-
Lamtumira e Ramazanit
Lamtumira e Ramazanit
Ramazanit, muajit tė mirėsisė vetėm se ka filluar qė t'i prishet tenda dhe ti pėrfundojnė ditėt e tij, andaj ėshtė e natyrshme pėr ne qė tė pikėllohemi pėr ndarjen nga ky muaj dhe tė na rrjedhin lotėt gjatė lamtumirės se tij.
Si mos tė pikėllohemi pėr ndarjen nga ky muaj pėrderisa ne nuk e dimė se a do tė presim tjetrin apo jo?! Si mos tė na rrjedhin lotėt pėr ikjen e tij kur ne nuk e dijmė a na janė pranuar veprat e mira apo jo dhe a ėshtė rritur afėrsia te Zoti jonė?! Si mos tė pikėllohemi pėr tė, kur ky ėshtė muaji i mėshirės, faljes sė mėkateve dhe largimit tė pengesave nga rruga jonė.
Ramazani po pėrfundon pėrderisa nė tė disa njerėz vepruan punė tė mira e disa vepruan punė tė liga. Ramazani po pėrfundon dhe ky do tė jetė argument pėr ne ose argument kundėr nesh...
Argument pėr tė vendosurin nė agjerim, namaz, drejtėsi dhe bamirėsinė e tij, ndėrsa kundėr argument pėr abuzuesin, mohuesin dhe harrestarin.
Ramazani ishte njė treg i cili u ngrit dhe tash po pėrfundon, fitoi nė tė kush fitoi dhe humbi kush humbi, pėr Allahun sa njeriu bėri sexhde, sa njeriu bėri dhikėr, sa njeriu falenderoi, sa njeriu u pėrul, e nė anėn tjetėr sa njeriu i kaloi kufinjtė, sa bėnė mėkate mėkatarėt.
Po shkon muaji i Ramazanit, sa tė lumtur janė shpirtrat e fitimtarėve, sa jetė tė lumtur kanė ata qė u janė pranuar veprat ndėrsa nė anėn tjetėr sa tė poshtėruar janė shpirtrat e mėkatarėve fajtorė dhe sa nė gjendje tė mjerueshme janė abuzuesit qė i tejkaluan kufinjtė.
Patjetėr duhet qė tė ndalemi dhe tė bėjmė njė llogari serioze, tė shiqojmė se ēka i ofruam ne muajit tonė nga veprat? Cilat janė dobitė qė ne i pėrfituam nga ky muaj? Cilat janė gjėrat nė tė cilat kemi ngecur? Kush ishte bamirės le ta falenderoj Allahun dhe le ta shtojė bamirėsinė, le tė kėrkojė nga Allahu pėrforcim, pranim dhe falje, ndėrsa abuzuesit le tė pendohen te Krijuesi para ardhjes sė momentit te fundit (vdekjes).
Pėrkujto o agjerues kur ditėt e muajit tėnd janė duke ikur me shpejtėsi e bashkė me to edhe vitet dhe nė ikjen tyre me shpejtėsi ka mėsim pėr ata qė logjikojnė dhe kėshillė pėr ata qė e duan kėshillėn.
Thotė Allahu xh.sh.: "All-llahu bėnė rrotullimin e natės e tė ditės dhe nė tė gjitha kėto ka fakte pėr ata qė kanė tė pamurit e shėndoshė." (EN NURE 44)
Nė tė djeshmen e afėrt ne pranonim urime pėr ardhjen e muajit tė Ramazanit dhe i luteshim Allahut qė ta pėrjetojmė kėtė muaj, e sot po i japim lamtumirėn me keqardhje duke pranuar ngushėllime pėr ikjen e tij. Sa shpejtė kaluan ditėt dhe netėt e bashkė me to edhe muajt dhe vitet.
Jeta ėshtė njė shansė e cila tė jepet vetėm njė herė ,nėse kjo shansė te ikė dhe kjo gjithsesi do tė ikė dhe nuk do tė pėrsėritet pra shfrytėzoji ditėt e jetės sa tė kesh mundėsi para se tė ikin ato.
Thotė Omer bin Abdulaziz: "Me tė vėrtetė dita dhe nata punojnė nė ty andaj puno edhe ti nė ato dyja"
Abdullah Mesudi thotė: "Nuk jam penduar pėr asgjė mė shumė nė jetėn time se sa pėr ditėn nė tė cilėn ka perėnduar dielli, ėshtė shkurtuar jeta ime dhe nuk ėshtė shumuar nė tė puna ime".
Perkujto ēdo herė se fitimi ėshtė nė fund, andaj bėje fundin e kėtij muaji istigfar (kėrkim falje), tewbe (pendim) sepse istigafari ėshtė pėrfundimi i punėve te mira.
Pėr kėtė Allahu i thotė tė Dėrguarit nė ditėt e fundit tė jetės se tij: "Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi), Dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma-turma nė fenė e All-llahut. Ti, pra, lartėsoje Zotin tėnd duke falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje. Ai vėrtet pranon shumė pendimin, ėshtė mėshirues i madh". (EN NASR)
Gjithashtu i urdheroi haxhinjtė qė pas kryerjes sė veprave dhe obligimeve tė haxhit qė tė kerkojnė falje: "Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerėzit, kėrkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e ėshtė mėshirues." (EL BEKARE, 199)
Pėr kėtė shkak tė parėt tanė nga Selefu-Salih (Allahu qofte i kenaqur me ta) janė pėrpjekur qė veprat t'i plotėsojnė nė mėnyrėn mė tė mirė e pas kėsaj i kanė kushtuar kujdes pranimit tė tyre dhe kanė pasur frikė nga mos pranimi. Sikur qė i ka cilėsuar Allahu robėrit e Tij besimtarė : "Ata tė cilėt japin (sadaka-zeqatė) nga ajo qė u ėshtė dhėnė, e dinė se do tė kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanė tė frikėsuara." (EL MUMINUN, 60)
Ti vėlla agjėrues a ke kėtė shqetėsim (sikur tė parėt tanė) derisa je duke i dhėnė lamtumirėn muajit tend.
Thote Aliu r.a: "Bėhuni tė vėmendshėm pėr pranimin e veprės mė shumė se sa pėr veprėn. A nuk e keni dėgjuar fjalėn e Allahut xh.sh: " All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve" (EL MAIDE, 27)
Ai ēdo herė nė natėn e fundit tė muajit Ramazan ka thirrur :"O i mjeri unė, kush ėshtė ai njeri me fat (qe ju kanė pranuar veprat) ta pėrgėzojmė dhe kush ėshtė ai i pa fat ta ngushėllojmė".
O ti njeri me fat, urime dhe pėrgėzime ndėrsa ti o i pafat Allahu ta largoftė belanė tėnde.
O Allah, pėr ty ėshtė falenderimi qė na bėre tė mundur pritjen e muajit te Ramzanit. O Allah, prano nga ne agjerimin dhe namazin, na bėj tė mundur qė pėrfundimi ynė tė jetė i mirė. O Allah, na pėrmirėso gjendjen tonė nga ndarja me muajin e Ramazanit dhe na pėrsėrit vite tė tjera e kohe shumė tė gjata dhe beje argument pėr ne dhe jo argument kundėr nesh. O Allah, na bėj nga tė liruarit prej zjarrit te Xhehenemit dhe na bėj nga tė pranuarit dhe fitimtarėt.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt