Kompania “Italia Airlines” sorollat 1 mije udhetare, nuk jep shpjegim
Tirane- Kompania ajrore italiane, “Italia Airlines”, ose e njohur me emrin e dyte “Star Airlines”, braktis pa asnje shpjegim udhetaret shqiptare, qe prej dites se premte presin ne aeroportin e Rinasit, “Nene Tereza”. Behet fjale per te pakten 5 fluturime te anuluara ne menyre flagrante, teksa rreth 1 mije pasagjere presin ne aeroport dhe shprehen te irrituar. Per shume prej tyre kjo eshte nje tallje e hapur, kurse perfaqesues te kompanise italiane nuk kane dhene asnje shpjegim zyrtar si per udhetaret, ashtu dhe per Drejtorine e Aviacionit Civil.
“Kemi dy dite qe qendrojme ne Rinas dhe kalojme naten ketu. Nuk na japin asnje shpjegim, kurse avionet e linjes ngrihen dhe ulen”, thote nje prej pasagjereve. Nje prej udhetareve thote se “na sorollatin duke na thene se ka probleme te vogla teknike. Na e shtyjne fluturimin cdo dy ore dhe kemi mbetur ne mes te rruges”. Nje tjeter burre kerkon marrjen e masave dhe detyrimin e kesaj kompanie qe te zgjidhe situaten e krijuar. “Nuk e dime c’te bejme, te rrime apo te ikim”, u shpreh ai para medieve.
Kaosi i fluturimeve ka nisur me dy prej avioneve qe diten e premte nuk kane kryer transportin e udhetareve dhe me tre te tjeret diten e djeshme qe kane kryer te njejtin veprim. Shoqeria mban dy emra, nderkohe qe ne faqen zyrtare thuhet se nuk ka shitur asnje bilete. “Kam paguar bileten per “Italia Airlines” dhe askush nuk me jep shpjegim”, thote nje 50-vjecar. Per situaten ka reaguar edhe kreu i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku. Duke pohuar problemin qe ka vijuar dhe dje, ai thote se ka vendosur kontakte me kompanine per te marre informacione ne lidhje me pezullimin e fluturimeve. “Ne menyre te pashpjegueshme kjo kompani ka nderprere fluturimet ne 3 destinacione, linjat Tirane-Rome, Tirane- Pisa dhe Tirane-Treviso. Pese fluturime nuk u kryen dhe avionet nuk u nisen, edhe pse kane kaluar ore te tera. Kemi kerkuar shpjegime nga kompania “Italia Airlines” per kete situate dhe megjithese kerkesa eshte perseritur dhe sot (dje), perseri nuk kemi marre pergjigje”, thote Mazniku. Ai shtoi se vete shoqeria duhet te mbaje pergjegjesi dhe se cuditerisht nuk jep asnje informacion.
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=56603
Krijoni Kontakt