Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 113
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi: Rezoluta hap perspektivë për njohje të reja

    Nga Express më 13.09.2010 në ora 14:40
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka legjitimuar edhe politikisht mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe me këtë rezolutë, OKB-ja ka lëvizur pozitivisht në raport me Kosovën.

    Këto komente ai i bëri të hënën në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka theksuar se prezantimi i Kosovës përmes delegacionit më të lartë shtetëror në OKB ishte shumë i dinjitetshëm.

    Thaçi ka thënë se lajmi për tërheqjen e draft-rezolutës serbe ishte një lajm i mirë për Kosovën, por në të njëjtën kohë ishte një humbje e madhe për Serbinë.

    “Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i dhënë më 22 korrik, ishte fitore e drejtësisë botërore, që përkojë me drejtësinë tonë për të qenë shtet, ndërsa miratimi i rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është fitore dhe legjitimim politik në organin më të lartë për shtetin e Kosovës. Sot lirisht mund të themi se bota, respektivisht institucionet më të larta botërore, kanë legalizuar dhe legjitimuar në aspektin juridik dhe politik, shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Thaçi, transmeton Kosovapress.

    Duke miratuar rezolutën që njeh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Thaçi ka thënë se 192 shtete e kanë njohur vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, dhe kanë njohur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

    “Duke pranuar një rezolutë të tillë edhe Serbia ka dhënë shenjat e para që në një formë e një tjetër njeh pavarësinë e Kosovës, sepse Serbia e ka prezantuar dhe mirëpritur këtë rezolutë që e njeh opinionin e GJND-së, e ai opinion tanimë dihet; respektim i plotë i vullnetit të qytetarëve dhe vendimit të institucioneve të Kosovës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur Thaçi.

    Më tej ai ka shtuar se rezoluta e miratuar më 9 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, hap rrugën për njohje të reja të shtetit të Kosovës.

    Po ashtu, kjo rezolutë, sipas Thaçit përcakton edhe vijat për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së hap perspektivë për njohje të reja dhe për anëtarësim të shtetit të Kosovës në gjithë institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Duke njohur vendimin e GJND-së, rezoluta ka përcaktuar vijat e gjëra të bashkëpunimit mes nesh dhe shteteve rreth nesh, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërshtetëror me Serbinë”, ka theksuar Thaçi.

    Me këtë rast, kreu i ekzekutivit të vendit ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian për mesazhet që i kanë dhënë Beogradit, ndërkohë që u ka bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën që ta marrin sa më shpejtë një vendim të tillë.

    Ai po ashtu ka shprehur përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera për të vazhduar qeverisjen e mirë, duke thënë se rezultat i saj është gjithë progresi i arritur në Kosovë.

    Kreu i Qeverisë ka njoftuar edhe për njohjet e reja që mund t’i vijnë Kosovës, duke përmendur me këtë rast vizitën e tij në Katar, ku ka thënë se ka marrë konfirmimin për njohje, e cila do të finalizohet së shpejti.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #92
    Kosovë, “Vetëvendosje”: Jo negociatave
    13/09/2010 21:40

    Lëvizja “Vetëvendosje” ka protestuar kundër diagolut që mendohet se do të nisë mes Prishtinës dhe Beogradit.
    Për aktivistët e kësaj lëvizjeje, nuk mund të bisedohet me një shtet që nuk e njeh ekzistencën e Kosovës.

    Më herët, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti deklaroi se negociatat e reja me Serbinë vetëm sa do të përkeqësojnë situatën politike dhe do të tkurrin sovranitetin e Kosovës.

    “Negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, ç’ka do të thotë se Kosova, ndonëse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor”, tha Kurti.

    http://www.top-channel.tv/artikull.p...2244&ref=lajme
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #93
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Ju Lumte VETEVENDOSJE dhe Albin Kurti, ju jeni ardhmeria e keti Kombi.

    Vetem perpara !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #94
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Thaçi: Rezoluta hap perspektivë për njohje të reja

    Nga Express më 13.09.2010 në ora 14:40
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka legjitimuar edhe politikisht mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe me këtë rezolutë, OKB-ja ka lëvizur pozitivisht në raport me Kosovën.

    Këto komente ai i bëri të hënën në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka theksuar se prezantimi i Kosovës përmes delegacionit më të lartë shtetëror në OKB ishte shumë i dinjitetshëm.

    Thaçi ka thënë se lajmi për tërheqjen e draft-rezolutës serbe ishte një lajm i mirë për Kosovën, por në të njëjtën kohë ishte një humbje e madhe për Serbinë.

    “Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i dhënë më 22 korrik, ishte fitore e drejtësisë botërore, që përkojë me drejtësinë tonë për të qenë shtet, ndërsa miratimi i rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është fitore dhe legjitimim politik në organin më të lartë për shtetin e Kosovës. Sot lirisht mund të themi se bota, respektivisht institucionet më të larta botërore, kanë legalizuar dhe legjitimuar në aspektin juridik dhe politik, shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Thaçi, transmeton Kosovapress.

    Duke miratuar rezolutën që njeh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Thaçi ka thënë se 192 shtete e kanë njohur vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, dhe kanë njohur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

    “Duke pranuar një rezolutë të tillë edhe Serbia ka dhënë shenjat e para që në një formë e një tjetër njeh pavarësinë e Kosovës, sepse Serbia e ka prezantuar dhe mirëpritur këtë rezolutë që e njeh opinionin e GJND-së, e ai opinion tanimë dihet; respektim i plotë i vullnetit të qytetarëve dhe vendimit të institucioneve të Kosovës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur Thaçi.

    Më tej ai ka shtuar se rezoluta e miratuar më 9 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, hap rrugën për njohje të reja të shtetit të Kosovës.

    Po ashtu, kjo rezolutë, sipas Thaçit përcakton edhe vijat për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së hap perspektivë për njohje të reja dhe për anëtarësim të shtetit të Kosovës në gjithë institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Duke njohur vendimin e GJND-së, rezoluta ka përcaktuar vijat e gjëra të bashkëpunimit mes nesh dhe shteteve rreth nesh, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërshtetëror me Serbinë”, ka theksuar Thaçi.

    Me këtë rast, kreu i ekzekutivit të vendit ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian për mesazhet që i kanë dhënë Beogradit, ndërkohë që u ka bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën që ta marrin sa më shpejtë një vendim të tillë.

    Ai po ashtu ka shprehur përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera për të vazhduar qeverisjen e mirë, duke thënë se rezultat i saj është gjithë progresi i arritur në Kosovë.

    Kreu i Qeverisë ka njoftuar edhe për njohjet e reja që mund t’i vijnë Kosovës, duke përmendur me këtë rast vizitën e tij në Katar, ku ka thënë se ka marrë konfirmimin për njohje, e cila do të finalizohet së shpejti.
    Isufi: Deklarata e Thaçit është qesharake

    Nga Express më 13.09.2010 në ora 19:39
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi e ka quajtur qesharake deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi se me miratimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Gjatë një konference për media, Isufi ka vlerësuar se rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është rezultat i angazhimeve të SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian, dhe se ajo tani hapë një etapë të re të bisedimeve me Serbinë, por për të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës ende nuk e ka të qartë agjendën dhe temat e këtyre bisedimeve.

    Sipas Isufit, agjenda e bisedimeve me Serbinë duhet që paraprakisht të debatohet dhe të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe se temat që duhet të diskutohen mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jenë vetëm për çështje të dëmeve që i ka shkaktuar Serbia- Kosovës dhe asnjëherë të mos diskutohen çështje tjera.

    “Vlerësimi i AAK-së ka qenë që temat të cilat janë më të ndjeshme në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, janë çështja e dëmeve të luftës, të cilat duhet t’i paguaj Serbia, tema për të pagjeturit, për pensionet dhe kursimet e qytetarëve të Kosovës, të cilat janë grabitur nga shteti serb. Dokumentet kadastrale të cilat edhe më tutje ndodhen në Serbi dhe elemente të tjera që kanë të bëjnë me çështje që lidhen me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Isufi, transmeton Kosovapress.

    Më tutje, drejtuesit e AAK-së ritheksuan se Kosova assesi nuk duhet të bisedoj me Serbinë rreth tri çështjeve themelore, statusin politik, sovranitetin dhe tërësisë territoriale dhe angazhimet e veçanta për veriun e Kosovës.

    Ndërkohë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi e ka quajtur qesharake deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi se me miratimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Për të mos ndodh diçka që mund të jetë në dëm të interesit të Kosovës ne e thërrasim Qeverinë që të jetë shumë e kujdesshëm rreth zhvillimeve që po ndodhin, sepse kemi deklarata jo serioze nga ana e Qeverisë, sidomos edhe sot e kemi një deklaratë të tillë kur kryeministri Thaçi thotë se de fakto Serbia e ka pranuar shtetin e Kosovës. Në të vërtet është qesharake për arsye se Serbia në të gjitha deklarimet e deri tashme edhe në Asamblenë e OKB-së decidivisht është deklaruar se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi.

    Rezoluta për Kosovën, e miratuar javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së bën thirrje për fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, bisedime këto të cilat, sipas përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Catherine Ashton do të ndërmjetësohen nga BE, do të zhvillohen në Bruksel, ndërsa udhëheqës do të jenë kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti Boris Tadiq.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #95
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    qoket haj ti edhe te albinit edhe te miat
    ti leh sa te dush albini sikmet dote bohet kryeminister i kosoves
    edhe diqka ke fillu mu nervozu po ska dert dote adaptohesh
    Te Lumte Beni te Lumte !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #96
    Problemet në veri - pjesë e bisedimeve Kosovë - Serbi
    Publikuar: Sot, më 14 shtator 2010

    Prishtinë, 14 Shtator – Problemet në veri të Kosovës, si pikat doganore, gjykatat dhe sundimi i ligjit atje, do të jenë tema të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i kanë thënë “Kohës Ditore” burime diplomatike.
    Një diplomat i lartë evropian i akredituar në Prishtinë ka shpjeguar në kushte anonimiteti se gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për çështjet e tilla përmirëson jetën e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, ndërkaq që bisedimet të cilat po aranzhohen nga Brukseli do të kenë për qëllim pikërisht përmirësimin e jetës së qytetarëve.
    “Është e thjeshtë, dialogu do të shërbejë për të gjetur zgjidhje për problemet të cilat e prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Të gjitha aranzhimet që do të bëhen, do të jenë aranzhime të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve, por nuk e prekin statusin apo integritetin territorial të Kosovës”, i ka thënë gazetës ky diplomat.
    I njëjti burim ka shpjeguar se është ende herët të flitet për detaje të bisedimeve, ngase do t`u lihet vetë palëve që të përcaktojnë edhe agjendën, edhe intensitetin e takimeve. “Qëllimi ynë është që vetë palët të kenë kontakt dhe të gjejnë formula të aranzhimeve që do të përmirësonin jetën e qytetarëve edhe në veri të Kosovës, ku situata është më specifike, por edhe në pjesët e tjera të Kosovës”, i ka thënë gazetës burimi.
    Prishtina zyrtare ka pranuar se është e gatshme që të hyjë në dialog me Serbinë, mirëpo ka mohuar disa herë që pjesë e këtij dialogu të jenë çështjet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar kategorikisht të dielën çdo mundësi që problemet në veri të Kosovës të jenë temë e bisedimeve të ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.

    Miratimi i Rezolutës që respekton Mendimin e GJND-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së i ka hapur rrugë një procesi të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilin e ka kërkuar edhe vetë Rezoluta. Dialogu që do të udhëhiqet nga Zyra e përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, baroneshës Catherine Ashton, do të bëhet me qëllimin e përmirësimit të jetës së qytetarëve.
    Pjesa mbi lumin Ibër dhe tri komunat e tjera në veri, si Zubin-Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, kanë sfiduar shtetësinë e Kosovës, por edhe administratën e saj ndërkombëtare para shpalljes së pavarësisë, që nga paslufta.
    Mungesa e jetës institucionale, e cila refuzohet nga qytetarët serbë të Kosovës që janë shumicë në atë pjesë të shtetit më të ri në Evropë, dhe prezenca e strukturave ilegale të Serbisë, e kanë pamundësuar zhvillimin normal të jetës.
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se incidenti i fundjavës në veri të Mitrovicës mund të ketë lidhje me bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Prishtinës e Beogradit për çështje të interesit të përbashkët. Por, sipas tij, në veri përveç për Pakon e Ahtisaari nuk ka asnjë gjë tjetër për çka të bisedohet. Rexhepi ka thënë se përgjegjës për rendin dhe ligjin në këtë pjesë të Kosovës janë Policia vendore, EULEX-i dhe KFOR-i, dhe sipas tij, kushdo që u kundërvihet atyre do të marrë “dënimin e merituar”.
    Burime diplomatike patën shpjeguar muaj më parë për “Kohën Ditore” se modeli i Tirolit Jugor në Itali është shembulli më i mundshëm i zgjidhjes për veriun e Kosovës.
    Modeli i provincës veriore italiane ka kohë që është duke u diskutuar në qarqet diplomatike, ndërkaq që edhe “Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë dhënë shenja pozitive për të”, patën bërë të ditur burime të gazetës (gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”).
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #97
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    He Llapco Kocevari he ende po me ofendon he, ska problem vetem perpara i gjori nga mendja e shkrete qe e ke.
    Po mor edhe mua me ofendoj ,thua se me orgjine ky llap-dollapi duhet te jete ndonje gabel dhe nuk di te komunikoj si njeri normal...

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Po mor edhe mua me ofendoj ,thua se me orgjine ky llap-dollapi duhet te jete ndonje gabel dhe nuk di te komunikoj si njeri normal...
    hue eu qme paska shkue ftyra ne bel e posht me juve bree haaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Institucionet më të larta botërore e kanë legalizuar dhe legjitimuar në aspektin juridik dhe politik shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës

    Prishtinë, 13 shtator 2010

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të rregullt, të 144-tën me radhë, në të cilën kryeministri Hashim Thaçi ka informuar kabinetin qeveritar në mënyrë të hollësishme për miratimin e Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Në vazhdim po japim, thekse nga fjala e kryeministrit Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë:

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës më lejoni të shpreh konsideratat për zhvillimet shumë pozitive në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vendin tonë, të ardhmen e Kosovës dhe rajonin.

    Pjesëmarrja e delegacionit më të lartë shtetëror të Kosovës për herë të parë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte legjitime, legale dhe shumë dinjitetshme. Pjesëmarrja ishte konfirmuar zyrtarisht nga Sekretariati i Asamblesë. Kjo ndodhi për herë të parë për Kosovën, dhe mund të them lirisht se është një histori e re dhe relacion i ri dhe fuqiplotë i shtetit të Kosovës në raport me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Qeveria e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur një Rezolutë të tillë, që respekton vullnetin e qytetarëve të vendit tonë, dhe mendimin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili ka konfirmuar shumë qartë se pavarësia e Kosovës është plotësisht në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare.

    Edhe tërheqja e draft-rezolutës së propozuar nga Serbia ishte një lajm i mirë për Kosovën, por në të njëjtën kohë ishte një humbje e madhe për Serbinë. Ne e kemi mirëpritur Rezolutën e re, të sponsorizuar nga të gjitha vendet e BE dhe përkrahur nga SHBA-të dhe vendet tjera. Dëshiroj të shpreh falënderimin për botën demokratike, për BE-në, për SHBA-të për mesazhet e drejta dhënë Beogradit. Ky është hap i parë i ndryshimit të kursit të politikës së Serbisë në raport me Kosovën edhe me rajonin.

    Duke pranuar rezultatin që njeh mendimin e GJND-së prej tyre 192 shtete kanë njohur vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, kanë njohur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për këtë sukses të ri të Kosovës sot duhet të ndjehet krenar secili qytetar i Republikës së Kosovës, sepse fitorja e radhës e shtetit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ishte meritore dhe shumë e dinjitetshme.

    Kjo rezolutë e ka legjitimuar përfundimisht politikisht mendimin e GJND-së. Me këtë rezolutë OKB ka lëvizur pozitivisht në qëndrimin e saj në raport me Kosovën dhe u ka hapë rrugë edhe vendimeve tjera që e njohin vullnetin tonë për shtet të pavarur dhe sovran. Rezoluta e fuqizon shtetin tonë dhe garanton plotësisht tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Rezoluta e re e AP të OKB-së hapë perspektivë për njohje të reja dhe për anëtarësim të shtetit të Kosovës në të gjitha institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

    Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë i qëndrueshëm besnikë, dhe partnerë meritorë i BE-së, dhe i SHBA-ve. Garantojmë qytetarët tanë se dilema për të ardhmen e Kosovës si shtet nuk ka, për qytetarët tanë do të ketë të ardhme të sigurt. Do të kemi përkushtim të plotë për përmirësimin e jetës së tyre, për vazhdim të qeverisjes së mirë, të sundimit të ligjit, të qeverisjes efektive, të respektimit të implementimit të standardeve demokratike qoftë në politikë, ekonomik, legjislacion, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të shtetit të Kosovës edhe në NATO, edhe në BE.

    Sot lirisht mund të themi se bota, respektivisht institucionet më të larta botërore e kanë legalizuar dhe legjitimuar në aspektin juridik dhe politik shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Këto suksese kanë peshën e vet historike për vendin tonë, dhe për rajonin, por edhe për investimet e komunitetit ndërkombëtar në Republikën e Kosovës dhe për gjithë rajonin tonë.

    Për këtë sukses ka kontribut çdo qytetar i Republikës së Kosovës, me sjelljen e vet dhe kulturën shtetërore, me tolerancën ndëretnike. Kemi shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, mund të them, i munguar për Republikën dhe popullin e Kosovës, por në të njëjtën kohë janë hapur edhe ballafaqime dhe sfida të reja të cilat lidershipi dhe institucionet e Kosovës do të jenë të përgjegjshme për procesin e liberalizimit të vizave.

    Është momenti që udhërrëfyesi apo strategjia t’u dorëzohet institucioneve të Kosovës nga Komisioni Evropian, në mënyrë që të marrim angazhime shtesë dhe përgjegjësi shtesë në këtë proces të domosdoshëm për qytetarët e Kosovës dhe pastaj të vazhdojmë me hapa edhe më të shpejtë drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB.

    Qeveria e Kosovës duke respektuar maksimalisht transparencën dhe përgjegjësinë shtetërore, por edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren edhe sa iu përket dhe obligimeve që dalin për Kosovën nga kjo rezolutë, veprimet e mëtutjeshme do të jenë të koordinuara me Kuvendin e Republikës së Kosovës, Presidencën dhe institucionet tjera relevante, dhe një bashkëpunim të ngushtë me BE dhe SHBA.

    Po ashtu, dua t’ju njoftoj që gjatë kësaj periudhe si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës kam zhvilluar edhe vizitë me ftesë të liderit të Katarit, ftesë për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Edhe shteti i Katarit ka konfirmuar, në takimet që kam zhvilluar me zëvendësemirin, me kryeministrin e Katarit dhe me autoritetet tjera të larta shtetërore, është konfirmuar njohja e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se ai është një proces i përmbyllur tanimë për Katarin, por që do të formalizohet në të ardhmen shumë të afërt.

    Gjithë ky progres që po ndodh për Kosovën është edhe rezultat i punëve të mira që po ndodhin në Kosovë i qeverisjes së mirë, por edhe i një imazhi të mirë që kemi dërguar për Kosovën dhe botën demokratike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi: Plani i Ahtisarit, e vetmja zgjidhje për veriun e Mitrovicës

    Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se “me Serbinë mund të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror dhe jo negociata, duke ritheksuar se “zgjidhja për veriun e Mitrovicës, është plani i Ahtisarit”....
    Postuar: 01:03:42 / 14.09.2010
    Këto komente, Kryeministri i bëri gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan të Kosovës, me ç’rast Thaçi pohoi se me Beogradin do të diskutohen çështje teknike të interesit të përbashkët dhe jo statusi, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

    “Rezoluta e OKB-së është meritë e diplomacisë kosovare. Absolutisht Serbia e ka ditur që do të humbas në OKB, prandaj e ka tërhequr në momentin e fundit draft-rezolutën e parë. Serbia e ka ditur se nuk mund ta mat fuqinë me Kosovën dhe aleatët ndërkombëtarë. Kosova ka shënuar dy fitore historike, një në GJND, më 22 korrik dhe së dyti në OKB, javën e kaluar, kur OKB miratoi rezolutën për Kosovën, e cila konfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran”, pohoi Thaçi.

    Ai shtoi se përmes rezolutës, është shënuar hapi i parë i ndryshimit të kursit të politikës së Serbisë, ndaj Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit.

    “Kjo rezolutë i hap rrugë edhe vendimit të vendeve tjera për njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Kryeministri Thaçi.

    Në ligjeratën me studentët e AUK-ut, Kryeministri Thaçi premtoi se ai do të vazhdojë të jetë Kryeministër deri në anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Ai tha se ky është qëllimi i tretë i tij jetësor, pas çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, që ia kishte vënë vetës kur ishte student.

    (Shaip Mustafa)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •