Pyetja:
Në një xhami, çdo vit, në natën e 27-të të Ramazanit, falin namaz nate deri në sabah (namazin e sabahut). A është kjo bidat? Allahu ju shpërbleftë.
Përgjigja:
Falenderimi i takon Allahut, Zoti të botrave
Veçimi i natës së 27-të të muajit të Ramazanit, me namaz nate, duke u dalluar prej netëve të tjera është gjë e lejuar. Ky veçim mbështetet në argumente të veçanta. Prej tyre janë:
1) Hadithi i Ebi Dherrit ku tregon për namazin e Pejgamberit (savs) në netët tek të 10 ditëve të fundit të Ramazanit. Tregon se ai është falur në natën e 23-të deri në 1/3 e natës, në natën e 25-të deri në gjysmën e natës, ndërsa në natën e 27-të deri në fund të natës, saqë u frikësuan se mos po ju ikte agimi.
2) Atë që e ka transmetuar Imam Ahmedi nga Ebu Hurejra (ra), ka thënë: "Ka thënë Pejgamberi (savs) në lidhje me natën e Kadrit: 'Kush e kërkon atë nga ju, le ta kërkojë në natën e 27-të' apo ka thënë: ' Kërkojeni atë në natën e 27-të'"
3) Ajo që është transmetuar se një burrë ka thënë: "O i dërguar i Allahut, unë jam plak i vjetër, të cilit i vie i rëndë namazi i natës. Më trego për një natë në të cilën do të më mbështesë Zoti (që ajo të jetë nata e Kadrit)". Tha: "Përkushtohu në natën e 27-të"
4) Trasnmetohet nga Ebi ibn Ka'b (ra) se ka thënë: "Për Zotin, unë e di se cila është ajo natë për të cilën na ka urdhëruar Pejgamberi me namaz të natës. Ajo është nata e 27-të"
Ka thënë Ibn Rexhebi, pasi i ka përmendur disa hadithi dhe ethere në lidhje me këtë natë: "Kjo e tëra tregon për vlerën e kësaj nate (të 27-të) ndaj atyre të tjerave nga teket e dhjetëshit të fundit".
Dr. Muhammed ibn Husejn el Xhizani
http://www.islamtoday.net/
Krijoni Kontakt