Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Cool Investime për integrimin e serbëve

    Prishtinë, 6 shtator - Prishtina ndan 13 milionë euro për komunat e reja me shumicë serbe. Para pak ditësh qeveria e Kosovës ka ndarë 13 milionë euro për komunat e reja me shumicë serbe të krijuara së voni me planin e decentralizimit si dhe komunat në veri, ndonëse këto të fundit vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit të Prishtinës.
    Serbët në veri, të cilët nuk njohin pavarësinë e as institucionet e Kosovës, e injoruan këtë vendim të qeverisë së Prishtinës, ndërsa kërkuan vazhdimin e mbështetjes financiare nga Beogradi, raporton BBC.
    Por zyrtarë të qeverisë bënë të ditur se zbatimi i një pjese të fondeve prej 5 milionë eurosh për veriun, do të fillojë brenda pak ditësh dhe investimet e para do të shkojnë në përmirësimin e infrastrukurës rrugore dhe ndihmë sociale familjeve të varfëra.
    Por si do të investohen këto mjete në veri, në kohën kur institucionet e Kosovës nuk kanë shtrirë pushtetin e tyre atje?
    Zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, thotë se fondet shtesë për veriun janë pjesë e strategjisë së qeverisë për integrimin e kësaj pjese.
    “Pra, më shumë investime për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për ngritje të mirëqenies së tyre, në mënyrë që kjo të ndikojë në përcaktimet e tyre për të njohur, pranuar dhe integruar në realitetin e ri të krijuar në Kosovë”, shprehet zoti Manaj.
    Vendimi i papritur i ekzekutivit për dhënien e 13 milionë eurove për vendbanimet serbe, jozyrtarisht u tha të jetë marrë pas presionit ndërkombëtar. Kjo me qëllim që Prishtina të dërgonte sinjal të qartë për përkushtimin e saj ndaj komuniteteve pakicë në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
    Sipas BBC, zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka mohuar që mbi qeverinë të ketë pasur trysni për ndarjen e këtyre mjeteve. Ai tha se ka qenë vendim i përbashkët i institucioneve të Kosovës se komunat e reja serbe kanë nevojë për më shumë ndihmë financiare për konsolidimin e tyre.
    “Komunat e reja kanë nevojë për përkrahje, sepse duan ta sigurojnë infrastrukturën, hapësirën, mjetet e punës, por edhe projektet e ndryshme që drejtpërdrejt ndikojnë në ngritjen e shkallës së mirëqenies së tyre, për ujësjellës, për objekte shkollore, kanalizime, rrugë e të tjera”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës.
    Një nga vendbanimet serbe që do të përfitojë 2 milionë euro nga ndarja e mjeteve shtesë të qeverisë është edhe Graçanica, e cila pas zgjedhjeve të nëntorit, u shndërrua në komunë më vete, duke u ndarë kështu pas shumë vjetësh nga administrimi i komunës së Prishtinës.
    Hapat e parë drejt përmirësimit të infrastrukturës tashmë janë bërë nga udhëheqja e re e kësaj komune të vogël dhe kjo vlerësohet nga banorët.
    “Jeta nuk është e keqe, t’ju them të drejtën. E shihni, na kanë bërë ulëset këtu që të mund të ulemi, na kanë rregulluar mirë këtë hapësirë, rruga është e mirë, ja edhe trotuaret. Mendoj se prej që është formuar komuna e re, është mirë”, shprehet një pensionist serb.
    Ndërkaq për kryetarin e komunës, Bojan Stojanoviq problemet në këtë komunë janë të shumta.

    “Problem është gjithçka, për çfarëdo që të fillojmë të flasim, është problem. Ju duhet ta kuptoni se ne, megjithatë, jetojmë në margjina të Kosovës. Serbët jetojnë në fshatra apo të izoluar në qytete. Këtu nuk kemi parqe, nuk kemi kinema, nuk kemi palestër sportive, nuk kemi asnjë semafor dhe këto janë fakte nënçmuese, por natyrisht ne nuk do të heqim dorë”, deklaron zoti Stojanoviq.
    Ai thotë se serbët e Graçanicës kanë vendosur që t’u bëjnë ballë vështirësive me të cilat përballen dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
    “Ne kemi marrë vendim që të mbesim këtu dhe shpresoj që së bashku do të arrijmë ta forcojmë bashkësinë tonë, sepse ky është prioriteti ynë dhe që së bashku me bashkësitë tjera që jetojnë në Kosovë të provojmë të ndërtojmë një shoqëri më përparimtare, sepse është vështirë t’u shpjegohet të rinjëve që janë mbyllur në errësirën e tregimit për Kosovën, se si duket drita”, thekson kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.
    Investimet e reja të qeverisë në vendbanimet me shumicë serbe duket që paraqesin formën më të përshtatshme për vendosjen e kontakteve të Prishtinës me këtë komunitet, i cili në shumë pjesë të vendit, ka filluar t’i përshtatet realitetit të krijuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Tani ne Kosove punet me mire i kane qeveritaret dhe minoriteti (5%) serb i Kosoves, kurse shumica (mbi 90%) Shqiptare nuk egziston fare. Ske cka ti bejsh ashtu e don Pakoja e Ahtisarit, ashtu e don 6 pikeshi i Ban Kimunit, ashtu e deshiron bashkesia nderkombetare, ashtu e deshirojne partneret nderkombetar te kesaj qeverie.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •