-
Komentimi I Kaptinės Kuranore - El Kadr (vlera)
KOMENTIMI I KAPTINĖS KURANORE - EL KADR (VLERA)
AUTOR: SEJJID KUTUB
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė Natėn e Kadrit.
E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!
Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje.
Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit.
(Kuran: El-Kadr 1- 5)
Tema nė kėtė sure ėshtė pėr atė natė tė premtuar dhe tė pa harruar tė cilėn e pėrjetoi e gjithė ekzistenca me gėzim, lumturi dhe lutje.
Natė e ndėrlidhjes sė pėrgjithshme nė mes tokės dhe lartėsisė hyjnore.
Natė qė filloi zbritja e kėtij Kur'ani nė zemrėn e Muhamedit paqja e Allahut qoftė mbi tė Natė e kėsaj ndodhie madhėshtore tė cilėn toka nuk e ka pėrjetuar asnjėherė mė parė madhėshtinė e saj, domethėnien e saj dhe ndikimin e saj nė jetėn njerėzore nė pėrgjithėsi.
Madhėshti tė cilėn nuk mund ta imagjinoj logjika njerėzore : " Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė Natėn e Kadrit....E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit?...Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!"
Tekstet Kur'anore tė cilat e pėrshkruajnė kėtė ndodhi gati sa nuk rrezatojnė dhe shkėlqejnė. Gjithsesi ato valėviten me dritėn e qetė, tė pastėr e tė dashur. Drita e Allahut qė shkėlqen nė librin e Tij: "Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė Natėn e Kadrit".
Drita e Engjėjve dhe e Shpirtit (Xhibrilit) tė cilėt ishin nė udhėtim nė mes tokės dhe lartėsisė hyjnore pėrgjatė gjithė kėsaj Nate madhėshtore: " Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje".
Dhe drita e Agimit tė cilit iu paraqitėn kėto tekste hyjnore tė ndėrlidhura me dritėn e frymėzimit dhe dritėn e engjėjve, dhe shpirti i paqes qė valėviten mbi kėtė ekzistencė dhe mbi shpirtrat tė cilėt gjinden nė kėtė horizont: "Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit".
Nata pėr tė cilėn na folėn kjo sure ėshtė po e njėjta natė qė ėshtė pėrmendur nė suren ed-Dukhan: "Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė kadrit). Ne dėshiruam t'u tėrheqim vėrejtjen, e njerėzit tė jenė tė gatshėm. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S'ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar. E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi".
Dhe dihet se ajo ėshtė njėra prej netėve tė Ramazanit, siē na tregon sureja el-Bekareh: " Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra)." Dmth nė tė cilėn filloi zbritja e Kur'anit nė zemrėn e tė dėrguarit paqja e Allahut qoftė mbi tė qė t'ua prezantoj njerėzve. Nė transmetimin e ibn is'hakut fillimi i Vahjit (frymėzimit hyjnor) me ajetet e para tė sures el-Alak ka qen nė muajin Ramazan pėrderisa i dėrguari Allahut bėnte adhurim nė shpellėn Hira.
Janė transmetuar shumė transmetime nė pėrcaktimin e kėsaj nate, disa prej tyre e pėrcaktojnė natėn e njėzeteshtatė tė Ramazanit, kurse disa e pėrcaktojnė natėn e njėzetenjė, e disa e pėrcaktojnė njėrėn natė tė dhjet ditėshit tė fundit, kurse tė tjerat e lėnė tė lirė nė njėrėn natė prej netėve tė Ramazanit, dhe ajo ėshtė njėra prej netėve tė Ramazanit sipas te gjitha gjasave.
* * *
Emri i saj: "Nata e Kadrit" mund ta ketė kuptimin pėrcaktim dhe administrim, por mund ta ketė kuptimin edhe vlerė dhe pozitė.
Tė gjitha kėto kuptime janė nė pajtim me kėtė ndodhi madhėshtore universale.
Kjo ėshtė ndodhia e Kur'anit, frymėzimit dhe mesazhit hyjnor... dhe nuk ka ndodhi mė madhėshtore dhe mė tė drejt nė tė gjitha ndodhitė e universit. Sikurse nuk ka ndodhi mė kuptimplote nė kėtė pėrcaktim dhe administrim nė jetėn e krijesave, dhe ajo ėshtė mė e vlefshme se njėmijė muaj, dhe numri kėtu nuk e ka pėr qellim pėrcaktimin, siē ndodh nė kėsi raste nė Kur'an por e ka pėr qellim zmadhimin.
Kjo natė ėshtė mė e vlefshme se njėmijė muaj nė jetėn njerėzore. Sa e sa mijėra muaj e vite kanė kaluar nė kėtė botė pa lėnė atė qė ka lėnė kjo natė e begatshme dhe e lumtur prej gjurmėve dhe ndryshimeve.
Kjo natė pėrmban nė vete madhėshti sa qė realiteti i saj e tejkalon imagjinatėn njerėzore: " E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit?" dhe kjo pa pasur nevojė tė kapemi pėr trillimet dhe iluzionet e popullatės qė janė pėrhapur rreth kėsaj nate. ajo natė ėshtė madhėshtore sepse Allahu e zgjodhi atė qė nė tė tė filloj zbritja e kėtij Kur'ani.
Dhe pėrhapja e kėsaj drite nė tė gjithė kėtė univers, dhe shpėrndarja e paqes e cila zbriti prej Allahut mbi vetėdijen e njeriut dhe jetės njerėzore, dhe atė ēfarė pėrmban ky Kur'an prej besimit, koncepteve, legjislacionit, dhe edukatėn e pėrhapjes sė paqes nė tokė si dhe nė ndėrgjegjen njerėzore.
Dhe zbritja e engjėjve e veēanėrisht zbritja e Xhibrilit paqja qoftė mbi tė - , me lejen e Zotit tė tyre, dhe me ta ky Kur'an duke konsideruar zbritjen e llojit tė tij nė kėtė natė dhe shpėrndarja e tyre nė mes qiellit e tokės nė kėtė festival universal, tė cilin e pėrshkruajnė fjalėt e sures me njė pėrshkrim mahnitės...
* * *
Kur shikojmė sot prapa gjeneratave tė cilat na dėrgojnė te kjo natė e lavdishme dhe e lumtur, dhe e pėrfytyrojmė kėtė festival tė mahnitshėm tė cilin e pėrjetoi toka nė kėtė natė, dhe e analizojmė realitetin e ndodhisė e cila u realizua nė tė, dhe i studiojmė gjurmėt e pėrzgjatura nėpėr etapat e kohės, dhe nė realitetin e sotshėm, dhe nė botėkuptimet e zemrave dhe mendjeve...do tė shohim me tė vėrtet njė ēėshtje madhėshtore. Dhe do ta kuptojmė njė pjesė tė enigmės sė aludimit Kur'anor nė atė natė: "E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit?"
Nė atė natė ėshtė zgjidh ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė, dhe nė tė janė venduar vlerat, bazat dhe peshoret. Dhe nė tė janė pėrcaktuar fatet mė madhore se sa fatet e individėve, fatet e popujve, kombeve dhe shteteve..Edhe mė shumė dhe mė madhėshtor... caktimi i tė vėrtetave, i pozitave dhe i zemrave!
Sot njerėzimi e ka harruar nga injoranca dhe fati i hidhur i tij vlerėn e kėsaj nate, realitetin e kėsaj ndodhie dhe madhėshtinė e kėsaj ēėshtje. Dhe qė nga ai ēast qė e injoroi dhe e harroi atė e humbi dhuratėn mė tė bukur dhe mė tė lumtur tė cilėn Allahu ja dhuroi, dhe e humbi lumturin dhe paqen e vėrtet paqen e vetėdijes, paqen e shtėpisė dhe paqen e shoqėrisė tė cilėn ja dhuroi Islami.
Dhe nuk iu kompensua ajo qė e humbi edhe pse u hapen para tyre dyert e ēdo gjėje prej materies,civilizimit dhe ndėrtimit. Njerėzimi sot ėshtė i trishtuar, i trishtuar edhe pse e ka prodhimin tė shumtė dhe i posedon gjitha mjetet e jetesės.
Ėshtė fik drita e cila e ndriēoi njėherė shpirtin e tij, dhe ėshtė zhduk gėzimi i qartė me tė cilin fluturonte dhe ngjitej drejt lartėsisė hyjnore. U humb paqja e cila i pėrkėdhelte shpirtrat dhe zemrat. Asgjė nuk ia kompensoi kėtė gėzim tė shpirtit, kėtė dritė qiellore dhe kėtė fluturim nė lartėsi.
* * *
Ne muslimanėt jemi tė obliguar qė mos ta harrojmė dhe mos ta anashkalojmė pėrkujtimin e kėsaj nate, dhe na e bėri i Derguari jonė paqja qoftė mbi tė rrugėn e lehtė dhe tė ndritur pėr ta gjallėruar kėtė pėrkujtim nė shpirtrat tan qė ēdo herė tė jen tė lidhur me tė, gjithashtu tė lidhur me ndodhin universale e cila ishte nė tė.
Dhe nė atė qė na nxiti (Muhamedi a.s.) pėr shtimin e adhurimit nė kėtė natė pėr ēdo vit, dhe ta hulumtojmė dhe ta kėrkojmė atė nė dhjet netėt e fundit tė Ramazanit...
Ėshtė transmetuar nė dy koleksionet e haditheve tė vėrteta: "hulumtojeni natėn e Kadrit nė dhjetėshin e fundit tė ramazanit"...
Dhe gjithashtu: "ai qė ngritėt natėn e kadrit me besim dhe llogaritje (nė shpėrblimin e Allahut) i falen mėkatet e mėhershme..."
Islami nuk ėshtė formalitet i jashtėm. Pėr kėtė tha i dėrguari i Allahut paqja qoftė mbi tė pėr adhurimin nė kėtė natė qė tė jet "me besim dhe llogaritje ( nė shpėrblimin e Allahut)".... qė tė mbetet ky adhurim gjallėrim i idealeve madhore tė cilat i pėrfshin kjo natė...
"me besim" qė tė jet i pėrkushtuar dhe i sinqertė vetėm pėr Allahun "dhe llogaritje (nė shpėrblimin e Allahut)"... dhe pas kėsaj rreh nė zemėr njė e vėrtet e caktuar me kėtė adhurim. Qė na lidhėn me atė qėllim pėr tė cilin zbriti Kur'ani.
Metoda islame nė edukatė ėshtė ajo e cila e lidhėn adhurimin me konceptet e besimit nė vetėdijen njerėzore, dhe e bėnė adhurimin mjet pėr gjallėrimin e kėtyre koncepteve, sqarimin dhe personifikimin e tyre nė njė pikturė tė gjallė e cila depėrton nė ndjenja dhe nuk ndalet nė kufijtė e tė menduarit.
Ėshtė vėrtetuar se kjo metodė ėshtė e vetmja metodė e drejt pėr gjallėrimin e kėtyre koncepteve dhe lėvizjen e tyre nė botėn e ndėrgjegjejes dhe botėn e veprimit.
Njohja teorike e vetme e kėtyre koncepteve duke mos u mbėshtetur nė adhurim, dhe duke mos ecur rrugės sė tyre, nuk i personifikon kėto koncepte, dhe nuk i lėvizėn ndonjė shtytės nė jetėn e individit dhe as nė jetėn e shoqėrisė.
Dhe kjo lidhje nė mes pėrkujtimit tė natės sė Kadrit dhe adhurimit nė tė me besim dhe llogari, ėshtė njė cep prej kėsaj metode islame tė drejt dhe te suksesshme.
Fragment nga libri: Fi Dhilal el-Kur'an (Nėn hijen e Kuranit)
Pėrktheu: Rijad Imeri
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt