sa her te me duhen ē-ra oj saure do vi ti marr tek ty se kompjuteri im nuk i ben.
e dini juve mond e saure se jini nga me te miret ketu ne forume..
nuk qelluam as komshi..
kafe me ju cdo mjes me pi..
..
sa her te me duhen ē-ra oj saure do vi ti marr tek ty se kompjuteri im nuk i ben.
e dini juve mond e saure se jini nga me te miret ketu ne forume..
nuk qelluam as komshi..
kafe me ju cdo mjes me pi..
..
Lajmin e mėsova rastėsisht nga forumi shqiptar dhe u befasova. Pėr herė tė fundit e takova Mabun dy javė mė parė tek rendja pėr tu paraqitur nė punė. E ai si zakonisht mė thiri : A e di qė... duke mi pasuruar 5 minuta nxitimi me nja dy sentenca filozofike nga tė tijat . Po ēti bėja koromanes sė shtetit e u largova shpejt me mendje se Madun atje e kisha e do ta takoja pėrsėri e pėrsėri... Po ja qė ai u largua pėrgjithnjė mospėrfillės nga kjo botė e vockėl materiale drejt botės sė amėshuar pėr tė mos u kthyer mė. Por mua do tė mė mungojė shumė, qoftė edhe si vegim i tė atit.
Madun e kam njohur qė nė rini e paēka se kishim diferencė moshe kodi i komunikimit ka qenė i ēiltėr e i hapur nė sajė tė miqėsisė sė prindėrve tanė ndaj dhe mund te deshmoj diēka reale per tė.
Jamarbri tėrė jetėn qėndroi shqiptar i lirė dhe i pagjunjėzuar nė mendimet, veprimet e shkrimet e tij. A nuk ėshtė kjo njė meritė?
Dikush mendon se bėhej tapė ndėrkohė qė ai me filozofinė e poetikėn e tij shtangte edhe mė mendjehollėt qė u mbytej gjemia nėn avujt e alkoolit, me tė cilin ai rrekej tė ngrohte sado pak shpirtin e ngrirė tė botės sonė jarane.
Qė nė rini veprimtaria e sentencat e tij antiparti e reaksionare tė kujtonin diēka nga Uitmani e Bodleri por me njė origjinalitet e fantazi tė mahnitshme. Paraqitja e tij tė portretizonte realitetin e poetėve tė mirėfilltė: tė leqendisur nga fati, me pamje mjerane por tė pasur me visare shpirtėrore.
Nė lidhje me arrestimin e tij politik, arėsyeja e tė cilit nga disa ėshtė fantazuar, nė fakt u krye brutalisht pėr interesa madhore te diktaturės, pėr tė ruajtur nė aparencė ekuilibrin e besimin midis dy ish-krerėve kryesorė tė diktaturės dhe pėr fat tė keq, me ēiltėrsinė e tij, Jamarbri u gjend nė vendin dhe nė kohėn e gabuar. Pėr kėtė mund tė dėshmojė mė shumė B. Shehu. Por edhe disa nga shokėt e tjere kontribuan per akuzat shtesė qė tė pėrfundonte nė Spaē. Kėtu shto edhe mėkatet e trasheguara si bir i vetėm i Petro Markos qė duhej ti ulej hunda para Zeusit.
Bėmatantidiktatoriale tė Jamarbrit janė tė shumta e do tė mjaftonin qė tė bėhej pishtar i demokracisė me njė pension pėr tė zbutur disi plagėt e mjerimit material ( se nė pasurinė shpirtėrore ai qe mbret).
Nė kėtė ditė tė trishtė u bėj njė zė atyre pushtetarėve e biznesmenėve qė kanė zemėr e mendje tė kthjellėt pėr tė ndihmuar ekonomikisht familjen e pėrvuajtur, znj. Safo e tė bijėn Aranita nė pamundėsinė ekonomike pėr tė pėrballuar sėmundjet e pleqėrisė e papunėsinė. Kėtu tregohet respekti e dinjiteti i tyre dhe jo me dekorata e fjalė tė bukura. Le ta bėjnė kėtė shlyerje pėr vuajtjet qe hoqi Jamarbri nga diktatura qė ata tė fitojnė pushtet e pasuri.
Duke shprehur ngushėllimet mė tė thella, burrneshės Arianita, i uroj shėndet, forcė e fat pėr tė pėrballuar sėmundjen e sė ėmės dhe dinjitetin e familjes sė Petro Markos
petrol.. ngushellime juve qe e kini njohur mire te ndjerin jamarber..
une gjithsej 2 here e kam pa nga afer kte njeri.
vite perpara kur ai ishte nje djal simpatik zeshkan me sy te bukur e te embel..
pastaj nuk e pash me.. dhe ne memorie ate ruaj.. jamarberin e athershem..
me mire qe sma kan zen syt vitet e fundit..
edhe arianiten keshtu e mbaj mend.. nje vajz simpatike me ca shoqe simpatike si yllka mujo e ajo goca e doktor cerges..
i ran hallet asaj vajze qe ahere dukej krejt e ckujdesur e plot hire e rini ..
po me vjen mire qe safo qenka e sklerozuar e nuk e di se c' gjėmė i ka rene..
po i permbahem asaj cka kam thene..
jamarbri nuk eshte dashur ta gjeje kuptimin e jetes tek gota..
gota ja ka mbyllur atij horizontet.. te cilat ai po te ish i fresket do ti mbrrinte.. e do na kishte lene.. nje thesar shum dimensional..
sa per shtetin..
sipas zedhenses se ministrise.. shteti ka dhen urdher apo porosi qe ministria tja bleje safos shum nga pikturat e mbetura..
kjo eshte nje ndihme e mire financiare..
saliu personalisht tregoj kujdes per realizimin e shpis muze te petros ne dhermi..
por nuk duhet pritur vetem nga lart..
..
MILIONAT E MADUSE
Roland Gjoza
Tue Sep 7, 2010
Faleminderit miq qe lexohemi;
....
Ishte vertet dhimbje, sepse na dha nje grusht fytyres Madu!
Jo ne arene, atje ku behesh skllav dhe gladiator, po jashte portave te Koloseut! Se po e shohim c'ngjet me gladiatoret tane. Ji vetvetja, keshtu m'u be se tha Madu.
Ndersa kishte miq te vertete alkolin dhe vetmine, se miqte prej mishi e gjaku kishin hyre turravrap te perlesheshin ne arene.
Qesh dhe tall veten, keshtu m'u be se tha Madu. Ndersa e qeshura dhe tallja e vetes merrej per herezi dhe denohej nga te veteshpallurit.
Ai me kohe kishte ikur, po nderkohe, te ajo korniza e tabllose shtepiake ku gjeti pak prehje, priste moskthimin. Sepse m'u be sikur tha; C'te bej me ne kete jete ku duhet te jesh me domosdo nje burme ne makinen e perditshme te vajmedet jetes? Po ajo gje, fare asgje e re si ne merzine e diktature, si dhe ne merzine e demo(n)kracise. Asgje e re.
Ai ishte nje Gjergj Elez Ali i poezise shqipe qe luftoi me bajlozin e zi te budallallekut te lavdise qe i kishte kapur te gjithe, kombetarisht, me nente plage prej perjashtimit dhe harreses, prej pritesit, se ai ishte aristokrati prites, po s'kishte kush t'i shkruante princit te ri te letrave, se ne mejhanen tone kuterbuese te gjithe shkruajne per njeri-tjetrin dhe (absurdi kafkian) as grosha, as preshi s'behen me, se prej tyre ka kohe qe mbin vec lavdi e rreme. Dhe kafeja eshte lavdi. Dhe buka qe hane. Se kurdohere kordhetaret tane te bojes jane te zene me lavdine 24 oreshe.
Ai gjeti prehje te me njerezorja ne bote, motra, qe kishte vec zemer, sa per nente plage, po jo ilace, sa per nje jete, se ai me kohe e kishte shperfillur spitalin tone te gjirizit per hir te dashurise prej Zoti te motres.
Motra. Sepse m'u kujtua qe edhe motrat po harrohen nga kokekrisja dhe pandehma e emrit. Ja, kjo shuplake m'i nxorri syte, oh, sa me dhembi e me theri!
Terheqja si Buda dhe mohimi total i kenaqesive, nenshtrimi i detit te brendshem, e asaj makuterie qe te rrenon jeten.
Iku i boshatisur prej lezeteve, keshtu i quajne poetet e klaneve epshet e lavdise, ata qe s'lene cmim pa xhvatur, e xhep partie pa vjedhur!
Dhe pikerisht keta grykes qe vjellin per te llupur serish ato qe tryeza e tyre i ka me bollek, jane te ftuar te flasin per Madune. Ketu eshte vendi te permendet ajo shprehja e bere xhele; O tempos, o morales!
Iki per te mos u kthyer, keshtu tha i vuajturi, ndersa Krishti premtoi se do te vinte per te dyten here. I tmerrshem ky sakrifikim. As Pilat s'pashe, as Kirenar, po vec heshtje dhe shkreti. A mund te kete dhe poezia Ure te Qabese? Ja, prej andej sikur me vjen ky ze. Po pse e beri valle? Mos ndoshta thjesht per veten? Sepse ai qe krijuesi fillikat dhe lexuesi fillikat i poezise se tij. Keshtu i ndodhi dhe Migjenit.
Asnje shkrim sa ishte gjalle, ndonese nje pjese e madhe e kryeveprave te tij qe shkelqenin fort ne ate qiell te vjeter ishin botuar nderkaq.
Pse e tha, vertet?
Ndoshta qe te mos harrojme te kthejme koken prapa dhe ta kujtojme. Kete kam deshire te besoj me fort per te shpetuar shpirtin tim te tronditur. Ti s'kthehesh me, po ne koken do ta mbajme te kthyer nga ty. Se shpesh e me shpesh e degjojme ate shprehjen pragmatiste qe zbret si miliardere prej oligarkise financiare; mos kujto te kaluaren! Pra, qe te harrojme edhe Madun! Qe keshtu ta kene me te lehte ata qe s'kane shkrime, po kane lavdi me tepri.
Madu, me sterdhimbjen tende ti na mesove shume, na dhe grushtin, po na dhe, ama, edhe milionat e mesimit, t'i gezohemi shkrimit edhe kur ai eshte shtegtimi i fundit i Krishtit, shtate ditet e kryqezimit.
S'eshte pak, natyrisht, po s'te ndjekim dot megjithate, prandaj dhimbja e shuplakes tende na shoqerofte!
Njė kafe e pirė sė largu... me Jamarbėr Markon
Elvira Dones
Kėtė bisedė do ia kisha bėrė – ndoshta – poetit Marko pėrpara njė filxhani kafeje. Sikur ta kisha takuar kohė mė parė,
atėhere kur lexova librin e tij “Rastėsisht me dashje”. Njė pjesė tė kėsaj bisede me tė e kam filluar madje edhe mė qėmotshėm, rreth dymbėdhjetė vjet mė parė, kur unė sapo kisha dalė nga bangat e universitetit dhe ai nga hekurat e burgut. Rastėsia e solli qė tė punonim nė tė njėjtėn qendėr pune, nė tė atėhershmen Kinostudio “Shqipėria e Re”. Por unė isha njė ēupėrlinė qė qėndronte mbi kalė, bėja pjesė nė fitimtarėt – nė mund tė kishte tė tillė nėn thembrėn e njė diktature – kurse ai rreshtohej padyshim nė humbėsit. Ishte i dėnueshėm, edhe pse dėnimin fizikisht ndėrkohė e kishte shlyer. Pse e kishin dėnuar?, pata pyetur shpesh me kureshtjen e pacipė tė njė njėzetekatėrvjeēareje, ē’paska bėrė kaq tė rėndė? Askush nuk mė dha pėrgjigje. Ndėrdyshazi, mes dėshirės pėr ta gjykuar ashpėr dhe tmerrit qė t’i pėrmendnin edhe emrin, zgjidhnin njė rrugė tė tretė, “miqėsore”, mė kėshillonin tė mos merresha me tė, pse kruhesha kot?, tani ishte veē njė punėtor ngarkim-shkarkimi e aq, atė qė kish bėrė e dinte Partia, e cila zemėrgjerė si ngaherė, po i jepte njė dorė tė rihabilitohej. Mos i prish punė vetes pėr mustaqet e Celos. Kėshtu, mos i fol qė tė jesh nė rregull. Dhe njerėzit nuk i flisnin. E ai, njė djalė i hijshėm me pamjen prej eremiti, ngarkonte e shkarkonte dekore, tulla, thasė gjithėfarėsh rrethuar nga punėtorėt e tjerė gjysmėanalfabetė stomakgroshė.
Jamarbėr Marko, poeti i mbėshtjellė nga njė heshtje abisale, me tė cilin nuk shkėmbeva dot kurrė mė shumė se katėr pėrshėndetje tė thata, duke ndryrė kyē pėrbrenda dėshirėn se njė ditė do rrokullisnim mbi tavolinė lume fjalėsh pėrpara njė filxhani kafeje.
Ndaj kur themeluesi e drejtuesi i revistės “Haemus” A. Kyēyku, mė ftoi tė shkruaja njė artikull shoqėrues pėr poezitė e Markos qė kish pėrkthyer nė rumanisht, nuk mendova dy herė. Ja ku ishte rasti ta pija sė largu atė tė bekuar hidhėsi, pa rrezikuar tė shpjegoja keq e t’i ngatėrroja fjalėt me zėrin ngatėrrestar. Kėshtu, bardhė mbi tė zi, kėto pak rreshta nuk janė gjė tjetėr veē njė deklaratė dashurie: dashurie letrare, njerėzore, mėrgimtari. Pasi jemi tė gjithė mėrgimtarė ne shkrimtarėt, mėrgojmė nga vetja e nga bota, e vetmja hapėsirė ku ndjehemi nė shtėpi ėshtė karta. Egzistojnė shumė mėnyra pėr ta nxirė kėtė tė fundit. Jamarbėr Marko ėshtė nga ata qė e nxijnė nė mėnyrė tė mrekullueshme, mban penėn nė dorė nė mėnyrė mjeshtėrore. Dhuntia e tij poetike dhe njerėzore ėshtė e larė nga njė ndershmėri e plotė e plotėsuese.
Jau kam falur ditėn kur mė dėnuat me vdekje.
Jau kam falur orėn kur vuajta ēmendurinė.
Jau kam falur minutėn kur dashurova gėnjeshtrėn.
Do hakmerrem per sekondėn kur mė bėtė Zot.
Mendoj se nė poezinė shqiptare moderne, Marko zė njė vend krejt tė veēantė. Shumė larg, do tė thosha nė antipod tė shpėrthimit tė poetėrimit shqiptar post-diktaturė emfatizues e shpesh tė zbrazėt nga domethėnie pėrmbajtjeje apo estetike, vepra e tij nė lexim tė parė duket e ēmishėzuar, sintetizuese, racionale, vertikale. Por vetėm nė lexim tė parė e mendjelehtė, dhe vetėm pėr kė poezinė ėshtė nė gjendje ta konsiderojė njė grumbull tė zhurmshėm epitetesh-tullumbacė. Gjė qė ndodh rėndom aty ku mungon njė “shtrojė” e vėrtetė edukimi modern poetik e letrar, siē ėshtė rasti i Shqipėrisė, ku lexuesi kaloi nga pseudolirika diktatoriale pesėdhjetėvjeēare, nė njė hapje tė pa kriter ndaj ēdo “dhurate” ofruar pa kursim nga perėndia helmuese e konsumizmit tė tipit merr tre e paguaj dy. Qė nė marramendjen e tranzicionit shqiptar u kthye nė: merr dhjetė e paguaj njė. Por njė ēfarė? Njė Jokulturė, madje harrim e pėrbuzje edhe ndaj traditės mė tė mirė tė letėrsisė sė kėtij vendi, qė historikisht ka prodhuar pena tė shquara. Njė Joletėrsi – librat nė Shqipėri vazhdojnė tė blihen pak – tani lakmohen oroskopėt, letėrsija pornografike, romanet ngjyrė rozė me ofshama debilėsh, Playboy – mjaft me gjėra serioze, kemi vuajtur shumė nga serioziteti. E natyrshme, mbas 50 vjet ferri. Njė popull i tėrė, plakur pa bėrė kurrė fėmijėn, kish nevojė tė kthehej nė njė puerilitet ēlirues. Nuk donte tė mendonte e ndjente mė, tė ndjesh do tė thotė tė vuash. Pra le tė hedhim vallen e tė marrit, deri sa tė na pėlcasė edhe ky pak tru i shėndetshėm qė na ka mbetur. Pastaj shohim e bėjmė.
Por vallja e ēmendur e tė konsumuarit tė mendjes nuk tė lė tė shohėsh e tė bėsh, pasi tė ēmerit shpresėn, asgjėson traditėn, vret shijen e sė bukurės, thėrmon mendimin racional dhe shėmton ndjenjat e holla.
Dhe kėtu hyn roli i madh i disa penave-urė tė letėrsisė sė sotme shqiptare, midis tė cilėve zė njė vend tė shquar poeti Marko. Kėto pena shėrbejnė pėr tė lidhur traditėn e njėhershme me kohėt moderne, por pa injoruar e fshirė ferrin e pesė dekadave tė diktaturės. Pasi kjo e fundit ka egzistuar, ėshtė ende brenda kujtesės shqiptare, ajo ėshtė Thelbi i Dhimbjes sė shqiptarisė moderne. Kėto pena zgjojnė delikatesėn e sopitur tė popullit, bėjnė qė kjo kujtesė nė vend qė tė harrojė vetveten, tė ushqehet me dhimbjen pikė e nga njė pikė, si njė antidot i helmit, pėr t’u shėruar krejtėsisht prej tij, e jo pėr tė vdekur. Marko, nė poezinė Te kuēedra thotė:
Mos e ngjyeni kėtė kėshtjellė drite
Gjurmė tė zbathura arrijnė deri kėtu.
Mos e hidhni kėtė bukė tė hidhur
Gjurmė tė zbathura arrijnė deri kėtu.
Kėrkoni qė mendimet tė varen?
Fytyra, fytyra arrijnė deri kėtu.
Fytyra-dritare e shpirtit tė poezisė sė Markos ėshtė e ndritėshme e delikate, akuzuese e pajtuese, optimiste e thellėsisht e trishtuar njėkohėsisht. Poezia e tij ėshtė pararendėse e dhimbjes sė tij tė brendėshme, por jo pėr kėtė patetike apo viktimiste. Ai ecėn sėbashku me vargjet, i lind ata e thith qumėsht jete prej tyre. Eshtė poeti tipik i kalvareve tė kėsaj epoke: vetmitar, kėqyrės i jetės mė shumė se pjesėmarrės, i kthjelltė ndaj sė ardhmes qė e pret, optimist i kujdesshėm, mė shumė se pesimist i pakorrigjueshėm.
Kthehem nga lufta me plagė tė mbyllura
Dhe gjej plagė tė reja tė freskėta
Me luftė mund tė mbyllen pėrsėri.
Vargjet e tij janė tė lira nga rimat, besnike ndaj njė ritmi tė brendshėm tė pagabueshėm, tė ngjizura me njė harmoni sensuale tė tillė qė nuk tė krijon askurrė ndjenjėn e teprisė. Poezia e tij nuk vel. Nuk rreh ujė nė hava me fraza tė pakuptimta dhe manierizėm, aq tė dashur pėr pseudopoetėt qė tentojnė tė peshkojnė nė kohė tė turbullta, me qėllimin e vetėm qė tė zėnė ndonjė “vendth” nė ndonjė antologji tė dorės sė dytė shkruar nga njohės tė letėrsisė po aq vilanė sa ata. Kjo ėshtė edhe arėsyeja pse vargjet e kėtij poeti do jetojnė, do bėjnė shkollė mes brezit tė ardhshėm tė poetėve shqiptarė e ballkanikė, kur kjo poezi dhe etikė letrare, e pasur dhe e dendur me faqe tė mrekullueshme, tė “shtrydhė” duke hedhur tutje disa lėngje tė tepėrta, qė rrjedhin nga njė vėshtrim i tipit: sa mė e trashė dhe madhe tė jetė fjala, aq mė e mirė ėshtė poezia.
Nė udhė hapi do jetė imi.
Nė jetė fryma do jetė imja.
Sa dėshirė nė vdekje lulet t’i shpija vetė.
Esenciale. E kulluar. Frymėmarrėse. Simotėr e poezisė mė tė shquar evropiane, me njė forcė tronditėse tipike ballkanase njėkohėsisht. Barazpeshė, ndėrthurje mjeshtėrore e dy stileve artistike. Nuk duhet mė shumė pėr tė bėrė njė poezi tė bukur. Por duhet natyrisht dhuntia natyrore dhe njerėzore, duke u kthyer nė fjalėt qė shkrova nė fillim. Dhe kėto tė dyja Jamarbėr Marko i ka me bollėk.
Dhe kėtu ndalem. Pasi nuk dua qė ky shkrim tė marrė formėn e njė dizertacioni teorik plot kaēurrela. Nuk dua as tė citoj kėtu vargje tė tjera tė poetit. Ato duhen shijuar siē i ka pėrkthyer shkrimtari A. Kyēyku. Doja vetėm tė falenderoja J. Markon pėr praninė e tij nė poezinė shqiptare. Penė tė mbarė, poet.
Ticino, Zvicėr, janar 1999
Botuar nė “Haemus” po atė vit, ribotohet si njė homazh pėr poetin qė u nda nga jeta mė 4 shtator 2010.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=85486
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Krijoni Kontakt