Shala:Serbia dhe Bosnja - luftë tregtare kundër Kosovës
Prishtinë, 4 shtator - Serbia dhe Bosnja po bëjnë luftë tregtare kundër Kosovës, citon REL deklaratën e ministrit të Ekonomisë së Kosovës, Ahmet Shala, për agjencinë e lajmeve austriake, APA.
Ministri Shala ka kërkuar nga BE dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi që të mos e tolerojë bllokadën që këto dy shtete po u bëjnë produkteve kosovare.
“Ne lejojmë prodhimet serbe që të hyjnë në Kosovë, pa ndonjë kufizim, pasi duam t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve se ne nuk besojmë që një sjellje e tillë i ndihmon ndonjërës palë”, citohet ministri Shala nga agjencia austriake.
Ahmet Shala, ankesën e tij e ka mbështetur edhe në faktin se vulat e Kosovës, që nuk pranohen nga Serbia, janë të njohura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet./KOHA/
Krijoni Kontakt