Medresja e Prishtinës është përfshirë në polemika pas dyshimeve për abuzimeve seksuale ndaj vajzave myslimane që ndjekin këtë shkollë.
Profesori i Kur’Anit Emin Berani akuzon kolegun e tij Shemsi Rahimi duke thene se ka prova te mjaftueshme.
Berani kërkon nga bashkësia islame që të heqë nga puna Rahimi, sepse ai po rrezikon imazhin e institucionit.
Por bashkesia islame ka hedhur poshte akuzat duke thënë se cdo gjë është shpifje dhe jo realitet.
Zyrtarë atje thonë se dosja ka shkuar edhe në Ministrinë e Arsimit dhe raporti ka patur përfundimin se cdo gjë është e trilluar dhe nuk mund të merret asnjë masë ndaj këtij personi.
Nga ana tjetër Berani thotë se pas 33 vitesh punë rrezikon të pezullohet prej saj.
top channel
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=191457&ref=fp
Krijoni Kontakt