Gjermania e kërcënuar nga sulmet terroriste


Berlin, 6 shtator - Policia e Gjermanisë thotë se kërcënimi islamik në këtë vend po rritet. Shefi i Zyrës federale penale, Joerg Ziercke, i tha gazetës “Tagespiegel” se policia “ka prova se 70 individë e kanë kompletuar stërvitjen paramilitare në kampet terroriste dhe se 40 vetë e kanë përvojë luftarake nga përleshjet në Afganistan”.

Ai më tutje ka argumentuar se vendimi i Gjykatës më të lartë në Gjermani, për kufizimin e të dhënave telefonike dhe në Internet, po i vështirësojnë hetimet, transmeton REL.

Dje javorja Der Spiegel ka raportuar se islamikët gjermanë, të mbajtur nga trupat amerikane në Afganistan dhe të hetuar prej muajit korrik, kanë zbuluar detaje për sulmet e planifikuara në caqet në Gjermani dhe në vendet e tjera në Evropë.