E pranon edhe tu kcy se ndryshe në EU sun hin. Shumë mirë shyqyr na lshoj udhen ama tani na s'duhet me lshu pe për Mitrovicen Veriore aty duhet me ja kthy borgjin mi djeg.
E pranon edhe tu kcy se ndryshe në EU sun hin. Shumë mirë shyqyr na lshoj udhen ama tani na s'duhet me lshu pe për Mitrovicen Veriore aty duhet me ja kthy borgjin mi djeg.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Disa parti politike në Serbi e kanë pritur si “kapitullim” e disa si “shpëtim” pranimin e Beogradit zyrtar për të ndryshuar projektrezolutën për Kosovën, e cila do të shqyrtohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samardzic, vlerësoi se pranimi i presidentit dhe qeverisë së Serbisë për ta ndryshuar projektrezolutën mbi Kosovën, është akt i kapitullimit para ultimatumeve të fuqive perëndimore.
“Me rezolutën e këtillë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Serbia do ta mundë veten dhe popullin serb”, ka thënë Samardzic, duke paralajmëruar një humbje të re të Serbisë më 9 shtator, kur pritet të shqyrtohet projektrezoluta e re, teksti i së cilës nuk është publikuar ende.
Por ndryshe nga partia e ish-kryeministrit Vojislav Kostunica, disa parti të tjera në Serbi e kanë cilësuar këtë hap të Beogradit zyrtar si shpëtim nga rruga qorre e ndjekur deri më tani.
Lideri i Partisë së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskovic, ka deklaruar se e mbështet plotësisht presidentin serb, Boris Tadic për “vendimin e guximshëm” që ka marrë lidhur me projektrezolutën serbe për Kosovën. Ai ka thënë se presidenti Tadic ka treguar gatishmëri dhe aftësi për një strategji të re politike, e cila do ta dërgojë Serbinë në Bashkimin Evropian.
Ish-ministri i Jashtëm serb, Draskovic ka thënë se vendimin për ndryshimin e rezolutës do ta përkrahin shumica e qytetarëve të Serbisë, të cilët prej 20 vjetësh përpiqen të jenë pjesë e botës demokratike. Ai ka thënë se presidenti demokrat nuk ka mundur të merr vendim tjetër, sepse sipas tij një vendimi i gabuar edhe kësaj radhe do ta kishte dërguar Serbinë atje ku e ka dërguar Slobodan Miloshevici.
Edhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, Cedomir Jovanovic, ka deklaruar se pranimi për ndryshimin e projektrezolutës për Kosovën, është hapi i parë për të ndryshuar qasjen e gabuar politike, e cila e ka sjellë Serbinë në prag të humbjes së perspektives evropiane. Ai ka thënë se për Serbinë dhe qytetarët e saj, do të ishte shumë më mirë që marrëveshja të ishte bërë përpara se të dorëzohej versioni i parë i projektrezolutës.
Qeveria e Serbisë, sot në një mbledhje telefonike, ka miratuar konkluzat, me të cilat autorizohet Ministria e Jashtme që të paraqesë propozimin e ndryshuar të projektrezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Emëruesi i përbashkët që u arrit është fryt i kompromisit, i cili nënkupton se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është gjetur formula, me të cilën hapet dialogu për zgjidhjet e ardhshme, e cila thirret në Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe e cila nuk e përmban njohjen e pavarësisë së Kosovës në asnjë mënyrë", thuhet ndërkaq në deklaratën me shkrim të presidentit Tadic. /Telegrafi/
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Serbia i ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara projekt-rezolutën për Kosovën që është harmonizuar me Bashkimin Evropian, raportojnë agjencitë serbe të lajmeve.
Përmbajtja e saj komplete është si vijon:
a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;
b) Duke pasur parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazën e Kartës së Kombeve të Bashkuara;
c) Duke rikujtuar rezolutën 63/3 nga 8 tetori i vitit 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e institucioneve të përkohshme të vetadministrimit në Kosovë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”?;
d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së më 22 korrik 2010 nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të së njëjtës, duke përfshirë edhe çështjen, për të cilën është dhënë mendimi;
e) Ka në dijeni përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të GJND-së për atë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, duke përfshirë edhe kërkesën e Kuvendit të Përgjithshëm;
f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian që ta lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të ishte faktor paqe, sigurie dhe stabiliteti në rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit, të realizojë avancim në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të përmirësojë jetën e njerëzve. /Telegrafi/
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Le te shpresojme se pas vendimit te Serbise per ndryshimin e rezolutes ndaj Kosoves!...Se ne rafshin diplomatik ,Kosoves do ti vijn nje vale e re njohjesh diplomatike, nga ato shtete te cilat kan hezituar ta njohin deri me tani...Serbia e ndryshon rezolutën për Kosovën
Ndryshimi i rezolutes sdo te thote se do pranoje kosoven. Para tre ditesh ne Hard-Talk te kanalit BBC , u ftua ministri i jashtem serb , edhe ai shume qarte e tha kur u pyet se a do e pranoje serbia pavaresine e kosoves nqs europa i jep kusht per anetarisim ne BE ....''ne kurre skemi per ta pranuar pavaresine e kosoves.Mbi trojet e kosoves u ndertua shteti serb e per ne ka shume domethenie historike ajo toke'' .
Smu duk aspak nje njeri qe mund ta pranonte pavaresine e kosoves , ai minister.
po sjelli nje koment nga nje qytetar .ky koment nuk duhet te shperfillet
"florida ish amerikani
Para 44 minutave:
po ju jap fjalen e nderit qe ky nderrim dote jet tradhti apo pazarlleqe me kosoven,vetem pritni tash mbas kombeve te bashkuara qa dote folet per veriun e kosoves dhe enkllavat serbe ne kosove,."
Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,
Ky florida ish amerikani ben komente palidhje ne te gjitha gazetat,serbia eshte detyru ta ndryshoi rezoluten dhe ta pranoi nje tekst qe ja ka ofru BE,nese serbia nuk do te pranonte ajo do te pesonte disfate ne AP te OKB,do te perfundonte endrra serbe per integrim ne BE,do ti nderpriteshin ndihmat financiare nga BE,FMN,BB.Te vetmin "leshim" qe ja ka bere BE serbise eshte marria ne konsiderat e aplikimit te serbise per vend kandidat ne procesin e integrimit ne BE.
Kush eshte serbia qe BE&SHBA te bejn kompromise me te,serbia ka kapitullu,serbet e Kosoves e kan shancin qe te integrohen ne institucionet e Kosoves ose ti marrin traktorat si serbet e Kroacise.
Plotesisht ka te drejt FLORIDA ish Amerikani.
Natyrisht se ky ndrim i kesaj Rezolute nuk eshte asgje tjeter vecse nje mashtrim i radhes nga ana e BE-se ndaj Shqiptareve. Natyrisht se keto jane pazarlleqe te poshtra te BE-se. Ju qe jeni te lumtur qe kinse Serbia leshoi pe dhe ndroi rezuluten e saj e kinse me kete edhe pranon Pavarsine e Kosoves. Serbia ndoshta se edhe do e pranoj Pavarsine e Kosoves, por jo ashtu sic mendoni ju. Serbia do e Pranoje Pavarsine e Kosoves vetem ateher kur te fiton ate qe e deshrion e ky plan eshte ne kordinim me BE-ne dhe Qeverine e Kosoves.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
mund te na sjell ndonjeri nga ju tekstin e plote te projketrezolutes se Serbise qe eshte per tu parashtruar ne OKB???? se kshu zera degjojme ama per ta pas ne nje format qe mundeson leximin e saj nuk e kemi pas asnje here.
Krijoni Kontakt