Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    MADU, DY FJALE PER MADUNE

    nga Roland Gjoza

    Keshtu mbeten emrat e bukur; prej femijeve. Keshtu i mbeti Jamarberit. Ishte nje femije qe ia ngjiti. Ai ishte poeti qe s'u shpall kurre, djaloshi qe s'u dashurua, burri qe s'u martua, babai qe s'u be asnjehere me femije, i vdekshmi qe s'do te kthehej me, edhe sikur t'i jepej leja per t'u kthyer. Pse? Akoma se kemi kuptuar? Sepse Madu ende s'ka lindur. Kete e them per te shpetuar shoqerine, te djeshmen dhe te sotmen. Sepse Madu s'kishte vend, e kishin zene vendin e tij, sepse ai s'donte nje vend cfaredo, Madu ishte Madu dhe donte Madune, qe se kuptonin as prinderit e vet.

    Per mua Madu priste t'i lironin vendin e tij, priste dhe priti gjer ne vdekje. Ai ishte nje vend pertej ketij vendi dhe per kete shkak e denuan. Ai ende kerkoi ndoshta nje vend qe s'ekzistonte, po ai e dinte se ishte diku, askush nuk e ndihmoi, sepse ai ishte vetmitari i pakuptueshem qe ne vend te atij vendi nuk zuri kurrsesi nje tjeter, se rendom kishte vende plot. Keshtu dhe ne dashuri. Se ketu nis e mbyllet nje njeri.

    Ajo ishte nje nga vajzat me te bukura te Tiranes, e gjate, elegante, bionde, me sy blu, tejet seksapile dhe me nje hir prej madone. Ajo e dashuronte Madune. Ai ishte i gjate, brun, melankolik, i shkonte kjo, nganjehere qeshte dhe sikur e fajesonte veten qe qeshte. Ajo e dashuronte, sic ju thashe, dhe i kishte hyre edhe ne shtepi. Ishin fare te rinj; ai, as njezete, ajo, as tetembedhjete. Ia kam harruar emrin. Po vec me ka mbetur nje mbrese se kishte emer shume te bukur.

    Qe kur filloi te shoqerohej me Madune ajo u be melankolike. Po, po u be e zymte ajo vajze. Ajo nuk e kuptonte Madune. I dukej aforistik. Jo si djemte e tjere qe ishin te drejtperdrejt. Ne fillim e mori kete per nje mode te re, pastaj si nje keqkuptim. Ajo e ndjeu thelle keqkuptimin me te, se nuk ka djalosh aq te bukur qe te mos dashuroje marrezishem dhe te mos bjere ne mekat. Ai i shpiku te gjitha rrethanat qe ajo te ftohej me te, sepse substanca e tij komplekse, ajo prirje per te gjykuar labirinthshem, erret gjithsesi, edhe kur behej fjale per drite, nuk kishte se si te mos keqkuptohej. Po ajo nuk iu largua shpirterisht, ndonese s'i pame me te dy. Disa thone se Madu e mbrojti prej vetes se tij qe shpejt paralajmeronte per nje menxyre. Kjo eshte pak e besueshme.

    Fatkeqesia ishte se zoti s'kishte bere dhe nje Madu femer. Ai ishte ne kerkim dhe te asaj, por se gjeti. Ai asgje s'gjeti. Po la si prove pervojen e udhetimit te tij. Pse nuk ndryshoi Madu qe te fitonte dashurine dhe poezine, misherimin e tyre? Kjo mbetet nje mister. Kam pershtypjen se me kete do te merren shume, me vone, se padyshim Madu eshte nje nga poetet me te vecante dhe me te thelle te poezise shqipe.

    Me 1970 me thane se lart me priste Safo Marko per kopertinen e librit tim te pare me poezi. Rrinte ulur pas tryezes se madhe, me buzeqeshi kaq embel me syte e saj te medhenj, me ate bukurine kaq shume larg bukurise qe jemi mesuar te adhurojme, me tha te ulem dhe belbezoi; Kaq sa ty e kam djalin. Shkruan dhe ai poezi. Ti i ke kaq te qarta te kthjellta, fluturore brenda moshes, ndersa ai me tremb, ai shkruan ca vargje te erret, o zot, qe me rreqethin dhe .. dhe s'heq dore.. I them; Madu, shpirt' i mamit, shkruaj qarte, qe te kuptojne, po ai .. vazhdon te shkruaje ne menyre te pakuptueshme...

    Keto fjale nuk i kam harruar asnjehere, me fort si nje mekat per poezine time dhe te brezit tim, aq te kollajshme per te dale liber. Per t'u shkrire me shijen e pergjithshme, budallallekun e kombit, sic thote Bodler.
    Tek ato fjale te Safos kuptova dhe deshiren e saj si nene qe i biri te prezantohej si poet, te njihej, ndoshta donte dhe famen e tij. Ku i dihej, ndoshta ndjente dhe pak zili qe te tjeret, moshataret e te birit botonin, ndersa ai.. vertet, sa keq, ajo nuk e shikonte te mundshem botimin e poezise se tij, madje zemra i ndillte turbullt dicka te keqe.

    Thone se pas burgut rrinte ne dritare pjesen me te madhe te kohes. Po ku te shkonte? Per te kerkuar vendin e vet s'duheshin me kembe, po mendime. Ai nuk donte te pershendeste me. E kishin lodhur. Ai nuk donte te komunikonte. I vetemjaftonte vetja dhe ajo kornize dritareje qe ia beri heret nekrologjine. Edhe kur i botoi librin Rastesisht me dashje, Brikena Cabej, nje personalitete e shquar e letrave, edhe kur ajo shpalli ne kohen e lirise, se duhet t'i jepej vendi i tij ketij poeti te merekullueshem, askush s'ia vuri veshin se ishte koha kur edhe Babrruja dhe Shupenza kishte nobelistet e vet.

    Ajo thenia e Maduse; Iki per te mos u kthyer, eshte si nje testament i cmendurise shqiptare, nje klithme e nje njeriu qe s'gjeti asgje ne kopshtin shkembor dhe token e shqipeve, vec vuajtje, vuajtje dhe prap vuajtje dhe harrim. Po pse, pse, sepse ishte krejt i vecante, s'ngjante me njeri tjeter. Nuk dinte te puthte dore, nuk dinte te trokiste per nje pune, nuk dinte te bente lajka, nuk dinte te mburrej me emrin e te atit, nuk dinte te mjerohej ne duart e mjekeve qe te shikojne nga xhepat, nuk dinte asgje, prandaj e priti vdekjen sepse ajo do ta shpetonte prej te gjithave, do ta merrte dhe s'do te kthente me.

    Pra, ai na perplasi ne fytyre filozofine e vdekjes. Eshte koha per te vdekur! Ishte dhe eshte. Degjojeni Madune. Dhe mos u ktheni, sepse vdekja kurre s'te kthen. Ku jane politikanet qe ta degjojne dhe te dridhen? Se ata e kane harruar vdekjen.

    Ore, e degjoni, vdiq Madu, ai ju shperfilli, as dore s'ju zgjati, as te njohur s'ju dha, vec ju tha; s'dua te kthehem tek ju, me mire me vdekjen. Manifest. Pavaresisht se eshte tejet niceane, qe paralajmeron zi, po ama, po te degjohet, Shqiperia mbushet me kambana!

    Nju Jork 2010

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    menje fjale o BOKE.. madu nuk gjeti forc ti jap fund pijes..

    tmerr..

    heroine e vertete doli arianita..

    zoti i dhent shendet e force asaj vajze..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Ca kujtime pėr Jamarbėr Markon,

    Sat Sep 4, 2010




    Ē'mė ardhka keq pėr Madun!

    E kam pasur nė kurs, edhe pse ai ishte mė i ri se unė e ca tė tjerė aty. Ishte, siē thua ti, inteligjent dhe i talentuar. Njė djalė i gjatė, me sy tė zgjuar, zhbirues. Kishte shoqėri tė ngushtė me Sh. Ginėn, pėr tė cilin jemi shprehur edhe nė kėtė listė; merrej me mend se miqėsia qė i lidhte e kishte zanafillėn jo vetėm te pikėpamjet letrare, po edhe nė ato ideologjike; jo se kemi folur ndonjėherė me tė pėr gjėra tė tilla, por pakėnaqėsia e tyre binte nė sy haptazi. Vdekja 'enigmatike' e Sh. Ginės lėshoi ca hije edhe mbi Jamarbrin, qė e dinin se ishin miq.

    Herė-herė bisedonim pėr Petron dhe njė herė e pyeta se ē'po bėnte Mjeshtri. Tha se shkruan e shkruan, se kishte shumė libra gati, por, sa i mbaron, i hedh mėnjanė dhe nis njė tjetėr. Pse nuk i boton, i thashė unė. Ai mė shikoi nė heshtje, pėrvuejtshėm.

    Qe tėrėsisht e habitshme pėr ne kur e arrestuan Madun, sepse e lidhnim me kalvarin e familjes Marko. Si nuk iu shqepėn Petros sė shkretė, na tashti edhe djalin! S'kishte mbetur mė ē't'i bėnin Atij, por po e godisnin me tė birin. Madu, siē thashė, nuk ishte aspak i kėnaqur, madje ishte shumė i pakėnaqur, me regjimin, nisur nga shumė shkaqe, qė nga trajtimi denigrues e shkatėrrues i t'et deri te ēensurat e egra ndaj krijimtarisė letrare e artistike.

    Megjithate, nuk mund tė ishte Jamarbri ai qė do ta shaktėrronte sistemin, pra nuk mund tė ishte njė rrezik eminent aqsa ta arrestonin e ta dėnonin. Posi Jamarbrin, do tė duhej tė dėnonin me qindra e mijėra artistė e intelektualė (edhe pse nuk qenė tė paktė ata qė i dėnuan). Por ishte edhe "damka" e Petros, qė e vinte mė nė shenjė atė si "armik i popullit".

    Mė ardhka shumė keq pėr Madun!

    Nja dy herė, kur isha nė Tiranė, kėrkova ta takoj. Njė ditė pashė njė burrė tė gjatė tė kėrrususur qė po kalonte nė sheshin nė mes pallateve tek ish-pasticeria, dhe e pyeta burrin qė shet fruta nė cepin e murit: Mos ėshtė Jamarbri, djali i Petros? Jo, mė tha burri, ai ėshtė Agimi, Agim Qirjako, por ngjajnė nga pas. Ėshtė i sėmurė, tha pėr Agimin, sa ka dalė nga spitali. I tregova se me Jamarbrin kishim qenė shokė nė fakultet dhe se kisha kohė pa e parė; i thashė se kisha dėgjuar se nuk ėshtė mirė me shėndet. Ai tha vetėm: I mjeri.

    ... Do ta ndez njė qiri sonte pėr Jamarbrin.

    dilaver baxhaku


    -------------------------------------------

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Njeri i mire, por pijanec. Tape e shikoje gjithe kohen.

    Nuk eshte as i pari as i fundit qe ka pire...me ato qe ka kaluar ...
    e rendesishme eshte qe ishte njeri i mire ...jetonte boten e tij...
    ka njerez qe nuk pine ,po ke deshire ti kesh shume shume larg ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Nuk eshte as i pari as i fundit qe ka pire...me ato qe ka kaluar ...
    e rendesishme eshte qe ishte njeri i mire ...jetonte boten e tij...
    ka njerez qe nuk pine ,po ke deshire ti kesh shume shume larg ...
    fjale shume me vend



    ai s'i bente keq njeriu....

    ka vujt sa s'ka....

    sic ka vujt e gjthe familja e tij.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    fjale shume me vend



    ai s'i bente keq njeriu....

    ka vujt sa s'ka....

    sic ka vujt e gjthe familja e tij.

    Eshte turp ta diskutosh pijen e tij, kur ka kaq vlera morale si njeri e
    eleganc ne mendimet e tij si artist ...
    njerezit sot dhe dje kane bere dhe bejne 1 mije pislleqe
    po pijne gocat e po behen tap ....,e mos dalim ke cocainat e heroinat ...
    Artistet dhe shkrimtaret ne bote historikisht kane pasur jete shume te larmishme...
    kjo nuk eshte asgje ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Ca kujtime per Jamarber Markon...

    Sat Sep 4, 2010


    Per Jamarbėrin qe s'eshte me.

    Degjova qe dje kishte vdekur Jamarber Marko, djali i te paharruarit PETRO MARKO,- nje nga dobesite dhe lendimet e tij me te medha sa qe gjalle.
    Kam shkruar edhe me pare, qė kam banuar ne nje pallat me familjen
    e Petro Markos…

    Nga femijeria e rinia ime, mbaj mend nje Jamarber inteligjent, te talentuar e gjithe fantazi, por qe jeta e tij mori rrukullimn qė ne moshe teper te re..
    Arrestimi i tij qe grusht dermues per jeten e tij dhe goditja me rende per te jatin.

    Po shkruaj se si e priti Petro Marko arrestimin e Madut, sic i therrisnim
    ate kohe, marre nga libri “ Interviste me vetveten”



    “ Me 7gusht 1975, ne oren 12 te nates, djali u arrestua ne
    shtepi. Njerezit e sigurimit kryen detyren duke qene shume te sjellshem. Pasi i
    vune prangat djalit dhe e moren, nuk lane gje pa kontrolluar Arrestimi i djalit
    ka qene gjeja me e rende e jetes sime. U gdhime une, Safoja dhe vajza duke diskutuar se ēfare do te na priste. Flisnim me gjysėm zėri.
    Kur zbardhi, ne ishim ende te tre koke me koke duke menduar se cfare do te ndodhte me tej Per vajzėn, studente ne Institutin e Artve dhe per ne si krijues, ishte vdekje. Une isha i denuar, i shembur. Safoja mund te humbiste punėn si piktore ne shtepine botuese’ Naim Frasheri”,vajza do te humbiste Institutin dhe te ardhmen.

    Mbi te gjitha nuk dinim se ēdo te ndodhte me djalin. Safoja i drejtoi nje leter Hysni Kapos. Une shkova ne Ministrine e Brendeshme, por nuk me priten megjithese aty kisha shume miq qė nga koha e rinise sime.

    Qe nga ajo dite filluam te ndjenim ftohtesine e njerzve qe na rrethonin dhe miqve. Ishin vite te renda dhe i justifikuam te gjithe. Ēdo makine e madhe qe ndalonte perballe pallatit tone, bente qe pervec nesh te dilnin ne dritare edhe ata qė na kishin dashur, duke menduar se kishin ardhur per internimin



    Pas pese muajsh ne hetuesi , me 31 dhjetor 1975 u dha vendimi i gjyqit gjashte vjet heqje lirie per agjitacion e propagande. Ne takimin e pare me djalin, perpara se te nisej per ne Spac, takim me dy pale hekura mes nesh, ai ishte jashte mase i tronditur, i verdhe , i enjtur ideformuar. Ne e pyesnim dhe ai heshtte.
    Shqiptoi disa fjale te pakuptimta...Kishte menduar se edhe ne ishim internuar..
    Ishim te gjithe jashtezakonisht te tronditur, por per mua ishte me e renda. Se pashe tim bir prapa hekurave, njelloj si veten time…".

    Albana Lifschin

    http://albanalifschin.tripod.com/index.html


    .

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjirfab..
    thx per shkrmet qe po sjell..

    saura..

    se na dhimbset po flasim oj qik..

    se kem dashur te shohim nje djal te petros kapedan.. trim.. e prodhimtar.. e jo nje .. te mjeruar..
    pija te ben zorraxhi..
    e kaq duhet ta dinte i ndjeri..

    pra le te behet MADY..deshmori i fundit i alkoholizmit e mileti.. ( ata qe nuk gjejn forc ti ikin kesaj kolereje) te vej mend..
    alkoli pra te ben..te pa vlere..

    pjeter arbnori beri 30 vjet burg.. por e ruajti burrerine e dinjitetin.. e si ai dhe shum te tjere..


    ..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    O Brar! Se ka njerez qe marin te perpjeten e jetes dhe tatepjeten e saj, pa ka dhe histori tragjike, komedi, theater dhe shembull morali ne biografine e kesaj jete. Si mund te kerkojme nga nje njeri qe jeta e ve poshte, pasi ai nuk mundi ta vere dot veten lart, se nuk diti te jetonte me dinjitet e me the te thashe? Ka qene kohe kur dinjitetet imponoheshin, standartizoheshin, injoroheshin, perdhunoheshin, prisheshin, nga sistemi antidinjitet dhe njerez me shpirt te ndjeshem si Jamarber, qe rezistuan aq sa rezistuan e nuk munden per me shume te dilnin nga pasojat e ketij mekanizmi vrases dinjitetesh. Pse gjykoke keshtu shkallen ndjesore te nje njeriu qe dinte se c'njeri ishte ne fillim, se c'prinder te nderuar e me emer kishte, sidomos nje baba qe mjafton t'i them vetem emrin e mbiemrin, Petro Marko, per ta njohur me shume njerez, se c'njohin ca capacule zhgaravitesa qe kane monopolizuar artin shqiptar. Me kete logjike krahasimesh dinjitetesh, u ndjeva si ne kohen e mbledhjeve moralizuese me shembuj heronjsh te punes socialiste, qe duhen ndjekur nga masat e njerezve. Sipas kesaj logjike shkuar kohe, duhet te krahasojme e bejme moral jete per koka te shquara krijuesish nder kohera, qe kane bere jete ndryshe nga c'ju takonte te benin, bile shume me keq se jeta e djalit te Petro Markos. Tjeter eshte te themi na vjen keq e tjeter te kerkojme nje tjeter jete nga ai qe me shpirt te ndjeshem e koncepte ndryshe per jeten, ndjen prangat ne duar, jeton burgun, shikon si nuk vleresohet vepra e te jatit, etj, etj, etj.
    Nese ky njeri ka vlera sot ne krijimtarine e tij, kjo duhet evidentuar nga kritika e kohes(nese ka mbetur ca dinjitet kritike). Dhe mos zgjatem me per te tjere krijuesa te asaj kohe, qe dinjitetin e jetes se tyre e kane kthyer ne kameleonizem e lakmi te peshtire, duke mbetur ne thelb te tyre ashtu sic kane qene, lapangjoze te regjimeve e konjukturave te koheve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 07-09-2010 mė 03:17
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    gjirfab..
    thx per shkrmet qe po sjell..

    saura..

    se na dhimbset po flasim oj qik..

    se kem dashur te shohim nje djal te petros kapedan.. trim.. e prodhimtar.. e jo nje .. te mjeruar..
    pija te ben zorraxhi..
    e kaq duhet ta dinte i ndjeri..

    pra le te behet MADY..deshmori i fundit i alkoholizmit e mileti.. ( ata qe nuk gjejn forc ti ikin kesaj kolereje) te vej mend..
    alkoli pra te ben..te pa vlere..

    pjeter arbnori beri 30 vjet burg.. por e ruajti burrerine e dinjitetin.. e si ai dhe shum te tjere..


    ..


    ēa flet o Brari ēa flet ,ēfare krahasimesh qe ben ...
    sa veta ne bote jane qe pijne .e ēa pastaj qenkan zorraxhinj ...
    po na ben si ne kohen e xhaxhit...eshte rrugaē se i ka floket e gjata ...
    Edhe Dritero Agolli pin ,po nuk ja heq vlerat si person dhe si shkrimtar ...
    keto te dy nuk i krahasoj me Pjeter Arberorin mgjth respektin se ka vuajt ...
    njeri liberal, e hengri dhe ai si shume por vetem kaq ,me vjen keq ...
    une kur behet fjale per art dhe kultur dal nga kornizat e politikes
    ky eshte ndryshimi ne mes teje e meje ...
    dhe pak me respekt per te vdekurit te nderuar ,nuk jemi askush per te gjykuar ..
    Te japesh vleresime sipas etalonit personal mates se vlerave morale e kulturore e kuptoj por qe te thuash duhet te ishte keshtu dhe ashtu nuk e kuptoj ...
    Mire qe nuk ke shkruajtur pse nuk eshte aktivizuar me PD do ishte dhe me i rregullt
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 07-09-2010 mė 17:24
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •