtimin e rrugëve dhe daljen e tyre drejt detit.
    “Investimet janë të shumta kryesisht në zonën e bregdetit jonian. Rruga nga Llogaraja deri në Sarandë kishte 70 vjet që nuk ishte vënë dorë. Ka rrugë të tjera, të cilat nuk kanë qenë kurrë të asfaltuara siç është rruga e Spillesë, rruga e Divjakës, e plazheve të bregut siç është ajo e Jalës, e Dhërmiut. Në inventarin tonë kanë mbetur shumë pak segmente ku nuk është filluar puna për modernizimin e infrastrukturës”, deklaroi Olldashi.
    Ministri Olldashi pranon se janë bërë investimet kolosale për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.
    “Ne jemi duke investuar në të gjitha rrugët e akseve kombëtare, ndërkohë që nuk ngelen pas as ato rurale. Në zonën e Fierit po bëhen investimet për ta lidhur me plazhet dhe zonën e Adriatikut. Është rruga e Divjakës e cila është në përfundim e sipër me 70 milionë lekë, është rruga e Spillesë që ka mbaruar me një kosto prej 350 milionë lekë. Është rruga e Bashtovës që ka kushtuar 894 milionë lekë. Ka përfunduar rruga Lezhë- Shëngjin, e cila ka qenë në operim gjatë këtij viti dhe ka kushtuar 375 milionë lekë. Rruga e Gjirit të Lalzit e ndërtuar nga e para ka kushtuar 870 milionë lekë. Është rruga Tale-Lezhë edhe kjo tërësisht e përfunduar me një kosto prej 153 milionë lekë. Rruga e plazhit të Patokut 452 milionë lekë. Dhe rruga e Velipojës që mbaroi vitin që shkoi, me një kosto prej 250 mln lekë. Miliarda lekë të hedhura në infrastrukturën që lidh plazhet me akset kombëtare. Kjo ka bërë që pushuesit që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit, por edhe shqiptarët, të cilët kanë kaluar pushimet në vendin e tyre, të gjejnë një infrastrukturë rrugore të gatshme”, tha ministri Olldashi.
    Aksidentet automobilistike kanë rezultuar se janë shkaktuar nga mungesa e sinjalistikës, ndërsa ka pasur zëra skeptikësh se rrugët janë ndërtuar pa ofruar sinjalistikën e nevojshme. Ministri Olldashi mohon spekulimin, duke deklaruar se në pjesën më të madhe të rasteve sinjalistika ka degraduar nga dora e njeriut.
    “Marrim rrugën Lushnje-Fier p.sh, ditën e parë kur është çelur kjo rrugë ka qenë një model jashtëzakonisht i mirë i sinjalistikës, i cili ditë për ditë po degradon, po degradon nga vepra apo nga dora e njeriut”, tha Olldashi.
    Ministri Olldashi thotë se të tjera fonde për infrastrukturën presin të zbatohen vitin e ardhshëm.
    “Ne dijeninë time Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është duke financuar tani më në zona me zhvillim turistik, është duke financuar infrastrukturën e brendshme, pra rrugët dhe rrugicat brenda zonave urbane të bregdetit. Punët nuk mbarojnë kurrë por do të thotë që këto dy vite në drejtim të rrugëve turistike është bërë jashtëzakonisht shumë dhe ajo që unë i referohem janë vetëm rrugët turistike drejt detit, por janë edhe një numër rrugësh turistike që shkojnë drejt malit. Jam i bindur që sezoni i ardhshëm turistik do t’i gjejë të gjitha këto zona turistike të cilat i përmenda me një infrastrukturë akoma edhe më të mirë, jo vetëm rrugore, por edhe në drejtime të tjera. Janë investime të mëdha që parashikohen në ujë, në pastrimin e mbetjeve urbane dhe kanalizimet e ujërave të zeza. Pra, çdo vit ne i ofrojmë shqiptarëve dhe jo shqiptarëve që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri kushte moderne në infrastrukturë dhe gjithçka”, theksoi më tej, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi.
    Po të rikthemi pak në kohë, një lajm madhështor për shqiptarët ishte ndërtimi i rrugës së Kombit, Durrës-Kukës-Morinë. Kritizerët kësaj here ishin nga grupi i politikanëve që prej 8 vite në qeverisje bënë shumë pak në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri.
    “Unë nuk jam mundur të jem transparent, unë kam qenë plotësisht transparent. Jo vetën unë por edhe të gjitha strukturat e qeverisë që kanë pasur lidhje me këtë proces, ndajnë të njëjtin qëndrim. I vetmi proces që ka qenë transparent dhe i bërë publik nga A-ja deri tek Zh-ja, është procesi që lidhet me rrugë. Dhe jo, jo se ishin disa media që anatemuan rrugën, por për shkak se ishin disa politikanë që e bënë një gjë të tillë dhe mediat që reflektonin opinionin e politikanëve”, deklaroi ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi.
    Ai ritheksoi se edhe për vitin e ardhshëm, atë 2011-të, infrastruktura rrugore dhe modernizimi i saj, është një prej objektivave të qeverisë. Kjo lidhet ngushtë edhe me faktin se bumi turistik për sezonin e ardhshëm parashikohet të jetë akoma edhe më i madh se viti që po lëmë pas.

    Leonard Quku

    ..

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2006
    Postime
    184
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    jepi ca shuplaka vetes dhe zgjohu .... ne rradhe te pare bombardimet zgjaten 75 dite ... dhe e dyta, e perseris edhe nje here, Britania e Madhe ishte SUPERFUQIA e kohes .... dhe eshte akoma sot .... kishte nje Perandori qe drejtonte ne gjithe Boten .... pra hikja e mundeshme e Mbretereshes do te kishte pasoja te paimagjinueshme ....
    shko e hap librat dhe lexoji mire e me kujdes pa tifozllek .... hajt pra ... studim te mbare ...
    118 dite kan zgjat bombardimet ne Londer shoki, jan bombarduar godina dhe ndertesa fare prane residences se mbretereshes Elizabete, u keshillua te largohej nga njerzit e saj me te aferm, nuk pranoi, rreziku i pushtimit ishte rreal shum nga ANglezet tashme mendonin si do vepronin pas pushtimit, ti flet budalliqe qe jo nje mesuesi por as nje nxenes me kto qe flet ti sdo merrte 4.


    Chrichill pas mbarimit te luftes se dyte boterore u shpreh: kurr me perpara ne historin e njerzimit nuk ka nodh qe kaq shum njerez (populli ANglez) ti ken borxh kaq pak njerezve (RAF forcave mbreterore ajrore) lirine e tyre.....

    Mbreteresah Elizabete, kembenguli vet qe per asnje moment mos te linte popullin e saj vetem ne ato momente kritike, Ahmet ZOgu as sa nje grua nuk pati guxim, dhe dihet qe populli SHqiptar ka pas me shum nevoj per mbretin e tyre sepse ishte i pazevendesushem sesa populli Anglez per Elizabten qe fare lehtesisht mund te ja linte kompetencat familjareve te saj dhe barren me te madhe sic e dime e kishte Churchill....nuk po dishe histori thash, libri eshte miku me i mire i njeriut jo qeni, duhet ta kuptosh kte.

  4. #64
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    ne keto momoente Shqiperia ka nevoje per Parlamantare te rinj dhe jo Parlament te ri
    ka nevoje per te paguar e mirmbajtur sportistet dhe jo nje stadium
    sa per Zogun: duhen treguar e shoshitur te gjitha dokumentat si ato qe e nxjerin per te mire e gjithashtu ato qe flasin dhe dokumentojne te kunderten, e pastaj le te behet nje referendum e populli me hisorianet asnjanes te nxjerrin rrolin e tij ne historine tone (por edhe te shum atyre para e pas kohes se tij)
    Referendumi i 1997 tregoi se mbi 65% te shqiptareve votuan pro Zogut.Sa per Salen duhet te themi shyqyr qe po ben investime dhe jo te numerojme muajt apo vitet sa do rri ai ne pushtet.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ka muriku

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Ta heqim edhe aeroportin fare pastaj, me ato lek qe u ndertua aeroporti, do ishin rrit pensionet 4 fish mos per 1 vit per 6 muaj po....dihet qe ne aeroport levizin disa njerez pasunik, te varferit nuk kan lek shpesh me hyp ne mikrobuza.


    Une per vete kam deshire qe impakti qe nje i huaj te ket me vendin tim, tju lej pershtypje mos per mire te pakten per keq mos tju leje.

    per rrahjet ne parlament dhe sharjet mes pasnunikeve, jam dakord, po ata kemi, vet i zgjodhem, te dalin disa me te mencur dhe ti zevendesojne, kemi njerez te me mencur dhe me te mire, ti votojme ata, gjith kan te drejten per te krijuar parti apo grupime politike, cpresim?
    Shko re krijese inferiore.

    Shiko dhe shpreh deshiren qe ne çdo familje shqiptare te mos mungoje buka dhe shpresa ne te nesermen.
    Qe nje here te vetem pas 20 vjetesh te kete uje 24 ore,qe eshte elementare.

    Pastaj nese ti ke si preokupim primar impaktin qe do te kete i huaji me vendin tend,ky eshte kompleks i pasherueshem inferioriteti.
    Une per vete them te dhje-fsha me aereoport apo me stadium,ose salle kuvendi moderne,kur populli eshte i stresuar dhe i deshperuar.

    Dhe se fundi nese ti ke votuar ata njerez qe sot jane percjelles te zerit tend ne parlament,te pakten duhet te vije turp qe ke votuar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga Shup Laka Lexo Postimin
    nuk jam dakord me kto qe thua, sic e tha NAqeta, mbreteresha Elizabte e Anglise qendroi ne Londer gjat gjith kohes se bombardimve Gjermane mbi Londer, dhe nuk ishin pak aerolan por mbi 400 apo 500 te tille qe bombraduan Londren per 118 dite rrjesht....ajo ishte ne rrezik per jeten, keshilltaret e saj e keshilluan qe te kalonte atlantikun, ajo nuk pranoi te ikte,,,,smundi Mbreti Zog te qendronte sa nje grua, dhe dihet qe Anglia ka qene ne rrezik pushtimi shum shum gjate, ne luften e dyte boterore Anglia gati sa nuk u pushtua nga Gjermanet, deri nga fundi i luftes ANglezet ishin nen rrezik pushtimi....spo e dishe mire historine e ANglise.
    Shume njerez te padijshem ka ne kete forum.
    Po ti kishte ardhe ushtrija gjermane ne prag te deres,te jesh i bindur se ishte largu.
    Ashtu e kerkon strategjija e luftes,qe me arrite ma vone me e vazhdua rezistencen,
    ose me qendru ne vend dhe me u ba bashkpunetor i okupatorit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tias : 13-09-2010 më 18:13 Arsyeja: permirsim

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2006
    Postime
    184
    Citim Postuar më parë nga tias Lexo Postimin
    Shume njerez te padijshem ka ne kete forum.
    Po ti kishte ardhe ushtrija gjermane ne prag te deres,te jesh i bindur se ishte largu.
    Ashtu e kerkon strategjija e luftes,qe me arrite ma vone me e vazhdua rezistencen,
    ose me qendru ne vend dhe me u ba bashkpunetor i okupatorit.
    shko mor hajvan, njerez si puna jote me e dit qe dalin kaq budall duhet me ja u ndalu shkollen qysh ne fillim, te pakten mos te dijne te shkruajne qe ti lexojne tjeret, ama eshte e veshtire te besh dallime fare ne moshe te re.


    Anglezet merrnin leksione si me organizu qendresen kur ishin te pushtum nga Gjermanet ky thot po te kishte qene ne rrezik do kishte ik Mbreteresha Elizabete.....asaj i keshilluan te largohej te kalonte atlantikun, por nuk pranoi, ishte me burr se mbreti ZOg, pra nje grua angleze.


    Mbreti ZOg mori ca kishte Shqiperia dhe ja rrasi per belgjike me not, muti mori pasurine e gjith SHqiptareve aq pasuri sa kishin, dhe i harxhoi kasinove te botes deri ne 1990.

    Shqiptaret po te kishin pas nje mbret qe ja vlente, ai nuk do largohej, do mblidhte aq njerez sa c'kishte pas vetes dhe do merrte malet, SHqiptaret nuk eshte se kan luftu ball per ball gati me asnje okupator, kacak kemi qene gjithmone duke ja nis nga Skenderbeu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shup Laka : 13-09-2010 më 20:05

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2006
    Postime
    184
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Shko re krijese inferiore.

    Shiko dhe shpreh deshiren qe ne çdo familje shqiptare te mos mungoje buka dhe shpresa ne te nesermen.
    Qe nje here te vetem pas 20 vjetesh te kete uje 24 ore,qe eshte elementare.

    Pastaj nese ti ke si preokupim primar impaktin qe do te kete i huaji me vendin tend,ky eshte kompleks i pasherueshem inferioriteti.
    Une per vete them te dhje-fsha me aereoport apo me stadium,ose salle kuvendi moderne,kur populli eshte i stresuar dhe i deshperuar.

    Dhe se fundi nese ti ke votuar ata njerez qe sot jane percjelles te zerit tend ne parlament,te pakten duhet te vije turp qe ke votuar.
    o njeri idjot, po pse nuk ndermerrni ndonje fushate sensibilizuese nga partia jote ps-ja, te mblidhni disa fonde dhe ti shperndani tek populli i thjesht, besoj qe me leket qe kan len rama me shoqe e dashnore si brace, ruci, gjinushi etj etj neper plazhe, me aq lek do nxrinnin nga varferia qe flet ti te pakten 5% te popullates????? do shpetoni njerzit nga stresi, merzia dhe sida?

    ju socialistat jeni njerez shum idjot ose shum anti SHqiptar, tani e keni kap me stadjumin para pak kohesh e kapet me autostraden Durres Kukes Morine, prap me gisht ne goje e posht keni me ngele.

    Ama me pallatet ne Tirane se kapni asnjehere ju, nje leje pallati po u mor tek kryetari jot Ed Lesh Rama, kushton mbi 20 milion Euro, e din ti sa ambulanca blihen me 20 milion euro, dhe e din se jan ndertuar me qindra pallate ne tirane me po te njejten tarife?

    Nqs ju komunistat e djeshem dhe socialistat e sotcem keni hallin e te verferve, ju lutemi ne keni ZOt, lini SHqiptaret te punojne, mjaft hodhet flake dhe balte mbi cdo gje qe ndertohet apo rindertohet ne vendin tone


    Sikur te luhej nje ndeshje nderkombetare ne 20 vite, stadjumi i kombetares duhet te plotesoje parametrat Europjan, dhe po ta kishte ne dore stadjumin qemal stafa ed lesh rama, ai do e prishte fare dhe do ndertonte pallate qe nje dhome e guzhine do kushtonin 100 mije euro, ama per te varferit do e bente.

    PS dhe budallicat e saj, ju lutem lini SHqiptaret te punojne, pasiqe alternativat tek ju fillojne dhe mbarojne ke breket e rames qe harroi ne france ne canten e nje 12 vjecari.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Shup Laka Lexo Postimin
    o njeri idjot, po pse nuk ndermerrni ndonje fushate sensibilizuese nga partia jote ps-ja, te mblidhni disa fonde dhe ti shperndani tek populli i thjesht, besoj qe me leket qe kan len rama me shoqe e dashnore si brace, ruci, gjinushi etj etj neper plazhe, me aq lek do nxrinnin nga varferia qe flet ti te pakten 5% te popullates????? do shpetoni njerzit nga stresi, merzia dhe sida?

    ju socialistat jeni njerez shum idjot ose shum anti SHqiptar, tani e keni kap me stadjumin para pak kohesh e kapet me autostraden Durres Kukes Morine, prap me gisht ne goje e posht keni me ngele.

    Ama me pallatet ne Tirane se kapni asnjehere ju, nje leje pallati po u mor tek kryetari jot Ed Lesh Rama, kushton mbi 20 milion Euro, e din ti sa ambulanca blihen me 20 milion euro, dhe e din se jan ndertuar me qindra pallate ne tirane me po te njejten tarife?

    Nqs ju komunistat e djeshem dhe socialistat e sotcem keni hallin e te verferve, ju lutemi ne keni ZOt, lini SHqiptaret te punojne, mjaft hodhet flake dhe balte mbi cdo gje qe ndertohet apo rindertohet ne vendin tone


    Sikur te luhej nje ndeshje nderkombetare ne 20 vite, stadjumi i kombetares duhet te plotesoje parametrat Europjan, dhe po ta kishte ne dore stadjumin qemal stafa ed lesh rama, ai do e prishte fare dhe do ndertonte pallate qe nje dhome e guzhine do kushtonin 100 mije euro, ama per te varferit do e bente.

    PS dhe budallicat e saj, ju lutem lini SHqiptaret te punojne, pasiqe alternativat tek ju fillojne dhe mbarojne ke breket e rames qe harroi ne france ne canten e nje 12 vjecari.
    Hamza mos bej shume rremuje se pastaj nuk mban mend se çfare shkruan.
    Kapesh me 20 gjera,por merri shtruar more njeri se te hipen tensioni.
    Po te kisha ne dore ndonje gje sigurisht qe do ta beja,por keta kelishat jane te gjithe njesoj.
    Ty si shqiptar qe je do te lejme eskluzivitetin qe te ndertosh,ne te tjeret po bejme sehir efendi bej.

    p.s
    po pse te perjashtuan se nuk e mora vesh?
    je nga te paktet me te cilet mund te debatohet qetesisht
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •