"Trema Engeneering" i mban krahun Bashkise
TIRANE - Administratori i shoqerise "Trema Engeneering", ka mbrojtur Bashkine e Tiranes gjate deshmise se dhene ne Prokurorine e Tiranes, per ndertimin e kompleksit te banimit te Liqeni Artificial. Ilir Trebicka eshte thirrur keto dite nga dy prokuroret e ceshtjes, Ardian Braho dhe Valentin Preci, per akuzat qe jane bere publike nga deputetja Albana Vokshi. Mesohet se gjate deklarimeve te dhena perpara prokuroreve te Njesise se Task Forces, Trebicka ka pohuar se nuk ka aplikuar asnjehere per lejen e ndertimit ne Bashkine e Tiranes, per arsye se mes te interesuarve, pese ortaket e firmes "Vizion Construction" nuk pati marreveshje. Burimet nga prokuroria kane bere me dije se Trebicka, i thirrur ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen, ka treguar se biznesmenet e tjere nuk kishin rene dakord mes tyre, ndersa nuk kishte qene ne dijeni te ketyre problemeve. Prishja e marreveshjes, sipas tij ka bere qe te mos drejtohej ne Bashkine e Tiranes per te kerkuar leje ndertimi. Ne fund te deshmise se tij, biznesmeni Trebicka ka sqaruar se projekti mbeti vetem ne leter, duke mos u zbatuar asnjehere.
Sipas hetimeve mesohet se shoqeria "Trema Engineering" me administrator Ilir Trebicka, kishte marr persiper nxjerrjen e lejes per ndertim ne Bashkine e Tiranes dhe ndertimin e kompleksit te Liqeni Artificial per llogari te kompanise se Arian Tartarit. Ne kontrate, pese aksioneret Arjan Tartari, Dritan Avllaj, Fatos Skeja, Ylber Cami dhe Kujtim Hasa, kishin rene dakord mes tyre per bashkepunim per ndertimin e kompleksit te banimit tek Liqeni Artificial. Si administrator i saj ishte caktuar nje prej aksionereve, Kujtim Hasa, i cili duhet qe te lidhte kontrate sipermarrjeje me shoqerine ndertuese "Trema Engieering", ne menyre te tille qe te nxirrej edhe nje leje ndertimi prane Bashkise se Tiranes. Ne kete kontrate aksioneret e shoqerise "Vizion Construction" kishin nenshkruar nje marreveshje ndertimi me pronaret e prones me vendim te KRRTRSH-se, ku pronen e tyre e kishin kaluar ne prone truall per ndertim.
Hetimet ne lidhje me kete ndertim nisen pas akuzave publike te bera nga deputetja Albana Vokshi, e cila eshte shprehur se "zoti Rama e di qe ne truallin ku kjo kompani ka kontrate me pronaret, ai zoteron 20 per qind te ndertimit, ne emer te sekserit te tij Dritan Avllaj, i njohur ne Tirane si Tan Lepri".
Vokshi: Gjoba e Rames, 100 milione euro Deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi gjate deklarimeve te saj te bera publike ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama se eshte gjobevenesi me i madh jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europe. "Vetem per projektin e zones te liqeni, i ashtuquajturi projekti "TIRANA ROCK", gjoba jote shkon mbi 100 milione EURO", ka deklaruar Vokshi ne nje prej deklaratave te saj. Ajo ka shtuar se "mendoni se sa leje ndertimi ka dhene z. Rama ne tre mandatet e tij si kryetar bashkie dhe sa ka marre nga keto leje ndertimi qe bejne nje pasuri te tere prej qindra milione dollaresh e padeklaruar prej tij".
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=56623
"They will not control us, We will be victorious"
Gafa e Shalës-it të Ramës, ngatërron kthimin e pronave me shitjen e apartamenteve
Letra, pronarët e "Shqipëria Sot": Rama, larg duart nga pronat tona!
Pronarët e ligjshëm të truallit ku ndodhet ish-ekspozita "Shqipëria Sot" kanë rrëzuar dje çdo pretendim të ngritur ditët e fundit nga Partia Socialiste mbi privatizimin e kësaj sipërfaqeje toke. Përmes një letre të hapur familja Rada dhe familja Brahja sqarojnë të gjitha etapat ligjore që ka kaluar procesi i kthimit të këtij trualli tek pronarët e ligjshëm. Duke akuzuar Ramën si pasardhës të regjimit që përdhosi të drejtën e pronave në Shqipëri, ata i bëjnë thirrje të heqë dorë në mënyrë kategorike nga shpifjet e bëra lidhur me të drejtën e tyre legjitime. Në mënyrë të veçantë, ata i kujtojnë Ramës, se ai vet në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, ka miratuar vetë zyrtarisht këtë privatizim. Gjithashtu, në këtë letër të hapur publike ata i bëjnë të ditur kreut të PS se ky truall ka qenë gjithmonë i regjistruar në Hipotekë në emër të familjeve Rada dhe Brahja dhe se për disa vjet ata kanë marrë qira nga shteti për përdorimin e pronës së tyre. Duke theksuar se koha kur e drejta e pronës mohohej nuk kthehet më, familja Brahja dhe Rada i bëjnë thirrje Ramës të mbajë duart larg pronës së tyre. Ndërkohë që po dje zëdhënësja e ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, ka hedhur poshtë deklaratat e deputetit socialist Eduart Shalsi. Duke i cilësuar deklaratat si gafa juridike, zëdhënësja e ministrit Ruli u shpreh se këto akuza vetëm sa e bëjnë deputetin Shalsi qesharak. "Edhe njëherë, në emër të ministrit Genc Ruli, jemi këtu jo për t'iu përgjigjur zellit të tepruar të zëdhënësit të opozitës Eduart Shalsi, por për të përgënjeshtuar gafat juridike, që po e bëjnë të duket qesharak", u shpreh zëdhënësja e ministrit Ruli. Ajo sqaroi se në vitin 2008, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nuk ka bërë shitjen e pasurisë shtetërore, ish-ekspozita "Shqipëria Sot", por i ka kthyer pronat pronarëve të ligjshëm, konkretisht familjes Rada, një sipërfaqe 5470 metra/ katrorë dhe familjes Braja, një sipërfaqe prej 841 metra/ katrorë. Zëdhënësja e ministrit Ruli tha se e vërteta është, se çmimi i marrjes së truallit nga pronarët në fjalë është dhe më i ulët nga sa ka deklaruar deputeti Shalsi. Zëdhënësja e ministrit Ruli u shpreh se për truallin pronarët nuk kanë paguar asnjë lek. Zëdhënësja e ministrit Ruli u shpreh se pronarët kanë marrë mbrapsht, pa shpërblim tokën e tyre, duke paguar kundrejt ligjeve në fuqi vetëm vlerën e objektit që ndodhej mbi pronën e tyre. Zëdhënësja e ministrit Ruli u shpreh se spekulimet e deputetit Shalsi me çmimet janë një aferë e zakonshme në bashkinë ku ai ka punuar dhe tregojnë mendësinë e llogaritjeve të fitimeve milionere të kësaj bashkie, apo të bizneseve që tentonin ta merrnin këtë pronë nga shteti, duke anashkaluar interesat e pronarëve të ligjshëm. Ministri Ruli në një dalje publike dy ditë më parë sqaroi se ligji kërkon shprehimisht dhe detyrimisht që prona t'u kthehet ish-pronarëve, ose përparësinë që kanë ish-pronarët në blerjet e pronave që ngrihen mbi truallin e tyre që kanë zotëruar. Ministri Ruli theksoi se vetë kontrata e marrjes me qira e një pjese të ish-ekspozitës e lidhur midis METE dhe subjektit mediatik, ka paraparë një nen shumë të qartë, ku thuhej se në momentin që shteti e kthen pronën tek ish-pronarët, kontrata ndërpritet automatikisht. Ministri Ruli theksoi se deri sot për këtë kontratë janë marrë disa vendime gjyqësore, të cilat kanë konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të marrë nga METE.
rd
Opozita e ka organizuar me plane te detajuar sipas radhes per te goditur qeverine me akuza korrupsioni.. Po ta shikojme te gjitha sulmet e opozites eshte bere me radhe sipas listes dhe dites .. Plan i organizuar per te bombarduar qeverine me akuza korruptive, por se nuk dihet a jane te verteta..
Opozita harron se sa me shume ben kete lloj lufte mediatike kunder qeverise aq me shume zbulon veten anet e erreta korruptive te qelizave te vogla e kryetarit te saj ..Ndoshta kjo lufte e opozites behet per te fsheur vetveten por qe ben efektin e kundert, zbulon vetveten
Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 11-09-2010 më 10:22
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
ja c'thone pronaret e ligjshem te truallit ......
-----------------------------------
Rama, në gjurmët e Enverit- luftë pronës private
15-09-2010 / Gazeta 55
Reagojnë pronarët e ligjshëm të truallit te ish Ekspozita “Shqipëria sot”. Avokati Gjokutaj: Kontrata është shfuqizuar, kompania arriti marrëveshje vetëm me një nga pronarët
Trashëgimtarët e familjes Rada, pronarë të truallit te ish Ekspozita ka reaguar sot ndaj sulmeve të përditshme të eksponentëve të Partisë Socialiste. Përmes një deklarate për shtyp, përfaqësues të familjes Rada, dënuan qëndrimin hoxhist të Edi Ramës dhe i bënë thirrje këtij të fundit të ndërpresë fushatën denigruese. Pronarët theksojnë se privatizimi i pronës është kryer sipas të gjitha kritereve ligjore në fuqi.
“Sigurojmë që privatizimi ka ndjekur të gjitha procedurat dhe kriteret ligjore në fuqi, përfshirë këtu edhe çmimin e tokës i cili është përcaktuar me vendim qeverie.
I bëjmë thirrje z. Shalsi dhe Partisë Socialiste të ndërpresë fushatën e denigrimit kundër nesh. Ju bëjmë thirrje që të mos përdorni pronarët autoktonë për hir të interesave tuaja politike. Nëse kjo fushatë nuk ndërpritet menjëherë, paralajmërojmë autorët e saj, që do të mbajnë përgjegjësi të rëndë ligjore dhe do të demaskohen publikisht”- paralajmërojnë trashëgimtarët e pronës te ish Ekspozita.
Sipas tyre, që nga viti 1994, prona është e hipotekuar zyrtarisht. Në deklaratë thuhet se pronarët kanë bërë shumë kërkesa dhe përpjekje për privatizim e objektit. Më në fund, mbas të gjitha procedurave të rregullta ligjore, objekti u privatizua në shtator 2009.
Trashëgimtarët e familjes Rada pohojnë faktin se është lidhur një kontratë bashkëpunimi me “Vizion Construction”, por që kontrata është prishur si pasojë e mosmarrëveshjeve shumë kohë para se të kryehej procesi i privatizimit në shtator 2009-ë.
“Është e vërtetë që në dt 13 Mars, 2008 u firmos një kontrate bashkëpunimi me kompaninë “Vizion Construction”, por vetëm me një pjesë të pronareve e truallit. Ashtu siç pranohet edhe nga deklarata e z. Shalsi, pjesa tjetër e pronarëve nuk pranoi që të firmosnin kontratën e marrëveshjes me “Vizion Construction”. Z. Shalsi qëllimisht nuk përmendi që të shtrënguar nga kjo mungesë mirëkuptimi mes gjithë pronarëve, në datë 20 Mars 2008, kjo marrëveshje u shfuqizua përmes një akti noterial, gjë që solli edhe ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve ligjore mes kësaj kompanie dhe asaj pjese të pronarëve që kishin nënshkruar marrëveshjen. Si kjo marrëveshje, janë prishur edhe shumë marrëveshje të tjera me kompani të tjera. Në dijeninë tonë, kjo prishje e marrëveshjes është bërë disa muaj para se të fillonin procedurat e privatizimit të ekspozitës “Shqipëria Sot” nga Ministritë”.
Pronarët e truallit theksojnë se “pas mbarimit të procesit të privatizimit të ekspozitës Shqipëria Sot, ne pronarët bëmë hipotekimin e pronës në hipotekë”. “Të gjitha Subjektet që kishin marrë ambiente me qera në ish ekspozitën “Shqipëria sot”, janë larguar pa asnjë lloj pretendimi, duke zbatuar me rigorozitet kontratat përkatëse të qerasë ku çdo kontratë qeraje me shtetin shfuqizohej në momentin e privatizimit të objektit. Vetëm kompania Top Channel nuk e ka zbatuar ende këtë kontratë, edhe pse ka qenë me të njëjtën cilësi si të gjithë subjektet e tjera qiramarrëse”- vijon reagimi i trashëgimtarëve të familjes Rada, pronarë të truallit te ish Ekspozita, të shumë atakuar nga Partia Socialiste.
Pronarët sqarojnë se pas shumë muajsh mosmarrëveshjesh dhe negociatash, pronarët e tokës nënshkruan në vitin 2009 kontratën për zhvillimin e pronës me kompaninë “Viktoria Construction”. Ata falenderojnë qeverinë për vendimin e drejtë, të kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm.
“Ne falenderojme Qeverinë që pas shumë viteve na ktheu pronën e ligjshme e të trashëguar nga gjaku e djersa e gjyshërve dhe prindërve tanë. Ne deklarojmë me përgjegjësi të plotë që nuk kemi pasur asnjë presion për të marrë atë që na ka takuar prej vitesh me ligj e që më në fund po bëhet realitet. Toka e blerë dhe bllokimi i saj në hipotekë, çka e konfirmon lehtë edhe vërtetimi, janë bërë në emrin e pronarëve. Sulmet dhe shpifjet që bëhen ndaj pronës sonë bëhen me qëllimin e vetëm për të na penguar marrjen fizike të ligjshme të saj e cila është dorëzuar me procesverbal të rregullt nga Qendra Kombëtare e Panaireve që në shtator të 2009”- deklarojnë më tej trashëgimtarët e familjes Rada, pronare e truallit te ish Ekspozita “Shqipëria sot”.
Një tjetër pikë e shumë atakuar nga opozita, lidhet edhe me çmimin e
Avokati i Tartarit dhe Selmanllarit, Gjokutaj: Kontrata është shfuqizuar me akt noterial
Në vijim të akuzave të Partisë Socialiste se pas kontratës për privatizimin e ish Ekspozitës qëndron kompania “Vision Construction” kanë reaguar nëpërmjet avokatit pronarët, Arjan Tartari dhe Rrahman Selmanllari. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh sot se kontrata është nënshkruar në mars të vitit 2008, por nuk ka forcë ligjore. Ai e shpjegoi këtë fakt se kompania “Vision Construction” nënshkroi kontratën vetëm me një nga pronarët dhe duke qenë se nuk bindi pjesën tjetër të pronarëve, shfuqizoi me akt noterial kontratën.
Sipas avokatit procesi i privatizimit u bë në korrik të 2008-ës, atëherë kur “Vision Construction” kishte ndërprerë lidhjet ligjore me pronarët. Gjokutaj tha gjithashtu se gjatë ditës së nesërme do të ngrihet padi penale ndaj deputetit socialist Eduard Shalsi.
Avokati tha se kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka nisur sulm ndaj kësaj kompanie pas deklaratave për dhënien e 20% të kontratës mikut të Ramës në këmbim të një leje ndërtimi.
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 15-09-2010 më 16:32
"They will not control us, We will be victorious"
Ama sa te trashe qe jeni, luften kunder hajduteve e quani lufte kunder prones.
Po nuk keni faj se ne konceptin tuaj hajdut = prone e keni.
Po perpeliteni aq keq nga diskreditimi sa vetem 20% te cartur e pa fakte jepni si pergjigje.
Dhe dogjet nga inati njerin nga hajdutet(dritan Priftin) per te shpetuar te tjeret.
Ne fakt e dogjet se u nxori te palarat ne shesh. Mbaje mend i mbyturi Dritan do ti mare me vete te tjeret.
Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 15-09-2010 më 16:41
Albania Uber Alles
Ekspoziten e privatizoi njeriu i Dash Pezes
Koha Jone
Bie alibia e PS per privatizim nga njerez te aferm te pushtetit, pasi dje eshte zbuluar se nje njeri i aferm i Dash Pezes, ka privatizuar truallin aq shume te perfolur nga PS si privatizim abuziv. Luan Mata, djali i kunatit te Dash Pezes, Ilir Mata, i njohur si pronar i pallatit prapa Hotel Tirana, eshte privatizues i Ekspozites. Behet e ditur se bashkeshortja e Luan Mates, rezulton se eshte pronar kryesor i truallit te ekspozites "Shqiperia Sot". Si pronar kryesor i truallit, ka nenshkruar kontrate dhe me pronare te tjere per zhvillimin e truallit pra per ndertim te mundshem mbi kete truall. Keshtu, e gjithe zhurma e Shalsit se gjoja mbi kete truall do te investoje kompania Vision Construction u rrezua dje me daljen ne drite publikisht te faktit qe kontraktues dhe privatizues i ekspozites eshte Luan Mata, bashkepronari kryesor i truallit te ekspozites.
Me heret dje, Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Genc Ruli iu pergjigj akuzave te Partise Socialiste per vendimin e marre gjate kohes qe ishte minister i Ekonomise per pronen te ish-Ekspozita "Shqiperia Sot", duke theksuar se cdo veprim per kete prone eshte bere ne zbatim te ligjit. Ai tha se akuzat e kryetarit te PS-se per kete prone vijne pasi nuk ishin njerezit tij qe perfituan nga kjo prone, por ish-pronaret. Duke e cilesuar si butafori dokumentin e publikuar dje nga deputeti, Shalsi, ministri Ruli u shpreh veprimet e Ministrise jane kryer ne zbatimin e ligjit. "Ai qe rrenqethet, eshte vetem kryetari tuaj, qe ka vetem e vetem marazin se ka humbur rastin te beje nje pazar te majme, por te paligjshem per veten e klientet e tij, ne kurriz te pronareve legjitime", u shpreh ministri Ruli.
Duke zgjedhur te njejtin model te denoncimit te aferave nga Partia Socialiste, dje ministri Ruli ka bere nje seri pyetjesh per kontratat e nenshkruara nga kryetari i bashkise se Tiranes dhe administrata e tij per privatizimin e pronave publike. "Dhe sa i takon pastaj interesave klienteliste, le t'i bejme ca pyetje retorike gaztorit te Rames, Eduart Shalsit? A e di ti z. Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve "Hotel Tiranen", per pese milione, kur kushtonte te pakten 20 milione euro?, Biznesmene si Kokedhima i Edi Rames", u shpreh Ruli. Ministri ka kerkuar sqarime dhe per disa privatizime te tjera qe sipas tij deshmojne shkeljen e ligjit nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe veprimin e administrates se tij mbi bazen e parimeve klienteliste. "A e di z. Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve frigoriferin e Durresit, 2 milione euro, me cmimin e nje frigoriferi shtepie - Kokedhima i Edi Rames. A e di z. Shalsi se kush e ka blere 1500 meter toke shteterore? Flasim per ish - Taivanin ne qender te Tiranes, ku z.Rama ne shkelje te ligjit nr 9235, dt 29.7.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e prones" ka shitur per qellime biznesi privat 1500 meter katrore toke shteterore me 100 euro metrin, ne nje kohe kur cmimi ishte plot 1500 euro metri dhe per me teper shitja ndalohej me ligji?", u shpreh Ruli. Ministri ka permendur dhe ceshtjen e lejeve te ndertimit qe sipas tij merren vetem nga nje firme, qe eshte e bashkeshortit te deputetes Ledi Shamku. "A e di z. Shalsi se kush i merr ne Tirane 70 per qind te lejeve te ndertimit? Firma e Shkrelit te Ledi Shamkut te Rames", u shpreh Ruli.
Ministri Ruli ka theksuar se prona te "ish-ekspozita" u eshte kthyer pronareve te ligjshem dhe ne kete procedure nuk ka pasur asnje shkelje. "Pronareve te ish - Ekspozites iu eshte rikthyer prona e ligjshme, e cila iu mbahej padrejtesisht prej 10 vjetesh, kur ne ate ambient nuk kishte asnje institucion publik qe te ushtronte veprimtarine dhe te perligjte mbajtjen e saj per nevoja publike", ka thene ai. Duke premtuar se do te kete komunikim me meidat edhe per ceshtje te tjera, Ruli perseriti dhe nje here keshillen per kreun e PS-se dhe deputetin Shalesi. "Mos hyr ne librat e shtepise, sepse ka mundesi te dalin kusherinjte e tu dhe te z.Rama", tha ai. Duke ju referuar dokumentit te Shalsit qe do te faktonte korrupsionin rreqethes, Ruli u shpreh se "rrenqethes eshte spekulimi, papergjegjshmeria dhe perversiteti i Rames dhe gjinkallave te tij dhe bufonata politike e tyre". Ruli tha se pronaret e truallit dhe vet avokati i firmes "Vizion Construction" kane dhene sqarimet e tyre ne lidhje me procedurat. "Eshte nje e drejte e ligjshme e pronareve qe te lidhin apo te prishin marreveshje me firma te ndryshme ndertimi, qofte dhe si kjo me firmen "Vision Construction", qe normalisht shihet me respekt, por jo aq te vecante per mua sa ne favor te saj te kundershtohet ligji", tha Ruli.
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=56688
"They will not control us, We will be victorious"
Një dokument zyrtar do të tregojë sot përpara gjithë shqiptarëve të vërtetën lidhur me privatizimin e ish ekspozitës “Shqipëria Sot”. Një shtet, me gjithë institucionet e tij në shërbim të pasurimit të pushtetit është skema që dëshmon ky dokument. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Eduard Shalsi u shpreh dje në një konferencë për shtyp, se ky dokument “tregon arsyen e vërtetë se pse filloi ky proces privatizimi dhe se kush janë përfituesit e vërtetë të privatizimit të ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Nesër (sot) ju do të viheni përballë një dokumenti rrënqethës, i cili tregon një të vërtetë që e nxjerr lakuriq ministrin, kryeministrin dhe të gjithë këtë qeveri në lidhje me këtë privatizim”.
*
Në kujtesë të ministrit
“Kush e filloi procesin e privatizimit të ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”, kush ishte nxitja? A ka takuar z.Ruli ndonjë njeri pranë kryeministrit Sali Berisha?
Cili është roli i zonjës Vokshi apo më mirë të themi i zonjave Vokshi në procesin e privatizimit të ish Ekspozitës dhe pse çmimi i shitjes së truallit mbeti i pandryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që u 3-fishua në zonat përreth?”. Këto pyetje shërbejnë vetëm sa për kujtesë për ministrin aktual të Bujqësisë, i cili nuk ka heshtur por njëherësh nuk ka dhënë asnjë sqarim për faktet e denoncuara nga opozita lidhur me procesin e dyshimtë të privatizimit të ish ekspozitës “Shqipëria Sot”.
*
Grabisin pronën dhe nuk përgjigjen
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Eduard Shalsi ka sjellë dje në vëmendje faktin se pas denoncimit të fakteve nga ana e opozitës, ministri në fillim foli vetë dhe pastaj përmes zëdhënëses, për të heshtur gjatë më pas. “Kush janë këto zotërinj që nuk i japin përgjigje pyetjeve publike të opozitës? Çfarë e konsiderojnë veten këta zotërinj? Pse fshihen pas një pushteti, mendojnë se kanë një pushtet të pakufizuar, çfarë atributesh i vendosin vetes së tyre? Si është e mundur që në Shqipërinë e vitit 2010 ka ministra i trajtojnë trojet publike si pasuri të baballarëve të tyre? Çfarë i shtyn këta zotërinj të grabisin pronën e publike dhe të mos japin asnjë fjalë përgjigje”. Deputeti socialist e ka cilësuar këtë fakt si të paimagjinueshëm dhe të patolerueshëm. “Ne pritëm për përgjigjet të cilat fatkeqësisht edhe kur erdhën ishin të gënjeshtërta” përfundoi deklaratën e tij, nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Eduard Shalsi.
*
*
Edhe familjari i Rulit me një hidrocentral me koncesion?
*
*
PS reagon pas deklaratave të ministrit: Prifti iku, po të keqen e Priftit me ç’po na del se ka bërë Genc Ruli
*
“Genc Ruli e kuptoi mesa duket që s’mund të fshihej më pas heshtjes apo zëdhënëses së çështjeve bujqësore. Por gjeti rrugën më të gabuar për tu mbrojtur: Gënjeshtrën!”. Partia Socialiste ka reaguar dje pas deklaratave të ministrit, që ka dalë përpara shqiptarëve me të njëjtën teknikë mbrojtjeje, atë të mashtrimit. “Dhe këmbët e shkurta të gënjeshtrës së tij do dalin nesër plotësisht, përmes një prove tronditëse, ku shqiptarët do shohin sesi vihet në lëvizje shteti që të bëjnë prova e para njerëzit e pushtetit” u shpreh përmes një deklarate, deputeti socialist dhe njëherësh sekretar i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai është shprehur se ish ministri i Ekonomisë duhet të fillojë të mendojë për përgjigjen e pyetjes që e pret së shpejti: “Cili familjar tjetër i zotit Ruli ka marrë hidrocentral me koncesion falë lidhjes së gjakut me ministrin dhe asnjë meritë tjetër?! Prifti iku, po të keqen e Priftit me ç’po na del se ka bërë Genc Ruli” ka përfunduar deklaratën Balla.
*
*
Ruli ia ngec Berishës: Privatizimi dhe çmimi, sipas vendimit të qeverisë
*
Ministri nuk ka me çfarë të mbrohet më: Hetim parlamentar për akuzat ndaj meje
*
Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka dalë sërish dje për të përsëritur të njëjtat gënjeshtra për privatizimin e ish ekspozitës “Shqipëria Sot”. Edhe këtë herë ai nuk ka pasur asnjë dokument për të ilustruar deklaratat e tij, por vetëm të njëjtat fjalë për vendime qeverie dhe ligje që kanë drejtuar Rulin në operacionin e tij të nxituar për të privatizuar ish ekspozitën. Edhe pse dokumentet e publikuara deri më tani tregojnë qartë të kundërtën, ministri nuk ka nguruar të thotë se kontrata me subjektet private nuk është prishur në mënyrë të njëanshme. Madje edhe se çmimi i shitjes së një pjese të truallit është miratuar me vendim qeverie. Dhe në fund të kësaj “mbrojtjeje”, Ruli nuk ka gjetur më asnjë mjet tjetër për të përdorur. Meqenëse nuk preferoi të heshtë si shefi i tij në qeveri. Ai ka deklaruar se është gati për një komision hetimor parlamentar për akuzat ndaj tij.
Ruli ka vijuar në të njëjtën linjë edhe me deklaratat e mëparshme, duke thënë se ka kthyer pronën te ish pronarët sipas ligjit të vitit 2003, ndërkohë që ky është një funksion vetëm i Agjencisë së pronave.
*
Përballja me dokumentet
Në deklarimet e mëparshme ish-ministri i Ekonomisë, zoti Ruli, pretendoi se Top Channel, që kryhen një pjesë të aktivitetit të tij në ambientet e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, ka qenë njoftuar shumë kohë më parë për privatizimin e këtij objekti. Por letërkëmbimi zyrtar me ministrinë e zotit Ruli, siç është bërë publik edhe një vit më parë, tregon të kundërtën. Top Channel i ka kërkuar këtij dikasteri informacion për privatizimin e ish-ekspozitës që prej shtatorit të vitit 2008. Kërkesa për t’u vënë në dijeni për ecurinë e procesit të shitjes së ish-ekspozitës është përsëritur sërish në dhjetor të vitit 2008 dhe më pas në 3 mars të vitit 2009. Por kërkesat e Top Channel janë injoruar nga Ministria e Ekonomisë. Dhe vetëm në mars të vitit 2009, Top Channel lajmërohej për herë të parë se ministria kishte nisur procedurën e privatizimit, fare pak muaj përpara se po zoti Ruli të firmoste në ditën e fundit të mandatit si ministër përfundimin e privatizimit dhe të kërkonte zgjidhjen e kontratës. Një tjetër fakt i rëndë që cenon procesin është se Ministria e Ekonomisë, në kohën që drejtohej nga zoti Ruli, nuk i është përgjigjur as kërkesës së Top Channel për të marrë pjesë sikundër e parashikon ligji, në privatizimin e ish-ekspozitës edhe pse kishte plotësuar kriteret ligjore të kontratës së lidhur me ministrin e Ekonomisë për kryerjen e investimit dhe numrin e punonjësve. Por zot Ruli vendosi prishjen e njëanshme të kontratës, duke privatizuar befas ambientet ku Top Channel prej disa vitesh prodhon disa nga programet me të spikatura të tij. Top Channel vazhdon t’i paguajë në mënyrë të rregullt qiranë sipas kontratës Ministrisë së Ekonomisë, ndërkohë që ndodhet në proces gjyqësor për çështjen e privatizimit me këtë dikaster.
Krijoni Kontakt