Cili është hormoni që përcjell drejtpërdrejt ankth
» Dërguar më: 07/09/2010 - 13:04
Studimi me rezonancë. Gjendja emocionale e mbingarkuar gjatë rinisë së parë, shkakton efekt të fortë paniku dhe stresi për jetën. Të jesh e re, ankthi më i madh në jetën e një femre. Që vajzat janë më të ndjeshme se djemtë, kjo gjë deri tani dihej. Por se, këto të fundit jetojnë një rini më të trazuar e më të traumatizuar se ata, ky ka qenë një fakt i pavërtetuar shkencërisht deri më sot, gjë me të cilën janë marrë kërkuesit e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me në krye Amanda E. Guyer. Duke bërë eksperiment me rezonancë magnetike në trurin e disa vajzave dhe djemve të rinj, u zbulua se truri i të parave reagonte me më shumë dridhje, duke treguar se ato kishin një peshë emocionale dhe psikologjike më të lartë se të tjerët. Kjo lidhet me përjetimet më të forta të ndjesive dhe ndjenjën e lartë të ankthit, që vajzat e reja kanë në kulmin e rinisë së tyre të parë. Djemtë, sipas këtij studimi, cilësohen më të aftë për të përballuar moshën e shpërthimit të hormoneve. Studiuesit thonë se ata flenë në mënyrë më të rehatshme dhe e jetojnë rininë me më pak stres dhe emocione sesa bashkëmoshataret e tyre femra. Ndërkaq, studiuesit të udhëhequr nga Amanda E. Guyer, kanë vërejtur në mënyrë të veçantë aktivitetin e disa zonave të trurit të femrave, të tilla si amygdala, e hypothalamus el'ippocampo) gjatë një bisede, duke i monitoruar reagimet e të rinjve në kursin e raportimit. Ata arritën në përfundimin se vajzat e reja shfaqnin amplituda të forta të lëvizjes së reagimeve të trurit. Për këtë arsye, sipas tyre, ekzistojnë dallime mes dy sekseve, të cilat shpjegojnë një prirje më të madhe në mesin e vajzave të depresionit, i cili i bën t'i përjetojnë me ankth dhe dëshpërim ndërpersonal marrëdhëniet mes tyre. "Burrat janë nga Marsi, gratë nga Venusi", është titulli i një bestselleri, që vetëm flet për dallimet gjinore mbi emocionet që përjetojnë të dyja sekset.
Hormoni që shkakton ankthin
Ankthi i tepërt, krizat e papritura të panikut, krizat e frikës së pajustifikuar mund ta bëjnë shumë të vështirë jetën e personave dhe të krijojnë vështirësi të mëdha në administrimin e situatave normale në jetën e përditshme. Ekzistenca e një lidhjeje mes ankthit dhe familjes së hormoneve Kortikosteroidë, së cilës i përket si hormoni i stresit (Kortizoli), edhe vetë Aldosteroni, ishte vënë re nga shkencëtarët përmes eksperimenteve të kryera me kafshët në laborator. Në veçanti, Aldosteroni prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut. Në studimin pilot të kryer me pacientë që prodhonin Aldosterionë më tepër nga ç'duhej, Nicoletta Sonino zbuloi lidhjen mes molekulës dhe shqetësimeve si ankthi dhe paniku. Gjithashtu, shkencëtarët italianë përdorën edhe disa teste që përdoreshin në psikiatri për shqetësimet e humorit dhe u pa se këta pacientë, që prodhonin Aldosteronë më shumë nga ç'duhej, vuanin nga shqetësimet e humorit. Rezultatet nuk lanë asnjë hije dyshimi: subjektet që u analizuan, vuanin nga ankthi shumë herë më tepër sesa popullsia në përgjithësi dhe në shumë raste u vunë re çrregullime të rënda të humorit, demoralizim dhe pesimizëm. Megjithëse përfundimet duhet akoma të konfirmohen, sipas Soninit, nga të dhënat e para rezulton se Aldosteroni është hormoni kryesor që shkakton ankth dhe frikë.
A është në gjendje mashkulli të përmbushë seksualisht një femër?
Pikërisht në këtë pyetje nis ankthi i pafund për një burrë të vërtetë. Por sipas tyre, fjalët e përdorura nga partnerja në krevat janë treguesi më i qartë për arritjen apo jo të kënaqësisë seksuale. Njëkohësisht, fjalët i bëjnë meshkujt të ndjehen më të lirshëm, duke i shtyrë ata drejt ideve të reja. Nëpërmjet fjalëve, me të cilat një femër i drejtohet partnerit të saj, ajo përcjell gjendjen e saj emocionale. Ajo ndjehet e lirshme, e kënaqur dhe shfaq besim ndaj partnerit në krevat.
Duke mos qenë e kontraktuar e duke e përjetuar aktin sa më thellësisht, femra arrin të krijojë një sfond erotik tepër eksitues për të dy partnerët. Shumë femra sot mendojnë se duke përdorur fjalë gjatë marrëdhënieve erotike, partneri do të mërzitet apo do të trembet, duke humbur respektin për to. Në të vërtetë nuk ndodh kështu. Shumica e meshkujve, gjithnjë janë në kërkim të fjalorit erotik në krevat. E nëse femrat arrijnë gjatë aktit seksual t'u shfaqin një anë tjetër të vetes së tyre, kjo do të shihej e përjetohej me shumë interes nga seksi mashkullor. Po kështu duhet të dimë se meshkujt kanë dobësi të theksuar për të kryer seks të vrazhdë.
gsh.
Krijoni Kontakt