I dashur keni,
Lexova krejt rastesisht mesazhin tend te pare dhe me beri shume pershtypje. Me te thene te drejten aresyea kryesore qe u rregjistrova ketu ishte se doja te kontaktoja patjeter me ty.
Aje qe me beri pershtypje tek ty ishte dashuria e paster qe ke per Zotin, si dhe zemra dhe truri yt i virgjer. Cfare dua te them me kete. Dua te them se ti je si ajo toka e papunuar qe kushdo te vije te punoje aty do kete shume begati. Dhe ti mund te punohesh shume kollaj se je krejtesisht i paster nga doktrinat njerezore, por problemi eshte se kush ose cilet do jene ata qe do shfrytezojne te paret ate toke te begatshme? Nese do jene njerez qe nuk do kene asnje qellim tjeter vecse te te japin ty Krishtin dhe vetem Krishtin, dhe perseri Krishtin dhe mevone perseri Krishtin ti do jesh shume i bekuar, por neqoftese persona qe ndofta vete ata mendojne se te japin Krishtin por fatekeqesisht bashke me te do te te ndotin me doktrina njerezore atehere do vije nje dite qe ti do ngaterrohesh keq dhe nuk do kuptosh cfare eshte Krisht dhe cfare "njeri", cfare qiellore dhe cfare tokesore, cfare frymore dhe cfare nga mishi.
I dashur keni, uroj nga zemra qe ne keto caste qe zemra jote eshte ende e virgjer, Krishti dhe vetem ai te jete ai qe do pushtoje zemren tende. Kam shume deshire te me japesh e-mailin tend dhe te kontaktojme bashke. Nese je dakort me trego dhe atehere do te te jap e-mail-in tim.
Duke pritur me padurim pergjigjen tende,
Mos harro se je i shenjte po aq sa eshte edhe Krishti se te ka pastruar me gjakun e Tij.
Krijoni Kontakt