Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Privatizimi i ish-Ekspozitës, PS: Nesër faktet korruptive

    Privatizimi i ish-Ekspozitës, PS: Nesër faktet korruptive

    TIRANE- Partia Socialiste deklaron se disponon fakte të cilat vërtetojnë, sipas saj, se godina Ish ekpozita 'Shqipëria sot' është futur në „një proces privatizimi korruptiv për qëllime përfitimi personal e familjar dhe aspak shtetëror. “

    Deputeti socialist Eduard Shalsi akuzoi sot nga selia rozë si të përfshirë në këtë privatizim “ministrin e Bujqësisë, ish ministrin e Energjetikës Genc Ruli si dhe njerëz afër kryeministrit Berisha”.

    Sipas tij për të kryer këtë privatizim janë prishur arbitrarisht kontratat me subjektet që kishin marrë ligjërisht ambientet e kësaj godine me qera, mes tyre tha Shalsi dhe “Top Channel, televizioni kombëtar që është vënë në presionin për të dalë jashtë pavarësisht se me kontratë të rregullt shumëvjecare me shtetin“.

    “Këta njerëz- vazhdoi deputeti socialist- me funksione zyrtare ose jo, i kanë diktuar qeverisë shqiptare të gjithë praktikën e këtij privatizmi, duke e detyruar të prishë arbitrarisht kontratat me subjektet që kishin marrë ligjërisht me qera mjediset e ish-Ekspozitës Shqipëria”-
    Shalsi i kërkoi Rulit që në vend të heshtjes t’i përgjigjet sot pyetjeve të bëra dje për të dhënë sqarime për privatizimin dhe prishjen e kontratave, në të kundërt nesër “ne do të fillojmë ekspozimin e fakteve që provojnë se privatizimi i ish-Ekspozitës Shqipëria Sot është një proces i korruptuar nga njerëz me funksione ose jo pranë Sali Berishës dhe Genc Rulit.”
    Shalsi thotë më tej se nga ky arbitraritet korruptiv qeveria do të përballet dhe me prishjen e njëanshme të kontratës të cilat kanë penalitete financiare dhe që do të paguhen me paratë e shqiptarëve.

    Opozita e ka fokusuar aksionin opozitar tek denoncimi i skandaleve qeveritare. Kështu fillimisht, deputetët e PS-së akuzuan deputeten Albana Vokshi, më pas ministren Majlinda Bregu dhe së fundi deputeten Rajmonda Bulku, për përfitime të bashkëshortëve të tyre nga pushteti i deputeteve.
    Pyetjet drejtuar Rulit
    "Përse u prish përpara çdo afati dhe në mënyrë të njëanshme nga ju, kontrata e shtetit me subjektet private, që kishin marrë hapësira me qira në mjedisin e ish-ekspozitës "Shqipëria Sot", përfshirë këtu dhe kontratën me televizionin kombëtar Top-Channel?".
    A ka takuar investitorë që kanë qenë të interesuar për këtë privatizim, apo ke vepruar i shkëputur nga interesat private të njerëzve e familjarëve të kryeministrit apo zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë?.
    A ka vallë, zoti Ruli, familjarë ose njerëz të tjerë të lidhur me ju, kryeministrin apo funksionarë të tjerë të lartë, që kanë qenë të interesuar për të përfituar drejtpërdrejt nga ky privatizim, duke ju shtyrë të prishni në mënyrë të njëanshme kontratën për dhënien me qira të ish-ekspozitës 'Shqipëria Sot'?"
    A është në dijeni të procesit të vlerësimit të truallit të ish-ekspozitës dhe të zonës përreth dhe, a e konsideroni këtë një proces transparent, të drejtë e të ndershëm?".

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Shikon sa mire, ka lezet kur opozita ben opozite dhe nxjerr fakte korruptive mbi njerezit ne pushtet. Kjo eshte detyra e opozites dhe jo protestat e rruges. Prokuroria e ka per detyre ti hetoje me rradhe te gjitha akuzat e te beje transparencen para publikut shqiptar.

    Keshtu pastrohet shoqeria shqiptare nga kanceri i korrupsionit.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Kjo menyre e "te berit opozite" haset vetem ne Shqiperi, dhe kohet e fundit fatkeqesisht edhe ne Kosove. Ne Kosove, sepse kopjohet Shqiperia.

    Opozita e ka vendin ne parlament. Mirepo, edhe aty duhet te jete konstruktive, dhe jo te fuse bilbilat ne goje, jo te beje zhurme si jemi mesuar ti shofim tash e 20 vjet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ketu nuk ka aspak karakter korruptiv shoke komunista ....


    me zbatimin e drejtesise pronareve po i kthehet dinjiteti .....

    Topi i Qenit ben mire e mer ato leckat dhe liron ambientet e zaptuara me force me qellimin per te futur duart ne investimin e zones ..... Topi i Qenit nuk merret vetem me TV por edhe me toka per te investuar ne ndertim ....

    PRONA TI KTHEHET PRONARIT!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 07-09-2010 më 15:59
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ketu nuk ka aspak karakter korruptiv shoke komunista ....


    me zbatimin e drejtesise pronareve po i kthehet dinjiteti .....

    Topi i Qenit ben mire e mer ato leckat dhe liron ambientet e zaptuara me force me qellimin per te futur duart ne investimin e zones ..... Topi i Qenit nuk merret vetem me TV por edhe me toka per te investuar ne ndertim ....

    PRONA TI KTHEHET PRONARIT!!!!!!
    Ne keto 20 vjet tranzicion dhe korrupsion pronat i kane marre vetem pronaret qe jane marre me politike, duke filluar nga Sabri Gode vazhduar tek Leka Zogu e mbyllur me parlamentaret e sotem. Njerzit e thjesht kane akoma celsat e kashtes ne xhep.

  6. #6
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shikon sa mire, ka lezet kur opozita ben opozite dhe nxjerr fakte korruptive mbi njerezit ne pushtet. Kjo eshte detyra e opozites dhe jo protestat e rruges. Prokuroria e ka per detyre ti hetoje me rradhe te gjitha akuzat e te beje transparencen para publikut shqiptar.

    Keshtu pastrohet shoqeria shqiptare nga kanceri i korrupsionit.

    Albo
    Opozita akuzon per korrupsion kur vet kryetari i saj prej kohesh akuzohet per korrupsion ? Nuk mund te beje moral korrupsioni opozita ..

    Jam dakort qe prokuroria te hetoje cdo gje ne lidhje me korrupsionin e te gjithe atyre qe jane perfshire..
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Ne keto 20 vjet tranzicion dhe korrupsion pronat i kane marre vetem pronaret qe jane marre me politike
    me ate qe di une nuku ka parlamentare pronare .....

    megjithate topi i qenit ka zaptuar pronen e tjeter kujt .... fakti eshte fakt ....

    topo te liroje piramiden dhe ekspoziten gjithashtu, ate te bej ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 07-09-2010 më 17:48
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sekseri shals.. zbulon korrupsion..
    hahaha..

    cdo minut ai mi qenefesh merret me mafiozllyk.

    aty perbri ekspozites jan pallatet 20 katshe te djemve te leskos.. se shalsit te ed rucit.
    spo le lulishte shalsi pa e dhene per ndertim tek mafia.
    enveristi shals eshte qeni roje i ed rucit.
    ne kte rol eshte vertet ed shalsi nje qen bir qeni i kualifikuar.

    po nejse se nga kjo lufte "zbulimesh" meson dhe populli ca gjera qe nuk i di.


    ---------





    AKTUALITET

    Avokati i Selmanllarit, Gjokutaj: Mediat e Ramës shpifën, Tan Lepri ka marrë 20% të aksioneve
    07-09-2010 /

    Gazeta 55


    Genc Gjokutaj, avokati i biznesit Rrahman Selmanllarit ka dalë sot në një deklaratë për shtyp, duke reaguar për pasqyrimin e shtrembët të dëshmisë së dhënë dje nga ana e biznesmenit, prej disa mediave të shkruara dhe elektronike në vend. Gjokutaj u shpreh se nën akuzë është shtetasi Dritan Avllaj, i cili është deklaruar si mik i Edi Ramës dhe se atij i hapen dyert në bashki. “Selmanllari ka dëshmuar se Dritan Avllaj i ka kërkuar atij 20% të kontratës në këmbim të lejes së ndërtimit. Selmanllari ka pohuar se ka pranuar kërkesën pasi Avllaj e ka paraqitur veten si shok i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama”- u shpreh Gjokutaj. Gjokutaj madje tha se është duke grumbulluar material që këto media t’i padisë edhe për faktin se Selmallari nuk ka ndryshuar asgjë në Prokurori nga ajo që ka deklaruar publikisht. Biznesmeni i njohur Rrahman Selmanllari, ka pohuar dje në prokurorinë e Tiranës, para prokurorëve Valentin Premçi dhe Ardian Braho se Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri i ka kërkuar atij 20% të kontratës në këmbim të miratimit të studimit dhe lejes se ndërtimit nga bashkia e Tiranës, për ndërtimet në zonën e Liqenit. Sipas dëshmisë së lëshuar kërkesa e Avllait është pranuar nga bashkëpronarët e kompanisë Vizion pasi ai ishte prezantuar si miku i Edi Ramës dhe njeri i aftë për të hapur çdo derë në Bashkinë e kryeqytetit. Lepri, i njohur si njeri me ndikim të madh te Edi Rama (edhe pse punon për këtë të fundit, duke i siguruar shuma të majme), ka bërë presion për marrjen e 20% të aksioneve të kontratës, ose në të kundërt kompanisë Vision Counstration nuk i sigurohej leja e ndërtimit dhe as studimi përkatës. Nga këtu skema funksionon në mënyrë të ndërlikuar derisa mbërrin tek dera e Edi Ramës, i cili pasi garanton 100 milionë eurot, miraton studimin e kompanisë dhe njëherazi aprovon lejen e ndërtimit në zonën e miratuar nga Bashkia e Tiranës si zonë prioritare për t’u zhvilluar


    -

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    po nejse se nga kjo lufte "zbulimesh" meson dhe populli ca gjera qe nuk i di.
    -----------------------------------

    Biznesmeni i njohur Rrahman Selmanllari, ka pohuar dje në prokurorinë e Tiranës, para prokurorëve Valentin Premçi dhe Ardian Braho se Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri i ka kërkuar atij 20% të kontratës në këmbim të miratimit të studimit dhe lejes se ndërtimit nga bashkia e Tiranës, për ndërtimet në zonën e Liqenit.


    Sipas dëshmisë së lëshuar kërkesa e Avllait është pranuar nga bashkëpronarët e kompanisë Vizion pasi ai ishte prezantuar si miku i Edi Ramës dhe njeri i aftë për të hapur çdo derë në Bashkinë e kryeqytetit.


    Lepri, i njohur si njeri me ndikim të madh te Edi Rama (edhe pse punon për këtë të fundit, duke i siguruar shuma të majme), ka bërë presion për marrjen e 20% të aksioneve të kontratës, ose në të kundërt kompanisë Vision Counstration nuk i sigurohej leja e ndërtimit dhe as studimi përkatës.


    Nga këtu skema funksionon në mënyrë të ndërlikuar derisa mbërrin tek dera e Edi Ramës, i cili pasi garanton 100 milionë eurot, miraton studimin e kompanisë dhe njëherazi aprovon lejen e ndërtimit në zonën e miratuar nga Bashkia e Tiranës si zonë prioritare për t’u zhvilluar


    -
    ashtu eshte braro .... po mesojme edhe ne dicka me kete rast ....

    ore po ky duket si film hollivudi ore po c'behet keshtu .... ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 08-09-2010 më 04:08
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Thjeshte nje bande kriminelesh hajdute te veshur me kollare jane qerrevia jone.
    Dhe Rame eunuku mendon se do ta largoje me paqe kete bande me celje kutish e me transpalesh korrupsioni.
    Ja u zbulua korrupsioni tej cdo caku i qeverrise?
    E kush do ti mare ti plase pas hekurave keta hajdute? Askush
    Ku ishim? ke ara tares, ku jemi po ke arra tares.
    Bile neser edhe arra tares do jete prere nga ky vrull hajnie. Ku do jemi athere? Asgjekundi

    Shqiptaret le te ndjekin te qete tani serine tjeter te filmit Sali baba me 40 demokrate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 08-09-2010 më 09:03
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •