Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263

    Koalicioni PD-PDK në Prizren në krizë



    Koalicioni PD-PDK në Prizren në krizë

    Prizren, 8 shtator – Partia Demokratike e Kosovës rrezikon ta humb mbështetjen e dy këshilltarëve të Partisë së Drejtësisë në Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkaku i mos respektimit denjësisht si partnerë të koalicionit në pushtetin lokal, kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” të mërkurën burime brenda Partisë së Drejtësisë në Prizren. Kësisoj PDK-ja mund të humb përsëri kuorumin në këtë organ që për 6 muaj ka mbajt vetëm një mbledhje të përfunduar me sukses.
    Ky burim i ka thënë Koha.Netit se përmes një SMS-i dërguar njërit prej zyrtarëve të lartë komunal të Prizrenit, kjo parti ka kërkuar sqarime duke e vu në pikëpyetje vazhdimin e partneritetit në qeverinë komunale. Ndërkohë mësohet se një takim mes udhëheqësve të kësaj partie dhe kreut komunal Ramadan Muja, të mërkurën është mbajtur, i cili takim ka zgjatur rreth dy orë. Porse për të sqaruar dilemat ndërkohë bëhet e ditur se është lënë të bisedohet edhe një herë pas ditës së Bajramit.
    Zyrtarisht PD-ja e pranon se janë tensionuar marrëdhëniet në qeverinë lokale mes PD-së e PDK-së, por se shpresojnë se do t’i tejkalojnë.
    Ndërsa në Pushtetin lokal e mohojnë të kenë probleme me këtë partner të koalicionit.
    “Marrëdhëniet janë tejet të acaruara, mirëpo nuk janë ende për me zyrtarizuar. Janë të acaruara sepse nuk po na respektojnë si partnerë të koalicionit. Ne nuk kemi lidh koalicion t’i veshim pantolonat siç najë qepin, por të bashkëpunojmë për të qeverisë këtë komunë. Qysh i ka hije”, ka thënë ky burim, duke shtuar se kreu komunal ka marr qëndrimet e PD-së lidhje me këto shqetësime.
    Munir Basha, kryetar i Partisë së Drejtësisë në Prizren, e ka pranuar në një farë mënyre që janë tensionuar marrëdhëniet mes PD-së dhe PDK-së në këtë komunë, porse ka thënë se nuk ka hapësirë për tu shqetësuar. /koha/

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Më e mira është ta prishin koalicionin, sepse vetëm kështu PDK-ja do të mësohej të respektonte partnerët e koalicionit, ngase pas prishjes së koalicionit do të shkohej në zgjedhje të reja në këtë komunë dhe përfundimisht PDK-ja do të biente.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •