Njė media pranė tij do ta quante gjyshi i parė i Shqipėrisė. Njė gjysh i mrekullueshėm qė gėzon mes nipit dhe mbesave, i shoqėron ata pėr tė blerė kancelaritė shkollore njė ditė para se tė ulen nė banka. Pranon dhe plotėson dėshirat e tyre pėr fletoret, lapsat dhe duket se nuk ka pasur kohė as tė ndėrrohet, sepse mban tė njėjtėn veshje, kėmishė bojėqielli dhe pantallona bezhė, si nė pėrurimin elektoral nė Darėzezė tė Fierit. Kjo media, por edhe tė tjerat e dhanė njoftimin, edhe tė shoqėruar me pamje filmike, ku ēifti Berisha me tre mbesat dhe nipat bėnte shoping-un shkollor nė njė shitore. Lajmi ishte i dukshėm nė tė gjitha gazetat dhe shumicėn e televizioneve, duke i mėshuar anės shpirtėrore tė kryeministrit tė Shqipėrisė, kėtij kryegjyshi tė pėrkushtuar: "Kryeministri dhe bashkėshortja e tij, i kanė shoqėruar mbesat dhe nipin teksa kanė pėrshkruar njė e nga njė stendat e kancelarisė, duke pėrzgjedhur gjėrat e fundit qė u kanė mbetur si mjetet shkollore, ēantėn, fletoret dhe kancelari tė ndryshme qė ata do t'i pėrdorin nė kėtė vit tė ri shkollor... Kryeministri Berisha, u shpreh i kėnaqur se kėto ishin blerjet mė tė gėzueshme tė vitit, ndėrsa ka uruar ēdo fėmijė qė ulet nesėr nė bankat e shkollės, pėr njė vit sa mė tė mbarė e suksese nė mėsim".


Njė lajm tjetėr do tė vinte nė redaksitė e gazetave pasditen e tė dielės. Ishte nėnshkruar nga babai mė i mjerė i Shqipėrisė. Qė prej tre vitesh nuk mundet ta pėrgatisė mė djalin pėr nė shkollė, jo se nuk do, por sepse Erisoni i vogėl ka kaluar matanė...
Babai i mjerė duket qė nga sytė e skuqur e tė buhavitur nga ngashėrimat pa fund. Quhet Feruzan Durdaj dhe prej dy vitesh ėshtė kryetari i "Shoqatės sė Familjarėve tė Viktimave tė Shpėrthimit nė Gėrdec".
Nė tė njėjtėn ditė, ndėrsa kryegjyshi bėnte blerjet mė tė gėzueshme tė vitit, babai i mjerė hartonte njė lutje njerėzore ndaj drejtėsisė shqiptare qė tė paktėn gjyqi ndaj vrasėsve tė Erisonit dhe 25 tė tjerėve nė Gėrdec, njė ditė tė fillojė si duhet dhe kriminelėt tė marrin dėnimin e merituar.


Njoftimin e Feruzan Durdajt mediat mė shumė nuk e dhanė, sepse ishin tepėr tė ekzaltuara pas figurės sė kryegjyshit tė Shqipėrisė edhe pse letra ishte lutėse dhe prekėse: "I drejtohemi opinionit publik nė shpresė pėr mbėshtetje e solidaritet nė kėtė ēėshtje qė deri mė sot ka luajtur me emocionet e me lotėt e nėnave e baballarėve qė kanė humbur fėmijėt, me ndjenjat e familjarėve qė kanė humbur tė afėrmit nė atė krim, pėr tė cilin ende nuk ka asnjė tė ndėshkuar, edhe pse ndodhi nė mes tė ditės, nė mes tė Shqipėrisė, fare pranė institucioneve qendrore tė shtetit tonė. Lufta jonė ligjore pėr drejtėsi e shpresa jonė tek institucionet funksionale ėshtė lufta e ēdo qytetari shqiptar qė dėshiron tė jetojė nė njė shtet funksional, nė njė shoqėri tė shėndetshme ku tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė pėrballė ligjit e askush nuk duhet tė gėzojė statusin e tė paprekshmit, pavarėsisht pozicionit tė tij zyrtar, apo lidhjeve politike, familjare a klanore", - thuhej ndėr tė tjera nė letrėn qė babai Feruzan i drejtonte Kryetarit tė Gjykatės sė Rrethit Tiranė dhe Trupit Gjykues sė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, i cili gjykon ēėshtjen e shpėrthimit tė Gėrdecit.


Nė 27 nėntor 2010, Erison Durdaj do tė ishte 10 vjeē. Dje duhej tė shkonte nė klasė tė katėrt. Prej tij, sot na kanė mbetur kujtim tre foto, qė publicisti Ardian Klosi i ka vėnė nė librin e tij "Katastrofa e Gėrdecit". 7-vjeēari duket njė djalė i hedhur dhe gazmor: pozon para njė sfondi tė pėrflakur dhe tė trazuar me re, pastaj nė tavolinė, duke bėrė detyrat nė tavolinėn e kuzhinės e mė pas nė oborrin e shtėpisė nė Marqinet. Aty do ta kapte vala vrasėse e Gėrdecit, ashtu tmerrshėm siē pėrshkruhet nė librin e Klosit: "...Tym, zjarr, zjarri brenda kurrizit, zjarri nė bark. Oh mami, mami, nuk e duroj dot... O ba, mė falni qė e mora biēikletėn pa leje. Ta kemi falur bir, po mė thuaj ēfarė tė dhemb. Mė dhemb shumė koka ba, edhe barku... Gjithė atė pasdite e darkė Erisoni pėrmendej dhe binte prapė nė errėsirė. I recitonte tė ėmės vjersha nė spital, i linte porosi te fletoret e detyrave, pėr vėllanė e motrėn. Tė nesėrmen e nisėn bashkė me tė atin nė spital tė Brindizit. Por, nuk u pėrmend mė. 18 ditė rresht Feruzan Durdaj pa agoninė e tė birit prapa njė xhami, pa mundur tė fliste dot mė me tė".


Sot, mbi dy vite pas tragjedisė qė i mori tė birin dhe tė afėrm tė tjerė, Feruzan Durdaj pėrgjėrohet ende pėr drejtėsi. Lutet qė tė akuzuarit si pėrgjegjės sė masakrės tė mos pėrfitojnė lirinė nga mbarimi i afateve tė paraburgimit, pas seancave qesharake, apo atyre tė shtyrave, nga mungesa e impenjimit, korrektesės dhe papėrgjegjshmėrisė kriminale tė avokatėve Mbrojtės sė tė pandehurve. Babai Feruzan, nuk kėrkon asgjė mė shumė se sa tė bėhet gjyq. Kujton seancėn e fundit nė korrik, para marrjes sė lejes njėmujore tė gjyqtarėve, kur me njė justifikim tejet banal tė gjykatėses seanca u vonua me disa orė, apo njė seancė e disa muajve mė parė qė u shty, sepse njė pjesė e mirė e palėve ligjore u largua pėr tė parė nė stadium ndeshjen Inter-Milan, si dhe shumė raste tė tjera kur papėrgjegjshmėria flagrante ishte mbuluar me arsyetime tė palogjikshme, qė sollėn vonesa tė pambarimta nė shqyrtimin e ēėshtjes. Dhe mė tragjikja, kryegjyshi ėshtė po prapė nė atė detyrė qė kishte kur iu vra i biri, ministri i Mbrojtjes ėshtė sėrish ministėr nė qeverinė e kryegjyshit, ndėrsa babai i Erison Durdajt lutet pėr drejtėsi, pėr tė tretin vit radhazi.


Arben Rrozhani/Shekulli