Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 113 prej 113
  1. #111
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ARIANI_TB

    per ket patriotin qe i endrron mollat e kuqe naten ne gjum e kur te zgjohet ne mengjes i duhet te shkoi ne pun ku ta dish ndoshta pastrues diku ne ndonji ambasad te hujn se ne ato tonat as kemben than se nuk po e lejshin ta fus mbrenda e le ma te pastroi

    tja rikujtoi se ni here kish pas shkrue edhe shqip edhe i kish pas siell do postime te shtypit shqiptar edhe kish pas shkrue do sene te mira per Çlirimtaret

    ndersa sot qe ja kan gjue nji asht me e lpi keta antikombetaret e anti UÇK-se shifni se qka ban tuj sjell shkrime veq nga shtypi serb e proserb
    qe kan permbajtje vetem shpifje e urrejtje per luftaret e prisit e UÇK-se

    na ishte niher nji njeri qe i ngjante shquiptarit

    keto jan argumente i nderuar se po ankohesh qe une nuk kokna sipas teje per debat

    kontrolloi e i gjen postimet tuaja ne keto dy tema e jepe vet vlersimin apo trego qfar po ndodh me ty
    ku ishe dhe ku je sot apo ke qen gjithmon ketu por veq koke mundue te na mashtrosh me maska


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59865
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=58685
    6 ASIMETRITE
    Pakoja e Ahtisaarit do te shkaterrohet sepse eshte asimetrike. Me mire ta shkaterrojme me heret. Me heret do te thote ne menyre paqesore. Me demonstrata. Me 10 shkurt.
    Paketa e Ahtisaarit nuk permban vullnetin e shumices se popullit te Kosoves dhe nuk i referohet askund atij. Pakoja e Ahtisaarit flet vetem per te drejtat dhe privilegjet e pakicave, dhe ate vetem te pakices serbe. Pakoja e Ahtisaarit eshte pako proserbe. Kuvendi i ardhshem i Kosoves do te jete i varur nga formula e shumices se dyfishte: çdo vendim i Kuvendit ka nevoje per shumicen e pergjithshme dhe shumicen e pakices gje qe praktikisht i jep te drejte vetoje deputeteve serbe. Kuvendi i ketille bile as mund ta shpalle pavaresine.

    Trashegimi kulturore konsiderohet vetem ajo fetare ortodokse e cila eshte definuar si 'serbe'. Pakoja do te parashohe themelimin e se paku 45 zonave te veçanta qindrahektareshe.

    3/4 e paketes se Ahtisaarit ka te beje me decentralizimin. Komunat e reja me shumice serbe do te kene kompetenca shume me te medha sesa ato me shumice shqiptare dhe plotesisht te pazakonshme per komunat: p.sh. ne arsim te larte, shendetesi dytesore etj. Lidhjet horizontale praktikisht dhe formalisht realizojne entitetin autonom serb. Lidhjet direkte vertikale me Beogradin, dhe financimin e tij i cili do te jete i liruar nga taksat ne Kosove, bejne qe ky entitet te jete vete Serbia. Ai do te ngertheje afer 1/3 e territorit te Kosoves. Do t'i kete dy qendra: Mitrovicen per veriun dhe Graçanicen per pjesen qendrore e lindore te Kosoves.

    Perfaqesuesi Civil Nderkombetar i cili njekohesisht do te jete edhe Perfaqesues Special i BE-se do ta kete fjalen perfundimtare. Ky monark i ri do te kete fuqi korrektuese (ndryshim te ligjeve) dhe zevendesuese (perjashtim te ministrave e zyrtareve tjere dhe emerim te dikujt tjeter ne ato poste). Misioni i ardhshem nderkombetar do te kete nje zyre ne Mitrovice pergjegjese jo vetem per veriun e Mitrovices por edhe per komunat e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut. Dhe, do ta kete nje zyre ne Beograd (jo edhe ne Tirane!) funksionimi dhe kompetencat e se ciles do te varen edhe nga qendrimi i Qeverise se Serbise.

    Ne vend qe te flitet per demet e luftes qe Serbia ia ka shkaktuar Kosoves, ky mision do te merret me borxhet e Kosoves. Pra, do t'i shfrytezojne e shtrydhin pasurite dhe burimet e Kosoves edhe ne emer te borxhit. Perfaqesimi i Kosoves jashte do te jete vetem ne borxhin e jashtem!

    Me 1999 ne vend se te çarmatosej ushtria kriminale serbo-jugosllave u çarmatos UÇK-ja. Tash, ne vend se te shperbehen strukturat paralele policore dhe paramilitare te Serbise ne Kosove, pakoja e Ahtisaarit parasheh shperberjen e TMK-se fillimisht nepermjet zvogelimit te numrit te zonave nga gjashte ne tri sosh
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #112
    PADREJTESITE THEMELORE
    Mospermendja eksplicite e rekomandimit te shkeputjes se sovranitetit te Serbise mbi Kosove, len happesire per t’u kuptuar si vazhdimesi e ketij sovraniteti. Per shkak se, aktualisht, permes Rezolutes 1244 Serbia e ruan sovranitetin nominal mbi Kosove. Procesi i negociatave ka qene dhe eshte duke ndodhur ne kuader te ombrelles politike- legale te kesaj Rezolute. Keto propozime te Ahtisaarit jane propozime ne kuader te Rezolutes 1244, dhe si te tilla ato definojne ‘autonomine e zgjeruar’ te Kosoves.



    Neni 1.2 – Kosoven e definon si shumesi te komuniteteve. Shqiptaret dhe serbet konsiderohen komunitete anipse shqiptaret jane mbi 90% e serbet 6%. Pra, sipas pakos se Ahtisaarit, shqiptaret ne Kosove nuk jane as popull, e as komb.

    Neni 1.3 – Njerezit ne Kosove kjo pako i quan ‘banore’ e jo qytetare. Qytetari eshte burim e sovranitetit ndersa ‘banor’ eshte status qe mund ta fitojne edhe refugjatet. Ne po trajtohemi si refugjate ne shtepine tone!

    Neni 1.6 – Gjuhe zyrtare ne Kosove eshte shqipja dhe serbishtja. Kjo eshte shume me teper sesa qe kane shqiptaret ne Maqedoni e lere me se shqiptaret ne Luginen e Presheves te cilet jane te shtypur dhe rende te diskriminuar. Neni 1.8 – Nuk lejojne as kerkesen per bashkim me ndonje shtet apo ndonje pjese te shtetit tjeter. Pra, kufizim drastik nga jashte.

    Neni 1.10 – Tregon se ne Kosove do te sundoje bashkesia nderkombetare, e jo populli e qeveria e sa. Po ashtu, ne kete nen parashihet qe Kosova t’i beje ftese bashkesise nderkombetare per kete! Neni 2.1 – Nuk permendet fare Konventa per te drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.

    Neni 4 – Kur flitet per kthimin e refugjateve dhe te zhvendosurve nuk merret parasysh fare kolonizimi serb pergjate shekullit XX. Pakoja na e fshin historine!

    Neni 6.2 – I trajton ne menyre te privilegjuar komunitetet joshumice.

    Neni 7 – Te trashegimia kulturore dhe fetare konkretisht flitet vetem per Kishen Ortodokse Serbe.

    Neni 7.2 – Kisha Ortodokse quhet Kisha Ortodokse Serbe. Per me teper personelit dhe klerikeve iu ofrohen privilegje dhe imunitet! Imunitet mund te kene vetem figurat politike. Jo ato fetare!

    Neni 7.3 – Trason rrugen per ndertimin e korridoreve qe do te nderlidhnin objektet fetare mes vete.

    Neni 8 – Kosova quhet vetem Kosove e Serbia quhet Republika e Serbise. Neni 8.1 – Politika fiskale dhe buxheti do te jene nen mbikeqyrje te FMN-se dhe PCN-se.

    Neni 8.2 – Flet per borxhin qe do t’i alokohet Kosoves, e nenin 8 asnje fjale per demet dhe humbjet qe Serbia i ka shkaktuar Kosoves gjate luftes dhe para saj.

    Neni 8.5 – Obligon Kosoven qe te adresoje çeshtjet per kompensim te prones. Ciles prone? Kujt t’ia kompensoje?

    Neni 9.6 – Parasheh shperberjen e TMK-se pasi qe ajo na i paska permbushur objektivat!

    Neni 10.4 – Parasheh perdorimin e menjehershem te mekanizmit te shumices se dyfishte. Ne menyre qe kushtetuta te votohet ne Kuvend, obligohen konsultimet e duhura me komunitetet joshumice (serbet), qe nenkupton se ata duhet ta pranojne kushtetuten. Si do ta quaje Kosoven kushtetuta? Nese shtet te pavarur, atehere u dashka te pajtohen edhe serbet? Ata nuk do te pajtohen. UNMIK-u ka toleruar instrumentalizimin e tyre prej Beogradit.

    Neni 13.4 – Ve ne pah se serish duhet t’iu deshmohemi nderkombetareve per te marre pergjegjesi ne fushen e sigurise. Ky eshte racizem! Liria nuk eshte çeshtje meritokratike. Liria te takon pa kushte.

    You can visit Albin Kurti's Forum here!

    Levizja VETEVENDOSJE
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    2

    Angry Do Të Ketë Bisedime Për Statusin !!

    Djelic: Do të ketë bisedime për statusin
    Shpërndaje Postuar: 13:51 / 19.09.2010 Komente: 2

    Zëvendëskryeministri serb Bozidar Djelic ka deklaruar se pret që në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, nën mbikqyrjen e BE-së, të flitet edhe për statusin e Kosovës.
    Ai i ka thënë gazetës Dnevnik se ishte Serbia që propozoi bisedimet, dhe ashtu sikurse Rezoluta "që nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës", Serbia pret se dialogu do të ofrojë mundësi të hapjes së të gjitha temave "duke përfshirë edhe çështjen e statusit".

    Zëvendëskryeministri serb është i bindur se është i mundshëm realizimi i qëllimeve kryesore të politikës së jashtme të qeverisë serbe- "edhe Evropa edhe Kosova".

    Sipas Djelic, që të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së ta pranojnë Ballkanin perëndimor, duhet që të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, e pranueshme edhe për pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/


    ----------------------------------------------------------------------------------------------

    Krejtë Thaqi dhe Sejdiu tu mendu si populli janë krejtë budall dhe skuptojmë kurgjo, tu na mashtru,
    Thaqi ka dhon fjalen dhe ka premtua para do ditesh në jugë të Mitrovices si ska me pasë ndarje e tash po, ku me ditë se qka bisedojnë në New York Thaqi dhe Tadiqi, , lutem dhe shpresojë si tjetër herë në zgjidhje nuk fiton ky korruptuar Thaqi.
    Nëse ndahet dhe japet status special për veriun atëherë si Bosnja ska drejtë Kosova me vendos kurgjo hiq vetë pa marr vendim nga veriu i Mitrovices, si ka thonë DODIKA për Bosnjen për OKB-në, si ka thonë Bosnja nuk do të dal PRO-Kosoves dhe ashtu ndodhi, e edhe nëse veriut i japet status special, Kosova atëherë nuk ka drejtë me vendos gjethqka vetë, mos vetë nëse ndahet, Tradhtari Thaqi vet tu na rrejtë mashtru,

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •