Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Shala: Serbia dhe Bosnja, luftë tregtare kundër Kosovës

    Shala:Serbia dhe Bosnja - luftë tregtare kundër Kosovës

    Prishtinë, 4 shtator - Serbia dhe Bosnja po bëjnë luftë tregtare kundër Kosovës, citon REL deklaratën e ministrit të Ekonomisë së Kosovës, Ahmet Shala, për agjencinë e lajmeve austriake, APA.

    Ministri Shala ka kërkuar nga BE dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi që të mos e tolerojë bllokadën që këto dy shtete po u bëjnë produkteve kosovare.

    “Ne lejojmë prodhimet serbe që të hyjnë në Kosovë, pa ndonjë kufizim, pasi duam t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve se ne nuk besojmë që një sjellje e tillë i ndihmon ndonjërës palë”, citohet ministri Shala nga agjencia austriake.

    Ahmet Shala, ankesën e tij e ka mbështetur edhe në faktin se vulat e Kosovës, që nuk pranohen nga Serbia, janë të njohura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet./KOHA/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    I dim qellimet e serbis zotri minister por qfar po beni ju per ti asgjasu keto qellime.

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Shala: Serbia dhe Bosnja - luftë tregtare kundër Kosovës

    Serbia dhe Bosnja po bëjnë luftë tregtare kundër Kosovës ka thënë Mnistri i Ekonomisë së Kosovës, Ahmet Shala për agjencinë e lajmeve austriake, APA.

    Ministri Shala ka kërkuar nga BE dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi që të mos e toleroi bllokadën që këto dy shtete po i bëjnë produkteve kosovare.

    “Ne lejojmë prodhimet serbe që të hyjnë në Kosovë, pa ndonjë kufizim, pasi duam t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve se ne nuk besojmë që një sjellje e tillë i ndihmon ndonjerës palë” citohet Ministri Shala nga agjencia austriake.

    Ahmet Shala, ankesën e tij e ka mbështetur edhe në faktin se vulat e Kosovës që nuk pranohen nga Serbia janë të njohura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.


    Bota Sot.

    mire serbia qe dihet,por dhe keto brekgrisurit e Evropes bejne bllokade.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Mire tu behet atyre qe ishin pro bllokades trgetare ndaj serbise: bllpokadne po e ben vete serbia me 'shpenzimet' e saj.

    Me seriozisht, serbet aq tru kane dhe me sa duket ekonomine se marirn vesh fare. Kosova mjafton te mos pengoje kontrabanden dhe kjo bllokade do kthehet ne farse.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pa bashkim federal nuk ka zgjidhje. Kosova duhet të bojktoj mallrat Serbe dhe të gjehet një mënyrë për të ulur kostot e prodhimit dhe shkëmbimin e mallrave me Shqipërinë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •