31.01.2003
Tre tenorėt, koncert nė Itali

Tusha, Gjipali, Xhema kombinim i pėrsosur

TIRANĖ, 29 JANAR (“KORRIERI”) - Kastriot Tusha, Josif Gjipali, Adrian Xhema, pas debutimit tė parė nėn siglėn e “Tre Tenorėve” do tė rishfaqen nė njė mini tur, nė vendin ku ky emėr ka bėre epokė. Dirigjenti italian Orazio Baronello, pas eksperiencės me tė tre artistėt shqiptarė, ka bėrė tė mundur qė treshja sė bashku me orkestrėn New Philarmonic Orchestra tė japin koncerte nė Itali. “Tre tenorėt shqiptarė janė njė unifikim i pėrsosur, qė nuk i le prapa simotrat e saj, nė vende tė ndryshme tė botės”, ka thėnė dirigjenti Baronello pėr mediat italiane. Koncertet janė parashikuar, pėr tu dhėnė nė pranverė dhe etapet e tij do tė jenė, Foxha, Peskara dhe Gjenova, ku mendohet tė jetė dhe komuniteti mė i madh i shqiptarėve. Tre tenorėt shqiptarė do tė shfaqen pėrpara publikut me njė repertor tė larmishėm, qė nga perlat e muzikės shqiptare, tek kanconeta italiane, brilantet ruse, angleze, gjermane e deri tek ato amerikane.