Close
Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 189
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Si u mbrojt Shën Naumi në Gjykatën e Hagë


    Si u mbrojt Shën Naumi në Gjykatën e Hagës

    Çështja e Shën Naumit vazhdon të mbetet e diskutueshme, jo vetëm për vendimet politike, por edhe për përfshirjen e figurave të njohura shqiptare, veçanërisht Ahmet Zogu. Nga vendimi i vitit 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për kufijtë e Shqipërisë, te pushtimi i Shën Naumit nga mbretëria e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, diskutimi i vazhdueshëm se Shqipërisë i takonte kufiri nga fshati Lin deri në Shën Naum, letrat e shumta të diplomatëve shqiptarë në mbrojtje të çështjes, vëzhgimet në terren, roli i Fuqive të Mëdha deri te mbledhja e Konferencës së Ambasadorëve në Londër ku vendimi i 6 dhjetorit 1922 për t’ia dhënë Shqipërisë Manastirin e Shën Naumit u duk përfundimtar. Pesë muaj më vonë, qeveria jugosllave kërkoi rishikimin e vendimit dhe çështja shkoi në Gjykatën e Hagës. Shqipëria zgjodhi një avokat francez, Zhilber Zhidel(Gilbert Gidel), profesor i të Drejtës Ndërkombëtare për të mbrojtur çështjen. Kësaj beteje të gjatë i paraprijnë një sërë korrespondencash të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare pranë organizmave ndërkombëtare. Janë dokumente të shumta që historiania dhe studiuesja Kaliopi Naska i ka sjellë në një vëllim të vetëm. “Shën Naumi dhe diplomacia e kohës” vjen pas një pune të gjatë në arkivat shqiptare dhe të huaja, për të ndriçuar këtë çështje në gjuhën e dokumenteve. Janë mbi 249 dokumente, rreth 80% e tyre të botuara për herë të parë në shqip, por edhe në gjuhën origjinale që ndërtojnë në mënyrë kronologjike historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha. Studiuesja shprehet se përtej interpretimeve politike që bëhen veçanërisht sot, ajo ia lë në dorë lexuesit të gjerë, por edhe studiuesve të gjykojnë mbi materiale dokumentare. Ky botim, vjen pas vëllimeve të mëparshme që studiuesja i ka kushtuar çështjes çame. Ndonëse sa herë flitet për Shën Naumin theksi vihet te marrëveshja e shumëdiskutuar e marrëveshjes së Zogut me qeverinë jugosllave, pikë e përfshirë në botim, përmes dokumenteve të shumta, Kaliopi sjell përpjekjet e qeverisë dhe të Parlamentit shqiptar në mbrojtje të kufijve dhe sovranitetit të vendit. Një moment i tillë ishte mbrojtja në Gjykatën e Hagës që po e sjellim përmes disa pjesëve të shkëputura nga fjalimi i gjatë që mbajti avokati francez, në një kohë kur në Shqipëri ishte në fuqi Qeveria e Fan Nolit. “Rreth qëndrimit dhe angazhimit të Ahmet Zogut pro politikës jugosllave ka shumë debate. Ato janë kryesisht mbi mbështetjen e dhënë Ahmet Zogut për t’u kthyer në Shqipëri dhe mbi mbështetjen e madhe morale dhe materiale të dhënë nga qeveria jugosllave për ta sjellë në pushtet, e cila u shoqërua dhe me një lëvizje mbështetëse politike. Dokumentet dëshmojnë se kjo lëvizje ka pasur prapa shumë kushte. Më e debatuara është marrëveshja e bërë mes Ahmet Zogut dhe Pashiçit në gusht të vitit 1924, ku ndër të tjera qe shkruar edhe premtimi i tij për t’ia dhënë Shën Naumin Jugosllavisë. Rreth kësaj marrëveshjeje në botim sillen dokumente që bëjnë fjalë për të, duke u botuar edhe një variant i saj. Po kështu ka mjaft dokumente që në brendi të tyre flitet për lëvizje të dyshimta të Ahmet Zogut.

    Dokumentet bëhen të besueshme, pasi janë personalitet të fushës së diplomacisë shqiptare që flasin për këto marrëdhënie dhe lëvizje të tij”, shënon në parathënie studiuesja. Sipas saj, kjo marrëveshje e kushtëzoi Zogun, edhe pse në fillim bëri rezistencë për mbrojtjen e Shën Naumit. Periudha historike që studiuesja sjell përmes dokumenteve të shumta (më parë për këtë çështje kanë shkruar*Arben Puto, Paskal Milo, Monika Stafa, etj) kap si hark kohor vitet 1913-1926. Ndonëse ka herë pas herë interpretime të saj për të kuptuar rrethanat, Kaliopi Naska ka dashur ta lërë gjykimin në dorë të dokumenteve.
    *
    Fjalim i mbajtur nga Z.G.Zhidel (përfaqësues i Shtetit Shqiptar) në seancën publike të 23 korrikut 1924
    Hagë, 23 korrik 1924
    Shtojca 5.

    Zotërinj,

    Shqipëria ka nderin të marrë sot kontakt, për herë të parë, me Gjykatën e Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare. Kjo ditë do të ngelet si një datë solemne në historinë e Shqipërisë.
    Populli shqiptar ka pas tij një të kaluar të gjatë dhimbjesh dhe vuajtjesh. Me gjithë mundimet, ky komb i vjetër e ruan të paprekur dëshirën për të jetuar-dhe për të jetuar i lirë-, sepse ai beson tek e drejta dhe sepse ka vetë dijen e patundshme të së drejtës së vet.
    …Vendimi i 9 nëntorit 1921 kishte si pasojë për Konferencën e Ambasadorëve që ta detyrojë atë të vendosë në mënyrë të tillë që shën Naumi t’i jepej Shqipërisë, edhe nëse Protokolli i 1913-ës nuk ia kishte dhënë tashmë asaj. Vendimi i 9 nëntorit 1921 përmban një fjali të rëndësishme. Ajo përcakton një qëllim që duhej arritur dhe thotë: ‘Duhet të sigurohen, në rrëzë të liqenit të Ohrit, komunikimet ekonomike midis Elbasanit dhe Korçës.”
    “Në rrëzë të liqenit të Ohrit”, shprehje shumë e përgjithshme, që nuk e kufizon territorin e dhënë Shqipërisë me dhënien e një pike speciale, por që përfshin një bashkësi të tërë krahinash, brenda së cilës duhet arritur një rezultat i caktuar. Duhet siguruar liria e komunikimeve midis Elbasanit dhe Korçës. Por kjo rrugë kalon nga Pogradeci, dhe Pogradeci dhe rruga gjenden poshtë manastirit të Shën-Naumit. pra, nëse Shën-Naumi nuk i jepej Shqipërisë, rruga do të ishte nën zjarrin e pushtuesve të Shën-Naumit, dhe ky rezultat do të ishte krejtësisht i kundërt ,e formulën e përgjithshme të përdorur me kujdes në vendimin e 9 nëntorit 1921.
    ***
    Zotërinj,

    përballë këtyre argumenteve të ndryshëm, serbët, kroatët dhe sllovenët nuk mund të nxjerrin veçse një konsideratë kundër Shqipëtarëve. Është një argument i thjeshtë fakti: ata gjenden në Manastirin e Shën Naumit.
    Ky argument nuk ka asnjë vlerë.*Beati possidentes,*nga sa di unë, nuk është një sentencë që ka hyrë në këtë sallë gjyqi, dhe ka raste ku zotërimi jo vetëm që nuk është një titull, por kthehet kundër atyre që e shprehin atë: kjo ndodh kur zotërimi është ilegal, dhe në këtë rast kështu është: Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve zotëron ilegalisht këtë manastir, sepse, – mos e harroni Zotërinj-,*një zonë neutrale u krijua nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e saj të 4-5 prillit 1922. Të gjithë elementet e armatosura duhej të ishin tërhequr nga kjo zonë neutrale. Kjo zonë neutrale përfshinte manastirin e Shën- Naumit. Në kundërshtim me këtë vendim, forcat serbo-kroate-sllovene gjenden akoma në këtë manastir.
    ***
    Zotërinj,

    i përfundova këto shpjegime për gjatësinë e të cilave ju lutem të më falni. Duke përfunduar, do të dëshiroja të tërheq vëmendjen tuaj mbi rëndësinë e një rishikimi. Nuk e kam fjalën për pasojat reale; flas për pasojat në fushën e së drejtës. Çfarë do të thoshte një reformim i vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 6 dhjetorit 1922? Nuk jam dakord ta quaj këtë “rishikim”, sepse nuk do të quhej rishikim në kuptimin juridik të termit;* nuk do të kishte asnjë fakt të ri, gjë e domosdoshme për të bazuar një rishikim; nuk do të kishte as pamjen e një fakti të ri me formën e një dokumenti të ri.. Ky rishikim do të ishte thjesht ndërprerja e kontratës lidhur midis Palëve në muajin tetor 1921 dhe të cilat e kanë përfunduar dhe e kanë kryer më së miri në 9 nëntor 1921. Ndërprerja e kësaj kontrate do të kishte si pasojë që të gjitha Palët të rimarrin lirinë e tyre. Duke folur për lirinë e tyre, flas dhe e vendos veten vetëm në aspektin e të drejtës. Por cilat do të ishin pasojat nëse Qeveria Shqiptare merrte sërish lirinë e saj? Ajo do t’iu kthehej ca përcaktimeve luftare të dhimbshme që janë bërë kundër saj. Ajo do të mbrojë se edhe pse ka brenda kufijve të saj një milion banorë, ngelen jashtë tyre një milion e tetëqind mijë banorë; ajo do të kujtojë se ka pësuar një zvogëlim tepër të hidhur të territorit kur një vijë, e quajtur kufitare, ndau Shqipërinë nga territoret që përmbajnë një të gjashtën e sipërfaqes së përgjithshme të Shqipërisë të 1913-ës dhe përreth 150.000 banorë. Ajo do të kërkonte të rishikohen vendimet në lidhje me Dibrën dhe me pika të tjera, të cilave ajo iu jep një rëndësi të madhe. Të gjitha këto pasoja të rënda që do të shkaktoheshin nga një “rishikim” i vendimit të 6 dhjetorit 1922 u kuptuan shkëlqyeshëm nga një numër komisarësh dhe nga qeveri të ndryshme të cilat i dhanë mbështetjen e tyre tezës shqiptare në broshurën që ju keni para jush.
    Shqipëria është krenare për homazhet e drejta qoi* bëhen urtësisë dhe shpirtit të saj të drejtësisë. Sidomos, ajo regjistron si një titull lavdie lëvdatën që iu dha nga lordi Robert Cecil para Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në 2 tetor 1921, dhe të cilën ju do ta gjeni në faqen 114 të broshurës suaj. Por meqë ajo pajtohet me të drejtën, ajo mendon me të drejtë se mund të shpërblehet. Për këtë është e paçmueshme për Shqipërinë të gjendet para jush, Zotërinj, që i thoni Botës të drejtën, të drejtën e njëjtë për të dobëtin ashtu si dhe për të fortin.


    Marrëveshja e Zogut me jugosllavët
    T. Anereti në Konsullatën Italiane në Durrës, i drejtohet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë
    Durrës,9 janar 1925

    Reservate
    Ministrisë së Jashtme
    Marrveshja e fshehur midis Pashiç dhe Ahmet bej Zogut.
    Person i autorizuar dhe në gjendje që mund të jetë shumë më mirë i informuar më ka sjellë në mënyrë krejt rezervate, kopjen e akordit, që kam nderin të transmetoj, që ishte bërë në gusht 1924, midis Ahmet bej Zogut, që ish atëherë refugjat në Belgrad, dhe Presidentit Pashiç, në relacion të ndihmës që ngarkohesh për të dhënë Qeveria Jugosllave për të sjellë në fuqi z. Ahmet bej Zogun.
    Akordi ka cilësinë e autenticitetit. Në ekzekutimin e saj pamvarësisht nga Ahmet bej Zogu kishte ose jo shpirtin e zotrimit dhe përveç disa pikave të posaçme që u kryen, nuk janë paraqitur rrethana të favorshme nga shkaku i shpejtësis për të cilën, nëpërmjet akordit midis R. Qeveris dhe atij të z. Ahmet bej Zogut, është neutralizuar fillimi i epërsisë jugosllave. Me gjith atë, kjo mund të shpjegoj aksionin e balancimit midis nesh dhe jugosllavëve, të ndjekur në këto kohët e fundit nga Presidenti i Republikës.


    Burimi: http://dualibra.com/?p=2083
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #172
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Camet dhe Pavaresia


    Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, Instituti i Studimeve për Çamërinë ka zhvilluar një konferencë shkencore lidhur me përpjekjet e çameve dhe kontributitn e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë.

    Historiani i njohur profesor Pellumb Xhufi vleresoi kontributin çam dhe solli dokumenta të reja në lidhje me ta.

    "Po flitet shumë e shumë për rolin që Camëria dhe patriotët e saj kanë patur në ngjizjen e Pavarësisë. Janë dokumenta që ilustrojnë historinë e një treve për të cilën njohim akoma pak sot. Në fakt dokumentat që unë ekspozova tregojnë pikërisht që çamët pavarësisht ndarjes fetare në të krishterë apo ortodoksë në shekullin e 15-të, të 16-të, të 17-te, të 18-të kanë bashkëjetuar në mënyrë shembullore kanë shkëmbyer, janë martuar, kanë dhënë dhe kanë marrë me njeri-tjetrin, të bindur sepse i përkasin të njëjtit komb dhe kjo del në mënyrë të qartë", tha Xhufi.

    Historiani Beqir Meta u ndal ne perpjekjet e shtetit grek per te penguar arsimimin e popullit çam.

    "Në fakt gjatë gjithë periudhës shteti grek është përpjekur ta dekurojajojë popullsinë came, që të zhvillojë identitetin e vet, ndërgjegjejjen e vet kombëtare, arsimin e vet. Ka patur një ballafaqim të vazhdueshëm me popullsinë came dhe me shtetin shqiptar, pasi ai u themelua, per te drejtat e cameve dhe shteti grek është përpjekur t'i mohojë duke përmendur dy argumenta. Argumentin e parë se kjo popullsi gjoja nuk ka kishte një identitet të qartë dhe se argumentin e dytë ishte se kjo në periudhë osmane nuk kishte patur shkolla. Qeveria greke u përpoq ta frenonte Qeverinë shqiptare mos ta conte cështjen në kanale ligjore dhe ia arriti qëllimit, duke premtuar një marrëveshje bilaterale me palën shqiptare, të cilën në fund, pasi Qeveria shqiptare i zbatoi detyrimet e veta, Qeveria greke përsëri nuk e zbatoi", tha Meta.

    Ne kete konference shkencore kane referuar historiane te tjere te njohur si Bashkim Kucuku ,Ledia Dushku Hajredin Isufi, të cilët kane studiuar prej vitesh historine e popullit çam.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nisin rrugëtimin 18-ditor në këmbë drejt Vlorës



    Të veshur me veshje kombëtare, me flamurin kombëtar në duar, katër qytetarët Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. , për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre, jemi një.

    Dhjetëra qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputet, kishin dal për ti përcjellë dhe uruar rrugë të mbarë, me këtë rast Omer Daku, nënkryetar i komunës së Gjilanit duke u uruar rrugë të mbarë ka thënë se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi të cilën e përshëndetë edhe komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. AI tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë.

    Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës, në këmbë, tha se ky grupi i qytetarëve, që si një simbolikë, njëri vije nga Gjilani, tjetri nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën e heroike.

    Ndryshe, rrugëtimi që do ta bëjnë këta katër qytetarë. Do të ketë këtë rend udhëtimi: Gjilan, Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morinë. Kukës, Rreshen, Milot, Fushëkrujë, Vor, Durrës, Kavajë, Fier,Vlorë.

    Në mesin e atyre që kanë dal për ti përcjellë, ishte edhe Kushtrim Kadriu nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”, që ka vlerësuar se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë, të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e Bujanocin.

    Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë dëshmorët e rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht në luftën e fundit për liri.

    Sipas tij, vete fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën se Kosova Lindore i takon Shqipërisë.

    2lonline
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

  5. #175
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Lajmi i Dites
    Mbërrijnë në Shqipëri shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut
    Publikuar, 19. XI. 2012
    Pas shumë vitesh qëndrimi në Austri shpata dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu kanë mbërritur në Shqipëri.
    Në orët e para të mëngjesit mbërritën në portin e Durrësit armët e Skënderbeut, të cilat do qëndrojnë gjatë festimeve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë për tu rikthyer më pas në Austri.

    Këto mjete do ekspozohen në muzeun kombëtar me rastin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë dhe do mund të shihen nga gjithë shqiptarët që dëshirojnë.

    Pajisjet e heroit kombëtar do vendosen në pavijonin e Mesjetës në muze nën masa të rrepta sigurie.Lajmi i Dites

    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #176
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Lajmi i Dites
    Shtatorja e Isa Boletinit niset nga Durrësi drejt Kosovës
    Publikuar, 19. XI. 2012

    Shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, është nisur sot ne orët e hershme të mëngjesit nga Durrësi drejt Kosovës, e përcjellur nga ushtria shqiptare. Në ora 10:00 shtatorja është planifikuar të mbërrij në Vërmicë prej ku do të përcillet nga FSK-ja.

    Në ora 14:00 është paraparë që shtatorja të mbërrij në Mitrovicë, ku do të organizohet një pritje madhështore nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Zbulimi i shtatores do të bëhet me 24 nëntor 2012 në Mitrovicë.Lajmi i Dites

    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #177
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Lajmi i Dites
    Kosova vishet kuq e zi
    Publikuar, 19. XI. 2012
    Edhe pse jemi nëntë ditë para shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë atmosfera festive vërehet kudo. Rrugët e kryeqytetit Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, tashmë janë mbuluar me flamujt kuq e zi, të cilët valëviten krenar për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Shtëpitë, dyqanet dhe gjithçka përreth nesh,është veshur vetëm me dy ngjyra Kuq dhe Zi. Ndërsa kosovarët tashmë po bëhen gati që këtë festë të madhe të shqiptarëve ta festojnë në Shqipëri, në Vlorën e Ismail Qemajlit.

    Rrugët e Kosovës ta përkujtojnë një festë të madhe. Në shtëpitë e qytetarëve nuk mungonin flamujt, ndërsa rrugët përreth ishin veshur pothuajse tërësisht në kuq e zi. Edhe Malisheva tashmë kishte filluar festen. Gjithkund dhe kudo kuq e zi, por se në raste të rralla nuk mungonte as flamuri i shtetit tonë të ri, madje as ai i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

    Ndërsa qytetarët e Malishevës, po bëheshin gati që për këtë festë të jenë atje, në vendin ku u shpallë pavarësia e Shqipërisë, në Vlorë, aty dhe ku është bërë historia e këtij vendi.

    Për Skënder Rexhën, qytetar nga Malisheva, festa ka filluar. Ai tashmë ka bërë planet që së bashku me shokët dhe koleget e tij me 28 nëntor të jenë në Vlorë.

    “Gjithsesi festa e 28 nëntorit, është një ndër festat më të rëndësishme për gjithë shqiptarët anë e mbanë globit. Më 28 nëntor jam në Vlorë në qoftë kismet”, ka thënë ai.

    Kësaj feste i gëzohej pa masë edhe Shaban Raçi, një i moshuar 77 vjeçar. Ai këtë e quan një festë të madhe për shqiptarët.

    Raçi edhe pse i moshuar dhe mezi ecte, kishte vendosur doemos që në shënimin e 100 vjetorit të jetë në Shqipërinë, të cilën siç thotë ai e deshi aq shumë dhe nuk mund që në këtë ditë të shënuar të mos jetë atje.

    “Atëherë në fillim kur ka ardhur Isa Boletini është vonu pak, por ka rënë në dy gjunjët dhe e ka puth flamurin e kombit shqiptar. Na kanë tradhtu pak, sepse atëherë është dashur të mbetemi me Shqipërinë...do të shkoj gjithqysh në Vlorë, pa shku nuk e lë “, tha ai.

    Edhe në qytetin e Rahovecit vërehej festa, pasi që flamujt kuq e zi gjendeshin kudo në këtë qytet. Qytetarët tashmë kishin vendosur flamujt në shtëpitë e tyre, duke simbolizuar kështu fillimin e kësaj feste.

    Rexhep Haxhijaha, qytetar i Rahovecit, thotë se festa në këtë qytet tashmë ka filluar me disa aktivitete sportive dhe se kjo festë do të vazhdojë dhe ditëve në vijim, pasi që është një festë e madhe për të gjithë shqiptarët.

    “Festa është e rëndësishme, se është gjithëkombëtare. Është e vlefshme se është 100 vjetori i kombit shqiptar në gjithë kombin. Sa i përket rëndësisë, rëndësia është historike, është shpallje e 100 vjetorit të kombit shqiptar ”, tha ai.

    Për dallim nga këto qytetet si Rahoveci, Malisheva dhe Prishtina, të cilat janë veshur të gjitha kuq e zi, në Prizren nuk ndihej kjo atmosferë.

    Ky qytet nuk lente përshtypjen se tek ne po festohet, pasi që në Prizrenin e bukur, ende nuk ishin vendosur flamujt dhe festa për 100 vjetorin e shqiptarëve, ende nuk kishte filluar.Lajmi i Dites

    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #178
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Lajmi i Dites
    Pa Kosovën kremtimet e 100-vjetorit do ishin të mangëta
    Publikuar, 19. XI. 2012
    Në Tiranë ka filluar sot konferenca shkencore për rolin e Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar. Gjatë seancave shkencore do të ligjërojnë historianë eminentë, të cilët do të shqyrtojnë rolin figuarave historike nga Kosova në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ndërtimin e shtetit shqiptar.

    Konferenca është hapur nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, ndërsa po marrin pjesë edhe kryeministri Berisha, kryesocialisti Edi Rama, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e shumë figura tjera nga jeta politike e shkencore.

    Gjatë fjalës së tij në konferencën shkencore ”Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, Ambasadori i Kosovës, Sylejman Selimi, theksoi e ky 100-vjetor nuk do të kishte kuptim pa pavarësinë e Kosovës. Ambasadori Selimi vlerësoi rolin e UÇK-së në Kosovë, duke i cilësuar aksionet e ushtrisë si shpresa e vetme që kishte populli në momente mjaft të vështira.

    Në këtë konferencë kryeministri Berisha ka theksuar se në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar nuk kishte si të mungonte një konferencë për rolin e Kosovës në historinë e kombit tonë.

    “Pa Kosovën kremtimet e 100-vjetorit do ishin të mangëta”, ka deklaruar Berisha.

    Për kreun e qeverisë shqiptare ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët të mësojnë të vërtetat historike ashtu siç janë, pasi në Shqipëri historia ka qenë e manipuluar dhe në Kosovë e ndaluar.

    “Roli i Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar dhe në vazhdim ka qenë i madh. Në rast se i referohemi kohës së Kongresit të Berlinit do gjejmë se Kosova u shndërrua në djepin ku po zhvillohej dhe konsolidohej përpjekja kombëtare e shqiptarëve. Në lidhjen e Prizrenit ideali kombëtar i shqiptarëve, u shndërrua në idealin udhëheqës të tyre”, ka theksuar ai.

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka theksuar rëndësinë që vështrimi nga e kaluara të na shërbejë për të ndërtuar të ardhmen.

    “Kjo është një përpjekje e ndarë e historianëve nga njëra anë dhe e politikës nga ana tjetër. Kemi jo pak energji të konsumuara në drejtim të paditur, për shkak të politikanëve që përpiqen të rishkruajnë historinë dhe historianëve që përpiqen ta modelojnë ata sipas interesave politike. Në këtë moment kaq themelor për shtetin, siç është 100-vjetori, ne duhet t’i referoheshim të ardhmes si domosdoshmëri për të mos humbur kohë”, u shpreh Rama.

    Ai nënvizoi nevojën e bashkëpunimit, në mënyrë që siç tha ai brezat që vijnë të mos trashëgojnë plagët e së kaluarës, Rama theksoi se lavdia e së shkuarës nuk mund të mbulojë dot boshllëqet e së ardhmes.

    Sipas Ramës, sot Kosova dhe Shqipëria kanë mundësi që të krijojnë një strategji kombëtare, që kapërcen kufijtë, e cila do t’i shërbejë përballimit të sfidave që do vijojnë nga bashkimi i dy vendeve në BE.Lajmi i Dites

    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Çka në fakt po bëhemi gati të festojmë?!

    Behxhet Sh. Shala

    1. Jemi popull euforik. Jemi popull folklorik. Jemi popull patriotik. Me një fjalë jemi popull dhe rast sui generis. Ashtu na kanë cilësuar dhe na trajton bota. Jemi bërë të njohur për këtë. Tash po e vërtetojmë edhe vet ne. Kemi rënë në ekstazë, eufori dhe me një vrull patriotik me rekuizite folklorike po bëhemi gati ta festojmë 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Edhe kosovarët e deshqiptarizuar. Po festojnë shqiptarët në Shqipëri që kanë probleme të mëdha pikërisht me identitetin e humbur kombëtar dhe tani, një pjesë e vogël e tyre po përpiqet ta rigjejë dhe rikthejë këtë identitet! Në Shqipëri nuk ta marrin shumë pozitive nëse mburreni me identitetin shqiptar! Më shumë e duan identitetin evropian. E respektojnë shumë edhe ate serb, Italian, grek madje edhe aborixhin. Vetëm jo atë shqiptar!

    Kur ne kosovarët (dikur) flisnim për patriotizmin shqiptar na quanin të prapambetur dhe injorant. Që na kishte ikur koha dhe që qytetërimin e kishim diçka të panjohur. Shteti shqiptar kishte problem të zhvillohej dhe ta forconte identitetin kombëtar. Sepse në Shqipëri ladruan të tjerët. Të huajt dhe ata që qençe u shërbenin. Princat e rremë gjermanë, mbreti analfabet që tash po legalizohet nga doktori apo diktatori “demokrat” nga Tropoja, diktatura komuniste me ambalazhim shqiptar dhe me përmbajtje serbe, ruse, kineze, vietnameze etj. Këta e kanë pasur fjalën kryesore dhe këta e kanë përcaktuar intensitetin e përcaktimit kombëtar!

    Sot me identitetin kombëtar manipulojnë politikanët milionerë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi dhe Serbi. Që demokracinë e kanë kuptuar dhe shndërruar në diktaturë personale duke mbajtur pushtetin - karrigen - me të gjitha mjetet e palejuara edhe mbi 20 vjet! Në Shqipëri Saliu nuk fliste dikur me Nanon e tash me Edvinin. Për interesin e Shqipërisë?! Jo. Për interesat e tyre personale. Në Shqipëri flitet për identitetin evropian në kohën kur duket se më parë do të bëhet pjesë e BE-së Uganda (që gjendet në Afrikë) se vet Shqipëria!

    Në Greqi shqiptarët për një vend pune kanë ndërruar komb, atdhe dhe fe dhe përsëri trajtohen si qytetarë të rendit të tretë! Në Mal të Zi shqiptarët janë kontribuues të shpalljes së pavarësisë së këtij shteti, ndërsa dënohen me të holla nëse përdorin simbolin e tyre kombëtar. Edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare, si model bashkëpunimi midis tyre e kanë modelin Berisha-Nano (Rama). E njëjta situatë është edhe në Luginën e Preshevës. Të shkelur nga Serbia, të pambrojtur nga Shqipëria dhe të mashtruar nga Kosova janë katandisur keq midis veti. Në Maqedoni përdoret modeli i njëjtë në teori, ndërsa në praktikë kanë avancuar. E bëjnë politikën e korbave duke u munduar t’i nxjerrin sytë njëri- tjetrit Menduri dhe Aliu. Ndërkaq, u këndojnë syve të Ivanovit, Georgijevskit dhe Grujevskit. Për një pushtet dhe territor të madhësisë së prapanicës së tyre. Karriges që e gjakojnë dhe janë në gjendje ta përgjakin për ta mbajtur atë.

    Kosova është rast sui generis. E shpallëm pavarësinë tash, duke ikur nga kombi joevropian shqiptar po e formojmë edhe një komb të ri. Komb bastard. Kombin kosovar. Nga disa bastard dhe zvarranikë permanentë! Të cilët kurrë nuk kanë qëndruar në këmbët e tyre! Populli shqiptar i ndarë në gjashtë shtete me një shtet që në vend se të bëhet nënë është shndërruar në një njerkë të keqe. Kosova me 100.000 mijë probleme, shqiptarët në katër shtetet e tjera që më shumë keqtrajtohen se sa që trajtohen si njerëz, varfëri sahariane, papunësi të Eritresë dhe korrupsion gjithpërfshirës, mos janë këto arsye të festohet?!

    Nuk shoh se duhet të festojmë! Madje, jemi bërë për të na vajtuar! Po ne historikisht (pasi që jemi popull historik dhe çdo ngjarje është historike) gjithmonë jemi ngutur dhe gjithnjë jemi ndarë të përmutur! Ky festim është manipulim me ndjenjat dhe ikje nga përgjegjësia historike, politike, njerëzore, kombëtare, personale dhe morale që nuk qemë të zotët ta bëjmë një shtet. Që e shkërdhyem shtetin. Që ende po punojmë kundër interesave kombëtare dhe shtetërore!

    Mirëpo, si popull patriotik dhe folklorik kemi të drejtë të festojmë. Fatin tonë të mjerë dhe gjendjen tonë të mjerë. Të sotmen e vjedhur dhe ardhmërinë e mjegulluar! Prandaj, o burra dhe burrnesha! Kush me këmbë, kush me kuaj ( standardi më i lartë ) , me makina, furgonë , autobusë, aeroplanë, mësyni Tiranës dhe Vlorës. Si Ismail Qemali dhe Isë Boletini! Ata që vijnë nga Shqipëria në Kosovë u bëfshin mirë byreku dhe qebapët e Kosovës! Ata që shkojnë në Shqipëri do të kënaqen me sufllaqe dhe paidhaqe! U bëfshin mirë! Ne, disa gomarë që do të qëndrojmë në shtëpi (në mesin e tyre edhe unë) të gjendemi si mundemi. Unë nuk shoh ndonjë arsye për të festuar! Mund edhe ta kem gabim!

    2. Ban ki Muni, shefi i Ujk Jeremiqit në OKB, baba i 6 pikave të tij të famshme deklaroi se do të ishte mirë të ulen dhe të bisedojnë për veriun Beogradi, Prishtina dhe serbët e veriut. Nëse veprohet sipas Banit, rezultati dihet që tani. Duket se edhe ashtu do të ndodhë. Edhe Kushnerit më në fund i ranë puplat dhe mbeti lakuriq. E lakuriqojë Veri ( i Kosovës ).

    3. Azem Vllasi, ndryshe i njohur dikur si djali i Titos, e shpalosi patriotizmin e tij kosovar ndonëse e ka titullin doktor shkence i patriotizmit jugosllav! I mbajti leksion “Vetëvendosjes” për atdhedashuri duke i quajtur zjarrëvënës dhe shkatërrues të shtetit vetëm për të ardhur në pushtet! Nuk është budalla Azemi! Me një plumb u strehua në gjirin e miqve ndërkombëtarë, po zgjedhë nëse do të shkojë në mision diplomatik në Beograd (shtëpinë e tij) apo në Podgoricë. Dhe Hashimi e dërgon pa asnjë problem për të vetmen arsye se Azemi e flet shkëlqyeshëm gjuhën serbe! Pastaj, tha se në “Vetëvendosje” ka djem të mirë dhe të mençur, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri duke ua futur pykën kësaj lëvizjeje.

    “Vetëvendosja” nuk reagoi fare kundër Azemit. Po të fliste dikush tjetër menjëherë do ta trajtonin si antikombëtar, këlysh të Hashimit, kudër të Jahjagës, kushëri të Trajkoviqit apo kumbar të Toma Nikoliqit! Po më vjen keq, por për shumë gjëra Azemi ka të drejtë!

    4. Akademia e Shkencës dhe pleqtë e Muqibabës: Pata reaguar kundër mospunës, politizimit, klientelizmit, klanizimit, përzgjedhjes në bazë të meritokracisë dhe përjashtimit të intelektualëve të vërtetë, e jo pse kam pasur diçka personale apo jam shtyrë nga dikush ta bëjë këtë. Reagimi ka qenë për Betejën e Kumanovës, sepse nuk kam dashur të heshtin faktet dhe të falsifikohet historia. Edhe kundër Institutit të fjetur të Historisë. Qartë kam thënë se jam kundër një Akademie që na ndërsenë kundër popujve tjerë dhe që nxitë urrejtje ndaj popujve tjerë.

    Një analist dhe poet që me pamje i ngjanë Dostojevskit pas shumë netëve pa gjumë, bixhozit pa fund dhe në përpjekje të shkruaj një roman më shumë për shlyerjen e borxheve ndaj botuesve dhe i cili përpiqet ta kopjojë këtë shkrimtar gjenial edhe me shkrime bie në pozitën e Sinan Hasanit. As nuk di se çka shkruan dhe as nuk e kupton se ç’kanë shkruar të tjerët!

    5. Hashim Thaçi është një dhe i pazëvendësueshëm. Improvizues më të madh nuk bënë më nëna në Kosovë. Nuk ka situatë që e gjuan në shpinë! Kur mendoni se e pati puna e tij, shfaqet edhe më i fortë! Në fushën e magjisë mbetet i pamposhtur Hudini si magjistari më i madh i tëra kohërave. Edhe Hashimi në hedhjen e margaritarëve. Merreni me mend këtë të fundit që u plasua si lajm në të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike të Kosovës: “Kreu i Ekzekutivit Hashim Thaçi u takua dhe i ka njoftuar përfaqësuesit e vendeve të Quintit për takimet në Bruksel...”! Merreni me mend! Për takimet në Bruksel! Sa të painformuar janë shtetet e Quintit për takimet dhe bisedimet në Bruksel!!!

    6. Petreus Qeflia dhe Ismet mafia: Gjenerali Petreus dha dorëheqje për një lidhje jashtëmartesore. Me një bashkëpunëtore të tij për të cilën thonë se e joshi me trurin e saj e jo me trupin e saj! Keni kujdes! Me trurin e saj dhe jo me trupin e saj! Politikanët tanë janë shumë më praktikë dhe pragmatikë. Ata joshen ekskluzivisht nga trupi i saj dhe jo nga truri i saj. Me ato të shumta që krijojnë lidhje jashtëmartesore. Politikanëve tanë (jo të gjithëve) truri nuk u bënë përshtypje, sepse edhe vet e kanë si substancë deficitare. Por, ata nuk japin dorëheqje sepse e konsiderojnë se ky aktivitet u shkon me postin dhe se dalin leshko nëse nuk i kanë disa dashnore! Disa dashnore për të cilat Pikaso do të thoshte se janë, ideale shkaku se “e kanë kokën bosh ndërsa xhemperin të mbushur plot”!

    Ismeti nuk ka dashnore por është bërë më i rrezikshëm se ata që i kanë nga dhjetë! Është radikalizuar shumë. Kam frikë se po përgatitë një problem të madh! Tha se të majtët do t’i heqë nga skena politike apo do t’i burgos, ndërsa të djathtët do ta marrin pushtetin! Hashimin do ta dërgojë në shtëpi! Nëse bëhet ashtu, Ismeti do të mbetet pa parti! Do të mbetet vet kryetar, vet sekretar, vet kryesi etj. Prandaj, një këshillë për mikun tim majtist Ismet Beqirin: “Ndale turrin o Ismet Burri se nuk ka vdekur jo Bajram Curri”!

    Po e shihni edhe ju lexues të nderuar se kjo këshilla ime për Ismetin është një slogan patriotik dhe folklorik! Në frymën e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar!


    http://www.telegrafi.com/?id=26&a=5461
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  10. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    fytyra e shqiperise ne 100 vjetor :

    Emri:  560964_413879922008995_1428894724_n.jpg

Shikime: 2834

Madhësia:  54.8 KB

Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •