Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 113
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret draft-rezoultën e re, të përgatitur nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe e mbështetur nga SHBA-të, e cila do të prezantohet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së


    Prishtinë, 8 shtator 2010


    Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret draft-rezoultën e re të përgatitur nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe e mbeshtetur nga SHBA-të, e cila do të prezantohet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara.


    Draft-rezoluta e re e përkrahur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe e mbeshtetur edhe nga SHBA-të është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon.


    Kjo draft rezolutë merr në konsideratë mendimin këshilldhënës të GJND-së, e cila ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Për më tepër, draft-rezoluta e re hedh poshtë çdo mundësi për negociata për statusin politik të Kosovës dhe bën ftesë për bashkëpunim ndërmjet palëve me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe hap perspektivën e integrimeve euro-atlanike.


    Qeveria e Republikës së Kosovës është e kënaqur që draft-rezoluta e përgatitur nga Serbia është tërhequr nga diskutimi dhe mirëpret vendimin e Serbisë për të pranuar draft-rezolutën e re të përgatitur nga BE-ja dhe SHBA-të.


    Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë ka afrimuar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura për çështje të interesit ndërshtetror në kuadër të përspektives euro-atalntike. Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës kurrë nuk do të diskutojë me Serbinë çështje të cilat kanë të bëjnë me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit tonë, si dhe çështjet e rregullimit të brendshëm kushtetues.


    Në këtë aspekt, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për deklaratën e bërë publike nga Qeveria e Serbisë, e cila në menyrë dëshpëruese përpiqet të krijojë keqinterpretime dhe pritje false lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së re të përpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja.


    Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të afrimojë politikën e saj të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, e bindur se perspektiva e përbashkët e shteteve të Ballkanit Perendimor është integrimi në BE dhe NATO.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    mund te na sjell ndonjeri nga ju tekstin e plote te projketrezolutes se Serbise qe eshte per tu parashtruar ne OKB???? se kshu zera degjojme ama per ta pas ne nje format qe mundeson leximin e saj nuk e kemi pas asnje here.

    Teksti i plotë i Rezolutës së harmonizuar Serbi-BE

    Publikuar: Sot, më 08 shtator 2010

    Beograd, 8 shtator – Serbia ia dërgoi sonte Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të bashkuara propozimin e rezolutës për Kosovën, i cili është harmonizuar me Bashkimin Evropian, transmeton botimi elektronik i gazetës Blic.
    Teksti i rezolutës së re e zëvendëson atë të rezolutës së mëparshme dhe në këtë propozim-rezolutë nuk do të ketë amendamente. Komplet teksti i rezolutës së re është ky:
    a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

    b) Duke marrë parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara;

    c) Duke përkujtuar në rezolutën e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin e saj këshillëdhënës në lidhje me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e organeve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”;

    d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të vëmendshëm të saj, duke përfshirë edhe çështjet për të cilat është dhënë mendimi;

    e) Merr në dijeni përmbajtjen e GJND-së lidhur me atë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, si përgjigje në kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme;

    f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të jetë faktor i paqes, sigurisë dh stabilitetit në rajon. Ky dialog ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin, të realizojë përparim në rrugën drejt BE-së dhe të përmirësojë jetesën e njerëzve.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,33733

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Draft-rezoluta respekton statusin e Kosovës

    Prishtinë, 8 shtator - Përderisa kanë filluar raportimet mbi përmbajtjen e draft-rezolutës së BE-së, e cila ka mundësuar që Beogradi të pajtohet për të tërhequr draft-rezolutën e saj të paraqitur më herët për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 9 shtator, zyrtarë të lartë evropianë në Kosovë i kanë thënë "Kohës Ditore" se teksti i draft-rezolutës së BE-së, të cilin "Serbia ka qenë e obliguar ta pranojë tërësisht", respekton integritetin territorial të Kosovës dhe nuk e rihap çështjen e statusit.
    "Ne e kuptojmë se Serbia do ta tërheqë tekstin e vetë. Tash do të vazhdohet me tekstin e BE-së, të cilin Serbia është detyruar ta pranojë në tërësi. Duke qenë gjatë hartimit nën vëzhgimin e shteteve mike të Kosovës, teksti i BE-së respekton vijat e kuqe të Kosovës dhe nuk e vë çështjen e statusit apo integritetit territorial të Kosovës në pyetje. Kjo përfaqëson një pikë të mirë
    të nisjes së një procesi të dialogut për çështjet që nuk kanë të bëjnë me statusin, gjë që do t’iu mundësojë të dyja vendeve që të ecin drejt BE-së", i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian i akredituar në Prishtinë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    jo more gabim e ke than sigurisht ke mendue se serbija do ta pranoi shtetin e Kosoves kur te behet kryeminister albini haaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    O Llapo, do ta shifesh vet kur vjen koha perse qeveria e Serbise ne Kordinim me BE-ne kane ndryshuar ate rezolute. Serbia nuk ben kurfare marveshje me askend nese nuk i shkon pershtati asaj. Qeveria e Serbise nuk ju hyn ne b___e nderkombetare sikusre qe ju hyn kjo Qeveri e Jone. Do e shofim shume shpejte Llapo se kush ka te drejte e kush jo.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Sipas Blicit "Autoriteteve të Beogradit, shton “Blic”, Brukseli i ofron dialog mbi statusin special mbi Veriun e Kosovës dhe enklavave në jug, si dhe integrime të përshpejtuara evropiane,"

    Shkurt e shqip veriu shkoj ,dhe serbia po hyn ne BE e pastaj Kosova nese don te antaresohet ne BE atehere bllokohet prej serbise.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    O Llapo, do ta shifesh vet kur vjen koha perse qeveria e Serbise ne Kordinim me BE-ne kane ndryshuar ate rezolute. Serbia nuk ben kurfare marveshje me askend nese nuk i shkon pershtati asaj. Qeveria e Serbise nuk ju hyn ne b___e nderkombetare sikusre qe ju hyn kjo Qeveri e Jone. Do e shofim shume shpejte Llapo se kush ka te drejte e kush jo.
    po skie faj ti jo nuk je i vetmi
    se ende ne kokat e juaja zen vend ajo bindja e vjeter qysh nga koha e sllavo-komunizmit-rugovizmit se serbija eshte e fort nuk mund askush ta mund as me luft as me politik haaaaaa metod e vjeter komuniste ma
    ani rri ti ne ate qka e mendon

    a une po te garantoio se siq e ka humb luften ashtu ka hup edhe kesaj radhe por nejse puna e jote besoi kuj te duesh
    me fat bajrami ju qoft
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Shqiptaret prandaj kane ngelur ketu ku jane se fluturojne me presh ne b.... nga deklarata pompoze te politikane dordolece shqiptare dhe te deklaratave hipokrite te te huajve.

    "Serbia do njohe Kosoven"- na thote ai gomari Thaci.
    Serbia Kapitullloi! Kete e thote nje ekstremist si Koshtunica qe e do kufirin ne Mat.
    Serbia Shpetoi! Kete e thote nje gjarper si Drashkovici.

    Kosova e hengri. Serbia per shkrirjen e marredhenieve me BE-ne ka marre dicka ne shkembim dhe me te e pakta ky eshte Veriu dhe enklavat, dhe ndoshta edhe gjera te tjera qe ne kemi per ta marre vesh kur ta ndjejme mbi kurriz.
    Ta gezojme Bosnjen e dyte.
    -

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Shqiptaret prandaj kane ngelur ketu ku jane se fluturojne me presh ne b.... nga deklarata pompoze te politikane dordolece shqiptare dhe te deklaratave hipokrite te te huajve.

    "Serbia do njohe Kosoven"- na thote ai gomari Thaci.
    Serbia Kapitullloi! Kete e thote nje ekstremist si Koshtunica qe e do kufirin ne Mat.
    Serbia Shpetoi! Kete e thote nje gjarper si Drashkovici.

    Kosova e hengri. Serbia per shkrirjen e marredhenieve me BE-ne ka marre dicka ne shkembim dhe me te e pakta ky eshte Veriu dhe enklavat, dhe ndoshta edhe gjera te tjera qe ne kemi per ta marre vesh kur ta ndjejme mbi kurriz.
    Ta gezojme Bosnjen e dyte.

    Te Gjitha keto qe i the jan me se te verteta. Kosova do behet Bosnje e Dyte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 09-09-2010 më 06:32
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #29
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Ne media shkruan se rezolutes i eshte hequr pjesa, ne te cilen Serbia denonte "shkeputjen e njeanshme te Kosoves" dhe kerkon kerkonte ribisedime ne lidhje me "ceshtjen e statusit". Sikur qe kishin rekomanduar BE dhe SHBA rezoluta tani me kerkon dialog ne lidhje me te gjitha "pyetjet e hapura".

    Sipas kesaj lind pyetja, cfare duhet nenkuptuar nen "pyetjet e hapura". Ketu mund te kete nje sere ceshtjes dhe veshtire mund te numerohen vec e vec. Mirepo pasi qe Serbise nuk i eshte "lejuar" te vej statusin dhe shkeputjen e njeanshme ne pyetje, keto dy gjera nuk bejne pjese nen "pyetjet e hapura". Poashtu mendoj se ketu nuk te nenkuptohet ndarja e Kosoves. Sepse po te ishte edhe kjo ne dispozicion te dialogut, atehere kritika ndaj Serbise per te korigjuar rezoluten nuk do te bente sens, ngase edhe "Veriu i Kosoves" ishte pjese e te gjitha zhvillimeve politike te Kosoves, prej bisedimeve paraprake, neper deklaraten e paravesise dhe deri tek vendimi i GJND-se. Ndaj kjo pjese e Kosoves nuk mund te shihet si jo e perfshire nga ceshtja e padiskutueshme e statusit dhe shkeputjes se njeanshme.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Me rezolutën e re të gjithë kanë fituar


    Prishtinë, 9 shtator - Kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi, përmes një deklarate për shtyp shfaqi sot kënaqësinë për tërheqjen e Rezolutës së Serbisë për Kosovën, të paraqitur në OKB për miratim, për t’ u zëvendësuar me një përmbajtje të re, të formuluar në bashkëpunim me BE-në, që mbështetet edhe nga SHBA-të. Rezoluta e re, theksohet në deklaratën e kryeparlamentarit, afirmon opinionin e GJND-së dhe thërret BE-në që ta udhëheqë dialogun në mes dy vendeve të pavarura për stabilitet në rajon. Në këtë mënyrë Serbia gradualisht po bëhet faktor i shtensionimit të situatës në rajon.”Ne asnjëherë nuk kemi thënë se nuk do të bisedojmë për çështje me interes”, tha në vazhdim kryekuvendari Krasniqi. Ndërkaq, duke folur për angazhimet që e presin shtetin e Kosovës në të ardhmen, theksoi se duhet të vazhdohet puna në forcimin e shtetit të Kosovës, me një vëmendje të shtuar ndaj pozitës së komuniteteve, përkatësisht në inkuadrimin e tyre sa më të denjë në të gjitha poret e jetës institucionale dhe shoqërore të Kosovës.
    Në pyetjen se kujt i përket merita për arritjen e marrëveshjes për rezolutën e re, kryekuvendari Krasniqi theksoi se kjo është meritë e institucioneve të Kosovës, që dinë të çmojnë qytetarët e vet dhe të krijojnë marrëdhënie miqësore me faktorët ndërkombëtarë. Kjo është njëherësh edhe meritë e miqve ndërkombëtarë dhe e politikës së Serbisë, e cila po heq dorë nga politika agresive, duke u orientuar drejt integrimit evropian. Në këtë vështrim me rezolutën e re të gjithë kanë fituar: BE-ja, Serbia dhe Kosova. “Këtu nuk ka humbës, të gjithë janë fitues”, tha kryekuvendari Krasniqi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-09-2010 më 08:30
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •