Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rrjeti rrugor, kjo pasuri e madhe kombėtare

    Rrjeti rrugor, kjo pasuri e madhe kombėtare

    Dr.Orhan Sakiqi

    Rrjeti rrugor i Shqipėrisė arrin njė sasi perj 18 000 km, nga tė cilat rreth 3600 rrugė nacionale. Kėshtu ajo ėshtė njė pasuri e madhe kombėtare qė i kalon ato tė infrastrukturave tė tjera. Vlefta e saj ėshtė rreth 3-4 miliardė euro.

    Infrastuktura rrugore ka filluar tė ndėrtohet nė kuptimin teknik tė fjalės gjatė Luftes sė Parė Botėrore kur fuqitė ndėrluftuese tė ndodhura nė Shqipėri pėr nevojat e tyre ndėrtuan akse rrugore, tė cilat ekzistojnė edhe sot. Kėtu dallohen austriakėt, tė cilėt arritėn tė venė nė funksionim edhe dekovlin Shkodėr-Vorė e deri nė Rrogozhinė. Nė kohėn e mbretit Zog arritėn tė lidhen me rrugė automobilistike pothuaj se tė gjitha qytetet kryesore, tė cilat pastaj u asfaltuan me ardhjen e Italisė.

    Nė vitet 1945-1992 zhvillimi i rrjetit rrugor nė Shqipėri u kondicionua nga kushte specifike mbase tė papara nė vende tė tjera. Trafiku dominohej nga mjete tė mėdha tė transportimit tė mallrave ku mungonin mjetet e lehta tė transportit. Pėrvoja botėrore tregon se, raporti i trafikut tė rėndė me atė tė lehtė ėshtė 15-20% kamionė dhe 80-85% vetura. Nė Shqipėri nė mungesė tė pronės private mbi automjetet, ky raport ka qenė i kundėrt. Mungesa e njė rrjeti rrugor tė pėrshtatshėm pėr t'u lidhur me fqinjėt ose pėr tė shkuar me infrastrukturė moderne drejt bregut tė detit varej nga orientimi i gabuar i ekonomisė sė vendit dhe tė izolimit tė plotė.

    Tema e Kongresit tė Parė Botėror tė Rrugėve tė mbajtur nė vitin 1903 ka qenė: Via e vita, dmth. Rruga ėshtė jeta. Mė vonė nė njė kongres tjetėr nė Meksiko ėshtė theksuar dhe pranuar qė: Tė kursesh investimet nė rrugė ėshtė njėlloj sikur duke ndaluar me dorė akrepat e orės tė mendosh qė do tė kursesh kohėn.

    Mbas vitit 1992 dhe sidomos mbas vitit 2005, kėto thėnie janė kuptuar dhe zbatuar shumė mirė nga qeveria demokratike. Nė ndėrtimet rrugore sot mund tė themi pa frikė qė po pėrjetojmė bumin e ndėrtimeve tė tilla nė Itali nė fillimin e viteve '60. Eshtė drejt pėrfundimit aksi veri-jug, Korridori 8, ka pėrfunduar rruga e Kombit Durrės-Morinė, ka filluar rruga e Arbėrit qė shkurton 70 km rrugėn e sotme. Prioritet i qeverisė ėshtė lidhja e tė gjithė zonave turistike bregdetare me rrugėt nacionale e mė vonė deri edhe qendrat e komunave. Tė gjitha kėto i japin njė zhvillim tė paparė ekonomisė tė zonave ku kalon rruga si edhe turizmi. Po jap njė shembull: Vetėm 13 km nga kryeqyteti ndodhet fshati Zall Dajt e 5-6 km mė lart qendra e Komunės. Zona mbas Dajtit ka vlera tė mėdha turistike dhe ekonomike qė kanė mbetur pa u shfrytėzuar pėr mungesė tė rrugės tė pėrshtatshme. E tė mendosh se sa afėr Tiranės ėshtė. Po kėshtu ka edhe shumė raste tė tjera.

    Para disa kohėsh lexova diku nė njė tė pėrditshme se rruga e Kombit ishte mė shumė e gjerė se duhej se nuk kishte trafik etj etj., na thoshte profesori ynė i ndėrtimeve rrugore i ndjeri Ing.Dhimitėr Kosta: Puna ėshtė se te rrugėt kujtojnė tė gjithė se janė ekspertė, por nuk e dinė se ndėrtime tė tilla janė nga mė komplekset nė inxhinieri, sepse hyn gjeologjia qė ndryshon gjatė gjatėsisė trafiku e shumė tė tjera. duke pėrfshirė edhe mirėmbajtjen qė ėshtė nė kushtet e faktorėve atmosferikė. Mbase ky shkrues nuk e di se me gjithė ardhjen nė masė tė veturave ne jemi vendi i fundit pėr vetura pėr njėmijė banorė, jo pėr Europėn, por e krahasuar edhe me fqinjėt: Ne kemi 72, Greqia 400, Italia 580, Bullgaria 329. Pastaj duhet tė mėnjanojmė idenė e vjetėr qė tė ndėrtojmė sot pėr sot pa parė perspektivėn qė rruga t'i shėrbejė njė trafiku nė numėr dhe ngarkesė pėr njė kohė tė gjatė.

    Nė kėto kushte masa organizative e qeverisė pėr shndėrrimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve nė Autoritetin Rrugor Shqiptar ėshtė me vend dhe nė kohėn e duhur.

    Pa hyrė nė hollėsira teknike njė nga ēėshtjet kryesore qė duhet tė zgjidhė Autoriteti ėshtė funksionimi dhe aty ku mungojnė ngritja e strukturave kėrkimore shkencore. Autoriteti apo administrat ka pėr detyrė tė mbulojė procedurat burokratike, kurse ato tekniko-shkencore janė diēka tjetėr. Ato mund tė realizohen vetėm nga njė strukturė e organizuar si qendėr e kėrkimeve rrugore. Pėr kėtė, si pėr shumė tė tjera, nuk kėrkohet tė bėjmė shpikje. B.R.R.C.(qendra e kėrkimeve rrugore nė Belgjikė) qė pjesėrisht financohet nga shteti, por kryesisht nga vetė projektet e rrugėve. Tė mos harrojmė se Belgjika ėshtė nė ballė tė Komunitetit Evropian pėr cilėsinė dhe sigurinė tė ndėrtimeve rrugore me mbi 2000 km autostradė e gjithė e ndriēuar. Ka ardhur dhe mbase kaluar koha pėr specializimin e inxhinierėve pėr fusha tė ngushta si pėr sigurinė rrugore pranė kėsaj qendre.

    Nuk po pėrmend kėtu detyrat qė do tė ketė kjo qendėr: standardet vrojtimi dhe matja e trafikut, karakteristikat e shtresave qė do tė shėrbejnė pėr njė mirėmbajtje moderne e sigurinė rrugore etj. Kjo qendėr mund tė jetė publike ose private, por ajo qė ka rėndėsi ėshtė shkėputja nga dilentantimi dhe nga empirizmi. Kjo do tė bėjė qė nė tė ardhmen mos tė pėrsėriten raste si ai i aksit Vorė-Durrės ku mbishtesat u zėvendėsuan disa herė. Vetėm kėto shpenzime mund tė justifikonin krijimin e qendrės.

    Sikurse thashė mė sipėr, vlera e kėsaj pasurie kombetare ėshtė 3-4 miliardė euro. Me ndėrtimet e shumta qė shtohen ēdo ditė shtohet edhe vlera. Detyrat janė tė shumta pėr tė ruajtur dhe mirėmbajtur kėtė pasuri.



    rd

  2. #2
    Fillova te lexoja seriozisht se mu duk si teme per problemin e rrugeve ne Shqiepri dhe nuk e pashe nga ishte marre. Por kur arrita te paragrafi qe fillon me "Mbas vitit 1992 dhe sidomos mbas vitit 2005" e kuptova pastaj. Gjynaf se hyrja e artikullit ishte shkruar bukur.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Fillova te lexoja seriozisht se mu duk si teme per problemin e rrugeve ne Shqiepri dhe nuk e pashe nga ishte marre. Por kur arrita te paragrafi qe fillon me "Mbas vitit 1992 dhe sidomos mbas vitit 2005" e kuptova pastaj. Gjynaf se hyrja e artikullit ishte shkruar bukur.
    "Qyfyre", mos u merzit, jane gjana qe jane ba e po bahen ne Shqipni, pavaresisht se shumkush i sheh me syze te errta keto ndryshime, pavaresisht se cila force politike i ban. Jane pasuni kombetare. Asht fakt qe pas viteve '90 jane ba ndryshime aq te dukshme sa nuk ka nevoje per koment. Te rrime shtremte e t'flasim drejte...

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga BROZALINI Lexo Postimin
    "Qyfyre", mos u merzit, jane gjana qe jane ba e po bahen ne Shqipni, pavaresisht se shumkush i sheh me syze te errta keto ndryshime, pavaresisht se cila force politike i ban. Jane pasuni kombetare. Asht fakt qe pas viteve '90 jane ba ndryshime aq te dukshme sa nuk ka nevoje per koment. Te rrime shtremte e t'flasim drejte...
    Ndryshimet nuk i mohon njeri, por artikujt qe i bazojne ndryshimet vetem ne vite zgjedhjesh, nuk ja vlen te lexohen se kuptohet menjehere se cfare qellimi kane.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anėtarėsuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    E morem vesh qe rruget jane pasuri dhe duhet ti kemi te shtrume per te mos u felliq me boten. Ket e di dhe bufi. Policia rrugore te shofi punen e aksidenteve se te ze tmerri me dal ne rruge me makine prej kamikazeve trima shqiptare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anėtarėsuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ndryshimet nuk i mohon njeri, por artikujt qe i bazojne ndryshimet vetem ne vite zgjedhjesh, nuk ja vlen te lexohen se kuptohet menjehere se cfare qellimi kane.
    Le kete po nuk e bejne as i cik me marifet qe mos kuptohet po ashiqare fare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •