-
Topi: Zgjedhjet vendore do të mbahen më 8 maj 2011
Dekreti, Topi: Zgjedhjet vendore, me 8 maj 2011
Presidenti cakton daten e zgjedhjeve te ardhshme te pushtetit lokal. Kreu i shtetit Bamir Topi, vendosi te percaktoje daten 8 maj 2011 si date per zhvillimin e zgjedhjeve per pushtetin lokal, duke shfrytezuar keshtu afatin limit qe i lejon Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta per te caktuar kete date. Duke vleresuar situaten ende te tensionuar politike, mos zgjidhjen e ngercin politik si dhe mos nisjen e bisedimeve mes partive politike per reformen zgjedhore, kreu i shtetit dekretoi daten limit qe i lejohet per zgjedhjet e pushtetit lokal. Si per ti dhene keshtu sa me shume kohe forcave politike te arrijne konsensusin e shume pritur dhe mbi te gjitha te realizojne reformen zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR. "Ne mbeshtetje te nenit 92, shkronja "gj" dhe 93 te Kushtetutes, si dhe te nenit 10, paragrafi 1 te ligjit nr. 10 019, date 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise", dekretoj qe zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, zhvillohen diten e diel, me date 8 maj 2011", u shpreh presidenti dje me dekret. Tashme i takon forcave politike qe te arrijne nje zgjidhje per te ngercin politik ne vend dhe per nisjen sa me pare nga puna me reformen zgjedhore. Ne baze te Kodit Zgjedhor, reforma zgjedhore, ndryshimet ne kod duhet te jene gati, gjashte muaj para zhvillimit te zgjedhjeve. Cka do te thote, se maksimalisht brenda ketij viti, ne nentor, politika duhet te kete gati nje draft per permiresimin e kodit, ne menyre qe hallkat e tjera te organizimit te zgjedhjeve si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te pergatisin procesin e ardhshem zgjedhor. Jo pak here, forcat politike kete reforme e kane lene per muajt e fundit para zhvillimit te zgjedhjeve. Zgjedhjet Te dielen, me 8 maj 2011, shqiptaret do te votojne per zgjedhjen e kryetareve te bashkive dhe komunave ne vend. Data e zgjedhjeve u shpall dje zyrtarisht nga Presidenti Bamir Topi i cili firmosi dekretin e posacem per te.
KJ
-
-
Njerez pa emer
Nga Frrok Cupi
Ishte vone, diku pas mesnates dhe vetem disa dasmore po endeshin te fundit ne rruge. Edhe ata si gjysme te dehur, nuk po kuptonin pse dikush po therriste aq keq qe nga nenstreha e nje karburanti me emrin “Martini”. - Kush eshte ai qe flet keq kunder Edi Rames, le te vije t’ia rregulloj qejfin... Edi eshte yll, yll ore he iu befsha. E puth lala ku t’i doje b... Njeriu qe therriste nuk dallohej mire ne ate skute ku ishte futur, por shquhej nje bark shume i madh, thuajse si nje lemsh. Dasmoret, edhe pse jo fort te papire, u hutuan nga britma e atij njeriu dhe ndaluan. “Hec more jahu- tha njeri- a nuk e njeh ate?... Osht cuni i Balit, pra me”. Reagimi i dasmoreve dhe britma e njeriut hije poshte tendes se karburantit ne lagjen fqinje ku banoj, me shkaktoi ndjesine e keqe te njeriut pa emer. Prej shume vitesh kane ekzistuar ketu ne Tirane disa cuna qe ndiqnin ose shkaktonin rremujat ne Partine Socialiste dhe qe njihen vetem si “cunat e Balit”. Askush nuk di si e ka emrin njeri e si e ka tjetri. Ky me i trashi qe rri e bertet naten ndaj cdo kalimtari qe mendon se eshte “kunder Edi Rames, vazhdon te ruaje frymen revolucionare te “djemve te Balit”; por edhe ky nuk ka akoma emer. Periudha e fundit e historise sone ka qene e pashoqe ne mijera risi qe solli. Por sidomos “risia” e njeriut pa emer ka nje impakt mahnites me idene se si zhvillohen shume elemente primitive te mungeses se identitetit gjate zhvillimit te shoqerive te reja. Pse mbeten njerezit, keshtu, pa emer? E pare, nga deshira... Valle kush ka deshire te shlyeje emrin e tij? Para dy ditesh, nje burre i perziere ne biznese, si dhe truproja e tij, rrahen nje burre tjeter ne periferi te Tiranes. Burri i rrahur u dergua ne spital, dhe doli se mund te perdorej politikisht nga Partia Socialiste. E pyeten per emrin dhe ky e tha te plote, me emer dhe mbiemer. Ndersa burrat qe kishin kryer aktin e dhunshem u shfaqen pa emer. I pari u shfaq si “kunati i ministres Bregu”, ndersa i dyti si “bodyguard i kunatit te ministres”. Gjate gjithe fushates agjitative te Partise Socialiste kunder korrupsionit, shume njerez po shfaqen pa emra, dhe megjithate nuk po protestojne. Tre burrat e fillimit quhen “burri dhe kuneterit e Ministres”, por pa emra, dhe megjithate asnje proteste nga ana e tyre. Nje tjeter, i pales se kundert, qe eshte demonstruar si sekseri i kryetarit te Bashkise se Tiranes ne afera shume korruptive, therritet “Tan Lepri”. As prinderit, as kisha e xhamia, as vetja e tij nuk e ka sajuar kete mungese emri. Megjithate deri me sot nuk ka asnje proteste pse ndodh keshtu. Te pakten mediat qe i lakojne njemije here ne dite keta njerez pa emra, duhej te ishin kthyer ne qendra ankesash “pse na permendni pa emra”. Por jo. Paska nje hapesire ne interesat njerezore qe e mirepret me deshire fshirjen e emrit. Kta pranojne ta fshijne emrin, mjafton qe ndodhen nen hijen e nje ministri apo te nje kryetari bashkie. Zakoni i keq vetedenigrues vjen nga periudha e regjimit komunist kur shume njerez harronin emrat dhe pergjigjeshin sapo dikush therriste: “e shoqja e ministrit”, “burri i sekretares se pare”, “kunati i deputetit”, etj. Nje deshire shume perverse duket. E dyta, disa njerez jane pa emer per shkak te jetes se dubluar. Brenda ne sallen e Parlamentit ka deputete qe nuk njihen sipas emrit te pagezimit. Kush mund ta dije si e ka emrin “Tani i Firencies”? Ky eshte deputet por njihet me kete emer per shkak te nje biznesi ne nje dyqan me emrin “Firence”. Ka nje deputet tjeter, qe edhe pse ka qene kryeminister, nuk njihet me emrin e plote, por me “Baci”. Ky duket shume i lumtur kur e therrasin keshtu. Nje mik i tij, shpallur po prej Bacit, i vrare ne nje atentat aty nga viti 2004, ka qene quajtur Miri i Xhikes. Edhe ky me emrin e te emes si mbiemer. Nje biznesmen i fillimit, interesant per nga menyra si e kishte ndertuar nje restorant peshku ne Durres, njihet me emrin “Gezimi i Kashtes”.... Qindra shembuj mund te gjesh ne jeten poshte parlamentit dhe politikes, ku kulmon mungesa e identitetit.... Por cila eshte jeta dubel qe iu ka fshire emrin?... Nje ish- kryeminister, i bere rastesisht ne kete post teksa luante tavell ne Gjirokaster- sipas deshmive te gazetareve qe i rrinin prane- nuk mund te jetoje jeten politike kryeministrore as kur eshte as kur nuk eshte kryeminister. Ky jeton me deshiren qe t’i kenaqe te gjithe shefat qe ia shkurtojne ose ndryshojne emrin si t’iu doje qejfi. Kjo eshte e pare. E dyta, nje shites rrobash, edhe po u be deputet, ai jeton sa andej edhe kendej, sa me dyqanin qe i jep per mbiemer emrin e vet, aq edhe si deputet. Nje zanatci peshku qe ngre nje restorant mbuluar me kashte, kudo ku shkon, ka per deshire te mbaje ne “kurriz” nofken e “kashtes” si guasken e kermillit, edhe pse kashta nuk ekziston me.... Fusha e identifikimit te individeve u hap vetem pas viteve ’90 kur nisi periudha e demokracise liberale. Mirepo shume njerez hyne ne kete fushe duke mos pasur kapacitetet e nevojshme per t’u identifikuar sic ishin. Sa shume prej tyre ndryshuan edhe thelbin, mjafton qe te kishin nje pozite ne turmen e shoqerise. Edhe sikur emrin te lene perdhe, keta pranojne.
kj
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt