Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Skandali/ Familjari i Berishës te ish ekspozita. PS: Nëse vërtetohet, lësho mandatin
    17/09/2010 14:19:00Zeri i Popullit
    Madhesia e germave:

    Familjari i kryeministrit është i përfshirë në procesin e privatizimit të ish ekspozitës. Opozita ka denoncuar dje faktin se përveç ministrit dhe deputetes demokrate, në aferën me “Shqipëria Sot” është edhe një familjar i Berishës. Deputeti socialist, njëherësh sekretar i grupit parlamentar, Taulant Balla, deklaroi nga foltorja e parlamentit se opozita do të nxjerrë provat që vërtetojnë faktin e rëndë

    Familjari i kryeministrit është i përfshirë në procesin e privatizimit të ish ekspozitës. Opozita ka denoncuar dje faktin se përveç ministrit dhe deputetes demokrate, në aferën me “Shqipëria Sot” është edhe një familjar i Berishës. Deputeti socialist, njëherësh sekretar i grupit parlamentar, Taulant Balla, deklaroi nga foltorja e parlamentit se opozita do të nxjerrë provat që vërtetojnë faktin e rëndë. “Vërtetoni të kundërtën, i bëra një lidhje të drejtpërdrejt Berishës. Vërtetoje sot, ne do ta nxjerrim provën, që lidh familjarin tënd, qeveritarin tënd dhe deputetin tënd te ish ekspozita” u shpreh ai. Balla theksoi gjithashtu se kryeministri duhet të lërë mandatin e tij, nëse vërtetohet lidhja. “Nëse vërtetohet se Ruli Vokshi janë përfituesit e kthimit të pronës te ish ekspozita, bën mirë të shohësh ti mandatin tënd”. Duke diskutuar lidhur me projektligjin për pronën, i futur dje në axhendën e Kuvendit, pa asnjë ndryshim, edhe pse presidenti i vendit e kishte kthyer mbrapsht për shkak se binte në kundërshtim me kushtetutën, Balla tha: “Kërkoni të shpërbleni me toka vetveten, familjen, qeveritarët”. Në rastin e “Shqipëria Sot”, afera është edhe më e rëndë sipas deputetit socialit. “Te ish ekspozita keni dhënë tokën publike, i keni kthyer përroin e Lanës, 2700 metër katror, po nuk ka lumë e përrua në Shqipëri të ketë pronar”. Më tej ai ka folur për kontratën e publikuar dy ditë më parë nga Partia Socialiste, duke vënë theksin te fakti se njerëz të Oborrit kanë bërë një marrëveshje, duke iu thënë pronarëve që do të ndërhyjnë për privatizimin, me kushtin e përfitimit të truallit. *

    *

    Në shkelje të vendimit të gjykatës

    “Nuk ke respektuar ish pronarët, ti ke vjedhur tokë publike” është shprehur sekretari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në përgjigje të pretendimeve të kryeministrit se ligji që mazhoranca miratoi dje vetëm me votat e saj është në respekt të të drejtës së pronës. Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë dje publik një fakt gjithashtu të rëndë për kreun e qeverisë që pretendon se zbaton vendimet e gjykatave. “Ka një vendim të Gjykatës së Lartë që ia ka refuzuar kërkesën ish pronarëve për t’u kthyer tokën, ke dalë mbi vendimin e gjykatës, duke i dhënë përmes vendimeve të firmosura prej teje dhe urdhrave të firmosur nga Ruli dhe pjesëmarrjes së familjarëve të tu në këtë privatizim”. Kjo i shtohet skandalit të aferës me privatizimin e ish ekspozitës, por njëherësh është një fakt më shumë për korrupsionin ku është zhytur qeveria Berisha. “U duk se shpëtuat nga delja e zezë e korrupsionit duke larguar Priftin, por nuk shpëton qeveria duke larguar delen, duhet larguar bariu” përfundoi fjalën e tij në parlament deputeti Taulant Balla

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    “Ekspozita”, sekuestro dokumenteve të METE-s

    Task-Forca nxjerr urdhrin e sekuestrimit. Do të hetohet privatizimi i truallit dhe i godinës


    Me një vendim sekuestroje, njësia Task-Force i ka kërkuar Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, të gjithë dokumentacionin që posedon për procedurat që janë ndjekur gjatë privatizimit të ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës pohuan se janë në pritje të vënies në dispozicion nga Ministria e Ekonomisë të dokumentacionit, që më pas do të verifikohet nga prokurori i çështjes, Genti Osmani. Pas kësaj, prokuroria do të thërrasë për të pyetur si deklarues, persona që publikisht kanë denoncuar aferat për privatizimin e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot” dhe më tej njerëzit që janë lakuar. Prej katër ditësh, Task-Forcë ka nisur hetimet me iniciativën e saj për çështjen e ish-Ekspozitës, lidhur me dyshimet se mund të jetë shpërdoruar detyra, si dhe të jetë kryer korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike.

    Hetimet nisën kryesisht, të nxitura nga debatet politike dhe akuzat e deputetit të opozitës Eduart Shalsi, i cili foli për afera korruptive, duke hedhur dyshime mbi format që kishte ndjekur ish-ministri i METE-s, Genc Ruli, për të privatizuar ish-Ekspozitën. Në dosjen “ish-Ekspozita” ndodhen përveç akuzave të politikanëve dhe biznesmenëve, edhe kontratat e prishura disa herë për këtë godinë.


    Vendimi i sekuestros

    Një kopje e urdhrit të sekuestros të njësisë Task-Forcë i është dërguar Ministrisë së Ekonomisë dhe do të duhen të gjitha dokumentet origjinale të privatizimit. Për shkak se dosja është voluminoze, prokuroria i ka lënë disa ditë kohë ministrisë për të zbatuar vendimin për sekuestrot e dokumenteve të privatizimit.

    Ndërkohë nga informacionet e marra paraprakisht, prokuroria thotë se çmimi i privatizimit të godinës është caktuar në mënyrë konkrete nga vendimi i qeverisë. Sipas prokurorisë, VKM-ja ka përcaktuar qartë çmimin e zonës dhe çmimin që do të aplikohej në këtë privatizim. Prokuroria është duke verifikuar nëse propozuesit e këtij vendimi të qeverisë kanë ndjekur si duhet procedurat për caktimin e çmimit të godinës dhe të truallit. Hetuesit saktësojnë se çështja po hetohet në dy aspekte, privatizimin e godinës dhe çmimin e truallit. Opozita ka krahasuar çmimet e disa trojeve në afërsi të ish-Ekspozitës të cilat janë privatizuar disa herë më shumë sesa çmimi i vendosur për truallin dhe godinën në fjalë. Sipas deputetit Shalsi, pas privatizimit të Ministrisë së Ekonomisë janë disa biznesmenë të lidhur me mazhorancën. Akuza deklaron se në prokurori do të paraqiten pronarët e tokës dhe biznesmenët pas tyre.

    Hetimet

    Burime nga prokuroria kryeqytetase thanë se hetimet janë në fazën fillestare dhe veprimi i parë konsiston në marrjen e dokumenteve nga METE. Institucioni i drejtuar tashmë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, do t’i vërë në dispozicion hetuesve të gjitha procedurat e privatizimit. Dokumentet që priten të mbërrijnë në Njësinë Task- Forcë nga Ministria e Ekonomisë janë shkresat e projektvendimit të privatizimit, letërkëmbimi i qeverisë dhe ministrisë me pronarët. Është kërkuar vendimi përfundimtar, ndërsa objekt i verifikimeve do të jetë procedura dhe metodika me të cilën është përcaktuar çmimi i referencës, si dhe kontratat dhe parakontratat që pronarët kanë nënshkruar me biznesmenët e përmendur në deklaratat politike. Prokuroria thotë se fillimisht do të shqyrtojë dokumentacionin që ndodhet në Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Ekonomisë, si dhe listën e çmimeve të zonës në Hipotekë. Hetimet për këtë privatizim që opozita e ka quajtur të parregullt dhe me klientelizma kanë filluar kryesisht disa ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës, e cila pas verifikimit të dokumentacionit mund të thërrasë për dëshmi deputetin socialist Eduart Shalsi dhe ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli.

    Shqip

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Privatizimi ish-Ekspozites Shalsi në Prokurori: Dhashe faktet e mia

    TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi për rreth dy orë ka qenë në dispozicion të prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës për të dëshmuar mbi atë cka di për abuzimet me privatizimin e truallit të godinës së ish-Ekspozitës, “Shqipëria sot” në Tiranë.

    “Iu përgjigja fletëthirrjes së prokurorisë në respekt të ligjit. Dhashë informacionet e mia dhe faktet për cështjet për të cilat prokuroria interesohej”- tha Eduard Shalsi menjëherë pasi doli nga prokuroria duke u treguar i rezervuar në atë cka kishte thënë para prokurorëve. “Për shkak të sekretit hetimor nuk na lejon ligji të japë detaje për cka deklarova atje”- tha Shalsi duke inkurajuar prokurorinë të bëjë punën e saj.

    “Kërkojmë të hetohen deri në fund të gjitha cështjet që ne si forcë politike kemi denoncuar.”- ka vazhduar më tej Shalsi.

    Në deklaratat e tij publike të bëra pak kohë më parë, nga selia rozë, deputeti socialist akuzoi Genc Rulin për afera korruptive për privatizimin e truallit, në kohën kur ka qenë ministër i Ekonomisë.

    Nënkryetari i Grupit PS akuzote Rulin, aktualisht ministër i Bujqësisë se ka shitur 3 herë më lirë tokën te Ekspozita sesa vlera e tregut. Nga ana e Ministrit Ruli akuzat janë hedhur poshtë.

    (s.g/balkanweb)

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Ish-“Ekspozita” privatizimi, Ruli dëshmon në prokurori


    TIRANE-Ministri i Bujqësisë Genci Ruli i është përgjigjur ftesës së njësisë së specializuar Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, për të dhënë shpjegime lidhur me procedurat e ndjekura për privatizimin e truallit të ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave, ish–ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është pyetur lidhur me faktin sesi është vepruar për privatizimin e pronës në zemër të kryeqytetit. Të njëjtat burime theksuan se ministri aktuali i Bujqësisë, për më shumë se dy orë të qëndrimit të tij në ambientet e prokurorisë, ka dhënë shpjegime të hollësishme, lidhur me mënyrën sesi është vepruar në rastin konkret, dhe ka folur më mënyrë të detajuar për procedurat që ndiqen në rastet e privatimeve.
    Grupi hetimor ka qenë mjaft i rezervuar për të dhënë detaje të mëtejshme rreth dëshmisë së ish-ministrit të METE, Genci Ruli, megjithatë ai ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me këtë çështje, që e vuri për disa javë me radhë në qendër të akuzave të rënda të opozitës. Hetimet për privatizimin e truallit të ish-ekspozitës, nisën kryesisht nga njësia e specializuar Task-Forcë, pas denoncimeve që bëri Partia Socialiste, e cila akuzoi me forcë ish-ministrin e METE-s Genci Ruli për korrupsion. Prokurori Gentian Osmani, po heton prej muajsh lidhur me këtë çështje, duke sekuestruar të gjithë dokumentacion nga institucione të ndryshme, mes të tjerash dhe ministrinë e Ekonomisë ku është bllokuar e gjithë procedura e ndjekur për privatizimin. Me herët për llogari të këtij hetimi, dha dëshminë e tij ish-deputeti Socialist, Eduart Shalsi, që ishte dhe një nga denoncuesit e të ashtuquajturit prej tij, si skandali korruptiv i një prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Vetem une bezdisem nga retorika anti-pivatzimi qe ka marre persiper PS-ja kohet e fundit?

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •