Ramazani po na shkon !




Kur Ramazani e paralajmėron shkuarjen e tij, ne jemi nė gjendje vetėm tė themi, Subhanallah! Sa shpejt po shkon kjo jetė! Sa shpejt po kalojnė ditėt dhe netėt! Sikur tė ishin gjethe vjeshtake, tė cilat i valėviti era e fatit! A thua nuk ėshtė e tėrė jeta asgjė tjetėr pėrveē disa ēaste? Po, jeta ėshtė vėrtet vetėm ėndėrr, ndėrsa amshimi dhe pėrhershmėria i takojnė atij qė ėshtė i amshueshėm: "Ēdo gjė qė gjendet nė tė ėshtė e kalueshme, dhe mbetet vetėm Zoti yt, i Madhėrishmi dhe i Nderuari!" (Rrahman: 26-27). Ku po shkon muaji i Ramazanit?! A nuk ishte vetėm para disa orėve me ne? A nuk na i ka mbushur veshėt dhe sytė tanė? A nuk ishte ai tė folurit e mimbereve tona, dekor i minareve tona, mall i tregjeve tona, lėndė e bisedave, shoqėri e natės nė adhurimet tona, jeta e xhamive tona? E ku ėshtė tani?!
Ja atje tej, po e kėput perin e fundit qė do ta nxjerrė nga horizonti ynė, ja atje tej po lufton me frymėn e fundit dhe dėshiron ta lėshojė para nesh. Pra, devotshmėria jonė e jashtėzakonshme kaloi, u heshtėn zėrat e bilbilave nėpėr degė…! Allahut ēdo gjė i kthehet.
O Ramazan…!
Sa i madh ėshtė ndryshimi ndėrmjet dy ditėve tua, ditės sė ardhjes dhe ditės sė shkuarjes tėnde.
Tė kemi pritur me sy dhe zemėr tė hapur, tė kemi pritur me gėzim, hare dhe shpresė. Kemi dėshiruar tė na vijė pastėrtia jote nė tė cilėn do tė kėndellen shpirtrat tanė, pasi kanė qenė tė ndryshkur e tė tharė. I jemi gėzuar ēastit tė ardhjes tėnde, sepse ajo do tė thotė pajtim me Krijuesin tonė, nga i Cili njė kohė tė gjatė kemi qenė tė kthyer. Sa kemi dashur tė jemi besnikė, sa kemi shpresuar tė jemi tė fortė nė mirėbėrėsinė tėnde.
E sot kur po pėrshėndetemi me ty, shpirtrat na janė plot frikė e turp, plot keqardhje e pikėllim. Nuk e dimė sa tė kemi qenė tė besueshėm, nuk e dimė sa e kemi realizuar shpresėn tėnde. Sikur ta dije si na gjete? Nuk e dimė se ē’ke marrė me vete nga kujtimet me ne? A e ke pranuar arsyetimin e atyre tė cilėt kanė kėrkuar falje? A je i kėnaqur me agjėrimin e agjėruesve? A tė ka pėlqyer namazi i falėsve?
Sa i madh ėshtė numri i atyre tė cilėt tė janė arsyetuar me punėt dhe obligimet e tyre. Sa i madh ėshtė numri i atyre tė cilėt janė arsyetuar me dobėsitė dhe sėmundjet e tyre. Por, pėr Zotin, as trupin s’e kanė patur tė sėmurė, as mundėsitė tė dobėta. Nė pyetje ėshtė sėmundja e zemrės, poshtėrsia e shpirtit dhe mungesa e vullnetit. I ka tradhtuar konsekuenca e tyre, prandaj as qė kanė tentuar ta ngadhėnjejnė pengesėn, por kanė ikur nga fushėbeteja para epopesė lavdiplotė dhe vetveten qė mė herėt e kanė gjykuar me shkatėrrim.
Lėrini tani le ta ndiejnė pikėllimin e dhembjes dhe le ta gėlltisin zemėrimin e pendimit, kur tė shohin se shokėt qė janė ballafaquar me sprovimin, nga i njėjti kanė dalė si ngadhėnjimtarė dhe asgjė nuk u ka munguar, nė tė vėrtetė vetėm ua ka pėrforcuar fenė, fuqinė dhe ju ka treguar se frika e tyre ka qenė vetėm iluzion i thjeshtė dhe mashtrim i djallit.
O Ramazan…!
Thuaju atyre tė cilėt u mashtruan kėsaj here, qė mos tė lejojnė tė mashtrohen edhe herėn e dytė! Nė lamtumirėn tėnde thuaju: "Ai i cili e ka lėshuar rastin nė ditėt e mia, le ta kompensojė nė tė tjerat!". Thuaju atyre se dyert e pendimit janė tė hapura: "Ai, i cili bėn ndonjė tė keqe ose bėn mėkat ndaj vetes e pastaj lut Allahun qė t’ia falė, do tė bindet se Allahu fal dhe ėshtė i mėshirshėm." (Nisa, 110).
O muaj i agjėrimit, friksohem se mos shumė namazfalėsve dhe agjėruesve nė libėrthin tėnd u ke shėnuar gjėra mė tė rėnda se qė u ke shėnuar shumicės tė cilėt nuk kanė agjėruar e as nuk janė falė, sepse ėshtė thėnė: "Shumė mėkate tė cilat sjellin pėrēmim dhe pendim janė mė tė mira se respekti i cili shpie nė mendjemadhėsi dhe krenari." Pėr kėtė, nėse joagjėruesit e pranojnė mėkatin e tyre dhe vendosin tė jenė mė tė vendosur, kanė tė drejtė qė me pendim t’i drejtohen Allahut tė Madhėruar. E sa u pėrket atyre mendjemėdhenjve, tė cilėt konsiderojnė se me largimin nga ushqimi dhe pijet i kanė plotėsuar tė gjitha obligimet dhe detyrat e tyre ndaj Teje, por gjatė kohės sė agjėrimit nuk e kanė lėnė pėrgojimin, me tė vėrtetė janė mėkatarė. Pendimi ėshtė larg tyre, sepse ata bile as qė konsiderojnė se kanė bėrė mėkat.
A nuk e dinė ata se Allahu, kur fėmijėve ua ka ndaluar qė prindėrve tė tyre t’u drejtojnė ēfarėdo fjalė shqetėsuese dhe bezdisjeje, me kėtė ka dashur qė t’i largojė nga llojet tjera tė ofendimit dhe dhunės tė cilat vijnė pas tyre, dhe se, gjithashtu, kur agjėruesve ua ka ndaluar pijet dhe ushqimet e lejuara, ka dėshiruar qė kjo tė jetė shkalla kulmore e pastėrtisė dhe ngritjes nga tė ndaluarit dhe mėkatet tė cilat para kėsaj i ka ndaluar si mėkate? A ėshtė e kuptueshme qė agjėruesit t’i ndalohet tė pėrgjigjet nė ofendimet dhe shqetėsimet, e t’i lejohet qė ai tė fillojė tė ofendojė dhe shqetėsojė dikė?
A nuk ėshtė agjėrimi, siē kemi dėgjuar, pastėrtia kulmore? E si do t’i sendėrtojė synimet kulmore tė asaj pastėrtie, ai i cili nuk i ka sendėrtuar tė parat?
Vėllezėr agjėrues…!
Uluni pak me mua qė tė riprovohemi para se tė pyetemi! A mos kemi harruar se kandari i veprave ėshtė i saktė dhe se i Drejti Absolut i sheh tė gjithė? Si do tė pėrgjigjeshim sikur tė na thuhej: "Keni llomotitur dhe paturpshėm keni folur gjatė agjėrimit. Keni qenė tė pakujdesshėm nė namaz". E kush nga ne nuk ka llomotitur gjatė agjėrimit dhe kush ka qenė i pakujdesshėm nė namaz?
Shfrytėzoni kėto ēaste dhe pastroni zemrat tuaja me pendim, ngritni duart tuaja dhe pėrsėritni pas meje: "O Zoti ynė, ne dėgjuam njė tė dėrguar i cili na thėrriste nė besim 'Besoni Zotit tuaj!'- dhe ne besuam. O Zoti ynė, na fal mėkatet tona, zbuti veprat tona tė kėqija dhe na mundėso tė vdesim me ata tė mirėt. O Zoti ynė, na jep atė qė na e ke premtuar me anė tė pejgamberėvetė Tu dhe mos na pikėllo nė Ditėn e Kiametit! Ti me siguri e pėrmbush premtimin tėnd". (Ali Imran, 193-194).
Pėrcilleni Ramazanin, atė musafir fisnik ashtu si pėrcillet musafiri i vėrtetė. Ta dini se musafiri i vėrtetė nuk pėrcillet vetėm me selame, por me dhurata dhe gjėra tė vlefshme. Por, a e dini se cilat janė dhuratat pėr kėtė musafir tuajin? Zekatul fitri. Ai e pastron agjėrimin tuaj, ai i pastron shpirtrat tuaj, ai i pastron punėt tuaja...
Ta lusim Allahun e Madhėruar t’i pranojė veprat tona tė mira dhe tė na shpėrblejė me xhenetet e Tij !