Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Ju shikoj qė kėtu Maska e keni
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    29

    Smile Besoni me zember dhe jo me ikona

    [Mendova qe ta hap kete teme per te gjith ata qe jane besimtar ne zemer.
    Une jame besimtar. E kam lexuar biblen disa here dhe besoj ne cka shkruhet ne te. Per mendimin tim bibla eshte edukimi me i perkryer per shpirtin e njeriut. Une per vete besoj teresisht ne ato qe shkruhen ne bibel, besoj tek ati yne qe eshte ne qiell, besoj tek jezu krishte shpetimtari jon, besoj ne zemren time.
    Ibekuar qoft jezu krishti, i shenjteruar qoft ati yne ai qe ka krijuar dhe persosur gjithshka.
    Por une jam kunder institucioneve fetare qe predikojne ne emer te zotit, jame kunder pikturave apo skulpturave qe mendohet se jane zoti, jezusi apo apostujve te ndryshem. Per mendimin tim te gjitha keto jane genjeshtra, ashtu sic e thote dhe jezusi perpara vdekjes se tij
    Nuk kam shkuar asnjehere ne kishe apo ne ndonje institucion fetar per tu falur por i jame falur gjithnje zemres time.
    Ju lutem kush mund te me japi ndonje mendim reth ketij besimi qe une kam krijuar. Do te ishte kenaqsi e madhe per mua qe mendimet dhe diskutimet tuaja te me ndihmonin sado pak ne besimin tim. I mirepres me kenaqsi mendimet tuaja.
    Qofshi bekuar nga zoti o njerez te mire
    Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet. :^paqe

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Keni.

    Se pari uroj qe Krishtit te te bekoje me hirin dhe dashurine e tij qe nuk mbaron asnjehere.
    E lexova me kujes te gjithe shkrimin tuaj, dhe nuk kam qellimin qe tju gjykoj mbi ato cka ju shkruani, asksuh nuk ka pushte mbi besimin e tjetrit. Por me duhet te ndalem tek nje fakt qe eshte shume i rendesishem ne jeten e te krishterit. Ju perzgjidhni qe te qendroni vete duke mos shkuar ne kishe, kjo eshte gjithsesi e drjeta juaj. Ju pohoni se e kini lexuar te gjithe biblen disa here, kjo nuk ka dyshim , por une deshrioj tju pyes: Meqense ti e ke lexuar biblen, ke hasasur ne ndonje vend ne bible , ku ndonje besimtar i krishter te rije VETEM , jashte kishes se Krishtit? Shembullin e pare e jep vet Zoti KRisht , ku ai zgjodhi 12 apostujt, pra kjo eshte bashkesia e pare ne Krishtin. Asnje mesim nuk vjen prej Jeuzsit ne lidhje me te qendruarit ne VETMI. I krishteri identitetin e tij e gjen ne KISHEN e Krishtit, pasi Krishti eshte KOKa dhe kisha eshte Trupi. Hidh nje sy ne Trupin tend FIZIK dhe imagjino nje organ: a mund te jetoje ai i VETEM pa KONTRIBUTIN e te gjitha organeve te tjere, dhe te gjitha bashke i sherbejen TRUPIT , Kishes?
    Me dashuri ne Krisht Deshmuesi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese ti beson tek Jezu Krishti, beson edhe ne fjalet e Tij:

    "Nese ju luteni i vetem ne emrin Tim, lutia juaj do te degjohet. Nese dy ose me shume veta luten ne emrin Tim, Une do te jem mes tyre."

    Eshte kjo thenie qe eshte themeli i gjithe bashkesive te krishtera ne bote. Njerezit luten dhe lavderojne Zotin se bashku, pasi duan ta ndjejne prezencen e Tij.

    Familja, komuniteti fetar, kombi, jane te gjitha te lidhura me mesimet e Zotit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Ju shikoj qė kėtu Maska e keni
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    29
    Bekuar qofsh deshmues.
    E si ti besoj ketyre institucioneve kur Jezusi para se te vdiste ka then: - Mbas vdekjes time do te hapen institucione qe do predikojne ne emrin tim por ju mos i besoni, do te jene te gjitha te reme. Besoni ne zemren tuaj dhe faljuni atit qe eshte ne qiell.
    Edhe une i besoj zemres time dhe atit qe eshte ne qiell.
    Sa per "vetem" une mendoj se nuk jame vetem. Une jam me ty dhe me te gjithe ata qe besojne tek ati qe eshte ne qiell dhe jo tek kishat apo prifterinjte qe me duken njelloj me tregtaret mashtrus. I shohin njerzit si objekt fitimi per te mbushur xhepat e tyre dhe jo si qenje te gjalla te krijuar nga ai qe ata mendojn se predikojn.
    Me respekt Keni..
    Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet. :^paqe

  5. #5
    Ju shikoj qė kėtu Maska e keni
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    29
    Po Albo ke te drejt. Une kam shume miq besimtar me te cilet takohem dhe flasim reth besimit. Kur thash se nuk pelqej te shkoj ne kish kjo nuk do te thot se me pelqen vetmia por se nuk me pelqen mashtrimi dhe genjeshtra qe thuhet nder te tjera ne keto vende.
    Me respekt keni.
    Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet. :^paqe

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Angry

    po kthehemi serisht ne kohen e ikonoklasteve te Leon Isaurit keshtu?

    ja te hedhim poshte dhe kishen se per cfare na duhet,

    plus Patriarkun Bartolome....


    ne fund i bie te hidhemi dhe vete ne kosh mqs shkojme ne kishe!!!

  7. #7
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Vella, Zoti te bekofte dhe mireseerdhe, ne "bashkesine e krishtere" te Forumit Shqiptar.

    Lavdi Perendise per te gjitha ato qe shkruaje me lart!

    Do te kem ne lutjet e mia!

    ABIGAIL
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    E vėrteta zbulohet dhe nuk shpiket

    Ėshtė shumė me rėndėsi tė ketė njeriu njė siguri dhe paqe nė shpirtin e vet. Madje njė i krishterė e ka pėr obligim qė zemra e tij, vullneti i tij ta gjejė prehjen nė Zemrėn e Jezu Krishtit qė ėshtė burimi i ēdo tė mire. Ky Jezu Krisht ka thėnė se nė kėtė botė duhet tė jemi gjithmonė tė zgjuar pasi djalli ditė e natė kėrkon si "luan kė ta pėrbijė". Siguri apsolute do tė kemi vetėm nė qiell. Nė kėtė kuptim mendoj shkon edhe bindja e njė njeriu nė qoftė se nuk mbėshtetet nė Zotin por nė vetvete. Gjithmonė ekziston rreziku qė njė siguri qė njeriu "krijon" nė vetvete t`ia mveshė Zotit dhe anasjelltas. Nga kjo rrjedh se njeriu nėse i shikon gjėrat vetėm subjektivisht mund tė shpallė edhe luftė nė emėr tė "vullnetit tė Zotit". Tash kėrkohet Shpirti Shenjtė, drita e Zotit qė tė dallohet dhe tė pėlqehet objektivja me subjektiven.

    Institucionin e ka dashtė vetė Jezu Krishti, nuk e kanė shpikė njerėzit apo besimtarėt. Ne nuk mund tė besojmė si qenie nė ajėr, por jetojmė nė tokė si qenie shoqėrore dhe nė ēdo shoqėri ekzistojnė rregullat qė garantojnė pėrparimin e sigurisė subjektive qė tė bėhet edhe objektive. Ne tė vėrtetėn nuk e shpikim, por e gjejmė, e zbulojmė.

    E sa pėr gėnjeshtrime apo mashtrime, kush i do ato?! Tė gjithė i urrejmė. Pyetja ėshtė se sa bėjmė qė ato tė pakėsohen. Kėtu qėndron thelbi: sa jam i gatshėm ta pėrmirėsoj gjendjen aty ku jam dhe jo qė tė dalė prej situatės (kishės) duke e zgjedhur problemin diku tjetėr. Kjo nuk ėshtė zgjidhje problemi por ikje prej tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 22-02-2003 mė 08:22
    IHS

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Keni.

    I dashur Keni! Me lejo qe tju them perseri disa fjale ne lidhje me shkrimin tuaj.
    Eshte e rrezikshme per nje besimtar , percmimi ose gjykimi qe ai mund ti beje kishes se Krishtit. Une e kuptoj plotesisht se ku e ke ti qellimin, por duhet te tregosh kujdes per veten tende ne radhe te pare, si dhe per ata qe ndjekin keto lexime ne kete faqe te krishtere. Une do te te jap nje varg ne bibel.
    Se pari hape biblen tek 1Kor:11:1.
    Ja se si Pali i porosit te gjithe besimitaret e krishtere.
    " Beni si bej une , sepse une bej si Krishti. "
    Pali na tregon dhe na meson se , cdo beimtar i krishtere, duhet ta ndjeke episkopin, pastorin, priftin, plakun, pleqesine dhe cdo institucion kishtar, vetem kur ata NDJEKIN KRISHITN. Me ndiqni mua dhe beni sic bej une, thote Pali, vetem atehere kur une bej si Krishti. Mos i haro keto fjale te Palit. Pyetja vjen: Por si ta dalloj une qe Ky apo ai nuk po ben sic ben Krishti? Kjo eshte arsyeja e vertete perse Jezusi na dha biblen( fjalen e Perendise) dhe Frymen e Shenjte (Udheheqesin dhe mesuesin qe na udheheq). Fryma e Perendise na Zbulon vullnetin e Perendise nepermejt Bibles se Perendise
    Mos haro edhe kete tjetren:
    Kur thua besoj tek Krishti, ne te nejten kohe ke pranuar dhe TRUPIN e tij kishen. Perpiqu te mos e paragjykosh kishen e Perendise , dhe periqu qe te dallosh se cfare "VIRGJERESHE" je ti personalisht ne kishen e Krishtit . Kerkoi Perendise qe te te tregoje se cfare " ORGAN " je ti ne trupin e Krishtit. 1Korin:12.
    Ju pranoni qe jeni nje i krishtere , dhe kjo gje me gezon , por a ja ke bere ndonjehere kete pyetje vetes: Perse Perendia me ka thirur dhe cili eshte TALLANTI qe i me ka dhene per te KONTRIBUAR ne kishen e tij? Mendoj se duhet ti kushtosh shume vemendje kesaj qe une ju thashe. Dikur me kujtohet nje djale, i cili me beri kete pyetje: Perse vijme ne kishe? Dhe une i thashe:
    Eshte vendi ku ne japim dhe marim Dashuriene krishtit, eshte vendi ku ne deshmojme IDENTITETIN e qenies tone "TE KRISHTERE".
    Keni, nga pervoja ime si i krishtere qe jam te ftoj qe te besh kete gje:
    Perunji gjunjet e zermes tende para pranise dhe madheshtise se Perendise, dhe se pari kerkoi falje , per gjykimin qe ti i ke bere kishes se tij. Ai eshte i meshirshem dhe fal kedo qe kthehet me pendese , ashtu si Ati fal birin e tij . Dhe me pas kerkoi Jezusit qe te te tregoje Vullnetin e tij ne lidhje me personin tend, duke te zbuluar perse ai te ka thirur. Une besoj plotesisht se Zoti do te te jape nje Vizion te qarte per cka ti do ti kerkosh.
    Kur Krishti te vije, do te mare KISHEN e tij brenda kishes .
    ME dashuri ne Krisht vellai juaj Deshmuesi.

  10. #10
    Ju shikoj qė kėtu Maska e keni
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    29
    Deshmuesit :
    Te falenderoj nga thellesia e shpirtit per mesazin kuptimplote qe ti ke shkruajtur per mua. Ky mesazh ktheu shume gjera ne mendjen time. Dhe une te peremtoj se do te shkoj ne kishe dhe do filloj te falem ne te. Une nuk e hapa pa qellim kete teme. E hapa qe te degjoja medimet e besimtareve reth besimit tim dhe te mesoja gjera te reja ne kete drejtim. Doja qe te degjoja nga besimtaret e vertet mendimin per kishen sepse une nuk kam shkuar ne kishe asnjehere per tu falur. Falem gjithnje ne mendjen time dhe ne zemren time, me njerezit dhe shoket e mi besimtar.
    Une jame bere besimtar mbas demokracise. Mbasi me perpara kisha degjuar vetem nga gjyshrit e mi por nuk ja kisha vene veshin. Rasteshisht me ra ne dore nje bibel dhe une e lexova. Me pelqeu ne ato qe shkrueshin atje sepse aty une gjeta veten time, pashe se kush isha dhe kush duhet te behesha. Por nga ana tjeter pashe se kush u bene prifterinj ne disa nga kishat ne shqiperi. Ata ishin njerez te rrugeve dhe u bene prifrerinj per te perfituar me pislliqet qe benin gje qe me beri te krijoj nje ide jo te mire per njerezit qe i drejtojne kishat. Kjo qe dhe arsya qe une kame krijuar nje imazh te keq per keto institucione. Por mesazhi jot me ktheu mendjen ne kete drejtim dhe une do shkoj ne kishe se kisha eshte trupi i krishtit dhe jo per njerzit qe e drejtojne ate.
    Te falenderoj edhe njehere nga thellesia e shpirtit.
    Me respekt keni
    Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet. :^paqe

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ju shtyu qė tė besoni tek Zoti?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-09-2014, 20:49
  2. Besoni tek dashuria platonike ?
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 09:25
  3. A besoni se ka korrupsion ne institucionet e Kosovės?
    Nga ILMGAP nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 15:14
  4. A besoni nė bestytni...?
    Nga master2006 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 07:22
  5. Pėrse besoni nė Zot?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •