Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb Në pikëpyetje integriteti territorial i Belgjikës

    Nga Express më 06.09.2010 në ora 18:00
    Një politikan i lartë belg ka paralajmëruar publikun në Belgjikë të përgatitet për ndarjen territoriale të vendit, ndërkohë që Mbreti Albert vazhdon presionin për rifillimin e bisedimeve të vështira për formimin e një qeverie të re.

    Anëtarja e Partisë Socialiste Frankofone, Laurette Onkelinx, e bëri paralajmërimin e saj në një koment të publikuar sot në gazetë. Ky koment bëhet dy ditë pasi shefi i Partisë Socialiste Frankofone, Elio Di Rupo, hoqi dorë nga bisedimet me udhëheqësit e përkatësisë flamane lidhur me formimin e qeverisë së re.

    Qeverisja në Belgjikë ka qenë e mbërthyer nga ky ngërç politik prej më shumë se një viti. Aleanca e Re Flamande, e cila përfaqëson pjesën veriore të vendit, ku flitet kryesisht holandisht, kërkon ndarjen paqësore të Belgjikës.

    Nga ana e tij, jugu i vendit, një pjesë më e varfër dhe e prapambetur e Belgjikës, ku flitet frëngjisht, shqetësohet se mund të ketë vështirësi më të mëdha ekonomike nëse veriu shkëputet.

    Mbreti Albert u kërkoi mbrëmë figurave kryesore të Parlamenteve në të dy rajonet të përpiqen përsëri për rifillimin e bisedimeve për krijimin e një qeverie federative.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263
    Ptuuuuuuuu, mendova qe ka lidhje me fen islame tema.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •