Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 189
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    INTERVISTA/ Flet Akademik Muzafer Korkuti


    Akademitë tek fqinjët tanë janë më të privilegjuarat

    Po lihen pa botuar shumë vepra të Akademikëve me rëndësi kombëtare
    Tiranës i mungon monumenti kryesor, ai i Ismail Qemalit
    Po lihen pa botuar shumë vepra të Akadmeikëve për mungesë fondesh
    Një monument tjetër i Pavarësisë në Tiranë, më duket diletantizëm

    Do t’u sugjeroja shtëpive botuese sot, që të botojnë foto të Ismail Qemalit, t’i shesin, se fitimi është i shumëfishtë

    Albert ZHOLI

    Në radhën e veprimtarive që Akademia e Shkencave ka organizuar për 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë një vend të veçantë zë edhe botimi i Albumit “Ismail Qemali”, kushtuar Burrit të Madh të Kombit, i cili vuri gurin e parë në themelet e shtetit kombëtar të pavarur shqiptar me 28 Nëntor 1912, përgatitur me përkushtim e cilësi nga akademik Kristo Frashëri.
    Albumi ka 107 faqe, 94 foto, 7 fotokopje dhe 6 gravura. Autori i albumit ka zgjedhur e vendosur në kopertinë një foto pak të njohur por që tregon Ismail Qemalin mendimtar. Ai fillon me një parathënie prej 3 faqesh dhe mbyllet me tekstin e Flamurit (shoqëruar me fotokopje të origjinalit) që në këtë 100-vjetor, vlen ta rikujtojmë, ta mësojmë (nëse nuk e dimë) e pse jo edhe ta këndojmë, e të mos bëhemi të “mençur” për të ndryshuar atë simbol i kombit.
    Albumin e pasuron dhe e bën të këndshëm një CD me 17 këngë, që populli, nga të gjitha krahinat, i ka kënduar Ismail Qemalit, përgatitur e zgjedhur me kujdes nga akademik Vaso Tole.

    Në shtyp flitet se për aktivitete me arstin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, Akademisë, nuk i është akorduar asnjë qindarkë nga qeveria. Sa i vërtetë është ku lajm?

    Eshtë plotësisht i vërtetë. Janë bërë dy-tre mbledhje të Komisionit Shtetëror të Festimeve ku është antar dhe Kryetari ynë i Akademisë së Shkencave z. Gudar Beqiraj dhe në në të tre mbledhjet me shkrim ne kemi parashtruar kërkesat për aktivitetet që kemi për Akademinë Solemne (që e kemi në nëntor për 40 vjetorin e Akademisë) si dhe për botimin e disa veprave të rëndësishme të Akademikëve. Këto vepra janë themelore ashtu sikundër ishte albumi Ismail Qemali me autor Akademikun Kristo Frashëri, ku ne nuk patëm të holla ta botonim dhe kërkuam sponsorizim nga ambasadori italian Silvano Pedrollo. Kurse në njoftimin që ka dhën qeveria për të mbështetur aktivitete të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, ka akorduar për shoqatën “Vatra” dhe aktivitetet e saj 30 milion lekë. Ky është një paradoks për ne.
    Përse?
    Sepse nuk i është akorduar asnjë lekë Akademisë së Shkencave. Paradoksi qëndron në atë se, ne kur nuk kemi dhe nuk japim për shtëpinë tonë si të çojm ato pak pare aq larg ?! Ne skemi për të dhënë fonde për vepra që lidhen me 100-vjetorin siç është vepra “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Popullsia e trevës së Kosovës në fund të shekullit të XX” apo vepra kryesore e Akademik Arben Puto “Shteti i pavarur shqiptar 1912-39” ose më mirë Shqipëria dhe fuqitë e mëdha në aspektin e së Drejtës Ndërkombëtare (ky libër është në proces) si mund ti japim “Vatrës” aq lekë saqë mund të botojmë këto vepra?! Vatra duhet ta ndihmojë Akademinë.

    Ky nënvleftësim i qeverisë përse bëhet kur “Vatrës” që është në Shba dhe ka mardhënie të mira me qeverinë i jepen fodne, Akademsië së Shkencave Institucionit më të lartë shkencor si jepet asnjë grosh?
    Kjo s’do asnjë koment. Komentet janë të tepërta. Ne s’bëjmë hosonara askujt. Ne bëjmë shkencë. Lexova në internet një shqiptar në Amerikë që shkruante se “Vatra” duhet ta ndihmojë qeverinë shqiptare dhe jo ti marrë asaj në këtë kohë krize. Tek ne ndodh e kundërta. Pashë tek “Fiks fare” mënyrën si e trajtonte problemin që po diskutojmë ndaj unë s’po bëj asnjë koment. Gjërat flasin vetë. Veprat që fola më lart kanë karakter kombëtar, flasin për indetitetin kombëtar, për një histori që të tjerët duan ta errësojnë. Këto vepra duhet të shohin patjetër dritën e botimit pasi janë historia e kombit tonë. Nga ana tjetër të gjithë jemi koshient për vlerësimin që u bëhet Akademisë së Shkencave në vendet tona fqinje si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, ku ky Institucion ose Kryetari i saj kanë vlerësimin maksimal të Kryeministrit dhe ftohet në shumë takime ndërqeveritare. Këtu nuk flitet për Gudarin apo Muzaferin, por për Akademinë si institucion, botimet e Akademsisë në fqinjët tanë botohen dhe financohen pa ngurim nga qeveria.

    Si referues kryesor i albumit për Ismail Qemalin cili është mendimi juaj për albumin?

    Ky Album, përgatitur nga historiani i shquar Kristo Frashëri, ka dy veçanti që vlen të vihen në dukje:
    · Parathënien dhe tekstin e gjerë e të plotë që shoqëron çdo fotografi.
    · Parathënia ka rëndësi e vlera të veçanta sepse ribotohet e plotë pa asnjë ndryshim, siç është botuar në vitin 1962, dmth në 50-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – Dëshmi e vlerësimit objektiv, të rëndësisë historike të kësaj ngjarje madhore si edhe të vetë figurës së Ismail Qemalit.
    E veçantë e albumit është edhe teksti që shoqëron çdo foto. Ato nuk janë diçitura të zakonshme por pjesë, tekste të zgjedhura nga kujtimet e shkrimet e Ismail Qemalit. Kështu albumi fillon me dëshmitë e Ismail Qemalit për historinë e familjes Vlora, për vendin e shtëpinë ku lindi, e u rrit, shkollimin e tij në gjimnazin Zosimea (Janinë) (i pari nxënës mysliman në atë kohë), dhe në mënyrë kronologjike prof. K.Frashëri jep tërë veprimtarinë shoqërore e politike të Ismail Qemalit.
    Nuk është rasti që të komentoj tekstet që shoqërojnë fotot, të cilat janë dhënë në 4-5 rreshta apo në faqe të plotë, çdo njeri ka përmbajtje e vlerë për t’u komentuar veçmas. Ato, të gjitha bashkë, përbëjnë një resume të plotë të jetës e veprës së themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar.

    Po si arkeolog çfarë do të veçonit?
    Si arkeolog më lejohet të veçoj një prej tyre që dëshmon për interesimin dhe njohjen që kishte Ismail Qemali për kulturën antike. (Në faqen 22) shkruan:
    “U largova me keqardhje nga Janina sepse ky qytet kishte interes të dyfishtë. Aty kisha mbaruar studimet e mia dhe ishte një zonë ku çdo hap njihja gjurmët e qytetërimit të lashtë parahelenik ose pellazgjik që raca shqiptare ka të drejtë ta quaj të vetin.
    ... Nga kujtimet interesante e të këndshme që ruaj nga ajo periudhë, është vizita që bëra në atë vend në rrënojat e Melingos, që më vonë u provua se ishte foltorja e famshme e Dodonës”.

    Ju vetë çmendim keni për vendndodhjen e Dodonës?

    ...Gërmimet e arkeologut K.Karapanos e mikut të I.Qemalit e të studiuesve të tjerë, e provuan katërcipërisht se Dodona, gjendet rreth 25 km në jugë-perëndim të Janinës.
    E përmenda këtë fakt historik, këtë të vërtetë, të cilin Ismail Qemali e ka pohuar një shekull më parë, sepse sot në shek.XXI në Tiranë botohen libra e shkruhen artikuj në shtypin e përditshëm se Dodona pellazgjike është në malin e Tomorit, një tjetër nga Ulqini Dodonën e lokalizon me qytezën mesjetare të Sashit, po ka edhe nga ata që e kanë çuar në kalanë e Këlcyrës (Përmet).

    Çfarë elementësh të tjera ja rritin vlerën kësaj vepre?

    Vlerën Albumit ia rrisin dhe disa gravura të vendeve ku ka jetuar Ismail Qemali, fotokopje të dokumenteve kryesore si Akti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me nënshkrimin e kuvendarëve, fotokopje të telegramëve që urojnë kryetarin e Qeverisë së Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë etj.
    - Në album, prof.K.Frashëri, ka vendosur edhe disa foto të bashkëpunëtorëve të ngushtë si edhe të personaliteteve të kohës që kanë bërë vlerësime për veprën e Ismail Qemalit si Isa Boletini, Mihal Grameno, Ali Asllani, Jani Minga etj.
    - Albumi mbyllet me ceremoninë që u bë me rastin e sjelljes nga Italia të eshtrave të Ismail Qemalit dhe varrimit të tij në Kaninë.


    Në retrospektivë mund të na veçoni aktivitete që kanë bërë jehonë me rastin e shpalljes së pavarsisë?

    Festime e nderime janë bërë pothuaj në çdo përvjetor të Shpalljes së Pavarësisë, po vlen të kujtojmë disa prej tyre.
    Më 28 nëntor 1932 qeveria shqiptare organizoi rivarrimin e trupit të Ismail Qemalit, nga Kalaja e Kaninës në sheshin qendror të qytetit të Vlorës. Pas fillimit të ceremonisë, shkruante më 29 nëntor 1932 korrespondenti i Gazetës “Besa”, “kortezhi u nis nga qendra e qytetit për pelegrinazh drejt Kaninës. U hap varri dhe trupi i Ismail Qemalit pjesërisht i tretur, u rivendos në një arkivol të përgatitur posaçërisht... Gjatë rrugës për në Vlorë, kortezhin e paraprinte banda muzikore, e cila ekzekutonte marshe funebre. Para se arkivoli të vihej në varr, i dërguari i posaçëm i mbretit, gjenerali Leon de Ghilard, zbuloi monumentin e luftëtarit mbuluar me një napë të zezë (punuar nga skulptori i njohur Odhise Paskali). Paraqiste një luftëtar rilindës” (faqe 104).
    - Më 28 nëntor 1962, me solemnitet të madh u festua në Vlorë 50-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, veç të tjerave, me këtë rast u rindërtua e u pasurua Muzeu i Pavarësisë.
    - Më 28 nëntor 1972, me rastin e 60-vjetorit në qendër të qytetit të Vlorës u ndërtua një monument skulpturor në bronz, që përfaqëson një nga arritjet më të shënuara të skulpturës monumentale kushtuar luftës së [popullit shqiptar për liri e pavarësi (vepër e skulptorëve K.Rama, M.Dhrami dhe Sh.Hadëri). Monumenti i lartë 17 m, përkrah shtizës simbolike të flamurit e shtatores së luftëtarit, krijon një ansambël arkitektonik të veçantë solemn e të papërsëritshëm.

    Sot janë hedhur ide se do të ngrihet një monument tjetër i Pavarësisë në Tiranë. Mendimi juaj?

    Këto që dëgjojmë e lexojmë se me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, se do të ngrihet një monument tjetër i Pavarësisë në Tiranë, më duken si ato dilentantizmat e atyre që përmenda më lart, që Dodonën antike 2500 vjeçare duan ta çojnë në Kalanë e Këlcyrës.
    - Për të qenë të saktë po përmendim diçka edhe nga kremtimi i 95-vjetorit të Pavarësisë. Akademia e Shkencave botoi librin “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë” me autor prof.Kristo Frashërin. Libri me 281 f. ka dy pjesë: Një vështrim historik mbi Shpalljen e Pavarësisë dhe një pjesë të dytë me dokumente të botuara e të pa botuara.
    - Në këtë libër me vlerë është botim i plotë i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë me të gjithë firmëtarët, me shpjegimet e nevojshme; dokumenti është i shkruar në dy faqe, autori e shkrimit në gjuhën shqipe (L.Gurakuqi), duke korrigjuar dhe gabimet që ishin bërë në periudhën e monizmit, ku ishin fshirë me qëllim emrat e disa firmëtarëve.
    - Me këtë rast Akti i Pavarësisë u shumëfishua i plotë u dha si dhuratë, dhe me foto të mëdha u ekspozua në muret e Kuvendit të Shqipërisë. Mesa duket, për t’i dhënë “vërtetësi” iu shtua edhe një emër, u firmos nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë zonja Jozefina Topalli – Çoba.

    Ç’mund të na thoni për Lef Nosin për të cilin historia dëshmon se ka botuar shumë dokumente të Shpalljes së Pavarësisë?
    - Ka vepruar në mënyrë origjinale. Krejt ndryshe sa më lart ka vepruar Lef Nosi, veprimtar i lëvizjes kombëtare, Ministër i Postë-Telekomunikacionit në Qeverinë e Vlorës, studiues, i cili më 1924 botoi shumë dokumente të Shpalljes së Pavarësisë, dhe më 1937 (25 vjetori) origjinalin e Pavarësisë, e shtypi e shumëfishoi dhe e shiti – Atë që kemi sot është nga kopjet e tij duke sjellë një dobi të madhe në ruajtjen e tij, por edhe fitoi duke e shitur.
    - Do t’u sugjeroja shtëpive botuese sot, që të botojnë foto të Ismail Qemalit, t’i shesin, se fitimi është i shumëfishtë.

    Me sa keni lexuar, si Akademik a dini dicka më shumë se çfarë aktivitetesh do të bëhen në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë?
    Besoj se kemi të drejtë të gjithë të pyesim dhe çdo shqiptar ku do që ndodhet, çdo të bëhet në këtë 100-vjetor për të nderuar veprën e Ismail Qemalit, Burrit të Madh të Kombit tonë?! Natyrishëm në këtë 100-vjetor Vlora do të vizitohet nga qindra e mijëra shqiptarë, bashkatdhetarë, miq e të ftuar. Por për fat të keq Muzeu i Pavarësisë jo vetëm që nuk është rinovuar por është i pa vizitueshëm (nuk është dhënë asnjë lek nga Qeveria). Po në Tiranë, në kryeqytetin, në Muzeun Historik Kombëtar çdo të bëhet për të kujtuar themeluesin e Shtetit të Pavarur Shqiptar? Asnjë gjë nuk është planifikuar të bëhet.
    Po Bashkia e Kryeqytetit? Asgjë deri tani. Më lejoni t’ju kujtoj se sot në Tiranë ka rreth 25 monumente për figura e personalitete të shquara të historisë e kulturës kombëtare.

    - Monumenti i Skënderbeut
    - Monumenti i Vëllezërve Frashëri
    - Monumenti i Andon Zako Çajupit
    - Monumenti i Faik Konicës
    - Monumenti i Jeronim De Radës
    - Monumenti i Fan S.Nolit
    - Monumenti i Avni Rustemit
    - Monumenti i Sulejman Pashës
    - Monumenti i Hafiz Ibrahim Dalliut
    - Monumenti i Qemal Stafës
    - Monumenti i Myslym Ketës
    - Monumenti i Zogu I
    - Monumenti i Osman Kazazit
    - Disa monumente të Nënë Terezës
    - Monumenti i i Shefqet Ndroqit
    - Monumenti i Adem Jasharit
    - Monumenti i Frederik Shopenit etj.

    Por asnjë monument për Ismail Qemalin. Më thoni, Ju lutem, nëse kam të drejtë apo jo të pohoj edhe një herë (atë që kam thënë në Akademi një vit më parë në prani të Presidentit të Republikës) se në Tiranë duhet të ketë një shesh, një monument për Ismail Qemalin, ku ne kryeqytetasit të kemi mundësi në rast festash të nderojmë Ismail Qemalin e veprën e tij madhore.

    Dmth ky album ka vlera të shumfishta?
    Padyshim. Mendoj se Albumi që promovojmë sot është një kontribut i ri e me shumë vlerë, për të njohur edhe më mirë, e më thellë figurën e madhe të Ismail Qemalit, sepse meriton që jeta e këtij Burri të Madh, veprimtari e atdhetari, personaliteti të gjithanshëm të njihet e të nderohet sidomos nga brezi i ri. Me këtë rast falënderimet i takojnë edhe ambasadorit Silvano Pedrollo, i cili para disa ditësh u shpall edhe “Nderi i Akademisë” sonë, që mundësoi financiarisht botimin e Albumit (Për dijeni mund t’ju them se Akademia ka gati për botim edhe disa vepra të tjera që lidhen direkt me 100-vjetorin e Pavarësisë si : “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” me autor K.Frashërin; “Shteti i Pavarur Shqiptar 1912-1939, me autor A.Puto; “Popullsia e Kosovës në vitet 1851-1912” me autor K.Prifti, por nuk ka mundësi financiare për t’i botuar).
    - Kurse autorit të Albumit Akademikut Kristo Frashërit, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në këtë veprimtari për arsye të moshës së tij 92 vjeçare, i urojmë shëndet dhe botimin e veprave të tjera.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    po me ben pershtypje dicka
    ne vlore ju shtun partise dhe 900 anetare
    keshtu ne shkoder tirane durres berat etj psh

    tashi ps i shtohen pd i shtohen lsi i shtohen

    nje pytje kam une sa milion banore jemi ne?
    dhe ka mbet ndonje njeri qe ska ndonje tesere te x apo y partie
    Po kam mbet une ... te gjitha teserat i kam edhe ate te Bollanos edhe ate te Berishes edhe ate te Rames (te gjitha moooo) , por nuk kam teseren e Partise se Paskal Milos ...! Eshte e vetmja qe me mungon . E njef gje se nuk e di se ku e ka seline , se shkoj vete dhe e marr ! Le qe ta di Milo me vjen dhe ma sjell tek shtepia ! ha...ha...ha.... Ishalla po e lexo ketu tek forumi .... Pastaj kompletohem ...

    Sa per pavaresine , ne 40 vjet kena qen te pavarur , vitet e tjera kena qene te therrur dhe te nderur (varur) ! Kur i bon 100 vjet keta me ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 09-05-2012 më 18:49

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    Shkruan : Uran BUTKA


    [/url]
    O Plako a di gjo pash neren ?

    Ky Urani e ka pase mbiemrin "BYTHKA" . Adi gjo ti kur ia ka heq "H"-hin mbiemrit dhe qeka bo kaq i zgjut sa te gjithe neve i dukemi budallenj ?

    Nuk e njoh personalisht se e kisha pyt vete......

  4. #124
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Po me stadiumin dhe parlamentin ca u be? Se ne per keto jemi keq .. ashensori ne kryeministri u instalua? Ndonje info ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Për këtë festë duhet të krenohemi gjithë dhe ta festojmë me forca të veta si është më mirë.

  6. #126
    100 vjet Pavarësi, të hënën 100 vjetori i Kuvendit të Junikut



    Prishtinë – Në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në kuadër të kalendarit të festimeve në Kosovë, shënohet 100 vjetori i Kuvendit të Junikut.
    Manifestimi qendror me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut mbahet të hënën, nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
    Akademia kujtesë historike dhe gurthemeli për Memorialin e 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut janë disa nga veprimtaritë më 21 maj, që do vazhdojnë edhe ditët e tjera të javës së ardhshme.
    Qyteza e Junikut, rrëzë Alpeve Shqiptare, është një komunë e re në perëndim të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë. Në faqen zyrtare të komunës është shkruar se sipas historisë, Juniku së pari ishte pjesë e Dardanisë Ilire.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Kremtimi i 100vjetorit te shtetit shqiptar eshte nje kremte madheshtore per te gjithe shqiptaret.Po me duket qe disa figura qe kan dhene kontribut per ket jane lane dissi ne harres .Ky mendoi qe eshte Hasan Prishtina qe ishte edhe deputet ne parlamentin turk ne ate kohe dhe e dim sa shume ka bere per trojet shqiptare.Ku edhe pasurin e ka hargjuar per qeshtje kombetare.Prandaj eshte koha qe te ze vendin aty ku e meriton.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-07-2012 më 12:53
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #129
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Pёrkrenarja dhe shpata vijnë në Shqipëri


    Pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipëri. Premtimi i është bërë kryeministri, Sali Berisha nga zёvendёskancelari dhe Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger. Berisha dhe Michael Spindelegger janë takuar në Kroaci, ku po zhvillohet Samiti i Dubrovnikut.

    Gjithashtu, ai bёri tё ditur se Austria do tё marrё pjesё nё festimet pёr 100 vjetorin e pavarёsisё me pёrfaqёsues tё autoriteteve mё tё larta, si dёshmi e miqёsisё dhe lidhjeve tё ngushta midis tё dy vendeve e popujve.

    Spindelegger garantoi kryeministrin Berisha, se Austria do ta mbёshtesё fuqishёm Shqipёrinё nё hapat e mёtejshëm drejt integrimit europian dhe marrjen e statusit tё vendit kandidat.

    Berisha nga ana e tij, vlerësoi gadishmërinë e Austrisë pë sjelljen në Shqipëri të pёrkrenares dhe shpatës së Skёnderbeut, si dhe për përfaqësimin e saj në nivele të larta në festime e 100 vjetorit të Pavarëisë.

    Nё memorien e kombit, – u shpreh Kryeministri, – kontributi i Ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd dhe i vendeve mike Austrisё e Hungarisё, do tё qёndrojё pёrherë nё altarin mё tё lartё tё vlerёsimit tё kombit shqiptar.

    Panorama

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33

    Mid’hat Bej Frashëri dhe historianët e leshit

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...mo20skendo.jpg





    Mid’hat Bej Frashëri dhe historianët e leshit
    Nga : Nebil ÇIKA


    Debati publik për rishkrimin e historisë në këtë prag të 100-vjetorit të shteti shqiptar dashje pa dashje ka sjellë në vëmendjen e shqiptarëve edhe ngjarjet e shënuara të historisë kombëtare e sidomos protagonistët e saj. Debati i çelur me këtë rast ka tronditur opinionin publik me faktet historike e sidomos me falsifikimin, deformimin dhe manipulimin që i është bërë asaj për 50 vjet me radhë nga diktatura komuniste, manipulim që vazhdon të justifikohet nga autorët e tij, të ashtuquajturit “historinë” të periudhës komuniste. Dhe mos kujtoni se është pak. Në 100 vjet pavarësi teorike të shtetit shqiptar 45 vjet janë diktaturë komuniste, që do të thotë se pothuaj gjysma e shekullit të pavarësisë është periudha më e vështirë, më tragjike e më e turpshmja e historisë. Pa dyshim që një krim i madh i komunizmit është falsifikimi i historisë, krim që ende vazhdon, megjithëse pretendohet se diktatura ka dy dekada që ka rënë.


    Iluministi i fundit evropian

    Një nga figurat më të denigruara të historiografisë komuniste ka qenë pa asnjë dyshim Mid’hat bej Frashëri, një nga personalitetet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Nëse do të kishim një historiografi shkencore e objektive, besoj se kombi shqiptar do të kishte sot një figurë me të cilën do të krenohej në rang botëror. Edhe pse hyj te personat që fëmijë jam edukuar me respektin dhe nderimin për Mid’hat beun, jam befasuar nga njohja dhe konsiderata që kanë të huajt, sidomos evropianët, për të dhe përmasat e tij intelektuale. Në vitin 1998 isha i ftuar nga miku im, gazetari e përkthyesi Rafael Floqi në ambasadën e BE-së në Tiranë në promovimin e librit të mrekullueshëm të Mid’had Frashrit “Shqiptarë e sllavë”, që Floqi e kishte përkthyer nga frëngjishtja. Më habiti, por dhe më mrekulloi me fjalën e tij për Mid’had beun ambasadori i atëhershëm francez, i cili, pasi shprehu keqardhjen që në Shqipëri nuk e njihnin dhe e vlerësonin figurën e tij, e cilësoi atë “iluministi i fundit evropian”. Ku ta dinte ambasadori që ky njeri edhe atëherë kur fliste, edhe tani konsiderohet nga historiografia me përcaktimin politik komunist “kriminel lufte” e “kolaboracionist”? Sigurisht që ai dhe as perëndimorë të tjerë nuk mund ta kuptojnë dot atë që komunizmi shqiptar, përfshirë edhe historianët e regjimit, i bëri kombit e popullit shqiptar. Nuk mund ta kuptonin dot se si një njeri që kishte bërë aq shumë për vendin e tij mund të trajtohej si tradhtar e kriminel vetëm se nuk ishte komunist dhe se ëndërroi e luftoi për Shqipërinë etnike, pikërisht për këtë Shqipëri që po ndërtojmë gradualisht tani.


    Kampioni i shqiptarizmit

    Nuk gjendet figurë historike në historinë e kombit tonë me aktivitete e kontribute si ai i Mid’hat bej Frashërit. I biri i një figurë gjithashtu të madhe, Abdyl Frashërit, nipi i Samiut e Naimit, ai ishte destinuar që fëmijë jo vetëm të bënte, por ta trondiste historinë. Vetë biografia apo CV-ja e tij, siç e quajnë tani, flet vetë për ndriçimin e kësaj figure, që nuk ka të krahasuar me asnjë figurë tjetër në historinë e kombit e popullit tonë.Mid’hat Frashëri lindi më 25 mars 1879 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familja Frashëri. Ai e njohu shumë pak të atin dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe të Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905 punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.


    Veprimtaria politike

    Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX, duke spikatur që në fillim me punën e tij në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908 ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën (shtëpinë botuese) “Mbrothësia”. Frymëzues dhe organizator i Kongresit të Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, më 14 nëntor-22 nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar i Kongresit, një nder dhe meritë e rrallë për moshën që kishte.Firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë më 28 nëntor të viti 1912 dhe ministër në qeverinë e saj të krijuar nga Ismail bej Vlora. Më 30 mars 1913 ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit Mid’hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë (Zvicër). Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës, në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan.” Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri, ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik.Në vitin 1927 fillon të botojë në Tiranë revistën “Diturija” dhe themelon librarinë “Lumo Skëndo”.Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, vendos t’i kthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, në nëntor 1944 u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.


    Bibliofili Lumo Skëndo

    Mbas vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye në vitin 1996 ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet “Bibliofili Lumo Skëndo”. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha më 23 prill 2006.


    Vepra

    Naim bej Frashëri, kujtimi mbi të ungjin (1901), “Bëj mirë pa hidhe në det” (1902)
    “Dhe tregonje” (1902), “Shkurtabiqi i verdhë” (1914) “Hi dhe shpuzë” (1915)
    Letra mbi një udhëtim në Zvicër (1915) “Një re e zezë për Shqipërinë” (1918), “Rilindja e Shqipërisë” (1918)
    “Shqiptarë e Sllavë” (Albanais et Slaves) (1919), “Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe” (1921), “Plagët tona” (1924) etj.
    Siç shihet, nga kjo biografi e shkurtër ka disa momente aq të ndritura në jetën e tij, sa është pothuaj e pamundur të harrohet e aq më shumë të denigrohet.
    Kryetar i Kongresit të Manastirit dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, ministri i parë i shtetit shqiptar, themelues dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar dhe hartues i projektit për Shqipërinë etnike e demokratike. Vetëm kontributi dhe pjesëmarrja në dy prej ngjarjeve që vunë themelet e shtetit shqiptar – Kongresin e Manastirit dhe shpalljen e Pavarësisë – e bëjnë atë një figurë të ndritur të historisë. Por sigurisht që nuk mbaron me kaq. Mid’hat Frashëri është edhe politikani i parë shqiptar që ka aplikuar dorëheqjen nga ministër si mjet demokratik të të bërit politikë, dhe këtë e bëri më 1912, ndërkohë që ka politikanë që nuk e njohin këtë akt edhe sot. Ishte kontributi i tij diplomatik dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin arvanitas të Greqisë, Teodor Pangalo, që ndaloi deportimin nga ana e grekëve të shqiptarëve të Çamërisë për në Turqi sipas marrëveshjes për shkëmbimin e popullsisë Venizello-Ataturk të vitit 1920. Si përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ka mundur të përfaqësojë me kulturë e atdhetari vendin tonë në momente shumë të vështira të tij. Projekti i tij më i madh politik: Shqipëria etnike, ngeli i parealizuar për shkak të lënies nga fuqitë e mëdha të Shqipërisë në influencën komuniste sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore. Projekti duket se po zbatohet tani me pavarësinë e Kosovës dhe përmirësimin e vazhdueshëm i statusit politik e kombëtar të shqiptarëve në trojet e tyre historike në rajon. A gjendet njeri në histori që i ka shërbyer kaq shumë çështjes shqiptare sa ky kampion i pashoq i shqiptarizmit?



    Historianët e leshit

    Historianët, por dhe politikanet shqiptarë, nuk e kanë fort për zemër Mid’had beun. Ndoshta i tmerron jeta dhe veprimtaria kaq e ndritur e tij. Historianët komunistë kapen ende pas vendimeve politike të Enver Hoxhës. “Ishte kriminel lufte, kolaboracionist”, – ky është argumenti i tyre kur kundërshtojnë apo mundohen të denigrojnë figurën e tij. A ka ndonjë dokument historik për këtë çështje? Jo. Vetëm një vendim politik nga diktatori. Po a mund të bëhet historia me vendime politike? Ka qenë kryetar i organizatës nacionaliste Balli Kombëtar, kërkoni Shqipërinë etnike e demokratike, kërkoni Kosovën, Çamërinë, Maqedoninë shqiptare, Ulqinin, Tivarin e Tuzin. A nuk i kërkon sot këto politika shqiptare. Madje Shqipëria e madhe bashkimi kombëtarë i shqiptarëve është edhe një detyrim kushtetues. Kjo është, sipas historianëve komunistë, “tradhtia” e Mit’had bej Frashërit. Nuk kanë turp, por dalin në ekrane e gazeta, edhe pse kanë qenë spiunë, mashtrues e falsifikatorë të historisë, nuk heqin dorë dot nga mbrojtja e krimit të tyre. Të hapin barkun me demagogjinë e sidomos kurajën për të mbrojtur një krim kaq të rëndë sa ç’është falsifikimi i një shekulli histori. Një ditë lexova një shkrim të kolegut A.Ç, i cili ishte i dëshpëruar për faktin se e majta ish-komuniste nuk promovonte figurat e saj në historinë e Shqipërisë. Ai nuk gjente dot përgjigje. Unë e kam një të tillë: nuk kanë figura kombëtare, përkundrazi, figurat e tyre janë kryesisht antishqiptare. Si pasojë e sajesave të komunistëve jugosllavë, e majta shqiptare i ka edhe heronjtë e saj të tillë – të sajuar. Ky fakt flet edhe më shumë pse historianët e tyre mundohen të errësojnë figura si M. Frashri. Po a mund të mbulohet dielli me shoshë? Kam vrarë shumë herë mendjen se si mund t’i quaj këta të ashtuquajturit “historianë” komunistë, spiunë, falsifikatorë etj. Kanë kaq shumë epitete, sa nuk mund t’i përcaktoj dot. Por më në fund e zgjidha. Nga sikleti më nxori Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit. Se ai m’u kujtua kur iu drejtua “njanit prej atyne”: “Historian i leshit”.
    Lajmi Shqip

    Ky artikull eshte postuar me Wednesday, 11/07/2012 ne oren 6:52 am tek kategoria Komente. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0 . Ju mund te komentoni, ose ta ndiqni nga websiti juaj.

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •