Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 189
  1. #161
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    1912 - 2012 - 100 vjetori i coptimit te trojeve shqipetare...

    Gezuar pra...

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    as stadium e as parlament nuk duken ne horizont................


    se di sa gati do jete Vlora per 100 vjetorin,por deri tani eshte kantjer ndertimi.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prudence : 15-10-2012 më 03:20
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    une skam asigje me Vlonjatet por e shof qe pak ti ngacmosh ne muhabet, shnderrohen ne talebane te shndritshem dhe qesharak...pse ismaili e ngriti flamurin sipas teje? ai vetem? PO Hasan Prishtina, Bajram Curri, ISa Boletini e din rrolin e tyre para 28 Nentorit te 1912tes? Ismailin e perdori Bajram Curri e Hasan Prishtina, sic e perdori Berisha Hajdarin, nqs dicka do shkonte mbrapsht do ishte Ismaili qe do e hante.
    po ti kush je qe ngre gishtin kunder Vlores..........
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053
    Në vitin 1912 punonte në postën e Vlorës si telegrafist. Lajmin e shpalljes së pavarësisë e dha me telegramet e formuluara prej tij në të gjitha qendrat që kishin lidhje telegrafike. Dhe më pas u përcolli kancelarive evropiane njoftimet për aktivitetin dhe kërkesat e Qeverisë së Përkohshme

    Faik Kreshpa, djaloshi që i përcolli Evropës dhe Fuqive të Mëdha, lajmin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ishte pinjoll i një prej familjeve më të vjetra të Vlorës.

    Studjuesi Agim Hametaj thotë se familja Kreshpa, një prej 20 familjeve më të vjetra të Vlorës, ka një histori prej më shumë se 400 vjeçare të lidhur ngushtë me këtë qytet. Në një mjedis thellësisht qytetar, me tradita të shëndosha patriotike, lindi dhe u rrit edhe Faiku. Ai u dërgua për të studiuar në Selanik, ku u shkollua pikërisht për specialitetin me të cilin u bë i njohur, telegrafën.

    Në Vlorë, shërbimi i postëtelegrafës, që në terminologjinë e kohës njihej me emërtimin "daullja e telit", ishte ngritur qysh në vitin 1862, kur në këtë qytet funksiononte zyra përkatëse, që ishte ndërtuar nga pushtuesit osmanë në një godinë të vogël pranë qendrës së qytetit.

    Në vitin 1909, Kreshpa përfundoi studimet në Selanik dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, ku filloi punë në specialitetin e tij, në Zyrën e Postëtelegrafës. Ishte viti 1912, kur Kreshpa, 22 vjeçar, do të fitonte famë tek bashkëkohësit dhe do të mbetej një nga emrat e njohur, protagonistë të atyre ditëve.

    Pas vendimit dhe nënshkrimit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, Ismail Qemali, Kryeministër, dorëzoi tekstin e njoftimit për Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike. Teksti u përcoll tek zyrat e Postëtelegrafës, që prej pak ditësh, ishin vendosur pak metra më tej, në katin e parë të godinës së njohur të Sharrajve, e cila ka ekzistuar deri në mesin e viteve 1980-të.

    Përgjegjësi i kësaj zyre, ishte Vait Janina, një emër i njohur në rrethet patriotike të kohës, besnik i Ismail Qemalit. Janina, ishte baxhanak, me truprojën më të afërt të Ismail Qemalit, Kodhel Zilen, ndërkohë që vetë bashkëshortja e tij, kryente detyrën e kuzhinieres së Kryetarit të Qeverisë së Pavarësisë.

    Gjithsesi, me tekstin e njoftimit në dorë, Vait Janina iu drejtua njërit prej punonjësve të kësaj zyre, Faik Kreshpës, djaloshit 22 vjeçar, të cilit i ra fati i madh të transmetonte lajmin e njoftimit të Shpalljes së Pavarësisë.

    Ndërkohë, historiani Fahri Shaska e plotëson kështu tregimin e tij. “Në vitin 1912 Faik Kreshpa punonte në postën e Vlorës si telegrafist. Lajmin e shpalljes së pavarësisë e dha me telegramet e formuluara prej tij në të gjitha qendrat, që kishin lidhje telegrafike. Kur i dhanë lajmin e vendimit të Kuvendit, nga gëzimi ai qëlloi disa herë me armë nga dritarja e postës. Për këtë, Ismail Beu i hoqi vërejtjen, duke i thënë se nuk duhej ta festojmë me pushkë këtë sihariq.

    Kjo detyrë e kryer me përpikmëri nuk ishte e vetmja për djaloshin e pasionuar pas profesionit të tij. Ai vazhdoi të zbatonte me korrektësi detyrat e lëna, duke i përcjellë kancelarive evropiane, njoftimet për aktivitetin dhe kërkesat e Qeverisë së Përkohshme. Ai vazhdoi në këtë profesion për shumë vite me radhë, madje edhe pas vitit 1944. Në fund të viteve ’40-të, doli në pension.

    Por, ky emër mbeti i panjohur për komunitetin. Propaganda komuniste e la atë në harresë, megjithëse Faik Kreshpa, ishte një qytetar i nderuar i Vlorës. Ai ka jetuar në këtë qytet deri në vitin 1956-të, kur ndërroi jetë. Por, pakkush prej bashkëqytetarëve të tij e dinte se, pikërisht ai, ishte telegrafisti që njoftoi botën mbarë për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

    Harilla Koçi, ATSh
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053
    DHIMITËR QARRI, VARKËTARI I ISMAIL QEMALIT

    Dhimitër Qarri nga Novosela ka qenë njeriu që kishte transportuar Ismail Qemalin nga njëri breg i Vjosës në tjetrin në vjeshtën e largët dhe e lagësht e vitit 1912.

    Ai do të kishte mbetur i panjohur, nëse një ditë vjeshte të vitit 1961, një nga historianët e kohës, të mos kishte realizuar atë takim të rastësishëm me të. Si çdo ditë, xha Dhimitri, atëhere 81 vjeç, kishte dalë për t’u shlodhur në Lulishten e Famurit, ku mblidhej me bashkëmoshatarët e vet, për të luajtur letra, apo domino.
    Papritmas, ndërsa loja ishtë në kulmin e saj, pranë grupit të të moshuarve afrohen dy burra. Njëri ishte shefi i seksionit të kulturës në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, Harilla Panajoti, ndërsa tjetri, një i panjohur. Kaluan vetëm pak minuta dhe pasi u prezantuan, historiani Petraq Pepo, ish-anëtar i Akademisë së Shkencave, tregon qëllimin e vajtjes pranë të moshuarve: ai kërkonte të zbulonte itinerarin e udhëtimit të Ismail Qemalit, nga Durrësi për në Vlorë, në atë vjeshtë të largët të vitit 1912.
    Tregimi i kishte mbetur diku në afërsi të Vjosës, në kufijtë mes Vlorës dhe Fierit. Çdo dëshmi mund të vlente. Kishte kërkuar me javë dhe me muaj. I kishin thënë se, tek të moshuarit e qytetit, mund të zbulonte diçka. Prandaj dhe kishte ardhur këtu, tek këta pleq të nderuar. "Unë mund të të ndihmoj me disa gjëra…(!)". Nga mesi i grupit, një i moshuar, trupmesatar dhe disi i hequr, ngriti zërin…
    Xha Dhimitri, Dhimitër Qarri nga Novosela, ishte njeriu i duhur. Atë kërkonte historiani, personin që kishte transportuar Ismail Qemalin, nga njëri breg i Vjosës në tjetrin. Ajo vjeshtë e largët dhe e lagësht e vitit 1912, e kishte shndërruar Myzeqenë në një moçalishte të stërmadhe. Balta dhe uji, mbizotëronin kudo.
    Ishte mjaft e vështirë të udhëtoje përmes saj. Por, Ismail Qemali, me grupin që e shoqëronte, ia dolën. Në pasditen e 25 nëntorit, ata mbërritën në bregun verior të lumit. Për të kaluar në anën tjetër, duhej një varkëtar i zoti.
    Këtë mision mund ta kryente vetëm një njeri, Dhimitër Qarri, atëhere 32 vjeç. "Babai në atë kohë, punonte si varkëtar në portin e Vlorës. Siç na ka treguar, atë e thirrën me urgjencë në fshat, në Novoselë. Duhej të kalonte Ismail Qemalin, për në anën e Vlorës", më thoshte para pak vjetësh 80 vjeçari Jorgji Dhimitri, i biri i Dhimitrit.
    Ai tregonte se brenda një kohe të shkurtër, i ati mbërriti afër vendit, ku sot gjendet Ura e Mifolit. Qindra njerëz në të dy anët e bregut prisnin. Përgatiti varkën, ose gjeminë, siç emërtohej në atë kohë. E rregulloi dhe, pa humbur kohë, u nis për në bregun tjetër ku të gjithë mbërritën shëndoshë e mirë.
    Më pas, me një varkë më të madhe, që e kishin emërtuar "maune", u transportuan edhe karroca dhe kuajt, me të cilët kishin udhëtuar Ismail Qemali dhe grupi që e shoqëronte.
    Ndërkohë, të pranishmit në breg thërrisnin "Rroftë Ismail Qemali". Ai i takoi të gjithë dhe megjithëse mjaft i lodhur, bisedoi me ta, u shpjegoi arsyen pse Shqipëria duhej të mëvetësohej nga Perandoria Otomane. Ndërkohë, Dhimitrit i shkoi pranë njëri prej shoqëruesve dhe e pyeti se sa i bënte haku i punës që kishte kryer. "Asnjë gjë. Unë i shërbeva Ismail Qemalit, i shërbeva Shqipërisë", ju përgjigj varkëtari myzeqar. Pas kësaj, Ismail Qemali u shplodh për pak orë në një nga familjet e fshatit dhe më pas vazhdoi rrugën drejt Vlorës, ku e priste populli.
    Deri në vitin 1961, Dhimitërr Qarri ishte një njeri i zakonshëm dhe i panjohur për opinionin. Por, pas atij takimi të rastësishëm me historianin, Petraq Pepo, jeta e tij ndryshoi. Historia e tij u botua në libra të ndyshme dhe në gazetat e kohës. Një vit më pas, u përkujtua 50 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë dhe ai ishte një nga të ftuarit e nderit. Më pas, ai ftohej çdo përvjetor, deri sa vdiq, në vitin 1967, në moshën 87 vjeçare.
    Por, ajo ngjarje e vjeshtës e vitit 1912, nuk ishte e vetmja për Dhimitër Qarrin, në shërbim të Ismail Qemalit. Një koinçidencë tjetër e kishte bërë atë më herët protagonist të një ngjarjeje, ku sërish i kishte shërbyer Ismail Qemalit. Ishte shtatori i vitit 1908, pak pasi ishte shpallur "Hyrieti" dhe Ismail Qemali, përfitoi për të ardhur në Shqipëri dhe në Vlorë.
    Në port, mbërriti me një avullore austriake, por për të dalë në liman, ishte e pamundur, sepse anija nuk mund të afrohej në skelë. Për këtë qëllim funksiononin barkat, ku njëra prej tyre, drejtohej nga i riu Dhimitër Qarri. I biri i tij më tregonte se: "Sapo mësoi për mbërritjen e Ismail Qemalit, babai, që punonte si varkëtar në portin e Vlorës, nxitoi të ishte ai i pari që do t’i shërbente. E mbuloi varkën me qilim të kuq dhe e solli Ismail Qemalin shëndoshë e mirë në breg të detit. Kur ai mbërriti aty u ul dhe puthi tokën, duke bërë të lotonin ata që ndodheshin aty.
    Nga gëzimi, njerëzia brohorisnin dhe madje qëllonin edhe me armë. Nga kjo ndodhi edhe një ngjarje e rëndë; Kristo Furxhiut ju vra djali i vetëm nga pakujdesia. Por, ai u përmbajt dhe ngulmoi të mos arrestohej askush, përsa kohë qyteti festonte ardhjen e Ismail Qemalit".
    Dhimitër Qarri ishte një patriot, këtë e kishte reflektuar edhe më pas, kur, Vlora dhe Myzeqeja, u shndërruan në një fushë beteje në Luftën e Parë Botërore, mes forcave të Italisë, pjesëtare të Antantës dhe atyre të Austro Hungarisë, pjesëtare të Bllokut Qendror. Teksa shkonte e vinte çdo ditë nga Vlora në Novoselë, ku banonte, xha Dhimitri vëzhgonte vendosjen e forcave italiane dhe për këtë raportonte tek luftëtarët e lirisë, në Vlorë. Por, kjo ra në sy të pushtuesve, të cilët e arrestuan dhe e internuan në ishullin e Ventotenes në Itali, ku qëndroi katër vjet i syrgjynosur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ferizaj mban simpozium shkencor për historinë

    Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe pushtimit serbo-malazez të Kosovës, në Ferizaj u mbajt simpoziumi shkencor ”Rezistenca e shqiptarëve të Ferizajt kundër pushtimit serb, tetor 1912”. Në këtë simpozium shkencor morën pjesë përfaqësues të instituteve historike nga Tirana dhe Prishtina, përfaqësues të Arkivit Shtetëror nga Tirana, si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë. Me këtë rast u dëgjuan fakte historike lidhur me këtë trevë. Fillimisht, nënkryetari i komunës së Ferizajt, Besim Zymberi, tha se ” Ferizaj, ndonëse qytet i ri është ngritur mbi themelet e një vendbanimi të vjetër, i cili ka promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme idealet e lirisë”.

    Prof. dr. Liman Rushiti, organizator i këtij simpoziumi, theksoi se ferizajasitij luajtën rol të madh në çështjen kombëtare.”Ferizaj, një qytet i ri i vitit 1874, në të cilin atëbotë u ndërtua hekurudha, kujtohet me përkrahjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me luftërat e Carralevës, Koshares, Slivovës, kryengritjen e 23 tetorit të vitit 1912 e një varg ngjarjesh të tjera të pasuara deri në luftën e UÇK-së”, u shpreh Rushiti.

    Edhe historiani dhe kryeparlamentari i vendit, Jakup Krasniqi, gjatë punimeve të këtij simpoziumi, me temën: ”Dy pavarësitë shqiptare”, ua rikujtoi pjesëmarrësve etapat historike, nëpër të cilat kaluan Shqipëria dhe Kosova deri në realizimin e idealeve.

    Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë së Shqipërisë, dha një pasqyrë historike për rrugëtimet e pavarësive të dy shteteve.”Kosova ka pasur një rol parësor në rrugëtimin e Pavarësisë së Shqipërisë. Jo rastësisht, në këtë trevë kanë ndodhur ngjarje madhore”, tha Meta. Kumtesat e mbledhura nga punonjësit e këtij simpoziumi do të shërbejnë për botimin e një vëllimi për Ferizajn.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053
    ORHAN POJANI

    Emri i Orhan Pojanit ka qenë i mirënjohur qysh në kohën kur përgatitej pavarësia e Shqipërisë. Së bashku me Jovan (Jani) Kosturin dhe Thimi Markon, përbënin një trini që la gjurmë të denja historike në jetën e qytetit të Korçës. “Përlindja e Shqipëniës”, gazeta më e afërt me qeverinë e Vlorës, në numrin e saj të 27, datë 20 nëntor 1913, në nderim të veprës së Orhan Pojanit shkruante: “Vetëm tre dit rrojti në Vlonë, në tokën e Shqipëriës së lirë, sepse qe i sëmurë e s’para dilte nga shtëpia. Por as sëmundja, as lutjet e atyne që kish përqark, nuk mundën ta mbajnë mbyllur në shtëpië ditën kur Vlona dhe e tânë Shqipëria e lirë kremtonte ngritjen e flamurit. Ky njeri kish vojtur një jetë të tânë që të shohë një ditë të tillë”. Ndërsa në vetë pohimet e Orhan bej Pojanit, kjo gazetë shkruan: “Tani që e pashë edhe unë këtë flamurin me shqiponjë munt të më marrë zoti; jam i lumtur”.

    Katër vjet më vonë, për Orhan bej Pojanin do të shkruante shkrimtari-komit që demaskoi “honxho-bonxhot”, Mihal Grameno. Fillimi i shkrimit të tij përkujtimor, me titullin “Punëtorët”, që u botua në gazetën “Koha” më 1917, është nga më befasuesit: “I ngadalshëm … i ngadalshëm dhe kurdoherë i ngadalshëm … ishte një nga punëtorët kombëtarë. Pandehje se prej këtij njeriu nuk mund të pritej as ndonjë dobi dhe ai që e njihte për herë të parë mund të tallej me të. Megjithatë … gjithë kombëtarët e nderonin dhe e çmonin si një nga ‘punëtorët’ e mëdhenj të themelimit kombëtar”. Gjithnjë me të njëjtën fuqi realizmi dhe me humorin cilësues M. Grameno shkruan: “Kishim gjetur belanë me të ndjerin, se s’kishte ditë që të mos na mblidhte në këshillë për të biseduar dhe për të gjetur mënyrat qysh të mbaheshin shkollat”. E tillë kishte qenë gjithë jeta e Orhan Pojanit: e pabujshme, e heshtur, pa beteja të mëdha me asqerin dhe administratën osmane, por plot veprim kulturor në dobi të një Shqipërie kombëtare.

    Në krye të klubit “Dituria”, Orhan Pojani qe njëri prej më të dalluarve për përgatitjen e kongresit të alfabetit, Kongresit të Manastirit. Kur lufta kundër shkronjave shqipe u ashpërsua, ai iu drejtua bashkëvendësve të vet që “të hapmë shkollën shqip të djemve me një sistemë të re: shkolla ka pesë rreshte (klase) edhe pesë mësonjës; në këtë shkollë, përveç Shqipes, do të mësonen edhe turqishtja, gërqishtja, anglishtja e frëngjishtja” (AQSH., F. 102, V. 1908, D. 86, fl. 1). Pikërisht për këtë shoqëri e kishte fjalën Grameno kur shkruante se na mblidhte ditë për ditë për të na kërkuar mendime.

    Historiografia shqiptare ka qenë disi e pavëmendshme ndaj “punëtorëve” të tillë. Sepse në traditën e saj, të hershme e të mëvonshme, ka qenë kryesisht madhështimi i kaçakut, komitit, atentatorit, “atij që t’i numëron shtatë në ballë”. Kurse njerëzit si Orhan Pojani, për të cilin M. Grameno shkruan se ishte aq i ngadaltë sa të mos besoje se mund të bënte diçka të dobishme, kanë qenë jashtë syrit të saj. Sepse ai nuk ishte luftëtari kombëtar, por punëtori kombëtar. Dhe për punëtorin kombëtar ka kohë, pret historia gjithnjë.

    Nuk është vetëm Orhan Pojani që e ka provuar fatin e harrimit prej historisë. Bashkë me të, të lidhur në të njëjtën çështje, ishin, veç Thimi Markos e Jovan Kosturit, edhe i vëllai, Samiu; Qamil Panariti e Idhomene Kosturi, emrat e të cilëve mund të gjenden vetëm në skedarët e arkivave. Në 25-vjetorin e vetëqeverimit, një komision i posaçëm intelektualësh punoi për të rindërtuar biografitë e veprimtarëve të periudhës historike që përgatiti pavarësinë dhe me këtë rast u sintetizua shkurtimisht edhe jetëshkrimi i Orhan Pojanit, në fund të të cilit thuhet se “fotografi nuk ka”. Në këto dokumente, duke iu referuar treshes Orhan Pojani, Thimi Marko dhe Jovan Kosturi thuhet se ata u përpoqën “me mish me shpirt që gjuha shqipe të virej në shkollat elenishte e turqishte të asikohe” (AQSH, F. 170, V. 1937, D. 50, f. 24). Orhan Frashëri veproi pa bujë për rilindjen mendore e shpirtërore të shqiptarëve. Ai gjeti gjithnjë zgjidhjen e duhur për të mos lejuar që dallimi, duke përfshirë dallimin fetar, të bëhej pengesë për këtë. Kur në Korçë u hap fjala se shkolla e parë shqipe ishte shkollë e të krishterëve, ai vuri në veprim veten dhe familjen e tij për t’u dëshmuar myslimanëve se kjo ishte një gënjeshtër. Dhe për këtë nuk duhej propagandë, por një veprim i shpejtë.

    Një datë historike ndaj së cilës dijetarët janë të vëmendshëm është 7 marsi i vitit 1878, dita kur u hap e para shkollë shqipe. Para se të ndodhte kjo, në Korçë, Orhan Pojani dhe miqtë e tij kishin bërë gjithçka që kishin mundësi të bënin për ta futur mësimin shqip në ato shkolla që ekzistonin, në mënyrë që rruga e një shkolle kombëtare të bëhej më e lehtë. Dhe, për të mos dhënë shkas që mësimi shqip të konsiderohej si kundërvënie ndaj perandorisë, bashkë me shqipen ata propozonin të mësohej edhe frëngjisht e anglisht. Të tre, në funksion të këtij qëllimi, u bënë këshilltarë të shkollës, me qëllim që “të shkonte puna mbarë”, siç thuhet në një këngë korçare. Orhan Pojani njihet si “një nga themellonjësit e shkollës shqipe në Korçë, mbrojtës i kësaj shkolle, kurdoherë edhe dhuronjës i madh me të holla për përmbajtjen e tyre dhe të mësuesve” (AQSH, F. 170, V. 1937, D. 50, fl. 65). Ashtu si i vëllai, Samiu, “nuk ishte njeri i dyfegut, por ka qenë ndër mëmëdhetarët më zemërkthjellët që dinte të luftonte me pendë dhe të punonte për një bashkim kombëtar të sinqertë” (po aty, fl. 73). Ndërsa Thimi Marko hapte shtëpinë e tij për të pritur mësuesin e parë të shkollës shqipe, së bashku me Orhan Pojanin dhe Jovan Kosturin regjistroheshin vullnetarisht si “eforë e arkëtarë” të kësaj shkolle, derisa ajo u mbyll nga administrata osmane.

    Hapja e shkollës së parë shqipe nuk mund të përfytyrohet pa punën e këtyre tre burrave të urtë, që bashkuan vullnet e pasuri për të arritur që të bëhej e vërtetë ëndrra e Rilindjes për një shkollë kombëtare, ëndërr që kishte nisur qysh me Akademinë e Voskopojës, kolegjet dhe seminaret arbëreshe, por ishte ndërprerë për shkaqe që dihen. Ndërsa Sami Pojani merrte pjesë në Kongresin e Manastirit si delegat i Korçës, Orhani do të dallohej si veprimtar intuitivisht i orientuar drejt, kur një gjysmë viti më pas kundërshtoi vendimet e xhonturqve që propozonin pikërisht atë që kishte satirizuar A. Z. Çajupi, fenomenin Adhamudh, abetaren e tij, me shkrim latin, por nga e djathta në të majtë. Në të vërtetë, Kongresi i Dibrës diçka të ngjashme lejoi: të shkruhej shqipja dhe të mësohej në shkolla, por me alfabetin e osmanishtes.

    Po pse Orhan Pojani, Thimi Marko, Jovan Kosturi, Qamil Panariti, Idhomene Kosturi dhe mjaft të tjerë, megjithëse komisioni i 25-vjetorit të vetëqeverimit (1937) i kishte në vëmendje, kanë mbetur gati krejt të harruar? Jo vetëm për faktin që ata s’qenë luftëtarë komitë si ata që dilnin çetave dhe luftonin me armë ushtrinë osmane. Ka dhe një arsye tjetër: ata ishin pjesa më e pasur e Korçës, dhe, duke dhuruar vetë ndihma për shkollën shqipe, nxitën shoqëritë patriotike kudo që ishin, duke përfshirë atë të Bukureshtit, për të bashkuar kontribute në para për nismën që ishte ndërmarrë. Përgjithësisht pjesa e prapavijës ekonomike është nënçmuar edhe për ngjarje të tjera, si Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Por ardhja deri tek pavarësia nuk mund të kuptohej pa këto dy faktorë: luftën me dije e mbështetjen me pasuri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Reflektim mbi rolin dhe kontributin në histori



    Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, në Gjilan është mbajtur të mërkurën simpoziumi shkencor me temën “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare 1878-1912”, në organizim të lidhjes së historianëve shqiptarë “Ali Hadri” në Gjilan dhe Drejtorisë për Kulturë, ku me punimet e tyre do të paraqiten njëzet referues.

    Fitim Rifati nga lidhja e historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, i cili e ka hapur simpoziumin, ka thënë se pret që referuesit e këtij simpoziumi të ndriçojnë rolin dhe kontributin e kësaj ane në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

    Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, në këtë simpozium ka thënë se sqarimi dhe ndriçimi i së kaluarës sonë është çështje me rëndësi, sepse ka të bëjë me përpjekjet tona të përhershme për të qenë të barabartë dhe të lirë me të tjerët. Prandaj, sqarimi dhe ndriçimi i sinqertë dhe i tërësishëm i së kaluarës e bën të plotë identitetin tonë kombëtar e shtetëror, ka thënë Mustafa.

    Me sa më shumë hise që hyjmë në një bashkim të tillë, aq më mirë është për ne, sepse do të trajtohemi sipas peshës me të cilën kemi hyrë. E ne në Evropë nuk do të jemi si Kosovë ose Shqipëri e vetmuar, por do të hyjmë me peshën dhe hisen e që të dyjave bashkë – bile edhe me hiset e mbetura jashtë shteteve tona, edhe me peshën e hisen e shqiptarëve në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi. Kjo është alternativë e sotme e bashkimit të kombit shqiptar në një tërësi funksionale e të papenguar, ka thënë kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa.

    Simpoziumin shkencor në Gjilan, që e ka drejtuar dr. Sabile Keçmezi-Basha, e ka përshëndetur edhe kryetari i LHSH, dr Fehmi Rexhepi, i cili ka thënë se historianë të vjetër e të rinj, bashkërisht po kryejmë obligimin tone në ndriçimin e kësaj periudhe të rëndësishme të historisë sonë.

    Në këtë simpozium morën pjesë këta studiues:

    1. Mr. Gazmend Arifi, Pasqyrë e shkurtër gjeografiko-historike e Gjilanit.
    2. Mr. Naim Musliu, Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-1881).
    3. MA. Memli Kasniqi, Gjilani sipas regjistrimit osman të vitit 1896.
    4. Mr. Fitim Rifati, Lëvizja Kombëtare në rrethinën e Gjilanit dhe asgjësimi i çetës komite të Pasjanit më 1907.
    5. MA. Veli Kyeziu, Roli i gjilanasve në Kuvendin e Ferizajt të vitit 1908 sipas dokumenteve arkivore dhe literaturës historiografike.
    6. Prof. Dr. Fehmi Rexhepi, Idriz Seferi figurë shumdimensionale e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
    7. Prof. Dr. Frashër Demaj & Ardita Hajdari, Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e Lëvizjes Kombëtare.
    8. Prof. Dr. Fatmira Musaj, Roli i Isa Boletinit dhe Idriz Seferit në kryengritjet e mëdha antiosmane për pavarësi.
    9. Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Trajtimi i figurës së Idriz Seferit në historiografinë shqiptare.
    10. Prof. Dr. Vebi Xhemaili, Kontributi i Gjilanit me rrethinë në Kryengritjen Shqiptare të Kosovës gjatë vitit 1910.
    11. Mr. Aliriza Selmani, Tubimi i kryengritësve të Kosovës në Gjilan e rrethinë dhe çlirimi i Shkupit.
    12. Mr. Bafqar Nuredini, Bashkëpunimi i kryengritësve të Pollogut e Shkupit me kryengritësit e Gjilanit gjatë kryengritjes së vitit 1912.
    13. Shqipe Doda, Karakteri ekonomiko-politik i Kryengritjeve të Kosovës (1910-1912).
    14. Mr. Adem Murati, Rezistenca shqiptare dhe terrori serb në rrethinën e Gjilanit gjatë viteve 1912-1913.
    15. Prof. Dr. Fejzulla Shabani, Rezistenca e shqiptarëve të Gjilanit me rrethinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike të vitit 1912.
    16. Mr. Enver Sadiku, Dhuna ndaj popullsisë shqiptare të Gjilanit me rrethinë pas pushtimit serb më 1912.
    17. Prof. Dr. Nebi Dervishi, Kontributi dhe pjesëmarrja e delegatëve të trevave lindore e verilindore në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
    18. MA. Sefedin Rahimi, Aspekte institucionale, shoqërore dhe kulturore për figurën e Idriz Seferit.
    19. Prof. Dr. Daut Bislimi, Kontributi i Sadulla Brestovcit për Rilindjen Kombëtare në Anamoravë.
    20. Lendita Ahmetaj-Shala, Bibliografia shqiptare për Gjilanin në Lëvizjen Kombëtare.


    Zëri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 02-11-2012 më 13:30
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Sqarimi dhe ndriçimi i së kaluarës, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen

    Në kuadër të manifestimeve kulturore për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që po mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, të mërkurën në Gjilan ka filluar punimet simpoziumi shkencor me temën “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare 1878-1912”, në organizim të Lidhjes së Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri” në Gjilan dhe Drejtorisë për Kulturë, ku me punimet e tyre do të paraqiten njëzet referues.

    Fitim Rifati nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, i cili e ka hapur simpoziumin, ka thënë se një konferencë e tillë shkencore mbahet për herë të parë në Gjilan dhe pret që referuesit, me punimet e tyre të ndriçojnë rolin dhe kontributin e kësaj ane në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

    Simpoziumin e ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, i cili ka thënë se kjo është një ngjare e rëndësishme për komunën dhe jo vetëm për komunën, sepse bëhet fjalë për kontributin e saj në vendosjen e gurëthemelit të një ndërtimi të shenjtë për ne shqiptarët e që është shtetësia jonë, këtu e 100 vjet më parë.

    Sqarimi dhe ndriçimi i së kaluarës tonë, është patjetër çështje me rëndësi, sepse ka të bëjë me përpjekjet tona të përhershme për të qenë të barabartë dhe të lirë me të tjerët. Është me rëndësi, sepse ka të bëjë me lavdinë tonë të spikatur, por ka të bëjë edhe me të metat dhe problemet tona të brendshme, të cilat i patëm përgjatë historisë.

    Prandaj, sqarimi dhe ndriçimi i sinqertë dhe i tërësishëm i së kaluarës e bën të plotë identitetin tonë kombëtar e shtetëror, po aq sa e ndriçon edhe rrugën që duhet të përshkojmë në ditët dhe vitet që vijnë, ka thënë Mustafa.

    Të arriturat tona për këto 100 vite janë të konsiderueshme krahasuar me atë se ku ishim atëherë dhe krahasuar me pengesat që i patëm rrugës. Është ky kontribut kolosal i atyre burrave e grave për të cilët do të flasë ky simpozium.

    Por, duhet ta pranojmë me sinqeritet dhe me zemërgjerësi se jemi shumë larg, tepër larg nga shoqëritë e lira me shekuj, të cilat tashmë janë prijëse në Evropën e bashkuar dhe në Botë e të cilat tashmë ia kanë dhënë formën, vulën dhe sharmin edhe demokracisë, edhe ekonomisë, edhe shkencës e artit botëror.

    Bashkësitë ose unionet e shoqërive të përparuara, sikur që është sot BE, na pranojnë brenda vetëm nëse ne dëshmojmë se kemi kapacitet dhe kapital të bollshëm shtet-formues dhe kjo do të thotë që kemi kapacitete për ta ndërtuar dhe avancuar demokracinë, ekonominë e tregut të lirë, administratën, shtetin e së drejtës.

    Me sa më shumë hise që hyjmë në një bashkim të tillë, aq më mirë është për ne, sepse do të trajtohemi sipas peshës me të cilën kemi hyrë. E ne në Evropë nuk do të jemi si Kosovë ose Shqipëri e vetmuar, por do të hyjmë me peshën dhe hisen e që të dyjave bashkë – bile edhe me hiset e mbetura jashtë shteteve tona, edhe me peshën e hisen e shqiptarëve në Maqedoni, Serbi e Mal të zi. Kjo është alternativë e sotme e bashkimit të kombit shqiptar në një tërësi funksionale e të pa penguar.

    Është rrugë e vështirë po që qon në prosperitet e stabilitet afatgjatë të kombit e shtetit. Kjo rrugë përfundimisht ka hapur mundësi të pakufishme për shqiptarët e posaçërisht për të rinjtë, të cilët kanë filluar të ndjehen të lirë, të barabartë dhe krijues sikur edhe bota tjetër, ka thënë kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa.

    Simpoziumin shkencor në Gjilan, që e ka drejtuar dr Sabile Keçmezi-Basha, e ka përshëndetur edhe kryetari i LHSH, dr Fehmi Rexhepi, i cili është shprehur i kënaqur që shumica e referuesve janë historianë të gjeneratës së re, duke thënë se edhe ky është një fakt që dëshmon se bashkërisht po kryejmë obligimin tonë në ndriçimin e kësaj periudhe të rëndësishme të historisë sonë.

    Veton Nevzati, drejtor për Kulturë, ka thënë se punimet e prezantuara në këtë simpozium shkencor, do të botohen në një monografi të veçantë, e cila do t`iu shërbejë brezave të ardhshëm për të njohur sa më mirë këtë periudhë historike si dhe kontributin e Gjilanit me rrethinë në një proces aq të rëndësishëm kombëtar.

    2lonline
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 02-11-2012 më 19:53
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •