Prof. Anton Bebler
Kosova e pavarur dhe bashkësia ndërkombëtare (1)
Njëqind vjet më parë, shumë pak njerëz, edhe ata më të mirë arsimuarit në Evropë nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për Kosovën, emrin e një vilajeti (krahine) otomane të paqartë të Ballkanit. Në atë kohë kjo krahinë përfshinte jo vetëm Kosovën e sotme, por edhe Sanxhakun (i cili u nda më vonë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi) dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë së Vardarit (Republika e sotme e Maqedonisë). Në atë kohë, Kosova përbënte vetëm një nënkrye të vogël në çështjen shqiptare të gjerë brenda Perandorisë Osmane që ishte në kalbëzim. Si një çështje e veçantë dhe e paqendrueshme, ajo ishte krijuar në vitin 1912 nga Mbretëria e Serbisë. Shtrirja e saj agresive në vendet fqinjë ku kishte pak ose aspak popullsi serbe, ka qenë nxitur dhe mbështetur për shumë dhjetëvjeçarë për arsye gjeopolitike nga Perandoria Ruse. Fuqi të tjera europiane (Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Gjermania, Franca dhe Italia) ndihmuan gjithashtu për krijimin e një problemi tjetër kolonial, duke e lejuar Serbinë që të mbante të pushtuar Kosovën si një plaçkë lufte. Fuqitë e mëdha koloniale e bënin këtë me vetëdije kundër dëshirës së popullsisë shumice të Kosovës. Ndërmjet viteve 1918 dhe 1999, Kosova mbeti pjesë e tri Jugosllavive shumëkombëshe, në pjesën më të madhe të kohës si një territor i vetëqeverisur i nënshtruar ndaj zyrtarëve serbë të Beogradit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore pjesa më e madhe e Kosovës që ndodhej nën pushtimin italian u përfshi në "Mbretërinë e Shqipërisë", kurse pjesa tjetër u pushtua nga Rajhu i Tretë dhe iu bashkangjit Bullgarisë. Si një tumor rajonal dhe burim i vazhdueshëm shqetësimesh politikë dhe të sigurisë, Kosova në vitin 1941, 1991 dhe 2003 ndihmoi për shkatërrimin e të treja Jugosllavive (Mbretërisë, Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë). Vala e demokratizimit në Evropën Lindore në fundin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, çoi në shembjen e Perandorisë Sovjetike, të Paktit të Varshavës në Evropën Lindore si shprehja më e lartë e saj dhe në shembjen e vetë Bashkimit Sovjetik. Shpërbërja e përgjakshme e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë tërhoqi më pas vëmendjen e veçantë të bashkësisë ndërkombëtare. Për shkak të shqetësimeve të tepruara të fuqive perëndimore në lidhje me rrjedhojën domino në hapësirën ish-sovjetike, drama e Ballkanit e nxorri menjëherë Jugosllavinë në rendin e ditës të problemeve ndërkombëtarë më të mprehtë dhe të mundshëm për t'u bërë shumë të rrezikshëm. Më pas erdhën disa zhvillime të papërsëritshëm, nts followed d.m.th., operacioni paqeruajtës i OKB-së më i madhi deri atëherë në Evropë dhe veprimi i parë paqebërës i NATO-s "jashtë hapësirës së vet". Pas rënies së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitet 1991-1992, pjesa e saj që lidhej me Kosovën u nënvleftësua thuajse tërësisht për disa vjet nga bashkësia ndërkombëtare. Kosova u rishfaq si problem i mprehtë ndërkombëtar kur për herë të parë Sh.B.A. e kuptuan se çështja e paqëtimit të Ballkanit do të mbetej e papërfunduar pa zgjidhjen edhe të këtij problemi dhe ndalimin e shtypjes së egër serbe. Në pranverën e vitit 1997, më në fund kjo çështje u ngrit në forumet ndërkombëtare. Megjithatë disa përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore nëpërmjet bisedimeve me Republikë Federative të Jugosllavisë dhe regjimin këmbëngulës serb, me anën e trysnive diplomatike dhe kërcënimeve ushtarakë nuk sollën asnjë zgjidhje. Këto përpjekje të pasuksesshme u ndoqën në mars të vitit 1999 nga sulmi i parë i armatosur i NATO-s kundër një shtetit europian anëtar të OKB-së. Kjo ndërhyrje, e ndërmarrë pa autorizimin e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, solli si rrjedhojë pushtimin e dytë të NATO-s, pas Bosnje-Hercegovinës, në pjesët e territorit të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Qysh atëherë, Kosova ka mbetur një çështje ndërkombëtare e debatueshme. E vendosur në qendër të Ballkanit, e rrethuar nga të gjitha anët me tokë dhe me popullsi rreth 2,2 milionë banorë, Kosova nuk ka pasur asnjë traditë historike shtetërore vendase. E copëtuar, e shkëputur dhe e bashkuar shumë herë me pjesë të tokave fqinjë, e ndarë në disa zona pushtimi të bashkangjitura pjesërisht ose tërësisht nga pushtues të huaj, Kosova në gjendjen e saj pak a shumë të sotme u bë njësi e vetme administrative vetëm në vitin 1945.
Vijon
Krijoni Kontakt