Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 189
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga Shup Laka Lexo Postimin
    shko mor hajvan, njerez si puna jote me e dit qe dalin kaq budall duhet me ja u ndalu shkollen qysh ne fillim, te pakten mos te dijne te shkruajne qe ti lexojne tjeret, ama eshte e veshtire te besh dallime fare ne moshe te re.


    Anglezet merrnin leksione si me organizu qendresen kur ishin te pushtum nga Gjermanet ky thot po te kishte qene ne rrezik do kishte ik Mbreteresha Elizabete.....asaj i keshilluan te largohej te kalonte atlantikun, por nuk pranoi, ishte me burr se mbreti ZOg, pra nje grua angleze.


    Mbreti ZOg mori ca kishte Shqiperia dhe ja rrasi per belgjike me not, muti mori pasurine e gjith SHqiptareve aq pasuri sa kishin, dhe i harxhoi kasinove te botes deri ne 1990.

    Shqiptaret po te kishin pas nje mbret qe ja vlente, ai nuk do largohej, do mblidhte aq njerez sa c'kishte pas vetes dhe do merrte malet, SHqiptaret nuk eshte se kan luftu ball per ball gati me asnje okupator, kacak kemi qene gjithmone duke ja nis nga Skenderbeu.
    Ne te vertete ka njerez te padijshem ne kete forum.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2006
    Postime
    184
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Hamza mos bej shume rremuje se pastaj nuk mban mend se çfare shkruan.
    Kapesh me 20 gjera,por merri shtruar more njeri se te hipen tensioni.
    Po te kisha ne dore ndonje gje sigurisht qe do ta beja,por keta kelishat jane te gjithe njesoj.
    Ty si shqiptar qe je do te lejme eskluzivitetin qe te ndertosh,ne te tjeret po bejme sehir efendi bej.

    p.s
    po pse te perjashtuan se nuk e mora vesh?
    je nga te paktet me te cilet mund te debatohet qetesisht

    kush eshte Homza, pse me drejtohesh me kte emer?


    mua sme hyp tensioni asihere, ne fakt une kur vuaj nga tensioni vuaj nga ai i ulti.


    Te gjithe njesoj? ktu jam dakord, ama prap se prap e keqja me e vogel eshte berisha, politikan te mire qe nga fillimi e deri ne fund akoma SHqiperia ska pas.

    Ama opozite nuk i behet ndertimtarise sic u cuan ata te ps-se, jo rruga, jo stadjumi, jo parqet energjitike....SHqiptaret nuk duan njerez qe tju shperlajne trunin duke thene qe Shqiperia eshte ne varferi te skajshme, qe SHqiperia na qenkerka drejtuar drejt nje disfate totale, qe SHqiperia qenka rrezu kaq keq qe nuk ka gje qe ta rimekembe serisht,,,SHqiptaret duan alternative, ps-ja te thote kshu e ben rrugen PDja ne do ta kishim bo kshu, te kete alternativa per qeverisje dhe cdo gje ne lidhje me mbarevajtjen e shtetit tone.


    Per cdo gje qe ndertohet ne SHqiperi ka njerez qe nxjerrin vrere, qe hedhin flake e balte, ka njerez qe e duan Shqiperine si afganistani vetem e vetem per inat te Sales, e pra shoki nuk ecet kshu, PSja duhet te mbudh mend qe do rrije ne opozite per shume vite me rradhe nqs nuk ndryshon linjen e se menduarit.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2006
    Postime
    184
    Citim Postuar më parë nga tias Lexo Postimin
    Ne te vertete ka njerez te padijshem ne kete forum.
    a thu mor? qeke i mecem ti.

  4. #74

    Berisha: 100 vjetori, viti i të gjithë shqiptarëve




    TIRANE- Kryeministri i Sali Berisha tha sot se, 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në të gjithë historinë mijëvjeçare të kombit shqiptarë.
    Ai e quajti vitin 2012 si “vitin dhe festën e të gjithë shqiptarëve”
    “Ky vit që fillon më 28 nëntor të viti 2011 dhe vazhdon gjatë gjithë vitit 2012, duhet të shënohet me veprimtari ndër më të shumtat, të shumëllojtat, të nderimit të sakrificës së shqiptarëve, luftërave, kryengritjeve, qëndresës së tyre për vendin e pavarur.”- tha Berisha.
    Duke e quajtur ndarjen e shqiptarëve në 5 shtete, një prej padrejtësive më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptarë, Berisha theksoi se në 100 vjetorin e Pavarësisë duhet duhet të nderojmë përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin e trojeve shqiptare dhe sakrificat e tyre.
    “Duhet të nderojmë mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që Pavarësia të shndërrohet në një realitet, të konsolidohet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë, u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut të I-rë. Shpresoj që ky 100 vjetor të jetë një frymëzim për historianët shqiptarë për të bërë atë që nuk kanë bërë sa duhet dhe si duhet, për të nxjerrë në shesh të vërtetat historike.”- tha kryeministri.
    Kreu i qeverisë në fjalën e tij para ministrave, theksoi se 100 vjetori duhet të jetë 100 vjetori i kremtimit të vlerave të mëdha të kombit, pasi sipas kryeministrit, në këtë akt madhor kanë kontribut kryesorë dhe jo më të vogël, aspak më të vogël, shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi, Diasporës, SHBA-së, dhe kudo tjetër.
    Berisha njoftoi se së shpejti do të hapet konkursi për monumentin e Pavarësisë në 100 vjetorin e saj, duke shtuar se gjatë këtij viti synohet të nisë ndërtimi i Parlamentit dhe i Stadiumit, të dy, sipas kreut të qeverisë, projekte të cilëve qeveria u qëndron, natyrisht brenda proçedurave ligjore.
    “ Vepra më e madhe e këtij 4- vjeçari, tuneli tjetër Tiranë- Elbasan, është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare, apo edhe Shqipëria dixhitale”- shtoi kryeministri.


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Z. Berisha permes ndertimit te stadiumit ne formen e hartes se Shqiperise 1913 vetem sa e mohon ate cfare thote per vleren e shpalljes se pavaresise 1912. Ne Vlore u shpall edhe pavaresia per Kosoven e Maqedonine Perendimore, ne fakt ne ate kohe te gjitha ishin pjese e Perandorise Osmane, keshtu qe kjo shpallje u takon te gjithe shqiptareve e jo vetem atyre qe mbeten ne kufinjte e Konferences se Londres. Z. Berisha permes "glorifikimit" qe i ben kufijve aktuale te Shqiperise ne formen e stadiumit te ri, po ben ate cfare beri Z. Thaci me flamurin e Kosoves.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Do jete vertet viti i gjithe shqiptareve 2012 vec i njerit ska per te qene i vete Berishes.
    Albania Uber Alles

  7. #77

    Mjaft më me folklorizëm!

    Nëse duam t'i nderojmë ata që dhanë jetët për Shqipëri ( kupto gjithë trojet shqiptare ) dhe ata që edhe sot ia duan të mirën Shqipërisë duhet vepruar ndryshe.
    ATa do t'i nderojmë nëse bëjmë një Shqipëri ( kupto gjithe¨trojet shqiptare ) vërtet demokratike ku do të ketë mirëqenie njerëzore, ku njeriu do bëjë jetë njeriu, ku do të ketë shkollë të avancuar, ku do të ketë shëndetësi të përparuar, ku do ketë vende pune, ku nuk do të ketë varfanjakë, ku...,ku...,ku,... që nuk kanë të sosur "ku"-të.

    Vetëm kështu do të prehen eshtrat e tyre dhe shpirti i tyre!

    Nuk mjafton të vizitohen varret e tyre ( të Ismail Qemali, Bajram Currit e qindra e mijëra të tjerëve të rënë ) dhe t'u thuhet: I lehtë ju qoftë dheu i Shqipërisë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #78
    Lumet na per niqindvjetorin
    ishalla festojm pa SALI horin.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Aktivitetet për 100-vjetorin e pavarësisë

    Siq duket viti 2012 per shqiptaret do jete vit i ngjeshur me aktiviteteve te shumta ne perkujtim te 100 vjetorit te pavaresise,poashtu do jete vit i perkujtimit te te gjithe atyre qe u flijuan dhe punuan per atdheun.

    -----------------------------


    Aktivitetet për 100-vjetorin e pavarësisë

    Tiranë-Aktivitetet kulturore gjatë këtij viti do t’i kushtohen një jubileu të rëndësishëm për vendin tonë siç është 100-vjetori i Pavarësisë.

    Institucionet artistike e kulturore në vend, që prej fundit të vitit që lamë pas, filluan të mendojnë për shfaqjet, koncertet, ekspozitat, etj që do t’i dedikohen këtij përvjetori të krijimit të shtetit shqiptar dhe historisë së tij.

    Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të ngjisë në skenën e tij vepra shqiptare, të cilat janë interpretuar në mënyrë sporadike deri më sot. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Zhani Ciko, këto vepra do të vijnë gjatë këtij viti në mënyrë sistematike dhe me një vizion bashkëkohor.

    “Do të sjellim në skenë faqe të rralla të muzikës sonë, jo thjesht nga ana e interesit artistik muzikor, por edhe nga ana historike. Mbase do të shërbejë ky vit për të rigjallëruar krijimtarinë tonë”, është shprehur Ciko, në një prononcim për mediat.

    Kalendari i aktiviteteve të TKOB-së, sipas Cikos, parashikon çdo muaj shfaqje dhe vepra, të cilat lidhen me përpjekjet e popullit për të ndërtuar shtetin shqiptar.

    Për organizimin e veprimtarive festive është krijuar dhe një Komisioni Shtetëror, i cili së shpejti pritet të miratojë edhe logon e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, sipas një konkursi të shpallur nga Galeria Kombëtare e Arteve.

    Ky institucion ka shpallur gjithashtu edhe konkursin për realizimin e veprës monumentale për këtë ngjarje historike shqiptare, e cila do të vendoset në kryeqytet, në një mjedis që ende nuk është vendosur.

    Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe në kuadër të veprimtarive të Edukimit Shkencor, që në dhjetor të vitit 2011-të filloi ciklin e ligjëratave “Figura të shquara të shkencës shqiptare”.

    Drejtorja e re e Qëndrës Kulturore “Tirana”, Suela Konjari, ndër projektet e kësaj qëndre gjatë këtij viti ka parashikuar edhe shpalljen e një konkursi për veprën më të mirë.

    Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar i Komedisë do të ngjisin në skenë gjithashtu vepra që i dedikohen Pavarësisë së Shqipërisë dhe historisë së krijimtarisë artistike shqiptare.

    Shfaqje, koncerte, ekspozita, me artistë shqiptarë nga të gjitha trojet, brenda dhe jashtë vendit, do të zhvillohen gjatë gjithë vitit e do të kulmojnë për festimet e 28 nëntorit 2012.

    (LajmeShqip.com)


  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    por.dha te tilla me raste pervjetoresh ka pa e degju poplli shqiptar prej kohesh..

    me tam tame e festuan ppsh-ja dikur 500 vjetorin e skenderbeut.. e pastaj 100 vjetorin e lidhjes e tjera pervjetore pamvaresie apo clirimi.. mirpo jetesa e popullit nuk u permirsua aspak.. dyqanet bosh e rruget mush ne flamura e parulla kaka.sh,urra..
    keshtu i festonte ppsh-ja .. festat..

    ne se berisha do te festoj vertet..festa e vertet eshte.. te krijoj.. ate qe premtoj.. qeverisjen e sherbeses..

    ndryshe po.rdhamanija do vazhdoj..

    do berisha fest.. do..
    zhduki kallashet nga dora e gangove.. qe njeriu i ndershem te eci i qete ne atdheun e tij..

    po e beri kte..athere mund te themi..se..po feston pamvaresine..

    pra poshte.. bombastika e pompoziteti fallc..

    poplli eshte i sterngopur me demagogji..



    .

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •