Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 113
  1. #101
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lunaçek tha se pas miratimit të rezolutës nga KB, "është bërë e qartë se Serbia nuk kërkon më bisedime për statusin dhe nuk kërkon më ndarjen e Kosovës"


    Lunaçek: S'bisedime për statusin e Kosovës dhe ndarjen e mundshme
    Bruksel, 15 shtator 2010 - Eurodepuetja austriake Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, thotë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë "janë pjesë e rezolutës së aprovuar nga KB, e cila parasheh zhvillimin e dialogut midis dy shteteve të pavarura". Ajo shtoi se edhe e ngarkuara e BE së me politikën e Jashtme Ketrin Eshton ka kërkuar që rolin e ndërmjetësimit ta ketë Bashkimi Evropian dhe jo Kombet e Bashkuara. "Parlamenti Evropian përkrah plotësisht zhvillimin e këtyre bisedimeve për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve në fushat e doganave, të bashkëpunimit ekonomik, për çështjet ekologjike si uji... etj, dhe që këto bisedime të zhvillohen nën kryesimin e Bashkimit Evropian", theksoi eurodeputetja Lunaçek në një intervistë për "Dojçe velen". E pyetur se kur ose ku do të zhvillohen këto bisedime dhe nëse BE do të emërojë një ndërmjetësues, Lunaçek tha se për këto çështje është duke u diskutuar. Megjithatë ajo është e mendimit se do të "kalojë edhe ca kohë" përpara se ta dihet se kush do ta marrë përsipër këtë rol dhe kush do të ftojë palët, por me siguri që BE do ta bëjë këtë, theksoi Linaçek. Ajo e vlerësoi si shumë të rëndësishme faktin se nuk do të ketë "bisedime për statusin e Kosovës dhe për ndarjen e mundshme". Ndërsa së shpejti do të bëhet fjalë për kandidaturën e Serbisë në BE, Lunaçek vuri në dukje se "për Kosovën do të bëhet fjalë njëherë për çështjen e liberalizimit të vizave", të cilën Parlamenti Evropian e kërkon prej kohësh. Ajo shtoi se Komisioni duhet tani të përpilojë një "road map", në mënyrë që autoritetet kosovare të plotësojnë kërkesat e duhura. Sipas saj, ekziston një ide si mund të përfshihet Kosova pas vitit tjetër në "screening process". "Nga vende të caktuara të BE së ka përgjigje pozitive, nga Komisioni po ashtu, si dhe nga Komisari Fühle. Kjo është ajo që kërkoj dhe unë në raportin për Parlamentin Evropian. Shpresoj t`a realizojmë", tha Lunaçek. E pyetur nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kësaj here do të përfundojnë me sukses, Lunaçek tha se pas miratimit të rezolutës nga KB, "është bërë e qartë se Serbia nuk kërkon më bisedime për statusin dhe nuk kërkon më ndarjen e Kosovës" dhe se në këtë mënyrë "është hapur rruga për përmirësimin e marrëdhënieve". Ajo tha se faktikisht ekzistojnë probleme në marrëdhëniet ekonomike, por theksoi se sheh edhe gatishmërinë e Serbisë "të bëjë këtë hap dhe të mos dalë gjithnjë me çështjen e statusit".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #103
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin



    Thaçi: Plani i Ahtisarit, e vetmja zgjidhje për veriun e Mitrovicës


    Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se “me Serbinë mund të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror dhe jo negociata, duke ritheksuar se “zgjidhja për veriun e Mitrovicës, është plani i Ahtisarit”....
    Postuar: 01:03:42 / 14.09.2010
    Këto komente, Kryeministri i bëri gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan të Kosovës, me ç’rast Thaçi pohoi se me Beogradin do të diskutohen çështje teknike të interesit të përbashkët dhe jo statusi, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

    “Rezoluta e OKB-së është meritë e diplomacisë kosovare. Absolutisht Serbia e ka ditur që do të humbas në OKB, prandaj e ka tërhequr në momentin e fundit draft-rezolutën e parë. Serbia e ka ditur se nuk mund ta mat fuqinë me Kosovën dhe aleatët ndërkombëtarë. Kosova ka shënuar dy fitore historike, një në GJND, më 22 korrik dhe së dyti në OKB, javën e kaluar, kur OKB miratoi rezolutën për Kosovën, e cila konfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran”, pohoi Thaçi.

    Ai shtoi se përmes rezolutës, është shënuar hapi i parë i ndryshimit të kursit të politikës së Serbisë, ndaj Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit.

    “Kjo rezolutë i hap rrugë edhe vendimit të vendeve tjera për njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Kryeministri Thaçi.

    Në ligjeratën me studentët e AUK-ut, Kryeministri Thaçi premtoi se ai do të vazhdojë të jetë Kryeministër deri në anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Ai tha se ky është qëllimi i tretë i tij jetësor, pas çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, që ia kishte vënë vetës kur ishte student.

    (Shaip Mustafa)
    Kurti propozon bashkimin Kosovë-Shqipëri


    Nga Express më 14.09.2010 në ora 19:35
    Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, ka kundërshtuar ashpër bisedimet e paralajmëruara në mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij pas vendimit të GJND-së dhe Rezolutës së OKB-së, liderët kosovare është dashur të debatojnë me Tiranën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    “Pushtetarët tanë në vend që të diskutojnë me autoritetet e Tiranës për bashkimin Kosovë-Shqipëri, kanë zgjedhur të debatojnë me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës”, është shprehur Albin Kurti, të martën pasdite në Klinë.

    Ai me ketë rast ka bërë zyrtar edhe formimin e Këshillit për Zhvillim të Qendrës së Vetëvendosjes në Komunën e Klinës, Këshill ky që do të punojë për gjetjen e një përkrahjeje sa me të madhe për këtë lëvizje.

    Kurti, i ka kritikuar qeverinë aktuale për politikën që po zhvillon sidomos pas paralajmërimeve për bisedime dhe ka paralajmëruar demonstrata dhe protesta kundër këtyre negociatave, që sipas tij, janë në dëm të Kosovës. Ai është i bindur se me këto negociata do të jetësohet plani 6 pikësh i Ban Ki Moonit dhe kjo është shumë e rrezikshme.

    “Krerët tanë nuk duhet assesi të pranojnë negociata me Serbinë, sepse nga to nuk fiton Kosova por Serbia. Nuk negociohet me një shtet si Serbia e cila në kushtetutën e vet akoma Kosovën e konsideron si pjesë të saj, nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, akoma i mban fshehur gjurmët e personave të pagjetur”, u shpreh Kurti.

    Kurti mendon se në Kosovë duhet të ndodh një mobilizim një rizgjim i popullit për të ndryshuar ketë politike që është në dem të Kosovës pasi që liderët aktual e shikojnë vetëm interesin e tyre personal e jo edhe të Kosovës.

    “Politikanët tanë nuk po e mbrojnë Kosovën por po punojnë vetëm për interesa të tyre personale që me shumë kanë të bëjnë me fitime financiare. Në Kosovë ka nevojë për protesta dhe demonstrata për të ndryshuar ketë qeverisje”, potencoi Kurti sipas të cilit në ketë kohë janë duke përfituar pushtetarët, miqtë dhe miqtë e miqve të tyre ndërsa qytetari është lënë në harresë.

    Qëllimi Vetëvendosjes, sipas Kurtit është që të gjithë njerëzit e pakënaqur me zhvillimet në vend të bashkohen dhe të japin një organizate të re.

    “Vetëm një grusht politikanësh dolën përfituesit kryesor dhe jo qytetarët. Ne do të angazhohemi për një shtet sovran dhe demokratik në realitet e jo siç është sot vetëm në letër dhe për neve vendosin të tjerët”, ka thënë Kurti.

    Lideri i Lëvizjes vetëvendosje, është i bindur se pa ndërruar politika nuk do të ndryshoj gjendja në veri të vendit dhe se aktet e fundit të dhunës janë të përgatitura nga autoritetet e Beogradit me qëllim që në prag të negociatave të dëshmoj se qeverisë me atë pjesë të vendit.

    “Në Kosovë ka edhe shumë probleme tjera,gjendja socio-ekonomike është shumë e rëndë, krejt kjo nga mos qeverisja e mirë e politikaneve në pushtet”, tha Kurti.

    Sipas tij, parulla e Vetëvendosjes “ Jo negociata, vetëvendosje”, tashmë është më aktuale se kurrë. /koha/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #104
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Lunaçek tha se pas miratimit të rezolutës nga KB, "është bërë e qartë se Serbia nuk kërkon më bisedime për statusin dhe nuk kërkon më ndarjen e Kosovës"


    Lunaçek: S'bisedime për statusin e Kosovës dhe ndarjen e mundshme
    Bruksel, 15 shtator 2010 - Eurodepuetja austriake Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, thotë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë "janë pjesë e rezolutës së aprovuar nga KB, e cila parasheh zhvillimin e dialogut midis dy shteteve të pavarura". Ajo shtoi se edhe e ngarkuara e BE së me politikën e Jashtme Ketrin Eshton ka kërkuar që rolin e ndërmjetësimit ta ketë Bashkimi Evropian dhe jo Kombet e Bashkuara. "Parlamenti Evropian përkrah plotësisht zhvillimin e këtyre bisedimeve për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve në fushat e doganave, të bashkëpunimit ekonomik, për çështjet ekologjike si uji... etj, dhe që këto bisedime të zhvillohen nën kryesimin e Bashkimit Evropian", theksoi eurodeputetja Lunaçek në një intervistë për "Dojçe velen". E pyetur se kur ose ku do të zhvillohen këto bisedime dhe nëse BE do të emërojë një ndërmjetësues, Lunaçek tha se për këto çështje është duke u diskutuar. Megjithatë ajo është e mendimit se do të "kalojë edhe ca kohë" përpara se ta dihet se kush do ta marrë përsipër këtë rol dhe kush do të ftojë palët, por me siguri që BE do ta bëjë këtë, theksoi Linaçek. Ajo e vlerësoi si shumë të rëndësishme faktin se nuk do të ketë "bisedime për statusin e Kosovës dhe për ndarjen e mundshme". Ndërsa së shpejti do të bëhet fjalë për kandidaturën e Serbisë në BE, Lunaçek vuri në dukje se "për Kosovën do të bëhet fjalë njëherë për çështjen e liberalizimit të vizave", të cilën Parlamenti Evropian e kërkon prej kohësh. Ajo shtoi se Komisioni duhet tani të përpilojë një "road map", në mënyrë që autoritetet kosovare të plotësojnë kërkesat e duhura. Sipas saj, ekziston një ide si mund të përfshihet Kosova pas vitit tjetër në "screening process". "Nga vende të caktuara të BE së ka përgjigje pozitive, nga Komisioni po ashtu, si dhe nga Komisari Fühle. Kjo është ajo që kërkoj dhe unë në raportin për Parlamentin Evropian. Shpresoj t`a realizojmë", tha Lunaçek. E pyetur nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kësaj here do të përfundojnë me sukses, Lunaçek tha se pas miratimit të rezolutës nga KB, "është bërë e qartë se Serbia nuk kërkon më bisedime për statusin dhe nuk kërkon më ndarjen e Kosovës" dhe se në këtë mënyrë "është hapur rruga për përmirësimin e marrëdhënieve". Ajo tha se faktikisht ekzistojnë probleme në marrëdhëniet ekonomike, por theksoi se sheh edhe gatishmërinë e Serbisë "të bëjë këtë hap dhe të mos dalë gjithnjë me çështjen e statusit".
    Kurti propozon bashkimin Kosovë-Shqipëri


    Nga Express më 14.09.2010 në ora 19:35
    Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, ka kundërshtuar ashpër bisedimet e paralajmëruara në mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij pas vendimit të GJND-së dhe Rezolutës së OKB-së, liderët kosovare është dashur të debatojnë me Tiranën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    “Pushtetarët tanë në vend që të diskutojnë me autoritetet e Tiranës për bashkimin Kosovë-Shqipëri, kanë zgjedhur të debatojnë me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës”, është shprehur Albin Kurti, të martën pasdite në Klinë.

    Ai me ketë rast ka bërë zyrtar edhe formimin e Këshillit për Zhvillim të Qendrës së Vetëvendosjes në Komunën e Klinës, Këshill ky që do të punojë për gjetjen e një përkrahjeje sa me të madhe për këtë lëvizje.

    Kurti, i ka kritikuar qeverinë aktuale për politikën që po zhvillon sidomos pas paralajmërimeve për bisedime dhe ka paralajmëruar demonstrata dhe protesta kundër këtyre negociatave, që sipas tij, janë në dëm të Kosovës. Ai është i bindur se me këto negociata do të jetësohet plani 6 pikësh i Ban Ki Moonit dhe kjo është shumë e rrezikshme.

    “Krerët tanë nuk duhet assesi të pranojnë negociata me Serbinë, sepse nga to nuk fiton Kosova por Serbia. Nuk negociohet me një shtet si Serbia e cila në kushtetutën e vet akoma Kosovën e konsideron si pjesë të saj, nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, akoma i mban fshehur gjurmët e personave të pagjetur”, u shpreh Kurti.

    Kurti mendon se në Kosovë duhet të ndodh një mobilizim një rizgjim i popullit për të ndryshuar ketë politike që është në dem të Kosovës pasi që liderët aktual e shikojnë vetëm interesin e tyre personal e jo edhe të Kosovës.

    “Politikanët tanë nuk po e mbrojnë Kosovën por po punojnë vetëm për interesa të tyre personale që me shumë kanë të bëjnë me fitime financiare. Në Kosovë ka nevojë për protesta dhe demonstrata për të ndryshuar ketë qeverisje”, potencoi Kurti sipas të cilit në ketë kohë janë duke përfituar pushtetarët, miqtë dhe miqtë e miqve të tyre ndërsa qytetari është lënë në harresë.

    Qëllimi Vetëvendosjes, sipas Kurtit është që të gjithë njerëzit e pakënaqur me zhvillimet në vend të bashkohen dhe të japin një organizate të re.

    “Vetëm një grusht politikanësh dolën përfituesit kryesor dhe jo qytetarët. Ne do të angazhohemi për një shtet sovran dhe demokratik në realitet e jo siç është sot vetëm në letër dhe për neve vendosin të tjerët”, ka thënë Kurti.

    Lideri i Lëvizjes vetëvendosje, është i bindur se pa ndërruar politika nuk do të ndryshoj gjendja në veri të vendit dhe se aktet e fundit të dhunës janë të përgatitura nga autoritetet e Beogradit me qëllim që në prag të negociatave të dëshmoj se qeverisë me atë pjesë të vendit.

    “Në Kosovë ka edhe shumë probleme tjera,gjendja socio-ekonomike është shumë e rëndë, krejt kjo nga mos qeverisja e mirë e politikaneve në pushtet”, tha Kurti.

    Sipas tij, parulla e Vetëvendosjes “ Jo negociata, vetëvendosje”, tashmë është më aktuale se kurrë. /koha/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Reagim

    Prishtinë, 15 shtator 2010


    Zyra e Kryeministrit të Kosovës dëshiron t’ia bëjë me dije opinionit publik se përmbajtja e artikullit me titull “Këmbëngulja e Thaçit“, i botuar më datë 14 Shtator 2010 në gazetën “Tribua Shqiptare” është e pavërtetë, tendencioze dhe qëllimkeqe.

    Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Presidenti Fatmir Sejdiu, ka funksionuar në mënyrë unike, të përgjegjshme dhe të dinjitetshme në të gjitha veprimet e veta shtetërore, gjatë vizitës së fundit në Nju Jork dhe veçanërisht në kuadër të aktiviteteve në OKB.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Albini me duket qe nganjeher po jep mendime kuture dhe te ngutshme.Me Serbin duhet me bisedu porper qfar duhet me biseduar e qfare nuk duhet biseduar.Shqiptaret luftuan me Serbin edhe pse nik ishin te barabart,ndersa me bisedu me duket qe jane te barabartdhe kemi fakte e argumente te mjaftueshme.Prandaj bisedimeve nuk duhet friguar por duhet qeveria e Kosove bere konsultime me politiken Kosovare dhe ate te Shqiperise se qfare te flitet dhe qfar te kerkohet nga Serbia qe e ka qfrytezuar qe 2-3vite tokenKosovare dhe po aq vite ka bere pastrime etnike ,masakra dhe represalje ne shqiptaret e Kosoves .Keto mendoi se duhet biseduar .qe pas pastrimit te ketyre qeshtjeve te rivendosen mardhenje te reja me baz te reja te rendit botereo.

  7. #107
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    "VETVENDOSJE!" është rruga shqiptare e Kosoves!

    Ata që nuk e dëshirojn Shqiperin e bashkuar , le te shkojn te tadiqi ...!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!


    ti si mbrojtës i interesave të shkijeve në Kosovë , natyrish se nuk të pëlqejn idet e bashkimit kombëtarë.

    Ta di dhimten , se me bashkimin kombëtarë ju kosovarët , mbeteni pakicë !
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 16-09-2010 më 15:39 Arsyeja: Kili te lutem shkruaj emrin e sakte ose mos e shkruaj fare per LLapin.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #108
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    "VETVENDOSJE!" është rruga shqiptare e Kosoves!

    Ata që nuk e dëshirojn Shqiperin e bashkuar , le te shkojn te tadiqi ...!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!


    lapi-press , ti si mbrojtës i interesave të shkijeve në Kosovë , natyrish se nuk të pëlqejn idet e bashkimit kombëtarë.

    Ta di dhimten , se me bashkimin kombëtarë ju kosovarët , mbeteni pakicë !
    Te Lumte KILI, shume mir e the kete. Bravo zoteri !

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #109
    Pavaresisht se Serbia eshte ne nje fare menyre e detyruar politikisht te ndjeke trenin europian, Perendimor ne pergjithesi, , kjo nuk do te thote se largohet nga barrikada per mbrojtjen e Europes nga islamistet. Si te gjithe kristianet e tjere europiane qartesimi i pozicionit te saj kerkon diplomaci gje te cilen po mundohet te arrije me kete taktike. Nuk duhet te krijojme cerdhe islamikesh qe do te lulezojne nje dite. Roli i Shqiperise, Serbise, Greqise Bullgarise, Malit te zi duhet te ndihmoje ne pastrimin e Kosoves, Bosnjes, Maqedonise nga islamiket radikale terroriste dhe pakicat turke. Bashkepunimi midis ketyre shteteve me siguri do te arrije rikthimin e trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem por pa islamike, detyre mbareeuropiane dhe mbareperendimore ne pergjithesi. Serbia edhe pse armiku yne ka nje te perbashket me ne luften ndaj islamizmit. Kjo nuk na ben miq por te pakten kemi nje aleance ne nje qelim te perbashket.
    Paqe!

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ARIANI_TB

    per ket patriotin qe i endrron mollat e kuqe naten ne gjum e kur te zgjohet ne mengjes i duhet te shkoi ne pun ku ta dish ndoshta pastrues diku ne ndonji ambasad te hujn se ne ato tonat as kemben than se nuk po e lejshin ta fus mbrenda e le ma te pastroi

    tja rikujtoi se ni here kish pas shkrue edhe shqip edhe i kish pas siell do postime te shtypit shqiptar edhe kish pas shkrue do sene te mira per Çlirimtaret

    ndersa sot qe ja kan gjue nji asht me e lpi keta antikombetaret e anti UÇK-se shifni se qka ban tuj sjell shkrime veq nga shtypi serb e proserb
    qe kan permbajtje vetem shpifje e urrejtje per luftaret e prisit e UÇK-se

    na ishte niher nji njeri qe i ngjante shquiptarit

    keto jan argumente i nderuar se po ankohesh qe une nuk kokna sipas teje per debat

    kontrolloi e i gjen postimet tuaja ne keto dy tema e jepe vet vlersimin apo trego qfar po ndodh me ty
    ku ishe dhe ku je sot apo ke qen gjithmon ketu por veq koke mundue te na mashtrosh me maska


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59865
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=58685
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •