Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Licenca 3G, katër kompanitë celulare kundër qeverisë

    Katër operatorët celularë që operojnë në Shqipëri kanë reaguar sot në lidhje me dhënien e licensave të shërbimit 3G duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për të dhënë një licencë të vetme.

    Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, katër kompanitë celulare AMC, Eagle Mobile, Plus dhe Vodafone shprehen se kanë rënë dakord që të kërkojnë zyrtarisht rishikimin e vendimit të qeverisë, në mënyrë që të mos rrezikohet krijimi i një ambienti monopolistik.

    “Rreziqet e një favorizimi të një ambienti monopolistik dhe çmimi i lartë hyrës në kuotën e 12.5 milionë eurove janë shqetësimet e kompanive celulare që operojnë në Shqipëri” theksohet në deklaratë.

    Katër operatorët e telefonisë celulare janë të bindur se lëshimi njëkohësisht i katër liçensave 3G kundrejt një tarife të favorshme për të gjithë spektrin e vlefshëm 3G, u shërben objektivave të qeverisë dhe nevojave në rritje të konsumatorëve për internet të shpejtë me bandë të gjerë, me qëllim për të inkurajuar një treg konkurrues dhe për të nxitur më tej investimet në vend.

    “Katër operatorët e telefonisë celulare e shohin me keqardhje faktin e vënies së një tarife prej 12.5 milionë Euro, e cila bashkë me investimin shtesë që nevojitet për futjen e rrjetit, e bën jashtëzakonisht të paarsyeshëm për të justifikuar vendimet logjike për të investuar ne teknologjinë 3G sikundër dëshmon edhe eksperienca mbarë evropiane” thuhet në deklaratë.

    Përpara publikimit zyrtar të dokumenteve të tenderit, katër kompanitë e telefonisë celulare i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore të diskutojnë më tej me të gjitha palët e përfshira dhe operatorët për arritjen e një zgjidhje të përshtatshme.

    BalkanWeb
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Kjo kompania Plus ja fut kot se nuk eshte akoma ne treg, me sa di une.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Pollo: Do te japim vetem nje licence 3G, s'quhet monopol

    Ministria per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit ka vertetuar shqetesimin e kater operatoreve celulare per dhenien e nje licence te vetme per sherbimin e internetit 3 G. Permes nje deklarate per shtyp, kjo ministri ka sqaruar se titullari, teksa ka miratuar propozimin e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike e Postare, ka percaktuar se autorizimi i pare individual do te kete nje kohezgjatje perdorimi prej 15 vjetesh dhe gara do te filloje nga cmimi dysheme prej 12.5 milione Euro. Me ane te kesaj deklarate, kjo ministri konfirmon se ne tenderin e parashikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do te jepet vetem nje licence. E ndersa ben kete konfirmim, ne menyre paradoksale kjo ministri shton se qeveria nuk lejon dhe nuk toleron situata monopoliste ne treg. Por e thene me thjesht, nje leje e vetme per ofrimin e nje sherbimi te caktuar, do te thote monopol. E nje situate monopoliste krijon hapesira per abuzime me cmimet, pasi eliminon konkurrencen, gje qe bie ne kurriz te konsumatoreve. Kater operatoret e telefonise celulare kundershtuan pikerisht kete pike: pra, dhenien e nje licence te vetme ne tenderin e pare qe do te zhvillohet nga AKEP. Po keshtu, permes kesaj deklarate, ministria perkatese verteton nje tjeter shqetesim te ngritur nga kompanite celulare: ate te mos percaktimit te afateve per dhenien e licencave te tjera. Ne deklarate thuhet se dhenia e autorizimeve individuale eshte nje proces hapash suksesive qe vijon ne kohe, sic deshmon edhe pervoja e vendeve te tjera qe kane aplikuar me heret teknologjine 3G. Por nuk sqarohet ne asnje paragraf, koha e dhenies se licences se dyte e me radhe, perderisa kete sherbim e kerkojne t'ua ofrojne klienteve te tyre te katerta kompanite celulare qe operojne ne Shqiperi. Per sa u takon dhenies se licencave 3 G, Shqiperia ka mbetur vendi i fundit ne Evrope.

    Koha Jone
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •