Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Projekte turizmi në Shqipëri

    Club Med rikthehet në Kakome

    Operatori i njohur francez, do të rifillojë së shpejti punimet për ndërtimin e fshatit turistik
    Leonard Mitro
    Së shpejti në Shqipëri do të rifillojë ndërtimi i një prej projekteve më të mëdha turistike të viteve të fundit, pas pezullimit pothuajse njëvjeçar të punimeve. "Club Mediterane & Riviera sh.p.k" do të rinisin në ditët e ardhshme gërmimet në Nivicë të Sarandës, për ngritjen e fshatit turistik në Kakome, i konsideruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme për infrastrukturën e turizmit në vendin tonë. Zv.presidenti i kompanisë franceze, Eduardo Silviero, ka marrë viston nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, në një takim kokë më kokë, të zhvilluar javën e kaluar në selinë e Kryeministrisë në Tiranë. Burime pranë qeverisë konfirmuan për "Shqip", se Kryeministri Sali Berisha është takuar pak ditë më parë me një delegacion të zgjeruar të përbërë nga zv.presidenti i "Club Mediterrane", Eduardo Silviero, presidenti i kompanisë shqiptare, ‘Riviera sh.p.k", Dritan Çela, përfaqësuesi i BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), Murat Yldirian, presidenti i Fondit Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, si dhe ambasadorja franceze, Francuaz Burlo (Francoise Bouroleau). Vendimit të Kryeministrit për zhbllokimin e investimit i ka paraprirë një deklaratë e ministrit të Turizmit, Bujar Leskaj, bërë më 16 shtator të këtij viti, në të cilën "Club Med & Riviera Sh.p.k" janë ftuar të vazhdojnë investimin. "Mendoj, se kompania franceze Club Med është e lirë të vazhdojë investimin në gjirin e Kakomesë, investim që unë personalisht e vlerësoj shumë të mirë", ka theksuar në atë kohë Leskaj. Kjo ka ndodhur pas kapërcimit të konfliktit për pronësinë e tokës, zgjidhje që u dha nga një vendim i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë, i marrë më 18 korrik 2006, i cili nuk u njohu pronësinë mbi tokën banorëve të fshatit Nivicë. Vullnetin pozitiv për të filluar sa më shpejt konkretizimin e projektit e ka konfirmuar për "Shqip" drejtoresha e Turizmit, në Ministrinë e Kulturës, Paloka, e cila ka theksuar se të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Këshilli i Zhvillimit të Turizmit, i ka dhënë firmës franceze Club Mediterane, titullin "Person i Stimuluar" për ndërtimin e fshatit turistik. Rreth 70 ha tokë në zonën e Kakomesë i është dhënë firmës "Club Mediterane & Riviera", ndërkohë që, sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 32,3 ha. Nga ana e specialistëve të turizmit, ngritja e këtij fshati turistik përkthehet në investimin më të madh në turizëm, që në të njëjtën kohë do të luajë dhe një rol të rëndësishëm në përmirësimin e imazhit të vendit, çka do të radhitë Shqipërinë në hartën e vendeve të turizmit elitar. Në atë kohë, kompania "Club Mediterane" është shprehur se do të investojë 75 milionë euro për një resort luksi në Kakome, shumë që do të financohet nga IFC-ja dhe banka të tjera prestigjioze. Sipas kompanisë, ishte parashikuar që ky investim të përfundonte në vitin 2007, por ky afat mund të shtyhet pas vonesave të krijuara. "Club Méditerranée" është një kompani franceze, që operon në industrinë e turizmit dhe është prezent në shumë nga destinacionet ekzotike të botës. Club Med, ka ndërtuar 90 fshatra turistike luksoze dhe aktualisht operon në SHBA, Meksikë, Karaibe, Amerikën e Jugut, Evropë, Azi dhe në Australi. Çdo resor turistik, ofron një listë të gjerë shërbimesh dhe aktivitetesh, të gjitha të ofruara në një paketë të vetme. Kompania e filloi aktivitetin më 1950-ën, e themeluar nga kampioni belg i vaterpolos, Gerard Blitz.





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne ndertim e siper ndodhet kompleksi "Mali i Robit 2" ne Malini e Robit,Golem.
    I tere komleksi eshte i perbere nga 14 godina,gjithesecila 4 kateshe.


    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 29-10-2006 më 03:51
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shume projekte te bukura! Uroj qe keto te perfundojne sa me shpejt e te kemi sa me shume ndertime te tilla sepse turizmi do jete nje nga burimet kryesore te te ardhurave te shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 29-10-2006 më 04:35
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kompleksi i banimit Teuta ne territorin e plazhit te Durresit.



    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Projekte ndertimi per plazhin e Jala's,ne rivieren e mrekullueshme te bregdetit te Vlores.





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nje tjeter projekt kompleksi ndertimesh per Ksamil





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Projekti qe vijon eshte i nje hoteli i cili do ndertohet ne plazhin e Golemit.Eshte i klasit boteror dhe supozohet te jete nje nder hotelet me luksoze te Ballkanit.





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Shpresoj sepse Shqiperia duhet te arri ne nje turizem te zhvilluar sepse ka shume vende te bukura.Gjithashtu nga qe nuk mund ti hap dot keto fotot per arsyje qe kam problem me pc.Do te ishte me mire te hapeshin edhe disa zyra turistike te vecanta qe te bashkepunonin me ato te europes.Keshtu qe kerkesat per turizem ne kete hotel do te jene me te medhaja.Por nuk besoj se do jet hoteli me i mire ne ballkan sepse ka edhe hotele shume te bukura edhe luksoze si edhe ne ishujt Grek.

  10. #10
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar më parë nga YaSmiN
    Por nuk besoj se do jet hoteli me i mire ne ballkan sepse ka edhe hotele shume te bukura edhe luksoze si edhe ne ishujt Grek.
    ==>>
    Citim Postuar më parë nga ZiM
    supozohet te jete nje nder hotelet me luksoze te Ballkanit
    .

    Ndresa per foto projektet me vjen keq qe nuk mund ti shikosh.Mbase do kete dicka problem me browsering tend.

    Pershendetje
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •